DOSSIER/ Njihuni me nënën heroinë që sfidoi regjimin gjakatar, 2 javë udhëtim me foshnjen e sëmurë në krah: Do ta çoj në shtëpi, ose në varrezat e të parëve të tij

5 Nëntor 2018, 17:35Dossier TEMA

Gusht 1948/ 2 javë udhëtim me foshnjen e sëmurë në krah, arratisje e mundimshme nga kampi i internimit në Berat

Nga Pëllumb Dedndreaj

Ishte muaji Gusht i vitit 1948 kur u zbulua vendndodhja e grupit të rrezistencës ndaj instalimit të komunizmit në zonën e Nikaj – Mërturit dhe sigurimi i shtetit bëri rrethimin e shtëpisë së Bub Matosh Dedndreaj.

Alternativat ishin sosur, ose do kishte gjakderdhje që kurresesi nuk i shkonte për mbarë traditës së shqiptarit ose rrethimi do çahej dhe do i drejtoheshin kufirit për të lënë atdheun e tyre.

Ata morën vendim, ishte vendimi më i vështirë i jetës së tyre i cili do të ndryshonte përgjithmonë fatin dhe drejtimin e jetës dhe familjeve të tyre.

Duhet të largoheshin nga vendi i tyre për të mbetur përjetësisht me kokën mrapa, me mallin, dashurinë si dhe pikëllimin në të cilin po e lenin vendin e tyre. Kalvari i vuajtjeve tashmë po merrte përmasa tragjike pa marrë parasyshë asgjë përmbi dhe.

Hakmarrja mbi familjen që kishte mbajte dhe ushqye kundërshtarët e partisë nuk njihte kufi. Konfiskuan gjithë pasurinë me preteksin se ishte e vendosur nga armiku i partisë dhe i popullit.

Ishte pikërisht e zonja e shtëpisë Bute Dedndreaj nënë me tre femijë të mitur që u kishte gatuar buke dhe kujdesur për 9 muaj këtyre burrave atdhetare antikomuniste që duhet të paguante çmimin më të lartë.

Ajo merret nga sigurimi i degës së punëve të Brendëshme së bashku me djalin Pjetër Dedndreaj  vetëm 7-muajsh dhe i drejtohet kalvarit të vuajtjeve.

Pasi i mbajtën disa ditë në Bajram Currë e nisin drejt Beratit. Kalaja e Beratit ishte tashmë vendi ku armiqt e partisë do përjetonin ferrin. Trajtimet shtazarake ishin normaliteti i një shoqërie anormale që po instalohej me shpejtësi. Tortura, pa ushqim, pa rroba dhe pa kushtet minimale për çdo qënie kishin favorizue sëmundje dhe epidemi.

Ditët kalonin po njësoj si në ferr. Vdekja ishte e pranishme çdo ditë aq sa dukej si bekim për ti shpëtuar ferrit që s`kishte të mbaruar. Fëmijët,“ engjëjt, armiq të partisë” ishin të parët që përpinte shtrati i vdekjes dhe lumi Osum u bë shtrati i tyre i fundit që nuk i dihet ku e ka fundin deri në thellësi të detit Adriatik.

Shtrati i lumit dhe rrjedha e tij e tashmë ishin kthyer në shtratin e vdekjes dhe në dëshmitarin e fundit që do pastronte vendin e krimit. Ato që kurrë nuk ishin parë as dëgjuar ndër shqiptarë sot po mbaheshin normale për një shoqëri që po dekantonte me shpejtësi drejt fundit të pusit të zi. Të lësh shqiptarin pa varr do të thotë se ke injektue një sëmundje që kurrë nuk do shërohet, një plagë e hapur që përdite pikon gjak dhe lyp drejtësi.

Pjetra i vogel, një fëmijë që sapo kishte filluar të hedhë hapat e parë në një tokë që e kishte pushtuar djalli nuk kishte si ta kuptonte se fati i tij e do të ishte në dorën e xhelatëve.

Ai sëmuret shumë rëndë. Nuk hante dhe as nuk kishte ç`farë të hante as të pinte pasi gjiri i nënës nuk prodhonte ma qumësht nga mos ushqyerja. Nanë Butja ishte e pa fuqishme perballë mizorisë, harbutërisë dhe arrogancës se gardianëve dhe drejtuesve të kampit. Ishte e bindur se Pjetra i vogël do vdiste dhe eshtrat e tij kurrë më nuk do gjendeshin.

Kjo i kalonte kufijtë e vdekjes, ishte vdekje mbi vdekje. Një nanë malsore nuk mundë ta mbante mbi shpatulla e veta mospasjen e një varri për djalin e vetë dhe merr një vendim: Do të sfidoj regjimin dhe do të largohem nga kampi. Të gjallë ose të vdekur, djalin do ta çoj në shtëpi ose në varrezat e të parëve të vet. Pas disa ditësh vuri në zbatim planin.

Në orët e vona, pas mesnate me shumë mundime arriti të këpusë telat me gjemba dhe të dalë përtej rrethimit së bashku me Pjetrën e përhumbur në gjumin e thellë. Mori rrugën pa rrugë për në vendin e vet. Kurrë më parë nuk kishte qenë më poshtë se në Shkodër, nuk dinte as rrugë as vend që të orientohej. Ishte nje inisiativë e çmendur për një grua me një fëmijë të vogël të ikte nga kampi i internimit ku masat e sigurisë ishin shumë të larta.

Busull orientuese ishte forca dhe besimi i saj për të kthyer të birin në shpi të vet. Rrugët kontrolloheshin prandaj nuk mund të ecje. Pjesën më të madhe të ditës e kalonte poshtë urave për të mos u pikasur nga sigurimi. Ecte buzë mbrëmjeve dhe mëngjeseve herët pa dalë drita mire. Natën e kalonte nëpër varreza, shtrihej midis varreve pasi aty ndihej më e sigurt pasi edhe nëse kalonte dikush mendonin se po qëndronte te varri i ndonjë të afërmi. Ditët kalojnë, rruga s`kishte të sosur. Pas 12 ditësh arriti në Shkodër dhe ju drejtua Dukagjinit. Që ishte më afër shtëpisë merrte forcë, por e dinte se aty rrezikohej më shumë pasi zona kontrollohej rreptësisht. Duke u ngjite maleve përpjetë dhe duke kundruar mbi ç`do kodër njesoj si preja me gjahëtarin. Rruga sa vinte e bahej ma e vështirë, lodhja, stërmundimi, mosushqyerja po luftonin fort mbi rrezistencën e një gruaje të pa mposhtur.

Nuk munde të kërkonte ndihmë as ushqim në asnjë shtëpi nga frika se do e dorzonin në organet e sigurimit ndaj ushqimi i saj ishin vetëm frutat e egra që ofrontin malet. Një avantazh që kishte nuk mund t`a lënte të ikte pasi duhej të mbante shpirtin e vet dhe te djali gjallë. Në përrej ishin mullit që bluanin malsorët misrin. Ishin vitet e zisë së bukës, gjithë bisedat e malësorëve ato vite vërtiteshin rreth gjetjes së bukës për familjen.

Nane Butja me djalin vrojtonte me kujdes mullinin, priste derisa te mbaronte bluarja dhe burri apo gruaja me miellin e bukës së familjes të nisej për shpi. Hynte në mulli duke vrojtuar terrenin me shumë kujdes, mundohej te mblidhte atë miell që kishte mbetur në rrethin e mullirit dhe në shplaken e dorës e trazonte me ujë dhe ja jeptë te birit sa me mujtë me mbajtë shpirtin gjallë.

Pas dy javësh rrugë, e lodhur, e dobësuar, e munduar përtej limiteve njerzore të një gruaje arriti në shtëpi së bashku me djalin e vet. Nuk vonoj dhe sigurimi erdhi në derë siç tashmë ishte e përditshme. Njoftimi se kishim arrestue diversanten ma të rrezikshme të kohës mori dhenë. Forca të shumta rrethuan shtepinë dhe kërkonin të dinin me ç`do kusht se kush ishte ideatori dhe ndihmësi i kësaj arratisje të pa dëgjuar më parë.

Nënë Butja së bashku me djalin niset sërish drejt ferrit. Arriti në Tropojë të vjetër dhe pritej urdhëri nga lart për ku do nisej. Kësaj rradhe fati i nënës dhe fati i djalit të saj nuk ishin më njësoj. Rastësisht si një ëngjëll mbrojtës aty gjendet një mësues, birë i një dere shumë fisnike të zonës Nikaj – Mërturit. Ishte Ndue Gjelosh Progni që insistonte me kambëngulje që djali të mos të shkonte sërish në interrnim. Ai nuk u tërhoq përballë kundërshtimeve të sigurimit dhe hyri vetë garant për djalin. Dashamirësia, vullneti dhe shpirti i tij i kristaltë fitoj mbi të keqen dhe falë tij Pjetra jetoj.

Nanë Butja niset në rrugën e gjatë, kësaj rradhë drejt Kalasë së Tepelenës. Aty ku qëndronin familjet me fisnike shqiptare, ajka e kombit por që komunizmi famëkeq aty e shihte rrezikun. Ata ishin armiq të betuar ndaj njeri – tjetrit. Ajo vuajti aty vitet e dënimit me të pa drejte që njeh historia. Kur rrefehej për vuajtjet e saj, i dridhej buza, ngulte vështimin diku larg dhe qëndronte e heshtur, më pas vazhdonte, prap ndalonte dhe ne fund thoshte: Nuk din goja me tregue çfarë është bërë në kampet e internimit.  Asnjë mendje njerzore nuk e ç`on as nëpër mend atë ç`ka bani komunizmi ndër shqiptare.

9 komente në “DOSSIER/ Njihuni me nënën heroinë që sfidoi regjimin gjakatar, 2 javë udhëtim me foshnjen e sëmurë në krah: Do ta çoj në shtëpi, ose në varrezat e të parëve të tij”

  1. IVONI says:

    .. ZOTNI , “RREGJIMI ” I FUKARENJVE NUK GODISTE KURRE FUKARENJTE , POR KRIMINELET ..! .. PERSONALISHT DUA QE KETO KAPITUJ TE MBYLLEN , PASI TANI KEMI KRIMINELE TE RRINJ , HAJDUTE TE RRINJ , BASHKEPUNTORE TE AGJENTURAVE TE HUAJA TE RRINJ , SABOTATORE TE RRINJ PER TE CILET LIGJI ESHTE SHUME I BUTE DHE PO SHKAKTOHET “INFEKSION ” I MADH ..!.. AI QE ESHTE VERTET PATRIOT NUK DUHET TE VAZHDOJE LUFTEN CIVILE TE SHKAKTUAR NGA KRIMINELAT E NDYRE , TE MALLKUARIT QE KRIMET E TYRE PO MUNDOHEN TI PARAQESIN SI “VEPRA ” PER TE MIREN E VENDIT ..!.. SA TE KETE POPULL DO TE EKZISTOJE DHE PUSHTETI POPULLOR ..!

    1. VFLP says:

      ANTIKOMUNIZMI ESHTE VIRTUT I MASKARENJVE DHE I BUDALLENJVE!

    2. ELIOT says:

      IK MORE IVON SE JE NJE PIS JE NJE NAZISTE NJE QEN NJE RRJEPACAK ..NJE DEBILE NJE IDIOT QE TE VERTETEN MUNDOHESH TA TRLLOSH MORE ZGJEBS ….?UK DIN SHQIPE APO JE NJE KACABU LEXOJE NJA DHJETE HERE SE SI KJO HSTORIE KA ME QINDRA … PER KRIMET E KOMUNISTAVE … QELBANIK QE MBAN EREN MUTI ….VETEM NAZISTAT DHE FASHISTAT KANE BERE KRIME TE TILLA SI ME KETE GRUA HEROINE ..REGJIM I FUKARENJVE HA HA HA MORE DEBILE ENVERI KSHTE PESE BENZA KE PARE NDONJE FUKARA NE BOTE ME PESE BENZA ME PESE VILA ME PIHINA TI QEN ZGJEBS ..SE UN SKAM PARE KURRE NJE FUKARA SI ENVERI ..EDHE NE PARIS DEBILE …TETE DE BITE .

  2. Bledi says:

    Histori qe ja kalon filmave .
    Respekt dhe keqardhje per kete femer.
    A mund ta dime si perfunduan nene e bir ?

    1. u dhime duke qesh says:

      Perfunduan ne vilen e Armines dhe Shkelzenit, me paret e droges dhe korrupsionit ? ? ?

  3. Moisi Golemi says:

    Ky idiot që e ka shkruar këtë paçavure, duhet të jetë trangjendër. Sepse shkrimi nuk është as gjuhë zyrtare, as gegnisht. As mish, as peshk. As kalë, as gomar. Tip mushke me bisht dhie dhe mjekër cjapi.

  4. qytetari vertet says:

    KTA kan qen tradhtar bashkepuntor te nazifashizmit , se po naj shisni tradhtaret per atdhetar gjoia luftuan komunizmin , po te luftonin kra gjermanit dhe italiantit dhe ne sherbim te agjenturave te huaja per heroizem e kuptoni ju , kta ishin kriminelet e rreaksionit ne veri , ne berat mas lufte u mblodhen te ter ballistozogistet dhe bashkepuntoret e nazifashizmit qe i nxoren para gjyqit per krimet qe kishin ber , kush kishte vrar hengri plumbin se ate meritonte kush nuk kishte lyer duart me gjak u denua me burg , mbas fait dhe tradhtis qe kishin ber , ku ishte e keqja ktu , po bashkepuntoret e nazifashizmit si kta ne franc belgjik holland e angli kunder komunizmit luftonin , tradhtaret gjithmon jan tradhtar dhe tradhtia ne te gjith vendet e oksidentit u shperblye me plumb , perendimi njerzit si kta nuk i pyeste fare , as ne gjyq , i vriste ne rrug si qent , pushteti popullor gjene mir se po te mos kishe kryer krime e vrar , nuk te vriste , te tjeret te lanin taven ne te gjith europen , tradhtaret bashkepuntoret e pushtusit dhe agjenturave te huaja nuk mund te fusin koken si struci ne rer , me teorin luftuam komunizmin se qe pa u krijuar partia komuniste kta te njejten gje kan ber tradhtari esht brez mbas brezi i njejt , se brezat edukojn njeri tjetrin , kush ka qen bashkepuntor i pushtusit i ka thurur lavdi pushtusit dhe fmit e tyre me at frym jan edukuar kunder atdheut te vet , kush esht vrar per vatanin dhe lirin e atdheut brez mbas brezi kan luftuar per lirin e ksaj toke se ashtu jan edukuar nga brezat me frymen e atdhedashuris kjo esht historia , nuk mallegjehemi fare me histori tradhtaresh , sot jemi ne emokraci dhe shteti po nxier 300 banor jasht se do te bej rrug dhe po i le ne rrug te madhe fmi e gra esht viti 2018t , po ksaj si tja vem emrin , dhe jan njerez te pa fajshem , jo si kta kriminelet e veriut qe historikisht kan luftuar kunder vatanit. kti shteti qe kemi i hongert mutin komunizmi per kafsherin qe tregon kunder qytetarve te vet , kurr ne PPSH nuk te hidhte njeri ne mes kater rrugve se ja kepusnin koqet , ka jo me keq po shum me keq se partia punes , po prisni se nuk keni par gje akoma .

  5. qytetari vertet says:

    KTA , kan qen tradhtar bashkepuntor te nazifashizmit , se po naj shisni tradhtaret per atdhetar ka nja 25 vjet , gjoia luftuan komunizmin , po te luftoje kra gjermanit dhe italiantit dhe ne sherbim te agjenturave te huaja per heroizem e kuptoni ju , kta ishin kriminelet e rreaksionit ne veri , ne berat mas lufte u mblodhen te ter ballistozogistet dhe bashkepuntoret e nazifashizmit , kush nuk arriti te ikte mas gjermanit , kta i nxoren para gjyqit per krimet qe kishin ber , kush kishte vrar hengri plumbin se ate meritonte , kush nuk kishte lyer duart me gjak u denua me burg , mbas fait dhe tradhtis qe kishin ber , ku ishte e keqja ktu , po bashkepuntoret e nazifashizmit si kta ne franc belgjik holland e angli kunder komunizmit luftonin , tradhtaret gjithmon jan tradhtar ne te ter boten nje surrat kan , dhe tradhtia ne te gjith vendet e oksidentit u shperblye me plumb , perendimi njerzit si kta nuk i pyeste fare , as ne gjyq , i vriste ne rrug si qent , pushteti popullor gjene mir i denonte mbal ligjit , se po te mos kishe kryer krime e vrar , nuk te pushkatonte , te tjeret te lanin taven ne te gjith europen plumbin ne kok e ne grop nuk i çonin ne gjyq serin e ktyre , seria bashkepunove te nasifashizmit atje sot e ksaj dite jan tradhtar , ktu jan kthyer ne heronj , tradhtaret bashkepuntoret e pushtusit dhe agjenturave te huaja nuk mund te fusin koken si struci ne rer , me teorin luftuam komunizmin se qe pa u krijuar partia komuniste kta te njejten gje kan ber , flamurin duçes ja dorzuan ne rrom pa u krijuar partia komuniste , tradhtari esht brez mbas brezi i njejt , se brezat edukojn njeri tjetrin , kush ka qen bashkepuntor i pushtusit i ka thurur lavdi pushtusit , dhe fmit e tyre me at frym jan edukuar kunder atdheut te vet , kush esht vrar per vatanin dhe lirin e atdheut , brez mbas brezi kan luftuar per lirin e ksaj toke se ashtu jan edukuar nga brezat me frymen e atdhedashuris kjo esht historia , nuk mallegjehemi fare me histori tradhtaresh , sot jemi ne emokraci dhe shteti po nxier 300 banor jasht ne rrug se do te bej rrug te re dhe po i le ne rrug te madhe fmi e gra esht viti 2018t , po ksaj si tja vem emrin , dhe jan njerez te pa fajshem , jo si kta kriminelet e veriut qe historikisht kan luftuar kunder vatanit. kti shteti qe kemi i hongert mutin komunizmi per kafsherin qe tregon kunder qytetarve te vet , kurr ne PPSH nuk te hidhte njeri ne mes kater rrugve , se ja kepusnin koqet , ka jo me keq , po shum me keq se partia punes , po prisni se nuk keni par gje akoma .

  6. Genti says:

    Dhe b…qirat shqetesohen per shtepine e k…urves plake Nexhmies. Drejtesia e munguar nuk u be kurre ne Shqiperine post komuniste. Keta kriminele monstra me fytyre njeriu i shpetuan drejtesise njerezore, por nuk kane per ti shpetuar kurre drejtesise finale. Mallkimi i brezave te masakruar nga kjo kuceder fashisto-komuniste ka per ti ndjekur edhe pertej varrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje