Cila është poezia që ka shkruar Andi Bejtja për të cilën Rama tha se është 1 nga 10 më të bukura të shqipes?

13 Janar 2019, 09:00Kulturë TEMA

Në emisionin “Zonë e Lirë”, kryeministri Edi Rama u pyet nga moderatori Arian Çani për të përcaktuar një sërë gazetarësh dhe analistësh të medies nëse janë ose jo “Kadri”.

Të parin në listë Çani shfaqi portretin e Andi Bejtes.

Ndërkohë që Çani po priste se si e karakterizonte Rama gazetarin Andi Bejtja, përgjigjja e Ramës ishte: “Andi Bejtja ka shkruar 1 nga 10 poezitë më të bukura të shqipes. 

S’mund të jetë kurrë kadri”. Po cila është kjo poezi të cilën Rama e vuri në panteonin e dhjetë më të mirave? 

Po i ofrojmë lexuesit ta shijojë vetë poezinë brilante me titullin “Atdhedashuri”.

Atdhedashuri

Në  këtë vend ku dembelizmi është virtyt

Ku ka fusha të gjera me vese

Dhe gënjeshtër me këmbë të gjatë

Unë e kam lidhur historinë pas një gomari veshkurtër që mund të jem unë ose vetë heroi ynë Skënderbe

Të cilin Vatikani e kurdisi siç kurdiset një orë me zile, po akrepat i la të mbesin në shekullin e katërmbëdhjetë

Po unë s’mërzitem

As ofendohem,

Europës nuk i mbaj mëri.

Vazhdoj të eci nëpër tym si një Kostandin

Që ngrihet nga varri dhe kujtohet se motër s’ka pasur kurrë;

Duke mallkuar malet e larta krenarë

Që ia marrin frymën detit, i bëhen ombrellë…

Mos kërko nga unë të jem as Rozafë, as Skënderbe, as Kostandin.

E shumta që mund të kërkoni nga unë është të jem Ismail Qemal,

Të ngre flamurin kombëtar në xhep të pantollave bluxhinse

Për të shpallur në paqe e pa bujë

Pavarësinë e Mendjes Time… (TemA)

36 komente në “Cila është poezia që ka shkruar Andi Bejtja për të cilën Rama tha se është 1 nga 10 më të bukura të shqipes?”

  1. HAJDUTI says:

    CFARE DON T THOJE AUTORI ME KTE….???

    1. Kalec Dega says:

      Good question…..!lol


      Tallava shtet, tallava milet, tallava menje, tallava shqipe…..u ba Shqypnia ….po 2025 po afron , larg po e sigurte….


      Sidomos ai rrjeshti “dua me kan nje Ismael Kemal” me dhiu fare…

      1. shqipe says:

        Poeza, eshte vertete nje perl’ e pozis…
        Por, kafshët,eh,kafshët njohin vetëm barin!…

        1. pjeter says:

          Hahaha,madje Kaleci eshte ekspert i barit.Po ti mos u merzit shqipe,njethundraket si Kaleci jan akoma shume te dobishem ne shqipni.

    2. E says:

      Hajdut po qënke vetëm hajdut nga mëndja ik o ik mos shkreuaj po vidhë ndonje lakër

  2. Pedro i ri says:

    Po vetem per kete poezi te bukur nuk ka te drejte ti caj menderen 10 vjet popullit shqiptar. Eshte bere kandidat per krye Kadri

    1. Rakipi says:

      Injorant,
      Me që duket se s’ke lexuar asnje liber ne jete mos shkruaj idiotësra.Kadriu i vetem eshte kryetari juaj,askurre i shqiptareve..

      1. pjeter says:

        Ti sa libra ke lexu qafsh Saliun,ha, ha ndonje cike pyke Rakipo nga numrat e votave?hidhu nje sy me pare se te kepusesh traplleqe.Ate te gjatin e votuan shumica e shqiptareve per tu treguar vendin teveqeleve me shumice ne shqiperi,hajduteve me cisme firmato,dhe pendeve te vyera me tituj profesionale krisali.Kur te vije radha do ja bejme llogarite edhe atij,deri atehere,me keqardhje per ty,ai eshte kryetar i shumices se shqiptateve.

  3. Www says:

    Tema ja fut kot. Poezia origjinale titullohet “Pavarësi”. ER ironizon Bejtjen, që as bejte nuk është i zoti të thurë, ndonëse ka mbaruar për letërsi. Ç’mund të presësh nga dikush, që bën ato vargje dhe nuk i vjen turp që t’i publikojë. Me të vërtetë është një nga 10 poezitë e shkruara në shqip, në mos e vetmja, që nuk duhej botuar.

  4. Komentuesi says:

    Me kete poezi,Andi Bjtja,vertete e meriton te jete komandant i Kadrinjeve.

  5. "BOHOTINA" says:

    Filozof i madh dobici. Te ve ne mendime…

  6. ideali says:

    Nisen komentet profanet. Dhe askush, as komandant Rama nuk thote qe ajo s eshte ppoezi. Poezia ka ligjet e saj. Moe e ulni aq poshte, pavaresisht mesazhit qe percjell, qe kerkon nje analize te vecante. E shumta eshte nje proze poetike. Zoti Rama, ajo u gjan pikturave te tua me pika, vija, njolla e te tjera, po kursesi nje veper e vertete arti. Nje “veper” e nje mendjeje te semure.

  7. BEJTE BEJTEXHIUT POET says:

    FUTJA PORDHES GRI SALLAT SA TE SHTYHET EDHE KJO NATE I THONE KETIJ REFIMI TE BEJTE BEJTEXHIUT POET…..??????

  8. saliu says:

    Poezi e mrekullueshm, fantastike, mencurore, e pavarur dhe heroike. Bravo Bejtja si poet, por si analist…………….

  9. studenti i vjeter says:

    te thuash qe kjo eshte nje nga 10 poezite me te mira te gjuhes shqipe, do te thote qe ta barazosh me ato te Driteroit, Arapit, Kadarese, Naimit, Vaso Pashes, etj etj.

    rama ka ikur per lesh.

    1. Kalec Dega says:

      edhe Mero qe e besoi dhe ma bllokoi komentin se isha kunder…

    2. Illyria-Shqiperia says:

      Eshte sarkazem nga ana e Rames, Student i vjeter.

    3. uhahahaaaaaa says:

      O student i dhjere, as ironine apo sarkazmen nuk e kupton!? Idiot i pastudentuar ? ? ?

  10. i moshuari says:

    Nqs.kjo qenkerka nje nder 10 poezite me te mira,tehere edhe 9-te te tjerat qenkerkan kot.Shpresoj qe ka qene nje sarkazem e thelle e Rames…ndoshta ka desh me thane se autori nuk eshte Kadri por eshte ..nje pa “k” ne mes.

  11. Baba says:

    O student I Vjeter se kupton qe Ramazoni tall Kardriun me Bejten. Vetem poezi nuk eshte ajo. Eshte per te vene kunjen kush na jep mend e na meson

  12. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Ne kete dhjeteshe, padyshim do te jete edhe poezia e Rita Petros “Vrima”… Kjo nuk ploteson asnje kriter per t’u quajtur poezi, bile edhe si proze poetike ka shume mangesi. Vertet u bera kurioz, kur e degjova nga goja e km, por…nje zhgenjim e asgje me shume.

  13. ragipi says:

    Bravo edi por shiko siq ka thene Konica po per kend me shkrue se askush si lexon kurse quditem se edhe disa komentues dalin qesharak e tregojn veten se vertet nuk dijne as ta kuptojne vargjet e Bejtes por cka ti bejme keta jemi por megjithate te diturit e popullit nuk duhet te dekurajohen me kete medikricitetin e popullit tane por te shkruajne per ata qe marrin vesh e per ata qe nuk i kuptojne nje dite ndoshta ne gjum iu bie ndermend.

  14. Mendimi jo profesionist says:

    Poezia eshte vertet e bukur por,vleresimi se eshte nder 10-te me te bukurat eshte sipas kendveshtrimit te tij .Kushdo ka te drejte te thote mendimin e tij.Vleresimi eshte gusto personale.Pakenaqsit qe keni me Ramen adresojani atij pa fyer autorin e kesaj poezie.Le te behemi qytetar me te mire.

    1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

      Poezia eshte nje gallate dhe Rama po ben gallate me bejtexhiun or tiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

  15. olimpia says:

    Poezi e bukur per kendin e dikureshem te letrarit te ri ,Kaq .Ose Rama ben ironi ,ose nuk njeh fare poezite gjeniale te poeteve shqiptare dhe nuk ka ndjeshmerine dhe intelektin per te kuptuar poezine .

  16. Albann says:

    Terndafilat kane gjemba por gjembat s jane trendafila .Ku e shihni poezine ketu? Vargjet e lira vertete jane ekstremi qe ndan poezine me esene(hartimin) por edhe nese s kane rime kane ritem.Ketu vec permbajtje s ka as rime as ritem:Ku eshte poezia?Per mua kjo eshte ese(si hartimet e Qemalit)

  17. Babale says:

    Nuk e durroj dote si gazetar e analist, por vertet me kete poezi, edhe pse e shkurter, godet ne shenje ne realitetin e sotem shqiptar!

  18. Kola says:

    Kjo eshte nje nga poezite me te bukura, me me mendim, e thelle, te prek ne cdo qelize te shpirtit. Autori e di ne cmjedis ndodhet dhe i jep kuraje vetes qe te fitoje mbi kete realitet te trishte duke ruajtur identitetin dhe duke mbetur vetvrtja, mes krtij mjedisi dhe i pavarur. Bukur, me se bukur: poezi e mrekullueshme.

  19. Kola says:

    Eshte poezi, bile e mrekullueshme. Ju lutem voni doren ne zemer dhe publikojeni komentin tim te zgjeruar per kete poezi te A.Bejtjes. Ju Flm.

  20. alex says:

    nje nga poezite me te miraa?????? WTF

  21. GOSTIVARI says:

    DICKA NË VARGJE QË NUK DO TA RILEXOSH
    GJYKIMI ËSHTË I JUAJI
    PO TË MIRATOJMË POHIMIN E RAMËS, AHERE VIJMË NË PËRFUNDIM SE RAMA NUK KA NJOHURI PËR ARTIN.

    1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

      O idiot i lindur. Rama ka tall bythen me kete “poezi’, kurse ti po na vlereson Ramen nese ka apo s’ka njohuri per artin. Ik o debil …

  22. TaÇoKukaKamenVet says:

    Poezi me vlerë,që nxjerr në pah gjithë tragjikomedinë tonê historike,prandaj nuk duhet të ndjehemi keq.Skenderbeu ishte kalores i krishtërimit jo i shqiptarimit,Rozafa u muros nga tradhetia e vellezerve,Ismail Qemali kur u largua nga Vlora nuk doli asnje shqiptar ta përcillte.KUSH JEMI NE? Petgjigje:BANORET E FUSHAVE DHE MALEVE ME VESE.Faleminderit Bejtja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje