Zbulohet artikulli i rrallë i vitit 1912: Shqiptarët do ta shpallin pavarësinë dhe do ta mbrojnë me gjak vendin e tyre

6 Nëntor 2018, 17:50Dossier TEMA

“Le Temps” ka botuar, të martën e 26 nëntorit 1912, në faqen n°2, intervistën e patriotit dhe liderit shqiptar, Dervish Himës, me korrespondentin e gazetës hungareze në Bukuresht të sjellë nga hulumtuesi Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”.

Pavarësia shqiptare

Korrespondenti ynë nga Budapesti na telegrafon: “Pester Lloyd” publikon një intervistë të korrespondentit të saj në Bukuresht me Dervish Himën, liderin e njohur shqiptar:

“Shqiptarët, deklaroi Hima, duan të shpallin pavarësinë shqiptare tani dhe ata janë të gatshëm ta mbrojnë këtë pavarësi me çmimin e gjakut të tyre.

Ata janë të bindur se afesksioni i Austro-Hungarisë për ta është i sinqertë dhe shpresojnë se të gjitha fuqitë evropiane do të mbështesin monarkinë Austro-Hungareze në interes të Shqipërisë.”

Ai shton:
“Asnjë vendim nuk është marrë ende mbi zgjedhjet e personave, megjithatë është e vendosur paraprakisht që një princ i huaj do të zgjidhet sovran i Shqipërisë.”

Nga ana tjetër, telegrafojnë nga Durrësi në Daily Telegraph:

“Ismail Qemali, si dhe shumë patriotë shqiptarë që erdhën këtu për t’u bashkuar me të, kanë ndërmarrë hapa për të thirrur një asamble kombëtare shqiptare për të diskutuar mbi situatën aktuale.

Të gjithë udhëheqësit fisnorë janë paralajmëruar. Mendojmë se takimi do të zhvillohet në Vlorë.”

Burimi: darsiani.com

5 komente në “Zbulohet artikulli i rrallë i vitit 1912: Shqiptarët do ta shpallin pavarësinë dhe do ta mbrojnë me gjak vendin e tyre”

  1. turpi i DIMOKRATIA-s eshte se ,ajo na detyron te degjojme e dhe mendimin e budallenjeve.......''[Bernard Show] says:

    ku eshte qitap/lista e turkoshqipfolesve te rene per pavaresine e vatanit dhe sa turq vrane keta ”trima”……..!!!???

    1. Arjani says:

      Keta nuk vrane ” turq” o fisqir, po vrane serv e grek qe ishin sult tokave te lashta shqiptare, behet fjale per 2 dite para pavaresise

  2. Ilo says:

    Jemi pas shume vjetesh ne te njejten situate! Ne nje spirale tjeter! Shpresoj qe nji Dervish Hima apo Ismail Qemal po konturohet!

  3. Erzen says:

    Listën shko e kërkoje tek p…i sat’ëme , me siguri do ta ketë

  4. fantoma says:

    Lesh me qime…!!! Dervish Hima, flet për padronët (e atëhershëm) Austro-Hungarezë, me të njëjtat fjalë “klishe”, që flasin sot politikanët tanë për padronët tanë të rinj…!!! Pra “historia” përsëritet në formë spiraleje dhe asgjë nuk ndryshon… , në batakun ku jemi fundosur…(?!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje