Ngjarja që tronditi Beratin në janarin e vitit 1987: Si u dënuan me pushkatim dy të rinjtë

16 Nëntor 2018, 12:20Dossier TEMA

Gjyqi i katër të rinjve të “Grupit armiqësor të Poshnjes” dhe akuza qesharake e Sigurimit të Shtetit, ku u dënua me 25 vjet Muharrem Protoduari dhe 20 vjet Ushtar Çobo.

“4 djem të rinj do të hidhnin në erë me sasi të vogla eksplozivi, Kombinatin e Tekstileve, që shtrihej në një rreze prej 1 km dhe që ruhej rreptësisht me policë të armatosur”. Ishte kjo akuza apsurde e Sigurimit të Shtetit në janarin e vitit 1987, në qytetin e Beratit. Një ngjarje që nuk kishte as më të voglën mundësi të ndodhte, për shkak se zona ishte rreptësisht e kontrolluar nga regjimi. Megjithatë, Sigurimi i Shtetit sajoi këtë akuzë, duke shigjetuar katër djem të rinj, që natyrisht i përkisnin asaj shtrese që duhej goditur, siç i  kishte etiketuar regjimi, kulakë.

Luftëtar Protoduari, Muharrem Protoduari, Riza Hazizi dhe Ushtar Çobo, u arrestuan në verën e vitit 1977 me akuzën e hedhjes në erë të Kombinatit të Tekstileve “Mao Ce Dun” në Berat. Ishte një akuzë që do të montohej ashtu siç kishte ndodhur, përgjatë gjithë historisë së Sigurimit të Shtetit. Ishte një akuzë e paqënë ndaj kundërshtarëve realë apo imagjinarë të regjimit komunist të Enver Hoxhës. Katër djemtë u cilësuan si “Grupi Terrorist i Poshnjes”. Gjyqi ndaj tyre u zhvillua si një show në qytetin e Beratit, një ngjarje që do ta trondiste fort atë qytet të lashtë.

Një fotografi e godinës ku është zhvilluar gjyqi, është publikuar pak kohë më parë nga Gazeta Shqiptare. Atje shfaqet ndërtesa e Degës së Brendshme të Beratit, vendi ku u torturuan për më shumë se tetë muaj, katër të rinjtë e pafajshëm. Dy prej tyre, Luftëtar Protoduari dhe Riza Hazizi u dënuan me pushkatim, ndërsa Muharrem Protoduari dhe Ushtar Çobo u dënuan me respektivisht 25 dhe 20 vjet burg. Gjyqi u zhvillua në Kinoklubin e Kombinatit të Tekstileve dhe vendimi u shpall nga gjykatësi komunist, Ali Zanko.(kujto.al)

5 komente në “Ngjarja që tronditi Beratin në janarin e vitit 1987: Si u dënuan me pushkatim dy të rinjtë”

  1. te flasim si njerez says:

    Degjo Mero, ti edhe mund te mos ta nxjerresh komentin tim dhe kjo eshte puna jote, por te pakten do ta lexosh vete; Dokerra te tila mos nxirr ne gazete se kemi respekt dhe jemi disa lexues te rregullt te saj. Si e pse u denua keta te rinj , ka nje te vertete te madhe qe ne ate kohe s’duhej ta kruaje bythen me fik deti. Duhej ti rrije bythes siper mos te te çfrynte, por keta edhe mizen ne kesule edhe pucagrosa. Prandaj lerini keto gjera qe nuk vini as dritare e as dere, ku hyne e ku del.

    1. ish-hetuesi says:

      Nuk ka asgje te montuar apo sajuar nga Sigurimi. Cdo gje ishte mese e vertete dhe banditet moren denimin e merituar. Kush ka interes mund te shkoje te kerkoje dokumentet e gjyqit, ku faktet jane te pamohueshme!
      Propaganda antikomuniste eshte ushqim per gomeret dhe per budallenjte!

  2. redi says:

    OR plera artikullshkrus , or shkerdhata pa moral ju qe mashtroni njerzit , haram i paçi e ilaçe i honkshit ato lek qe ju servirin te tjeret per te mashtruar brezat , kurr nuk jan ruajtur kombinatet me ushtri o ju qifsha rracen , ju qe duke mashtruar dhe sterrosur me mashtrim kohen ePPSHs , doni ti tregoni popullit se ka me keq se ju , jo o kurva jo , nuk ka me keq se ju o antishqiptar pushta mashtrus hajdut kriminel e te degjenerum , ju i keni te gjitha te zezat , ate sistem e kemi jetu te ter dhe kemi punu me deshir ne per vepra per vendin ton , por kush kishte mendimin per te ber sabotim me ligj hante plumbin se ishte prona jon e gjith popullit , sa plera ka pas dhe ka ky vend , nuk mud te shiten per heronj ju vrafte zoti o mashtrush shkerdhata , qe genjeni kte popull , kta qe u denuan dhe pushkatuan , pse nuk benin ndonje novacion per rregullimin e jetes pergjithme , por mendoni ti vinin minat asaj pune qenjerzit e kishin ber me djers duke punuar dit nat , kta shkerdhata kan qen te persekutuarit e kti vendi qe shperblen sharlatani ED RAMA me taksat tona , kta kan qen kontreri i kti populli dhe e kan pas hak plumbin dhe denimin me 25 vjet , se kishim shtet qe e votonte dhe ky pederasti qe ka ber kte paçavure per te mashtruar te rinjt dhe per te ngritur si heronj pjesen me te keqe te kti populli , siç jan ka sot qe nuk kan len gje pa ber ne kurris te njerezve dhe nuk ka burr ti fusi ne burg e ti kerkoj llogari , o plerat e degjenerume te gazetaris shqiptare mos bofshit hajer , shkaterruat nje popull shkerdhata antishqiptar dhe kriminelet e kti populli , gazetar te degjenerum qe per dy kacidhe dhe grekut dhe serbit i sherbeni o plera , lavdi kohes PPSHs ishte i vetmi shtet me plotkuptimin e fjales ne ter historin e kti kombi , panvarsisht politikes qe ndiqej ishte shtet i popullit punonte dit nat per popullin dhe sovranitetin e kti vendi , llumit dhe pjeses me te keqe te kti populli i futen plumbin kush u be perplumb dhe ne burg kush shkelte ligjet ae atij shteti dhe kush vidhte dhe shperdoronte pronen e popullit , posht morrat dhe vemjet e demokracis qe po i pin gjakun ktyre njerezve te mjer me emer te demokracis , por qe ne fakt esht anarshi totale , per te vjedhur politikanet dhe sherbetoret e tyre te pa skrupullt gazetaret dhe mendjat me ojq dhe lloj lloj kurvlliku qepermblidhet ne nje mashtrim total.

  3. Lesh i Likes says:

    Si ishte zona rreptësisht e ruajtur? Po policët apo rojet nuk ishin njerëz që ja fusnin gjumit turnin e natës. Si mendoni ju se rojet e ruanin vreshtin, apo frika. Ishte frika, se po të donin ta minonin e minonin që çke me të. Kamë parë dokumentarin dhe më ka ardhur keq për këta, por kur pashë këtë Muharremin që fliste në kohën që është bërë dokumentari, ndoshta 2001 ose 2002, thashë e paske merituar burgun mor zotri.

  4. sigurimsi says:

    Shkrim leshi, perse te shikojme keto foto dhe te mos shikojme filmimet e bera sinkron ku dy te denuarit me vdekje kane thene me zerin e tyre dhe pa ju dridhur qelpiki qe: SHPERTHIMIN DO TA BENIM TE DEPOT E KARBURANTIT ME QELLIM QE BENIMI BUJE TE MADHE DHE KURE TE ARATISESHIM TE NA BESONIN, LENDEN PLASESE E KISH SIGURUAR USHTAR PROTOGAI. e plot te tjera si keto. Ky film eshte ne arkiven e kinostudjos dhe te SHISH prandaj mos botoni brockulla te tilla qesharake, mire ky idjot qe e ka shkruar po redaksia duhet te jete me serjoze. Dhe nje fakt tjeter:me qe per vepren e mbetur ne tentative neni nuk e plotesonte denimin me vdekje atehere i provukuan te pandeurit dume ju thene, NUK JU PELQEN MUZIKA SHQIPETARE….. JOOOO THONE, KUSH JU PELQEN AJO ANGLEZE, ITALJANE….. POOOO THOT I PANDEURI….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje