Testamenti i rrallë i Mit’hat Frashërit, depozituar në Gjykatën e Tiranës më 1929!

14 Nëntor 2018, 10:54Dossier TEMA

Ky është testamenti i plotë i Mit’hat Frashërit, depozituar në Gjykatën e Tiranës më 4 mars 1929!

“Tiranë 4 Mars 1929

Unë, Mid’hat Frashëri, në shëndet trupor të plotë, po bënj këtë testament, duke ushqyerë shpëresën se pas vdekjes’ s’ime do të ekzekutohet pikërisht vullneti që dëftenj këtu:

1) Çë kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka, para etj. i lë për krijimin’ e një “INSTITUT ALBANOLOGJIE” që të jetë një qëndër e studimevet shqipëtare, të mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë.

2) Dua që nga biblioteka private ime të mos çkëputetë gjë; të gjitha librat të rrinë tok.

3) Gjithë sa më kanë mbeturë nga im atë dhe nga ungjërit, dhe që sot formojnë muzenë t’ime familiare, dëshëronj që të ruhenë prapë në formë të një muzeje të vogëlë, brënda në INSTITUT.

4) Në paça të holla, në shtëpi, më no një bankë ose hua për të mbledhurë, duke u bashkuarë me sumën që do mirret nga shitja e Librarisë, dua që të përdorenë të gjitha së bashku.

A) për të bërë spenximet e parë e një godije (shtëpie) e cila të shërbejë si INSTITUT ALBANOLOGJIE, një godi e mjaftë për të nxënë bibliotekënë dhe për zyrratë. Dëshira ime është që kjo shtëpi të jetë mjaft’ e gjerë sa për të pasur një ose dy oda ku të mundin të bujtin dhe të rrinë musafirë studimtarët albanologë të huaj që vijnë së jashtmi.B) Në qoftë se, në vdekjet t’ime, kam mundurë të godit vetë no një shtëpi, INSTITUTI do të installohetë atje. Atëherë të hollat e produktuara, si them më siprë, dotë vihenë në një bankë të sigurtë dhe interesi i tyre, do të përdoretë për qëllimin e INSTITUTIT, sidomos për të shtypurë libra ose për të enkurajuarë botimin e tyre.

5) Librarija ime dëshëronj që të shitet ashtu si është, e tërë bashkë, jo copa copa, dhe, në qoftë e mundurë, të mbanjë emërin që i kam dhënë unë.

6) Libravet të INSTITUTIT t’u vihetë vula ime “Biblioteka Lumo Skëndo 1897” dhe t’u ngjitetë Ex-libris. Vula do të gjendetë në tryezën’ t’ime, në shtëpi, e gatijtë, kur se ex-libris është vetëm një skicë bërë prej Hyshref Frashërit.

7) INSTITUTI do të jetë nënë këqyrjen e një Komisioni, bërë prej:

a) Drejtorit të Bibliotekës dhe Muzes’ së Shtetit në Tiranë, (Bibliotekë dhe Muze Kombëtare);b) Kryetarit të Bashkis’ së Tiranësë;c) Një funksionari të Ministris’ s’Arsimitd) Kryetarit të Diktimit Civil;e) Drejtorit të institutit arsimor shqipëtar më të lartë të Tiranësë.

8) Për të zbatuarë testamentin t’im dhe për të ngrehurit e INSTITUTIT lë si të ngarkkuarë prej meje këta Zotërinj: Niazi Tirana, Sotir Kolea, Dimitri Berati, Mehdi Frashëri dhe Edhem Fuad Frashëri. Zotit Niazi Tirana i ap barrënë që të kujdesetë edhe si një notabl i Kryeqytetitë.

9) Në qoftë se një prej këtyre zotërinjve gjendet absent, për një ose tjatrë shkak, në kohët të vdekjes’ s’ime, atëherë do të zërë vëndin e tij, ose të tyre, Athanas Shundi, farmacist në Tiranë dhe Hasan Toptani, biri i Kurad Toptanit; me të mos ndodhurë më tepër se dy, ata që gjendenë janë të ngarkuarë të zgjedhin aqë anëtarë sa mungojnë prej numurit që shënonj unë.

10) Ngarkonj prapë Baban e Teqes’ së Frashërit, Kryetarin e Bashkis’ së Frashërit dhe më plakun nga anëtarët e Bashkis’ së Frashërit, të kenë mirësinë dhe të kujdesenë për mbarimin’ e dëshirës’ s’ime që shtronj në këtë testament, do në fillesë të punësë, do edhe çdo mot duke kërkuarë që të botohen edhe çdo mot, duke kërkuarë që të botohetë veprimi dhe bilançoja e INSTITUTIT.

11) Ushqenj besimin e plotë se kjo dëshirë ime do të zbatohetë besnikërisht prej pasanikëvet të mij ndë gjithë shekujt që do të vijnë, dhe lutja ime drejtuarë fuqis’ së madhe që tani s’e kuptojmë dot, do të jetë të kenë gjithë Shqiptarët idealin e përparimit dhe të naltësimit të Kombit, që Shqiptarizma të bëhetë një dëhsirë dhe një konviktim i thellë, dhe që çdokush të kupëtojë se e mira e Kombit është dhe e mira jonë private, se nderi dhe lavdi i Shqipëtarëvet të gjithë, është edhe nderi dhe lavdi ynë personal.

12) Nuk di se ku do të vendoset INSTITUTI; po, në qoftë se goditetë pakëzë jashtë qytetitë, do të donja që varri im të jetë në një cep të kopshtit, më të mëngjërë duke hyrë nga porta e rrugësë; mbi këtë varr dua një copë gur të math dhe një qiparis. Më duketë sikur do të jem ruajtësi i INSTITUTIT, sikur do të marr edhe unë një pjesë pasjetore në gjëllimin e tij.

Me këto dëshira dhe shpëresa po e nënëshkruaj me dorën t’ime këtë testament.

Midhat Frashëri

Lumë Skendo

Këtë testament e kam depozituarë ndë Notarijën’ e Gjyqit të Shkallëq’ së Parë të Tiranësë, me datë 4 Mars 1929 dhe me numurë 163.

Kopje të këtij testamenti u kam dorëzuarë Zotërinjvet:

Niazi Tirana, Sotir Kolea, Dimitri Berati, Edhem Fuad Frashëri si dhe Babajt të Teqesë së Frashërit.”

27 komente në “Testamenti i rrallë i Mit’hat Frashërit, depozituar në Gjykatën e Tiranës më 1929!”

  1. ALBAN DEGA says:

    FUNDI I TREGON TE GJITHA !

    Nuk mund te jete shqiptar i madh
    Nje varrmihes i Shqiperise !

    Replike e detyruar me fakte me apologjine e Roland Qafokut e co. per nazifashistin Mithat Frasheri….

    NUK KA SHQIPTAR ME TE KEQ SE SHQIPTARIN ANTISHQIPTAR ZOTI QAFOKU!

    – Kush eshte vellavrasesi dhe tradhetari, kryebashkepunetori i nazi- fashisteve !?

    – Me thuaj me ke rri te te them se cili je!

    – Nuk e di ku e futni veten ? Turpi qofte me ju !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ne te njejten dite qe urdheron, porosit krejt bashibozuket e Ballit per pergjigje flake per flake ndaj luftetareve nacional-clirimtare, Midhat Frasheri urdheron qe te nderpritet cdo veprim kunder pushtuesve hitleriane ….
    Mid’hat Frashëri 7 Tetor, 1943.
    BALLI KOMBËTAR Qarkore Nr. 7. Shqipëria e Shqiptarëve. Vdekja e Tradhëtarëve. Gjithë komiteteve Krahinore…. porositeni që çdo sulmi e çdo atentati komunist t’i përgjigjeni menjëherë dhe po me atë mënyrë

    MID’HAT FRASHËRI, 7 TETOR 1943 “Gjithë komiteteve krahinore. Meqënëse vendi ynë sot ka nevojë të ngutshme për rregull dhe disiplinë gjithë komitetet, komandat dhe çetat e Ballit Kombëtar porositen që me të arritur kjo qarkore të pezullohet çdo operacion luftarak kundër forcave gjermane tash për tash…”

    A ka ku te shkoje me hapur bashkepunimi me pushtuesin Nazi- fashist dhe vellavrasja, cka e percakton krejt qarte edhe CIA amerikane :

    RAPORT I CIA-S, 5 MAJ 1954

    “Balli Kombëtar është krijuar fillimisht në vitin 1939 nën influencën e Mid’hat Frashërit,{më parë President (shënim: nuk është e vërtetë) i Shqipërisë nga 1929-1931}. Frashëri ishte kolaboracionist me fashistët dhe më pas me gjermanët, që e emëruan drejtues të administratës së Shqipërisë…
    Po cili eshte konkluzioni me tru ne Qafe jo ne koke i Roland Qafokut !?
    “ Nuk e kemi nderuar Mid’hatin për 69 vjet dhe çfarëdo të bëjmë nuk e kompensojmë dot baltën e hedhur ndaj tij. Të paktën, më 14 nëntor, eshtrat e frashërlliut të madh do t’i kemi në Tiranë, duke çuar në vend amanetin e tij. Se për nderimin që meriton, ndoshta do të bëjnë brezat që do vinë. Mbështetur edhe te këto tre urtësi që ai shkroi vetë:
    “Partizanët e barazimit s’duan kurrë që i poshtmi të ngrihet sa i larti, po i larti të unjet sa i poshtmi. Rrafshimi ndër ta do me thënë prishje dhe rrëzim. Prandaj vjen fatkeqësija !”
    Turp per kete bastard e faqezi te Frasherlinjve, por edhe me turp per idiotesine dhe Megainjorancen tende dhe te gjithe atyre qe nderojne kete bashkepunetor pa maska per kete kryeminister te pushtuesve nazi- fashizmit e vellavrasesi antishqiptar qe eshte kunder lirise, pavaresise, barazise dhe vellazerise kombetare!
    A e di ti Roland Qafoku dhe politikanet apo qeveritaret trunebythe te Tiranes se “ Liri – Barazi- Vellazeri!” eshte parulla e Revolucionit te Pare te mirefillte Demokratik, atij Francez qe solli demokracine bashkekohore ne Bote dhe jo parulla e Revolucionit Socialist te Tetorit qe polli komunizmin.
    Te nderosh dhe lartosh nje figure kryekolaboracionisti te nazi- fashizmit si Mithat Frasherit direkt dhe terthorazi do te thote te nderosh nazi- fashizmin dhe tradhetine kombetare !
    – Me thuaj me ke rri te te them se cili je, thote Sovrani
    Nuk e di ku e fusni veten ju Zoti Qafoku dhe keta politiqaret e Tiranes qe zgjedhin Vitin e Gjergj Kastriotit- Skenderbeut per te nderuar sivellain e Hamza Kastriotit, Mithat Frasherin !
    Nuk ka shqiptar me te keq se shqiptaret antishqiptare e tradhetare te popullit e kombit te vet qe i sherbyen pushtuesve dhe nazifashizmit !
    Po aq antishqiptare jane edhe ata qe harxhojne taksat e shqiptareve fakira per te nderuar nje eksponent te nazifashizmit !
    Marrja qofte me Sali Toptan Millosh Pashicet e rinj!
    Po sa shume paskan qene kjo fare hithash more Zot ! Lanet !

    POST SCRIPTUM:

    Kane mbetur edhe 51 dite qe te mbyllet Viti i Gergj Kastriotit Skenderbeut…
    Nxitoni te vendosi ne Panteonin e Nderit te Kombit edhe Hamza Kastriotin, Esat Pashe Toptanin, Xhafer Devén, Sinan Hasanin, Rahman Morinen… Sali Berishen… more legena antishqiptare !
    Turp …. Turp…. Njemije here turp !
    Turpi qofte me ju !

    1. 123 says:

      aman mor Alban Bega kur shkruan ti duhet te marresh lejen e zakonshme per te lexuar, po bjeri shkurt mor burr i dheut se skemi kohe, koha eshte flori, po duket qe je shume inteligjent, nje intelektual i zgjuar e fomulon me dy ose tre rreshta se cfare ka per te thene jo sic shkruan ti more i uruar, ze mend per here tjeter Albannnnnn

      1. Sinqeritet says:

        123 Shkruaj ti dicka per kete tradhtar.

    2. Arbri says:

      Duke lexuar komentet, ne perseri ndahemi dhe fyejme njeri-tjetrin, pikerisht sic u shkon per shtat dhe sic u ka shkaur per shtat armiqve te Kombit tone, serbeve e grekeve. Ne u gjemojme cdo gabimi dhe e nxijme figuren e cdokujt, nderkohe qe ka plot shembuj nga shtete te tjera qe pavaresisht nje te kaluare te personazhit, ai ose ajo eshte vleresuar per kontributin qe ka dhene per kombin e vet. Ndaj, ulini tonet sepse eshte ne te miren e Kombit tone. sic u lidh Enveri me sllavet, te cilet vrane pa asnje paralajmerim nje pjese te mire te intelektualeve te ketij vendi, ashtu mund te kete bere gabime edhe Mid’hati. Por, duhet vleresuar ideja e tij ne ndihme te Shqiperise, ashtu sic dueht vleresuar edhe shkathtesia e Enverit qe arriti te dale nga kthetrat e Titos, ehde pse me dhimbje te madhe me gati gjysmen e Kombit jashte Shqiperise. Kur ne te arrijme te sherojme plaget tona, do te mund te shohim perpara, per te miren e Shqiperise. Ky duhet te jete mesazhi qe dueht te na udheheqe, perndryshe nuk bejme dot perpara. E mos harroni, shtetet fqinje jane shume me perpara nesh ne shume drejtime, perfshire edhe ne kete mentalitet. Ju uroj gjithe te mirat kujtdo qe eshte shqiptar i vertete dhe qe nuk krijon percarje.

    3. Kryqi says:

      Mitat Frasheri qendron shume larg mendjes se ceket mediokre te pa perpunuar
      te cirkut te injorances enveriste
      Nje figure e madhe, nje visar largepames i mbrojtjes se interesave kombetare, itelektual patriot qe vuri
      gjithe atributet e tije ne sherbim te atdheut, Shqipetareve dhe Shqiperise,
      KM.Rama, falenderoj noblesen e vleresimit tuaj
      Ne panteonin tone mungojne edhe shume te tjere,dhe ndoshta koha do te sjelle edhe Nolin e madh per tu prehur
      ne trojet ametare.

      Don McLean per Vincent van Gogh ,i cili jetoj,ishte shume perpara bashkekohesve te tije
      Now I understand what you tried to say to me
      And how you suffered for your sanity
      How you tried to set them free
      They would not listen, they did not know how
      Perhaps they’ll listen now…….
      ……..They would not listen, they’re not listening still
      Perhaps they never will

  2. te flasim si njerez says:

    Ate sumen nuk e kuptova mesiper. Mire ka bere me kete testament, por pse ndryshoi mendje ne fund apo i pelqeu Hitleri?

    1. Sllavo Mongolian Komunist says:

      O komunist i qelbet qe kundermon ere sllavo-mongole..si te duron SHBA me k’to lloj idesh qe dhe i pari yt Miladin Popovici e Dushan Mugosha do t’kishin zili..deomos do thuash kur duron zezaket dhe ti prej Queen’s nje felliqesire ma teper

  3. tafa says:

    Roland Qafoku pershesh ha mavria.Kerkon te behet i degjuar por ska as mencuri as oratori as shkollim e mbi te gjitha ska paraqitje 1,47 cm i gjate nuk e marrtin as ushtare.Ky i vetquajtur analist apo moderator nuk ka shikueshmeri dhe thjeshte per mungesat e siperme.Ndaj eshte e tepert te flasesh per te.Gazetaret tane perpos qe jane bere fluger prej letre po humbasin dinjitetin e zhvishen lakuriq para degjues-shikusve.Kohe e veshtire.Shikoni si po perdridhen pos qafokut dhe Iljazaj,Dudushi,apo ajo fembra Vasili.

  4. Mohikani says:

    Shut tour big mouth up!

  5. Epidor says:

    Faktet e historise ne faqet tona jane dramatike. Per te gjykuar nje personazhe si Mit’hat Frasheri veprimtaria e tij e gjykon me shume se fjalet apo gjykimet e stermunduara te njerezve qe sot nuk ju ka mbetur arsyeja. Si kryetar i ballit kombetar ai jo vetem qe u lidh me Nazistet por ka kerkuar edhe bashkim federal mes Greqise dhe Shqiperise. Te jete nje njeri i madh nje percares kete gje mund ta shpjegoje vetem nje njeri qe nuk e do vendin e tij.

  6. Alban Pema says:

    O Alban Dega, ulu nga pema! Vec nje injorant komunist si puna yte mund te ndihet i lenduar nga Mit’hat Frasheri.
    Post mortem te Mit’hatit per post scriptum tende: Turp te kesh ti qe shkruan edhe sot pasi kane dale ne pah shume gjera. Historia nuk gjykohet me emocione por i qete, ndryshe Nexhmije Hoxhen jo ta nxirrnin nga shtepia, po t’a linin ne mes te rruges dhe t’a shqyenin qente. Cfare nuk ka bere ajo me Enverin. Por sot ne baze te nje humanizmi perendimor besoj sduhet lene pa shtepi. Jo lindor sic e keni ne gjak ju komunistet.

    1. te flasim si njerez says:

      Alban, emer te mire paske, por nuk eshte emri dhe mbiemri qe duhet respektuar por bemjet se dhe Mithat Frasheri kishte mbiemer te madh, por ja qe beri ca pune te mira kur ishte i ri, la dhe nje testament e te kish qendruar ketu asnjeri nuk mund te fliste keq per te, bile do ta nderonin, po si ta nderoj une sot qe kur u rrit, u poq, u be burre, ja futi Shqiperise dhe shqiptareve te ndershem se te pandershmit s’kane qeder , duke bashkuar forcat me Hitlerin. Europa dhe bota duhet ta rehabilitoje Hitlerin, zoti Alban Pema? Po gjyqet e drejtesia qe vendosi Europa pas 1945, si te duken apo s’ka gje, jane te harruara se dhe Makroni s’kishte lindur atehere. I rrini bythes siper se po u çfryne shume e s’dihet pastaj ; perçarje sjell, e jo bashkim Mithat Frassheri koaboracionist me Hitlerin. Pa emocion dhe me vertetesi. Verteto te kunderten!

  7. Labi Vlores says:

    Hidhini mutit shurre da te doni ju media e blogje por nuk w lani dote …efendiu nuk vlen as sa kepucet e shqyera te partizaneve. ..mgjtht ja arritet qellimit. ..me punen tuaj “:atdhetare” i ulet malet dhe ngritet halet…Atdheu eshte i shqiptareve, koha eshte e maskarenjeve. ..

  8. Flutura says:

    …Po 15 vjet pas testamentit cfare bere o maskara?
    Sipas tehe duhet te mbahesh mend per te “mirat” qe ke bere, poshtersite e tradhetite pse nuk i shkrove ne nje testament te dyte ne vitin 1944? Keshtu do te ishte ne e plote jeta jote.
    …Shqiptaret nuk kenaqen me cfare ke bere e ke thene deri me 1929; por deri ne fund te jetes cfare ke qene?

  9. Pokeristi says:

    Mit’hat Frasherii eshte nje nder intelektualet patriote me te shquar shqipetare.Gjithcka cfare ka bere,e ka bere per Shqiperine e per shqipetaret.
    Ai ish nje intelektual me nje kulture te gjere poliedrike,qe i mungonte atij vagabondit te Gjirokastres.Ai pranoi te jete pjestar i qeverise kuislinge duke menduar (mire a po keq)se i sherbente Shqiperise.Ai me shume se gjithcka donte atdheun e vet,nuk donte fashizmen,urrente komunizmen. Dhe jo kot.Ai i njihte plotesisht pasojat e komunizmit duke pasur shembull te qarte Rusine Staliniste.Dhe sic u zhvilluan ngjarjet me vone,ai paskesh qene parashikues deri ne profeci.
    Sot ai duhet gjykuar me urtesi dhe me objektivitet.Vendimi i qeverise se sotme shqipetare,duhet pergezuar dhe vetem pergezuar.

  10. anastasi says:

    Ti morr Alban Pema,ti more pordhac Pema nga je ti o i pacipe o fytyre muti.MITHAT FRASHRI,le ta varrosin nuk ka ndonje problem se shqipetar eshte, kurse historia e tije nuk e meriton.Mos beje krahasime me Nexhmije Hoxhen lere plaken ne hesap te vete. Se ajo nuk eshte hajdute,nuk eshte kriminele si ne shkoder qe po vriten per dite ore fashist i ndyre,ore fundrine ore zhapik haleje. SHQIPERIA eshte kethyer ne nje kasaphan,vrasje cdo dite dhe krime ne cdo cepe.Ky eshte sistemi i mire per ty hale,ik ore pacaure muti.Ju jeni ndyresirat e shqipetise.

  11. Titi says:

    ALBAN PEMA I KE THENE TE TERA PERFEKT.PER KOMUNISTET VETEM KRIMINELI HOXHA KA RENDESI.

    1. ALBAN DEGA says:

      HESHTNI O PEME PA KOKRRA E TRUNEBYTHE !?

      – Nderimi i nje feldmareshalli te Htlerit eshte propagande naziste dhe nderim per nazizmin !

      – Mithat Frasheri nje figure percarese dhe vellavrasesi

      Nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist! Vaclav Havel
      Nuk ka shqiptar me te keq se shqiptar in antishqiptar ! Hamdi Dega – 11 qersoor 1992
      Pergjigjuni pyetjeve shteruese ose fundore :
      Cfare do kishte ndodhur me Shqiperine nese do te kishte fituar Balli Kombetar me ne krye Mithat Frasherin si kryebashkepunetore i nazifashizmit me fqinjet tane antishqiptare seri ne genocid e toke te djegur shqiptare deri ne terrorizem shteteror e shfarosje etnike!?
      Do ishte copetuar, sakatuar dhe rrenuar edhe gjysma e mbetur e saj sic ndodhi me Shqiperine etnike 34 karat natyrore ne vitet 1913-1915…
      Pajtohem me konkluzionin e Profesor Luan Maltezit ne analize ne djeshme se Mithat Frasheri u ekzekutua ne menyren me humane te mundshme, pa tortura pa dhune, pa asnje dhimbje, shkurt i vi ne gjume te pafund nga vellezrit dhe aleatet tane strategjike amerikane ne emer te perkrahhjes dhe miqesise sone historike legjendare, ne emer te vendimit strategjik te Konferences se Jaltes per ndeshkimin maksimal te krereve naziste dhe kryebashkepunetoreve te tyre.
      Sipas eutopsise mjeko-ligjore nuk ishte gje tru asnje gjurme dhune fizike apo simptome vuajtje dhe perpelitjeje nga dhimbjet ne dhomen e hotel it ku jetonte ….
      Nese keni dyshimin me te vogel rilexoni analizen e syshqiponjave te CIA-s amerikane per figuren e Mithat Frasherit.
      Fundí i tregon te gjitha, thote filosofía boterore.
      Pa mohuar meritat e tij si shkrimtar, gjuhetar, politikan, diplomat, si nje nga baballaret e Pavaresise se Shqiperise !
      Per pese vjetet e fundit te tij 1939- 1944 ai I vuri vetes vulen dhe Damien e tradhetarit, krye- bashkepunetorit- kryekolabotacionistit nazi- fashist dhe tradhetarit me te madh te popullit e kombit shqiptar, baltosi dhe dhjerosi figuren e tij por jo te tre frasherlinjevevte medhenj babait Avdylit dhe xhaxhallareve Naim e Sami Frasherit te medhenj !
      Secili njeri mban pergjegjesi ligjore, njerezore dhe hyjnore per veprimtarie e mosveprimet e tij.
      Askush nuk qendron mbi ligjin shqiptar e nderkombetar!
      Ligjet e luftes jane ligje lufte !
      Nga Zoti apo nga robi Mithat Bej Frasheri mori denimin e merituar !

  12. Lumi says:

    Alban Dega, ore qen, ti nuk e kupton dot Mithat Frasherin. Alfabeti shqip or kafshe amerike, me te cilin ti shkruan perdite, eshte formuar nga ky Mitati. Dhe shqiperia, or koqe qe ti mendon se e do, u pavarsua me firmen e Mithatit. Cfare duhet me teper per te qene atdhetar? Po ti je nje kafshe komuniste me trut e legenit Enver Hoxha. Me kete mendje qe see, amerikanet duhet te te perzene nga ai vend. Te premtoj se do I dergoj nje mesazh amerikes ku do I shpjegoje propaganden tende prokomuniste. Dhe ti e di mire qe ata i duan fort komunistet. Ne hale do shkojne te gjithe komunistet, o copra muti, se atje e keni vendin, ashtu si udheheqsi juaj qe I ka humb varri.

  13. Roco Sifredi says:

    Ahahaha kerma komuniste rraca me e poshter dhe tradhetare ne keto troje….Respekt Mithat Frasherit burre atdhetar jo si pederi Never qe ju tjetersoi ne kafshe…Ja prishen shtepine Nexhit kurves plake te Xibrakes..ahahaha..

  14. On says:

    Injorante….ai ja la pasurine Shqiperise…ju doni hajdutet e sotem politikane…Flutra qenke e shkuara.. me siguri ndonje drejtoruce me diplome Kristali dhe te vret syte dituria. Mitati politikisht humbi perkohesisht por 40000 volume librash ne BK millionaire euro ne vlere ja la Shqiperise minimumi.Rrofshin Frasherllinjte.

  15. Plaku Xhuxhumaku says:

    Drejtpersedrejti ju o morra te kuq qe po shtoheni se ashtu e keni rracen, rrace morrash, ju qifte derri robt qe t’ua rregulloje pak rracen e te dilni morraderra. Ju dini vetem Enver Bython qe ua qiu nonat aq shume sa vetem ate njifni per babe akoma edhe sot. Ne kohen e L2B kushdo qe u bashkua me italiane e gjermane e bene vetem se e dinin se cfare murtaje e kuqe po pergatitej te vinte ne pushtet ne Shqiperi, ajo qe vrau e preu shqiptare si i desh bytha, vetem e vetem qe te mbante pushtetin. Ne hale te gomereve vafshin te gjithe morrat e kuq.

  16. Qatipi says:

    13) Ne rastë se në Shqiperi do të vendosetë regjimi i egërë bollshevikë, parratë do t‘i dergonj me Vestern Unionë në Llas Vegasë edhe do t‘i benje rrushë e kumbulla ne kumarë e me femëra te liga. Do te pinjë edhe nje viski soda me Greta Garbo-në për inat te Nexhmijes. Nashti pirdhuni se na lodhet…

  17. Buzuku says:

    O mos e tepero Tani o Alban Shpend, apo Hamdi Dega, Jo kaq komunist ortodoks e konservator. Sic e ngriten ne piedestal Zogun, une nuk jam kundra edhe per Enverin. Librat e Historise le ti ballancojne.

  18. Elba says:

    MRrezes itat Frasheri Figure Historike e Popullit Shqiptare.Vlerat e tij jane te panjohura per ne.Ai dinte cish Komunizmi.Rreziku,qe po I kanosej Shqiperise.A nuk e filloi me triska Sistemi Komunist dhe e mbaroi me Tollona mor te paudhe?C’prove tjeter doni per Komunizmin?Balli Kombetare dhe Partia Komuniste Opozitare te Mbretit Zog.E para Parti Social Demokrate,qe aspironte Demokraci.E dyta,Parti Terroriste.Per nje cep rrushi te vriste.Keto kane ndodhur vertet.Mjafton nje luge corbe te prishur dhe te vjellesh tere jeten,Pjese e cituar nga Artistet tane ne Film.Tjetra,Jeni I ri Djalosh,jeta eshte e bukur,pranoje fajin ke Lehtesira Rrefehu Partise,Rrezes se drites se kesaj Toke.

  19. Urania e bythkave says:

    I vetem pa martuar e pa femije, larg vendit te vet .
    As gjermanet e as a rimanet e as breket se drehen.
    E flaken so nje limon te shtrydhur e te fishkur.
    Si qen vdiq.

    I rrofshin testamentet. Ishte I roitur e thare nga te gjitha .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje