Shqipëria i rrëmben Kosovës një lojtar, Dallku futet “mik”

24 Nëntor 2018, 10:24Sport TEMA

Atmosfera ndërmjet Federatës Shqiptare të Futbollit dhe asaj Kosovare është e paqtë në dukje dhe deklaratat mes presidentëve janë mjaft dashamirëse.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për skuatët që vrapojnë dhe luftojnë kush e kush të marrë sa më shumë lojtarë dhe ti bindin që të afrohen te moshat e kombëtares së Shqipërisë ose Përfaqësueses së Kosovës.

Lëvizja e fundit e kombëtares U-21 të Alban Bushit është Adenis Shala.

Telesport mëson me burime të sigurta pranë FSHF se futbollisti 20-vjeçar që ka qenë pjesë e Kosovës U-21 do të grumbullohet nga teknikun Alban Bushi.

Ai do të thirret në zborin që kjo grupmoshë do të zhvillojë në Turqi. Afrimi i Shalës nuk ishte i lehtë, por “mik” për të u fut ish-lojtari i Kombëtares, Armend Dallku.

Ky i fundit ka rekomanduar futbollistin te strukturat e FSHF-së, por ka ndihmuar dhe me pajisen e tij me pasaportë shqiptare.

Dallku ka rekomanduar Shalën dhe tek ish-ekipi i tij i Vorskla Poltavës.

20-vjeçari ka nënshkruar me ekipin e dytë ukrainas.

Më herët ka qenë pjesë e ekipit të dytë të Fenerbahçes, ndërsa tashmë synon një tjetër kapërcim në karrierën e tij me shpresën se do të debutojë me ekipin e parë.

Mesfushori do të mundet të tregojë veten me Shqipërinë U-21 çka është një plus i madh për karrierën e tij, por dhe për trajnerin Alban Bushi që mund të fitojë një element mjaft pozitiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje