Bedri Blloshmi: Kurora e përgjakur e Dhimitër Shuteriqit. Si firmosi gjyshi i Ben Blushit, për pushkatimin e 4 personave

28 Janar 2019, 07:21Politika TEMA
Bedri Blloshmi: Kurora e përgjakur e Dhimitër Shuteriqit. Si firmosi

Nga Bedri Blloshmi*

Lexova këdo ditë në media mirënjohjen e shkrimtarit Zija Çela për Dhimitër Shuteriqin dhe mu kujtua revolta e vitit 1973 në burgun e Spaçit ku do dënoheshin me pushkatim 4 djem të rinj: Dervish Bejko, Pal Zefi, Hajri Pashaj dhe Skënder Daja. Mes personave që kanë nënshkruar për pushkatimin e tyre si Haxhi Lleshi,  Rita Marko, Myslim Peza, Shefqet Peçi, Bilbil Klosi, Pilo Peristeri, Kahreman Ylli, Sadik Bekteshi, Agim Mero, Vito Kapo dhe Spiro Moisiu është edhe firma e shkrimtarit të Realizmit Socialist, DhimitërShuteriqi. Natyrisht se Dhimitër Shuteriqi nuk është përgjegjësi kryesor për ekzekutimin e katër martirëve të revoltës së Spaçit, por nuk e nderon aspak që emri i tij gjendet me tiranët e sistemit diktatorial. Ky dokument gjendet në Arkivin Qendror të Shtetit (AQSH), fondi 489, Viti 1973. Lexojeni të plotë dokumentin:

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPЁRISЁ

GJYKATA E LARTЁ

Nr. 272_

Tiranë, më 24.5.1973

PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR

T I R A N Ë

Bashkëngjitur për kompetencë ju dërgojmë një kopje vendimi të kolegjit penal të Gjykatës së Lartë (të shkallës së pare) me Nr.1 datë 24.5.1973, me të cilin janë deklaruarë fajtorë për krime kundra shtetit, të gjykuarit Skënder Daja, PalZefi, Dervish Bejko dhe HajriPashaj, dhe në bazë të neneve 72, 73, 76 dhe 67 të Kodit Penal të R.P.Sh. janë dënuar me vdekje pushkatim, relacionin përkatës sidhe lutjet për faljen e jetës drejtuar Atij Presidiumi.

KRYETARI: Aranit Çela

P R O C E S V E R B A L

Mbajtur në mbledhjen e Presidiumit të Kuvendit Popullor, më datën 24 maj 1973, ora 13,30.

Marrin pjesë në mbledhje shokët: Haxhi Lleshi (Kryetar) Rita Marko, Myslim Peza dhe ShefqetPeçi (Nënkryetarë), Bilbil Klosi (Sekretar), Pilo Peristeri, Kahreman Ylli, SadikBekteshi, Agim Mero, DhimitërShuteriqi, VitoKapo dhe SpiroMoisiu (anëtarë).

Kryetari Haxhi Lleshi:  Këtë mbledhje e bëjmë për të parë disa të dënuar me vdekje. Kemi thirur Kryetarin e Gjykatës së Lartë shokun Aranit Çela për të na referuar.

Kryetari i Gjykatës së Lartë Aranit Çela: Në Kampin 309 Spaç, ditët e fundit u bë një revolt nga të burgosurit që përfshiu rreth 500 – 600 veta. Në fillim u dukën, u shfaqën kërkesat prej tyre si gjysëm politike: kërkonin që të largoheshin nga miniera, kërkonin që të faleshin nga dënimet, kishin disa ankime të tjera rreth trajtimit të tyre, etj. Mbasi plasi revolta kërkesat u rritën dhe doli hapur se ishte një revoltë politike kundër pushtetit popullor.

Tani, të gjithë elementët që janë në këtë kamp, janë nga ata politik, janë njerëz që kanë kryer krime kundër shtetit, kundër pushtetit popullor.

Shkaku i revoltës ishte me parullën që të shpëtojnë shokun, që ishte një i dënuar që kish shkelur rregulloren e brendshme, i cili në përleshje u largua nga dhoma e izolimit dhe që këta, të burgosurit e tjerë nuk e dorëzonin. Revolta pra nga disa kërkesa doli hapur në një revoltë politike, sigurisht të nxitur nga disa elementa kryesor që ishin në këtë kamp. Kërkesat pra në fillim qenë të tilla, pastaj u dual me parulla, një i dënuar HajriPashaj hedh parullat: “Poshtë komunizmi”, “Poshtë Partia”, “Ju do të vini këtu dhe ne do të zejmë vendin t’uaj”, etj.

Revolta zgjati tre ditë, më datën 21, 22, 23 maj. Mbas përpjekjeve u desh që të dërgoheshin forca, u rrethua kampi. Ato sipas tyre kishin krijuar një zonë të çliruar ku vunë ligjet e tyre, rregullat e tyre. Pra u rrethua kampi nga forcat tona, u bë një demostrim i fortë dhe u desh të hidheshin breshëri armësh dhe në fund ju dha ultimatumi: në se nuk dorëzohen, do të përdoren armët. Mbas kësaj nga ata u krijua një farë përçarje, sigurisht që një pjesë e mirë u tërhoqën nga frika dhe nga gjendja që u krijua.

Pra në mëngjezin e ditës së fundit, në orën e caktuar u futën forcat tona dhe filluan të dalin të gjithë me përjashtim të 60 vetave kështu që u krijua një përleshje me ta, një përleshje e vogël dhe më në fund u kapën. Nga këta, 12 veta i prumë në Tiranë dhe mbas zhvillimit të hetuesisë shpejt e shpejt në orën 11 të natës u zhvillua gjyqi nga të cilët 4 i dënoi me vdekje. Mbajtën një qëndrim konseguent armiqësor, të gjithë janë element që kanë qenë dënuar për krime kundër shtetit, tradhti kundër atdheut, janë nga familje reaksionarësh, familje denbabadenë armiq tonë. Pra, nga 12 që u zhvillua gjyqi, 4 u dënuan me vdekje.

Kryetari Haxhi Lleshi: Po ata atje filluan punën?

Aranit Çela: Sot atyre ju është shpallur vendimi i Gjykatës për dënimin me vdekje të këtyre të katërve dhe ju është thënë që në rast se shkelin disiplinën dhe rregulloren e brendshme të kampit, në rast se shkelin disiplinën më të vogël, do të kenë përgjegjësi, do të kenë konseguenca. Siç duket situata u qetësua, turni i parë doli në punë. Tani zhvillimi i gjyqit u bë me 12 që janë nga kryesorët por që nuk është çudi të ketë shpëtuar ndonjë tjetër. Përfundimisht u dënuan 4 me vdekje, ndërsa të tjerët, dmth 8 të tjerët me 25 vjet burgim. Ishte shumë vështirë të ndaheshin, të bëhej dallimi, por megjithatë u pa që këta të katër të dënoheshin me vdekje dhe që janë: Skënder Daja, PalZefi, Dervish Bejko dhe HajriPashaj.

Kryetari Haxhi Lleshi: Tani spjegimet janë të mjafta, prandaj si mendoni, të mbeten këta të katër me pushkatim.

Aranit Çela: Ne themi që të dënohen me vdekje (pushkatim) dhe të pushkatohen jo përpara të tjerëve, jo përpara kampit.

Kryetari: Për këtë vendosni, gjykoni ju, ku t’ju vijë mirë.

Rita Marko: Edhe unë jam dakord që këta të katër të dënohen me vdekje (pushkatim).

Vendoset që:

Skënder Daja, i dënuar nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vdekje (pushkatim) me vendimin nr. 1 datë 24.5.1973, t’i refuzohet kërkesa për faljen e jetës.

Pal Zefi, i dënuar nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vdekje (pushkatim) me vendimin nr. 1 datë 24.5.1973, t’i refuzohet kërkesa për faljen e jetës.

Dervish Bejko, i dënuar nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vdekje (pushkatim) me vendimin nr. 1 datë 24.5.1973, t’i refuzohet kërkesa për faljen e jetës.

Hajri Pashaj, i dënuar nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vdekje (pushkatim) me vendimin nr. 1 datë 24.5.1973, t’i refuzohet kërkesa për faljen e jetës.

Mbledhja mbyllet.

Tiranë, më 24.5.1973

SEKRETARI I PRESIDIUMIT: Bilbil Klosi.

*Replikë me shkrimin e Zija Çelës të botuar te TemA: http://www.gazetatema.net/2019/01/22/zija-cela-kurora-e-arte-mbi-varrin-e-shuteriqit-eshte-mirenjohja-ime-e-thelle-dhe-disa-foto-te-panjohura/

27 komente në “Bedri Blloshmi: Kurora e përgjakur e Dhimitër Shuteriqit. Si firmosi gjyshi i Ben Blushit, për pushkatimin e 4 personave”

  1. lani says:

    Po Benin pse e permendni ne titull?

    1. Antifashisti says:

      Pse nuk thoni qe jane denuar pa u bazuar ne ligjet e asaj kohe?
      Pse nuk kerkohet pafajesi?
      Jo atyre por te gjithe ju e keni merituar plumbin pas koke,se ju kemi pare keto 28 vjet qe e keni bere Shqiperine mesjete,rrumpalle!
      Hallall edhe Berisha,qe ju perdori,ju shtrydhi si limoni,ju beri te futeni ne greve urie,t’i vini flaken vetes,por asnje nga ju PLEHRAT e fashizmit nuk ju afruat grevisteve per t’i perkrahur,por i late vetem dhe tani na tregoni mbrockullat tuaja fashiste!
      Jeni plehrat e ndyra te ketij populli!
      Keni merituar urrejtjen e mbare popullit aq sa nuk keni mundur te krijoni partine tuaj dhe as ju ka votuar populli qofte edhe nje deputet te vetem!
      Po keto 28 vjet kush ju ka penguar te punoni per Shqiperine o kerma te zgjebosura?

    2. ec aty says:

      Banditet dhe burgaxhinjte kriminele moren denimin e merituar!

  2. Life is game says:

    Nese nuk do te firmoste Dh.Shuteriqi, me siguri do te ishte i pesti ne liste per pushkatim! Ishte koha!

  3. rroku says:

    Nuk ke fytyre ti mor legen te permendesh te madhin Shuteriqi…….. Ne ate kohe te keqe ashtu ishin ligjet dhe kujt i kruhej e paguente….
    Shiko kohen e Sali kriminelit qe ka vrare e zhdukur me shume se Enveri se bashkpuntor i tije ka qene.

  4. Flutura says:

    Shuteriqi ashtu si gjith te ngjashmit e tij e ka ushqyer regjimin komunist, permes vepres se tij jo vetem pse ashtu ishte koha, por ka besuar ne ato ideale. Kush ka mirenjohje per te eshte i lire ta kete.

  5. Sokol says:

    Blloshmet e Librazhdit kane qene ne listat e agjentures se UDB-se.

    1. ben says:

      Sokol-e kam shkruar disa here nje ngjarje qe prek nje pjestar te njohur te familjes Blloshmi, Vilsoni qe u pushkatua nga regjimi komunist bashke me kunatin e tij Genc Leka. Nuk kam asnje lidhje me Blloshmit apo me te tjere ne ate zone, por ne vitet kur Vilsoni me Gencin ishin duke u “gjykuar”, kam asistuar ne nje bisede qe u be midis babait tim dhe nje personi qe ka qene Sekretari PPSH i Deges se Puneve te Brendshme Librazhd (H.R.) i cili ishte i martuar me nje kusheriren e nenes time. Artikullshkruesi me siguri e di se per cilin e kam fjalen, pasi ai ishte nje person teper i njohur ne Librazhd. Ne ate kohe kam qene femije, por e mbaj mend shume mire, pasi me ka bere nje pershtypje shume te madhe, se si H.R. duke ju pergjigjur pyetjes se tim eti se: “cdo te behet me ata djemte”,- instiktivisht, une ktheva koken ne drejtim te H.R. dhe pashe doren e tij duke shenjen e prerjes se fytit.
      Mos more, – shtoi im ate- po jane aq te rinj, more H. Cfare paskan bere ata per nje denim te tille?
      Asgje qe ne mund te provojme – shtoi H, – por eshte urdher nga lart. E thene me pak fjale, dikush nga kupola komuniste kishte dhene urdher qe te ekzekutoheshin dy te rinj te pafajshem per interesa qe vetem ata i dinin.
      Une nuk e di se nga e di zotrote qe Blloshmit kane qene agjente te UDB-se, por e thene nga goja e nje personi teper te informuar si H.R., se ata ishin te pafajshem, nuk kam se si te besoj ty. Eshte e lehte te hedhesh balte mbi njerez apo familje, por nje individ i ndershem duhet te pakten te mbeshtese akuzat me fakte, ndryshe ne shqip quhesh legen ese maskara.

      1. opa opa says:

        O Ben o budall, shko shiti denglat te jot’eme por as ajo nuk do ti besoje!
        Dokumentat e gjyqit jane krejt te mundura te gjenden dhe te lexohen. Keta kriminele moren denimin e merituar (jo per “vjersha” zhgarravine)

  6. Ivan i madh says:

    Sipas teje ata që kane shkelin ligji dhe nuk duhet te reagoje shteti. Pa provoje tani e mos dorezo nje te denuar po ta mbrojne te burgosurit dhe ta shohish le që te i bejne per qepe e kripe po mos hane ndonje plumb ashtu si ashiqare. Ketej flisni deri ne cmendi se duam shtet ligjor nga ana tjeter sju pelqen shteti ligjor që atehere po ta shkelje te varte per gjuhe dhe tani te zbatohej si atehere drejtesia dhe shteti do kishte mare ruge tjeter e nuk do mbeten ne dore te nje tufe idiotesh e maskarenjesh që e perdorin sipas deshires se tyre. A sishte kriminel Berisha qe ne Tropoje ulerinte me te madhe se e dua gjalle a vdekur Shkelqim Haklajn ne Tirane. Prandaj Blloshmi mos sheko ato histori që shkuan po keto që po ndodhin ne kete palodemokraci që na i trumbetuat me te madhe se ka drejtesi per te gjithe njelloj. Fundi nje M….. e me te madhe dhe është pak.

  7. MET ALLKURTI says:

    po pse nuk dole ti o Bedri te kundershtoje e tu falej jeta si trim i madh qe ishe.

  8. Eri says:

    Dhimiter Shuteriqi ka qene partizan dhe ka luftuar kunder pushtuesve italiane e gjermane.Kurse Blloshmet ishin bashkepunetore te okupatoreve dhe mbas lufte u bene spiuna te jugosllaveve.

    1. Tani says:

      Dhimitri i vrau te gjithe ghermanet…mos mor burre ala me kinostudion ju..lere ate m.t mos e ngacmo me mire se vjen ere

      1. VFLP says:

        Me kinostudion e halabakeve dhe te Salihales ke ngelur ti o robqim Tani!
        Ne kemi njerez qe jane ende gjalle dhe kane luftuar, ndersa kurva qe te lindi ty punonte te Zogu i Zi!

  9. KOZi says:

    Normale nuk ishte qe nje shkrimtar,profesor te ishte ne ate pozicion politik. Dij nje rast ,kur u vendos Regjenca ne vitin 1943-1944 u emrua nga Parlamenti edhe Pater Anton Harapi . Pater Antoni e para priti sa i erdhi leja nga Vatikani dhe pastaj beri betimin. E megjithate deklaroi qe si prift qe jam nuk pranoi te firmosi denime me vdekje.Firmosnin Mehdi Frasheri, Lef Nosi, Cafo Ulqini.,ne rast se kishte raste.
    Nuk mund te pranoime me qe te thuhet si ky rast -gjyshi i Ben Blushit- Ben Blushi ka gjysh me mbiemer Blushi . Jo po duam te themi se duam ,atehere gjeni nip Shuteriqin e thuaja por nuk shkon me. ,Jo po nipi Kristaqit, mbesa Ballukut, mbesa Gegpriftit e sa tjera. Ne rast se ka dokumenta se kur u pushkatua Balluku cfare qendrimi ka Gegprifti po ky eshte lajm ,ndryshe nuk ka kuptim….tung

  10. naim says:

    Do kishte njeri qe do te dilte kunder vendimeve te partis mor Bedri?Ti pse nuk dole kunder partis ti apo familja jote mor Bedri?Mos u hiq si trim,tani pas pilafit.Te gjithe burgosunit politik jan cuar ne kambe,kerkojn damshperblime qe shteti shqiptar,kerkojne ta rjepin se gjalli Shqiperin e shkrete.Mire le te marrin demshperblimet deri sa te jetojne,por te afermit pse te marrin demshperblime.Ne Israel marrin damshperblim te gjithe ato qe I kan rrezistu kampeve te perqendrimit e vetem ato persona qe jetojne e jo te afermit e tyre(femijt apo te afermit),bile demshperblimi asht mujor e mbaron me largimin e tyre nga jeta.Bedri veni gishtin kokes se Shimiter Shuteriqi eshte krenaria shqiptare e ka bere per Shqiperin aq sa gjithe fisi yt apo katundi apo qyteti ku kan jetu familja Blloshi nul I afrohen dot.Replika yte asht maskarallek e jo rreplik,ajo thjesht asht nje mashtrim apo manipulim I drejtuar ndaj nje personaliteti te mireafirmuar I shkencave filologjike shqiptare.Turp te keshe.Qielli nuk mbulohet me shosh,thot nje fjale e urte popullore

    1. Tani says:

      Dhimitri i vrau te gjithe ghermanet…mos mor burre ala me kinostudion ju..lere ate m.t mos e ngacmo me mire se vjen ere

  11. kasem gahinji says:

    ne cilin shtet te botes ,po te ndodhte nje revolte ne burg ,organizatoret nuk do te denoheshin?ju lutem zoti blloshmi,perfshini ne kete kerkese edhe burgjet e udb,ku ju kishit aderim.

  12. TURI EMIGR says:

    nuk e di cmoshe ka zoti blloshmi por nje refuzim firme per te tilla raste do ta gjeje veten si person i 5 me te ndjeret e tjere para toges se pushkatimit.Atehere io te refuzoje po te flisjete ikte koka.Ky shkrim nuk ju nderon z. blloshmi.Mos HARO se ne ate kohe ata te 4 te ishin thyeres te ligjit..MBI 70 perqind e popullsis e mbeshteste ate pushtet..Nuk ulet poshte nje figure si z. Shuteriqime kte lloj shkrimi.TURI EMIGR

  13. shqupisti says:

    PO ky llumi blloshmi esht i bindur idjoti se te trjeret e mbajn per atdhetar kte pler qe ka qen antishqiptar dem baba dem , perball kishin pushtetin qe tradhtaret dhe antishqiptarve i jepte plumbin dhe ishin ish kundershtaret e para ardheve te blloshiit gjat luftes , nuk keni ber gje per ideal o llumhane tradhtaresh e keni ber thjesht se nuk donit atdheun tuaj si te paret tuaj , po ata kunder kujt luftonin ne luften e dyt kur pushtusi ishte kembe kryq , qe u ben ortak me pushtusin , pra kunder atdheut dhe pro pushtimit te kti vendi dhe blloshmi pasardhes i ktyre esht kan dhe jan ant antishqiptar ne gen , ai shtet qe ishte kishte ligjet e veta kush i shkelte ato e dinte fundin , ne 99,99 perqind e popullsis qe nuk e gerrricnim bythen nuk ishim budallenj , ate shtet e votonim te ter me bindje ne at oh kaq , edhe mir kemi ber se ishin me te ndershem se ky llumi politikanve sot qe jan antishqiptar hajdut drogmen e kriminela qe ne ka gje per te cilen si rruhet fare esht interesi atdheut dhe ky popull.llumi bisht qeni do ngelet gjithmon.

  14. zenelaj says:

    Nuk dua te besoj qe te kete firmosur shoku Dhimiter pasi ai ishte dhe kryetari i shoqates se miqesise Serbi Shqiperi

  15. Na myten says:

    Jane ca rob qe duket sikur i kerkojne llogari Ismail Kadarese, Dritero Agollit apo ne kete rast Shuteriqit se pse nuk i hodhen helm ne kafe Enverit.
    Duket qe nuk e kane idene fare se si funksiononte sistemi. Lexoni ore se si iku per lesh Mehmet Shehu me Kadri Hazbiun dhe pastaj kerkoni llogari per pasterti figure.

    1. Alb says:

      Liria do deshmore. Ne se i sherbyen regjimit me mizor qe ks pare historia e njerezimit mos na hiqen tani si burra te mire

  16. Arbeni says:

    Bedri çfare ke dashur te thuash duke e permendur Bën Blushin?!Mos do te na kthesh tek lufta e klasave që i perndiqte shqipetaret gjer te kusheriri i 17 ?!Keshtu vrasin edhe salinjte per gjakmarrje gjer te kusheriri i 27.Ik o pirdhu ti legen,sepse po te donte le mos ta firmoste po te t’ja mbante bytha.Po bytha jote do ta refuzonte dot në ate kohe po te pyes une???!!!Rri urte se mos ke ndonje dosje si bashkpunetor i sigurimit te shtetit ate bëj,sepse shumica nga ne që kish kleçka biografike ishin spiunet pa para.Turp te kesh palo burre.

  17. mik says:

    Ne kete shkrim, ka komente qe argumentojne rracionalisht gabimet e ketij artikulli por, gjuha qe perdorin keto komentues, i ban komentet e tyre te pa-besueshem. Nje e vertete, nuk mund te mbrohet me fjalor te tille.

  18. Ska says:

    S’ eshte burreri te njollosesh Shuteriqin per dicka qe s’ ishte ne dore te tij

    1. Fiku says:

      Na merzitet me kto replika ku ata qe qene ne parajs ne kohen e merhumit u erdhi fundi tani na derdellisin si shpetimtar te atedheut dihet se gjermanin e mundi Amerika e Brss se per shuteriqin me shoke kishte jete 100vjet prandaj mos na derdellisni se bota rrotullohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje