Rrugët, 682 milionë dollarë më tepër. Elbasan-Tiranë dhe Rruga e Kombit, kostot u shtuan në ndërtim

17 Shtator 2018, 19:44Ekonomia TEMA

Ndërtimi i veprave publike në Shqipëri është një histori e mbushur me tejkalime kostosh dhe fatura të fryra në kurriz të taksapaguesve.

Top Channel publikon bilancet e dy investimeve më të mëdha publike në infrastrukturë, Rrugës së Kombit dhe asaj Tiranë-Elbasan, sipas të dhënave zyrtare nga vetë Ministria e Infrastrukturës. Të dhënat tregojnë se në të dyja veprat, kostoja është tejkaluar frikshëm në raport me vlerat fillestare të kontratave, duke i marrë taksapaguesve shqiptarë qindra milionë dollarë shtesë.

Më konkretisht, autostrada Durrës-Kukës-Morinë, një segment 124.2 kilometër i gjatë, kishte si kosto fillestare në kontratë vlerën 819.7 milionë dollarë amerikanë. Por, fatura finale e rrugës rezultoi 66.3% më e lartë ose plot 1 miliardë e 363 milionë dollarë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me rrugën Tiranë-Elbasan, veprën e dytë publike më të madhe në vend. Fillimisht, tenderi për këtë aks u fitua nga kompania greke “Aktor”, me një vlerë totale 312.5 milionë dollarë. Por, deri më tani, fatura e rrugës ka arritur në rreth 450 milionë dollarë, ose 44% më shumë nga vlera e tenderuar.

Pra, vetëm për dy rrugët më të mëdha të vendit, fatura që kanë paguar qytetarët është fryrë me 682 milionë dollarë mbi kostot e kontratave. Kjo shifër është gati sa buxheti që Shqipëria i jep sistemit shëndetësor, jo për një, por për dy vite bashkë.

Fryrja e kostove nuk është fenomen vetëm i projekteve të mëdha. Në Shqipëri ajo ndodh rëndom edhe në kontratat më të vogla, ku qytetarët shqiptarë paguajnë qindra milionë dollarë shtesë për projektet dhe kontratat e hartuara keq, mungesën e mbikqyrjes si dhe korrupsionin e zyrtarëve.

3 komente në “Rrugët, 682 milionë dollarë më tepër. Elbasan-Tiranë dhe Rruga e Kombit, kostot u shtuan në ndërtim”

  1. Shqiperia says:

    Shkoni dhe i gjeni eshte shume e Lete Berisha basha rama metà dhe kompani

  2. korcari says:

    kETO dy rruge jane skandaloze ,,,ketu kane vjedhur sali berisha,dheil irmeta me ministrat e tij te transportit……..///

  3. astrit says:

    Nuk shlyen keto para me futjen ne burg te abuzuesve, duhet tu konfiskohet pasuria e gjithe sojit te tyre, dhe me kryesorja shteti te veproje si shtet. Jemi nje shtet qe vetem te qeverise nuk di!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje