PD nuk di kë të mbrojë, Teatrin apo BE?

19 Shtator 2018, 20:39Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Partia Demokratike po hyn në një spirale të re kundërshtish të paqarta ndaj ligjit për Teatrin, duke kundërshtuar edhe procedurën e miratimit të tij, edhe prishjen e Teatrit të vjetër. Në debatin skandaloz në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, si dhe në takimin e Lulzim Bashës me artistët në mbasdite, Partia Demokratike konsideron tashmë skandal që shumica pranon dekretin e Presidentit dhe bën njëkohësisht amendimin e disa neneve, bazuar në rekomandimet e Bashkimit Europian.

Zyra e Parlamentit bëri të ditur për shtypin disa raste të tjera të ngjashme, kur kjo praktikë ishte aplikuar në historinë e Kuvendit të Shqipërisë, përfshi dhe kohën kur Kuvendi drejtohej nga PD në pushtet.

Po ashtu, takimi i Bashës me artistët rikthen fokusin tek beteja kundër prishjes së Teatrit dhe largon fokusin nga beteja ligjore për Teatrin, duke e rikthyer atë në pikën zero.

Problemi që ka pasur qysh në fillim ligji, është pikërisht përcaktimi në ligj i kompanisë “Fusha”, si ofertuese për ndërtimin e Teatrit, dhe ligji i ri lë formalisht të hapur mundësinë që dhe kompani të tjera të bëjnë ofertat e tyre.

Tërheqja e Partisë Demokratike nga beteja ligjore dhe kapja e saj përsëri pas disa prej aktorëve dhe procedurave të miratimit të ligjit, e zbeh betejën e saj politike dhe e bën pa kuptim fitoren që festoi pas rekomandimeve të Bashkimit Europian.

PD kishte kohë të ndërhynte në amendimin e ligjit, të krijonte më shumë garanci për garë dhe nxitje të biznesit për të konkurruar, mund të luftonte më shumë për efiçencën e projektit dhe gjëra të tjera që lidhen me procesin e tenderimti të ndërtimit.

Por ligji nuk ka ndërmend të ruajë Teatrin e vjetër, siç po sillet PD. As rekomandimi i Bashkimit Europian nuk ishte për ruajtje të Teatrit të vjetër, por për mnyrën si do të tenderohet Teatri i ri.

Ditën që BE dha rekomandimet, Lulzim Basha bërtiti fitore. Tani ose nuk ka kuptuar përse bërtiti atë ditë, ose nuk di çfarë të bëjë sot.

Rekomandimi i BE ishte i tillë që i jepte të drejtë PD nga ana ligjore, dhe i jepte të drejtë qeverisë të ndërtonte një Teatër të ri.

BE nuk mbron Teatrin e vjetër dhe as që rekomandon që duhet bindur dhe aktori i fundit, anëtar i PD, për këtë çështje.

Ndaj PD duhet ta ndajë mendjen në betejën për Teatrin, nëse do përfshihet në betejën e ndryshimeve ligjore që rekomandon BE, apo në kundërshtimin e prishjes së Teatrit.

Nëse do të fokusohet tek kjo e dyta, do t’i duhet të presë ca, dhe nuk e ndihmon për revolucionin e shtatorit, se procedurat mund të zgjasin më shumë se mendon Basha.

Dhe deri atëhere, revolucioni i vjeshtës, mund të ketë mbetur në vjeshtë.

22 komente në “PD nuk di kë të mbrojë, Teatrin apo BE?”

  1. JESSSS!! says:

    E varfra PD.
    Është në KOMA.
    ??????

    1. M A R K O says:

      PD e ka zene gjumi letargjik.

      1. Mira says:

        Po mire more njerez,pse nuk u be kaq zhurme kur u prishen halete tek ushtari i panjohur ,qe u vinin ne ndihme mijra qytetareve?

      2. Komentuesi says:

        Pd-n dhe Bashen e ka zene tartakuti,dhe nuk din ç’te bejne.Te shkretet,jane halle te madh.

    2. Teatri-problem boteror...!! cfare lluksi.. says:

      Gabim JEES !

      i varferi popull qe eshte ne koma se PD me sheiket e saj
      qe nga Sala me Xenin dhe Lul qenin
      po kalojne ditet me te lumtura duke gezuar pasurite perrallore
      nen breket e menderosura te Rames..zgerdhimjes se donaldluve
      dhe tamponeve te Doris Pack-ve

      Nuk I kuptoj keto sofizma te Meros se PD nuk di ke te mbroje Teatrin apo BE ?
      .
      Ka cerkeshekulli qe PD eshte bere “mjeshtre” per te mbrojtur krimet-rrembimet dhe tradhetite e veta dhe eshte PS me Nanot-Majkot-Ramat qe nuk ka ditur te mbroje votat e shqiptareve qe gjithmone kane votur nga 60-80 % kunder koleres Viqidolit.
      .
      Kam mendimin se vete dipllomacia euro-amerikane gjithmone ka barazuar gabimet e PS me krimet e PD ku mund te jepja mbi 100 raste por nuk eshte ky qellimi komentit.
      .
      Nese do krahesonim rrembimin kriminal te Shtepise Qendrore nga PD ne shtator 2013 me kete Teater per Teatrin qe po i fut “mish dhije” dhe BE ne favor te rremujave ne Shqiperi duket qarte qe eshte PD& BE qe po godasin nga mbrapa (poshte rripit mesit)..
      .
      Dhe eshte pikerisht impotenca e Rames dhe kumbareve te tij xhorxhsorriste qe qene te pa-afte te nxirrnin PD preej leckash nga SHQUPI ne tetor 2013..( dhe jo rasteshit ca “granante nderkombetare te tij” I plasen ne ate kohe bomben e LHL)
      .
      Pra le te krahesojne lexuesit e nderuar se PD di ta dredhi qofte me Teatrin .qofte me BE ashtu si bene dhe me Shqupin kur Meroja kujtonte se Arvizu ishte kunder rrembimit te Shqupit dhe ne fakt ishte ne ‘tave” po ashtu si ne votimet e 8 majit 2011 qe me menget e perveshura ja futi Rames dje sip o ja fut BE dhe rrugelbasansit sot.
      .
      NDIQNI KRIMIN E SALISATANAIT PER RREMBIMIN E SHTEPISE QENDRORE..IMPOTENCEN E PS DHE MEMECERINE BE-VE DHE ARVIZUVE:

      Prona në të cilën gjendet Shtëpia Qendrore e Ushtrisë, i është njohur tërësisht dhe u është kthyer pjesërisht pronarëve të saj të ligjshëm të Sadete Toptanit, që jane Marion Toptani, Eduard Toptani dhe Raimaond Toptani. Pronarët të cilët trashëgojnë pronën si trashëgimtarë të ligjshëm të ish- pronares Sadete Toptani, janë qytetarë amerikanë, dhe jetojnë në shtetin e Miçiganit.
      Ata janë kthyer në Shqipëri të shqetësuar mes të tjerash nga debati mbi marrjen e pronës së tyre nga Partia Demokratike. Pronarët jo vetëm që kanë dokumentin e njohjes së pronës, por dhe hipotekën për një pjesë të truallit në oborrin e SHQUP-it, të regjistruar nga zyra qendrore e regjistrimit të pasurive, si dhe të drejtën e parablerjes së SHQUP, nëse ai nxirrej nga inventari i pasurive të ushtrisë.

      Fakti që SHQUP u nxorr nga inventari i Ushtrisë, u jep automatikisht të dejtën pronarëve të jenë blerësit e parë të ndërtesës, pa lejuar që kjo pronë të rishtetëzohet përsëri për interesa të një partie politike.
      Historia e kthimit të pronës

      Pronarët e ligjshëm të territorit mbi Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë e kanë fituar pronën me vendim nr 827, datë 8 prill 1996 nga Komisioni i Kthimit të Pronave në Tiranë. Në vendim thuhet se në bazë të dosjes së paraqitur, Sadete Toptani është pronare e një prone regjistruar në regjistrin hipotekor me nr. 1229, në nëntor të vitit 1918, e cila përmes një vendimi të vitit 1950 është shtetëzuar.
      Në këtë pronë përfshihen:

      Trualli që zë ndërtesa e SHQUP 960 m
      Trualli që zë magazina, trualli që zë një godinë provizore, truall që zënë rrugë e trotuare, truall i lirë rreth 9200 metra, trualli që zë Instituti i Ushtrisë dhe trualli që zë një kioskë provizore.
      Në vendim përshkruhen qartë kufijtë e pronës dhe sipërfaqet që kthehen menjëherë dhe ato që kanë të drejtën e parablerjes.
      Sipas vendimit, “trualli me sipërfaqe 3500 metra i kthehet menjëherë Sadete Toptanit. Trualli me sipërfaqe 4100 metra i kthehet menjëherë Sadete Toptanit. Trualli i zënë me ndërtime provizore dhe kioska i kthehet Sadete Toptanit.
      Trualli i zënë nga ndërtesa e Ushtrisë i njihet dhe duhet t’i kompensohet Sadete Totpanit. Në momentin e privatizimit, i lind e drejta e parablerjes pronarit”.

      Pra, tani jemi në kushtet kur arsyeja përse Shtëpia Qendrore e Ushtrisë nuk i kthehej pronarit ishte se ishte në inventarin e ushtrisë. Në momentin që ajo hiqet nga ky inventar, ajo i kthehet pronarit, duke i dhënë të drejtën e parablerjes.
      Aq familjarë janë pronarët në tokën e tyre, sa ata kanë bërë dhe një plan të zhvillimit te zonës, me arkitektë amerikanë dhe ja kanë paraqitur Lulzim Bashës në bashki për miratim.
      Pra, jemi në kushtet kur pushteti e di fare qartë që toka ka pronarë dhe se ka dhe kërkesë nga pronarët për t’u zhvilluar. Është thjeshtë një grabitje prone.

      Skandali i Flamur Nokës
      Ministri i Brendshëm në detyrë, Flamur Noka, u ka dërguar dje një shkresë pronarëve të ligjshëm të largohen nga territori ku ata kanë marrë pronën dhe e kanë regjistruar atë. Bëhet fjalë për territorin para SHQUP-it, ku pronarët e kanë marrë pronën dhe e kanë të regjistruar në hipotekë. Ministri i Brendshëm i urdhron të largohen nga prona e tyre, se ndërtesa do t’i kalojë Partisë Demokratike.
      Shkresa, përveçse është në shkelje të qartë të Kushtetues për të drejtën e pronës, është dhe arbitrare nga pikëpamja procedurale, pasi kërkon të trajtojë si qeramarrës pronarin dhe si pronar, qeramarrësin e ri..,,,
      ________
      Nese BE I fut hundet deri ne nje process banal si ne rastin e Teatrit Popullor
      duhet te mendojme se europjanet qenka pjerdhur fare
      .ose po behet ndonje plan nga lulbashistet e Europes me Dorisat dhe Wofganget
      qe te gjejne shkak ta hedhin Ramen duke bere Teater..por eshte e kote se ka ikur koha e Xhon Megout dhe cekut te bardhe..

    3. Skypion says:

      Une do ta quaja kontribut serine e shkrimeve te analistit tone, mbi qendrimin e Opozites ndaj ceshtjes se Teatrit. Do ta quaja keshtu, per shkak se duke provokuar durimin e Opozites , cka eshte nje gje shume e mire, qe edhe vete analistet dhe intelektualet opozitare po mundohen shume te bejne pikerisht te njejten gje, provokimi i analisteve te Rames eshte me i efektshem ne kete pike, se vete kerkesat e drejtperdrejta te analisteve dhe intelektualeve qe jane kunder Qeverise.
      Me te efektshme, sepse jane vete dalezotesit e Qeverise, ata qe do te duhej ta argumentonin publikisht fabulen qeveritare te Teatrit te ri, te cile, me gojet e tyre, pohojne te kunderten…
      Eshte kjo ironia e situates, kur provokimi i “te fortit”, ne fakt behet kallezues i mekatit te tij.
      Argumenti me i perdorshem nga Rama, per situata te ngjashme, eshte ne thelb ky: kete e thote BE , ate e do ShBA… kete e ate qe i duam ne, medemek… dhe ju qe nuk doni kete qe themi e duam ne, jeni kunder BE e ShBA-se!
      Ky argument eshte i tejkaluar. Eshte argument i daleboje; i pavlere. Eshte argument i vdekur. Eshte nje argument i vdekur, i ringjallur ne formen e nje batute, qe Rama e leshon si lopa bajgen, vend e pavend.
      Edi Ramen e kuptoj kur e perdor akoma, se ai , si kurre me pare , keto kohe po shkon rrote m’tyte.
      Por, nuk e kuptoj se pse nje analist i dalluar si ky yni, te perdore te njejtat te perdore te njejta “argumente” si Rama. Te mos kutjoje se i ndryshon pak ne forme, dhe nuk kuptohet. E siguroj, se edhe me trushkuluri i ketij forumi te nderuar e ve re ngjashmerine.
      E njejta gje edhe me stilin provokues.
      Rama ka kohe qe provokon Opoziten, padyshim ne menyren me rrugacerore te mundshme. Bile qe kur erdhi ne pushtet, diten e pare ne Parlament.
      Provokimi i tij, keto kohet e fundit, sidomos pas marreveshjes se majit te vitit te kaluar, fokusohet tek ridikulizimi i liderit te Opozites, duke nenkuptuar pafuqine e tij per t’u matur me te seriozisht; dhe ketu, dinakerisht spekulon edhe me kritikat qe vete te vetet i bejne Bashes.
      Te njejten gje, po ben edhe analisti yne. Njejte si Rama. Pike per pike.
      Une them se kjo eshte nje gje e mire, ne fund te fundit. Ate qe po mundohen shume ta bejne intelektuale dhe analiste serioze, duke i kutjuar Bashes ore e cast se i duhet te radikalizoje opozitarizmin e tij, me shume gjase, po e bejne intelektualet dhe analistet e Rames, vete Rama, me provokimet e perditshme te tyre.
      Ju kujtoj se provokimi eshte simptome e te “fortit” qe e ndjen se e ka te pamundur ta mbaje per shume iluzionin e te fortit tek te tjeret.
      Qe e ndjen se dobesine e tij, te cilen e ka mbajtur te fshehur deritani, do t’ia vene re shume shpejt edhe te tjeret.
      Kjo vetedije i ben ata nervoz. Prandaj, provokojne.

      1. Bureto says:

        Skypion! A ke ndonjë koment për çështjen që ngre komentuesi “Teatri problem botëror…!! Çfarë luksi…”, sipër këtij tëndit? Jam shumë kurrioz ngaqë e di që, se si gjithmonë, do të jesh shumë objektiv! Sepse siç e thotë populli që dhe ti e di mirë: “Gjuha kocka s’ka por kocka thyen”!

    4. mafiozi says:

      As ti o Mero nuk di ke te mbrosh me pare,Ramen apo popullin!
      Merru me padrejtesite,korrupsionin etj qe ben administrata shteterore dhe vendore ketij populli dhe leri prrallat me mbret!
      Nuk eshte teatri halli i popullit por i MAFIES!

  2. Sali trimi says:

    Lul Basha i ngjan kalamanit te perkedhelur qe qan e qan papushim derisa ti plotesohet teka. Ai nuk mendon as per Evropen dhe as per teatrin. Ai e ka mendjen te karamelja qe Edi duhet ti japi ketij kalamani qe te mbylli gojen. Ne kete mesele fajin e ka Edi qe vazhdimisht i ofron Bashes karamele me mjalte. Ne kuadrin kur Shqiperia eshte kthyer ne Albanistan dhe PD meshon ne te njejten vere qe per ne nuk ka rendesi, PD duhet te nderoje emrin ne partine e te drejtave foshnjore. Nje parti e vertete demokratike i duhet Shqiperise per nje oponence te vertete. Poshte politika e karameleve.

    1. Dreri says:

      Akoma nuk e kuptoni se Rama,Basha,Berisha,Meta etj jane antishqiptaret me te medhenj pas Zogollit matjan?

  3. demokrati says:

    Populli thote:Bir Selman i nenes ke te qash me pare,Sale babe a po Lulken djale,lum ne per PD tone.

  4. artan says:

    Megjithate PD ka akoma shprese se Lubonja dhe Velo do t’i bejne barikade policise dhe fadromave per te ruajtur germadhen e vjeter.

  5. @autori says:

    Para disa ditesh u ricfaq filmi me Meryl Streep dhe Tom Hanks ne rolin e drejtuesve te gazetes “Washington Post” qe demaskuan presidentin amerikan te kohes per aferat e pista te Pentagonit, duke mbrojtur interesat e qytetareve amerikane. Mero Baze, Minxhozi, Islami, Peza dhe te gjithe capaculet qe paguhen nga mafia e pushtetit, duhet ta shohin tri here ne dite ate film per te mesuar rolin dhe misionin qe duhet te kryejne. Kjo vlen edhe per “gazetaret” e krahut tjeter qe nuk bejne as me shume dhe as me pak se sa “dy (tre a me shume) duar per nje koke”. Dihet tashme qe koka e krimit eshte kupola e mafies politike ne Shqiperi. Turp i madh per gazetarine shqiptare e cila eshte katandisur ne nje kazan te peshtirosur mediatik, qe mbron Hajdutet e Pushtetit, ne vend qe te jete ne anen e qytetareve dhe ne opozite me te gjitha qeverite. Opozita (e rreme) ka neser ne dore te shpelaje dicka nga ndergjegja e saj. Mbrojtja e Teatrit Kombetar eshte “kali i betejes” ne seancen e Parlamentit..

    1. Bureto says:

      Që pushteti ka gjithçka dihet, se kështu ka qenë gjithmonë, pra ka edhe para të paguajë Meron, Minxhozin, Islamin, Pezën etj. Po Lubonjën, Zhejin, Bushatin, Qim Pekën etj, kush i paguan? Me siguri jo ata që s’kanë, pra kush! Opozita? Meazallah! Ku t’i gjejë paratë ajo! Epo atëhere isholigarkët e tyre. Jo, ç’ne! Ata i ka blerë të gjithë Rama. Droga, jo e jo! Është monopol i Tahirit. Po kush atëhere? Nuk e di, kush e di të na e tregojë…Një mendje më thotë se mund të jetë Mafia… Mos e dhëntë Zoti!

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Ky eshte rezultati qe Mjeshtri beri me Kllounin.. Kllouni u embelsua me 14 miljon eurot e dhena aforfe dhe thote: Hmmm edhe nje flete ceku tjeter s’ben keq.. Mbaje Mjeshter me para qurravecin mbaje se do te duhet.. Shtrydh taksapaguesit per Qesharakun.. I ke bere shok te gjithe.. Me fal, MIQ..

  7. Zorro says:

    E kemi mare vesh se opozita eshte ne hallin e saj te madh,por ti o Mero,kur do ta kuptosh se kjo gje eshte fatkeqe per popullin se ka rritur arrogancen e Rames ne qeverisje duke u sjelle si diktator harbut?
    Media dhe populli duhet te jene kurdohere nje opozite e forte e cdo pushteti e jo te merret me sukseset e vogla te tij duke i zmadhuar ato!
    Se mbetet duke u ekzaltuar me sheshin Skenderbej skandaloz,me pazarin e ri te presheve dhe qofteve duke e emertuar per turp te zotit pike turistike apo 100 fshatrat turistike te boshatisur nga mjerimi!

    1. Komentuesi says:

      Nuk e kemi pare Ramen ndonjehere te sillet si diktator.Nqs thua per Berishen po,se ai i kishte vene nen kembe te gjitha,qe nen presionin e bandave te shume paguara nga ai,zoteroi prokuroret,gjykatesit,policine,Shikun etje.Por jo Rama qe eshte i zhveshur komplet nga keto-Po te kishte ne dore Rama drejtesine,Saliu me familjen e tij,Basha e tj,do ishin sote ne vilen e RECIT Shkoder.

  8. Dreri says:

    Akoma nuk e kuptoni se Rama,Basha,Berisha,Meta etj jane antishqiptaret me te medhenj pas Zogollit matjan?

  9. Vk says:

    Ca hallesh ka populli, e cfare meren keta. U esht bere mendja vetem toke e pallate. Sa her behet fjal per prona publike hidhen te gjith kush te mari dicka. Nuk shohin qe taksat e rrugve shkojn per te prishur rruge. Taksat e bizneseve, perdoren per tu mbyllur deren bisneseve me hekura. U hiqet ndihma sociale familjeve me shum femije, grave shtatzen etj etj, lista esht shum e gjate dhe shum e dhimshme. Me e dhimbshme se ndertimi i nje teatri te ri, nese se duan, te vijn te bejn shtepin time nga e para, se do ti falenderoja shum.

  10. Bureto says:

    @autor! Që pushteti ka gjithçka dihet, se kështu ka qenë gjithmonë, pra ka edhe para të paguajë Meron, Minxhozin, Islamin, Pezën etj. Po, as më thua, Lubonjën, Zhejin, Bushatin, Qim Pekën etj, kush i paguan? Me siguri jo ata që s’kanë, pra kush! Opozita? Meazallah! Ku t’i gjejë paratë ajo! Epo atëhere isholigarkët e tyre. Jo, ç’ne! Ata i ka blerë të gjithë Rama. Droga, jo e jo! Është monopol i Tahirit. Po kush atëhere? Nuk e di, kush e di të na e tregojë…Një mendje më thotë se mund të jetë Mafia…e Opozitës. Mos e dhëntë Zoti!

  11. Shqiperin e drejton Arturo ui dhe trusting lulelakres says:

    Shqiperine e drejton Arturo ui me trustin e lulelakres

  12. loku says:

    Asnje artist i vertete nuk eshte ne krahun e PD, aty mblidhen vetem te deshtuarit qe kane mbaruar shkollen me lek te pa afte qe fryen si gjeli ne plera se ajo salle plere eshte. Ka dhe ndonje te deshtuar tjeter si Budina qe donte te behej drejtor teatri nuk e harriti dhe tani pret ta bej PD kur te qethen vicat. Aty do te behet nje teater qe aktoret e vjeter te kene mundesine ta shijojne dhe ta gezijne sepse ju iku jeta ne ate salle e skene qe vetem te tilla skane qene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje