Në Pallatin e Brigadave në kryeqytet është organizuar dje mbrëmja për ndarjen e çmimeve “Ambasadorët e Sportit Shqiptar”, ku merrnin pjesë personalitete të shquara të sportit ndër vite dhe përfaqësues të FSHF-së.
Nominimet për çmimin kryesor ishin bërë në fillim të këtij muaji dhe ato ishin tre ish-futbollistët e Kombëtares, Lorik Cana, Igli Tare dhe Edvin Murati.
I pari është shpallur fitues i këtij çmimi, falë kontributit të dhënë për shumë vite.
Një çmim special është dhënë për legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrrin, i ndarë nga jeta pak kohë më parë.
Po ashtu, kanë marrë çmime edhe boksieri i njohur Luan Krasniqi, që deshi ta ndante vlerësimin me të nominuarin tjetër, Haki Dokun.
Çmimin e karrierës e ka marrë drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare.
Të tjerë sportistë të nderruar me çmime ishin Ansi Agolli, Tomas Strakosha, Izmir Smajlal, Erblina Bici dhe Elizabeta Karabolli.