FOTOT/ BBC: I frikësuar nga pushtimi gjatë Luftës së Ftohtë, Enver Hoxha "mbushi" vendin me mijëra bunkerë

2 Nëntor 2018, 10:48Dossier TEMA

Media prestigjioze angleze përmes një reportazhi ka folur gjatë për bunkerizimin e Shqipërisë nga ish-regjimi i diktatorit, Enver Hoxha.

Bëhet fjalë për “BBC”,  e cila trajton të gjithë kontekstin historik dhe vendosjes së regjimit në Shqipëri, por edhe miqësinë, aleancat dhe dështimet e këtij pushteti, i cili për 45 vite ushtroi dhunë sistematike mbi shoqërinë shqiptare, raporton BW.

“Duke u frikësuar nga pushtimi gjatë Luftës së Ftohtë, kreu i Shqipërisë Enver Hoxha e detyroi vendin e tij të ndërtonte dhjetëra dhe mijëra bunkerë. Shumë kohë pas rënies së regjimit, shumë  prej tyre ekzistojnë ende”.

Kështu e nis reportazhin media britanike, e cila përmes një  udhërrëfyesi shqiptar nga Orikumi, tregon edhe formën se si janë ndërtuar bunkerët.

Është një mëngjes pranvere dhe dielli tashmë është i nxehtë. Unë jam duke ecur nëpër rrënojat e Orikumit, një vendbanim në epokën romake që shtrihet në fundin jugor të gjirit të Vlorës, në bregdetin e Adriatikut në Shqipëri”, shkruhet mes tjerash në  reportazh.

Duke e cilësuar Shqipërinë si vendin më të izoluar të Europës në kohën e regjimit komunist, veprim i cili u shoqërua me pasoja të rënda,”BBC” shkruan mes tjerash se toka e shqiptarëve është ende e mbuluar nga bunkerët e Luftës së Ftohtë.

Shumë bunkerë janë shkatërruar në kohën kur Shqipërisë iu hapën dyert e lirisë pas dëbimit të sistemit, por  një pjesë të tyre i gjen gjithandej nga veri gjerë në Jug të Shqipërisë, ashtu siç e tregojnë edhe fotot e mëposhtme.

Artikullim e plotë mund ta lexoni këtu: BBC

8 komente në “FOTOT/ BBC: I frikësuar nga pushtimi gjatë Luftës së Ftohtë, Enver Hoxha “mbushi” vendin me mijëra bunkerë”

  1. VERI says:

    .. i mbushi , pasi ju nuk keni bese .. PERSERI GRUPET NAZISTE PO DEMOSTROJNE IDETE E TYRE LIRESHEM NE GJERMANI , NIPERIT E MBESAT E ATYRE QE I VUNE ZJARRIN EUROPES , QE POQEN ME MIJRA NJEREZ ..!.. TI FSHIJE MORTJA ATA QE I PRISHEN , PASI JANE TE PAGUARIT TUAJ ..!

  2. A says:

    Po Zvicerianet dhe Suedezer nga cfare frikesohen qe kane bunkere gjithe andej?

  3. loni says:

    e cfare ka te keqe ketu,se beri bunkere per te strehuar edhe popullin edhe ushtrine,asgje te keqe nuk ka,vetem u mundua te ruaje atdheun dhe njerezit e pafajshem,se ju gllabiqaret qe flisni sote,ne kohen e luftes se ftohte donit ta coptonit shqiperine qe tja jepnit cakalleve qe na rrethonin sic bete ne vitin 1912-1913-1914,mire qe i keni bere vetem keqe atit vendit por sote luani rolin e shpetimtarit sikur e keni ndihmuar shqiperine,thoni dhe flisni sa te doni keq per ate regjim,por vetem dicka qe nuk mund ta mohoni ishte sesa kohe udhehoqi Enver Hoxha askush nuk guxoi te prekte nje pellembe toke ne shqiperi,dhe ju anglezeve amerikaneve europjaneve rusise etj nuk ju takon te kritikoni ate sistem qe mbushi vendin me bunker,me trashe,me tunele etj,sepse ju i keni 1 milion here me te avancuara keto strehime qe quhen ne gjuhen e sotme BUNKERE ANTI BERTHAMORE,ju perse i ndertuat kur lufta berthamore nuk u zhvillua kurre?,mos harroni se ishit edhe superfuqi dhe ndertuat bunkere,kurse Enveri ishte i vetem,cfare te bente te rrinte lakuriq,a e shikon si jemi katandisur sote qe vjen edhe nje katnar nga dropulli i vetshpallur grek dhe ben si rambo me gjithe shtetit shqiptare dhe ne duhet te pyesim bythen cfare te bejme ta vrasim apo jo se po na sulmon,po e vrame nuk na lejne te tjeret se kemi frike mos na sulmojne dhe nuk kemi me cfare ti presim,sote qe jemi lakuriq a mund te na thote kjo BBC se me cfare te mbrohemi kur ben ftohte,( lufte ).

  4. Ergys says:

    Sa hipokrite e fallco jane keto lloj televizionesh.Po ne vendet tuaja pse zhvilloni arme atomike???

  5. Grigor says:

    Ouu! Mos more!
    Po shkoni shikoni bunkerin antiberthamor ne Angli, ku do strehohej qeveria ne rast se plaste Lufta e Trete. Mban 30 mije veta brenda.
    Sot eshte muze, por te mos e bejnë Shqipërine si boten e çudirave.
    Por nuk ka faj BBC. Ne kemi idiotet dhe injorantet brenda, që kerkojne me çdo kusht te na paraqesin sikur ne kemi qene me bisht ne kohen e Enverit, dhe demokracia na hoqi bishtin.
    Kur ta bejnë biografine si komb koqet e kandarit, çfare nuk pret.

  6. jon says:

    Sistemi ne Shqiperi sic dihet shume mire ishte kopje e sistemit lindor komunist. 77, 78, 79 Rusia vajti ne Afganistan per cfare? Shume arye ju tha popullit rus por tani eshte sekret i hapur se pikerisht kejo lufte ja vuri “thiken ne zemer” atij sistem. Nderhyrja ruse ne Afganistan ishte loje nga elita boterore qe qeveria ruse e kuptoi me vonese. Muxhahedinet ishin mercenare te paguar nga USA dhe Sauditet( ISS apo Al Qaeda) Pra shpenzimet e shumta ne ushtri, shkaterruan ekonomine dhe njekohesisht shtetin dhe vete sistemin. Ne Shqiperi eshte e njejta gje ne pothuaj te njejten kohe, me te njejtat rrezultate. Kush mund ta mohoje? Shume thone gjerat ishin ashtu apo ishin keshtu, sna preknin dot etj etj Fakti se bunkerte (dhe vete ushtria) po varrosen nene dhe i tregon te gjitha, pavaresisht se disa besojne se nje dite do perdoren. Edhe nqs do perdoren nje dite funksionin e bene. Shkaterruan sistemin. E njejta metode po perdoret nga elita boterore (qe s’ka kombesi) per te shkaterruar USA. Po perdorin te njejtin skenar pike per pike. Metodat qe perdoren dhe pasojat qe krijoje jane te njejta, prandaj edhe perfundimi per USA do jet i njete.

    1. Selek says:

      Po, tamam mençuri dellash te fandaksur keto 28 vjet.Prandaj po ecim perpara tani sepse edhe ato armatime qe kishim i shitem dhe te tjera nuk kemi kellqe te bleme.Budallai te fut ne qorsokak por eshte malli qe shitet me shume keto dekada.

  7. Luli says:

    Enveri, pse I ndertoi bunkeret, nga kush na mbronte, nga askush. Do ham dhe bar- thoshte, kur s’na kishte kush ne llogari. E rrethoi vendin me tela, denonte e internonte per nje fjale gone, nga paranoja e pushtetit se kishte frike mos e rrezonin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje