BERZH-i dhe Societe Generale po sponsorizojnë një projekt ndërtimi në shkallë të gjerë në të gjithë Shqipërinë. Mbi 300 hidrocentrale në faza të ndryshme zhvillimi po paraqesin kërcënime reale për natyrën dhe njerëzit e vendit malor. Ata duhet të shmangin përsëritjen e marrëzisë betonizuese të Enver Hoxhës.
Bankwatch.com
Enver Hoxha, ish-diktatori komunist i Shqipërisë, udhëhoqi në një mënyrë aq të çuditshme saqë e gjeti veten të izoluar nga sundimtarët e tjerë komunistë. Ndër të tjera, ai e përmbyti vendin prej 3 milion banorësh me 750 000 bunkerë betoni. Ata bunkerë u ndërtuan duke injoruar njerëzit, natyrën, por edhe rregullat ushtarake, pasi disa prej tyre ishin përballë njëri-tjetrit.
Ndërsa shumica e bunkerëve tani po zbërthehen për skrap, qeveria shqiptare, e inkurajuar nga donatorë ndërkombëtarë, si Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Banka Botërore apo Banka Gjermane e Zhvillimit KfW, i ka hedhur sytë nga një tjetër marrëzi betoni . Mbi 300 hidrocentrale (HEC) në faza të ndryshme planifikimi ose përgatitjeje duket se do zënë vendin e bunkerëve në këtë vend kryesisht malor.
Këtë javë Bankwatch vizitoi HEC-in e Tërnovës (8,4 MW), i zhvilluar nga kompania kanadeze Hydro Investment dhe kompania shqiptare Theodori pranë qytetit të Bulqizës në Shqipërinë qendrore. Impianti, i financuar nga BERZH-i së bashku me Societe Generale, u vu në funksionim vitin e kaluar. Kanale shtesë që do të sjellin më shumë ujë janë ende në ndërtim e sipër. Projekti u vu në vëmendjen tonë pasi vendasit në disa fshatra kanë protestuar për disa vite kundër fabrikës, duke pasur frikë nga ndikimi në vaditje dhe si pasojë në të ardhurat dhe jetesën e tyre, që kryesisht bazohen në bujqësi.
Hidrocentrali Tërnovë e merr ujin nga liqeni akullnajor Liqeni i Zi, një sit i mbrojtur në nivel kombëtar, duke e lidhur atë me disa rrëke uji dhe disa liqene akullnajore të tjerë përmes tuneleve dhe kanaleve.
Me këtë projekt, BERZH-i, krenar për standardet e tij mjedisore, duket sikur po përpiqej të bënte Enver Hoxhën krenar, duke lënë mënjanë natyrën dhe njerëzit ndërsa “marshon drejt të ardhmes së ndritur”. Kështu, nuk ka rëndësi që projekti nuk ka masat e duhura anti-erozion, duke e kthyer tërë kodrën në një seri të çarash që janë të prirura për rrëshqitje toke dhe erozion. Vendasit kanë frikë se kjo do të dëmtojë rrugët që ata përdorin për të shkuar në pyll dhe kullota.
Rrjeti i kanaleve që lidh liqenin me rrjedha dhe liqene të tjera sjell një sasi të konsiderueshme sedimentesh, duke ndryshuar hidrologjinë e liqenit akullnajor.
Fakti që kompania është gjobitur në mënyrë të përsëritur nga Inspektorati i Pyjeve për vazhdimin e punimeve të gërmimit pa lejen e nevojshme vetëm shton përshtypjen se kur është fjala për zbatimin e politikave mjedisore të tij, BERZH-i nuk e ka monitoruar nga afër projektin.
Vendasit i frikësohen mungesës së ujit
Në disa fshatra, njerëzit protestuan, duke pasur frikë se hidrocentrali do t’i privonte nga uji për vaditje. Protestat qartazi u nxitën nga mungesa e konsultimeve rreth projektit dhe impaktit të tij. Është me të vërtetë e vështirë të vlerësohet impakti i projektit pasi varet jo vetëm nga disponueshmëria e ujit, por edhe nga infrastruktura e vaditjes.
Fshati Strikçan, rreth 22km në lindje të Bulqizës, varet nga vaditja nga korriku deri në shtator. Fshatarët mbledhin çdo vit 20.000 lekë (~ 150 euro) për të paguar një punonjës lokal për pastrimin e kanalit të vaditjes me shatë dhe lopatë.
Kohët e fundit, fshati mori disa qindra metra tuba plastikë nga administrata rajonale për të zvogëluar humbjet në disa pjesë problematike të kanalit. Por një pjesë e kanalit kalon një zonë të prirur ndaj rrëshqitjeve të dheut në shpatet e pjerrëta malore. Fshati do të ketë nevojë për një investim më të madh për të përforcuar kanalin. Kryebashkiaku i fshatit vlerëson se vepra të tilla do të kushtonin midis 10 dhe 25.000 euro – shumë më tepër se sa mund të mbledhin fshatarët.
Nuk është befasi atëherë që fshatarët janë të frustruar kur e shohin qeverinë e tyre t’u ofrojë investitorëve përjashtime nga taksat ose tarifa nxitëse, madje edhe më keq, qasje në ujin për të cilin ata kanë dëshpërimisht nevojë.
BERZH-i nuk duhet të përsërisë gabimin e Hoxhës: investimi masiv irracional i vendit në bunkerë betoni i kishte dhënë atëherë një goditje ekonomisë shqiptare. Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë beton të hedhur në tokën, lumenjtë dhe liqenet e saj. Ajo ka nevojë për investime që adresojnë nevojat e vërteta lokale. BERZH-i mund ta mësojë këtë vetëm nëse ulen për pesë minuta me njerëzit e mençur dhe të guximshëm në Bulqizë dhe fshatrat përreth saj.
Mire e ka ky byrazeri. Mos prodhoni vete energji , kemi ne dhe per ju.
Kemi kaq shume te ashtuquajtur gazetare idiote sa e lidhin cdo gje duke futur Enver Hoxhen!
Vezen e tij kurre nuk e beni dot!
Tani qe ka vdekur as mutin nuk ia hani dot!
Hani me mire mutin tuaj o derra!
Une mendoj ndryshe. Hidrocentralet e vegjel e stabilizojne terrenin pasi nuk lejojne gerryrje dhe rreshqitje. Lene sasine ekologjike te ujit ne rrjedhjen natyrore. Prodhojne energji te gjelbert pa ndotje dhe punesojne njerez ne zona te thella te vendit. Lufta kunder hidrocentraleve te vegjel ne Shqiperi eshte e gabuar totalisht. Pse Europa per vete I ka ndertuar ? Dhe tani vijne ne gopin e semes te kerkojne nje lum te eger ne Shqiperi. Kur gjejne budallenje si disa ambjentaliste tek ne cfar nuk behet. Keta ambjentalistet tane ” te medhenje” si nuk folen njehere per cilesine e ajrit ne Tirane ku jetojne nje miljon njerez, si nuk folen per cilesine e ujit te pijshem, si nuk folem per perimet qe shiten jo vetem me kimikate por te vaditura me ujra te kanaleve te zeza ( te wc ) etj. por flasin per gjera fare te kunderta.
Keta harrojne qe ne vendet e tyre prodhojne energji berthamore, qe ti rrij b.th ngrohte, por presin qe shqiptaret te ngrohen me frymen e shenjte e te rrine pa drita.
Redaktor. eshte turp qe botoni te tille shkrime injorantesh.
1.Ne vitin 1944, Shqiperia nuk kishte energji elektrike as ne qytete pa le ne fshat. Fale punes se madhe te njerezve, u be e mundur qe gjate periudhes se socializmit u ndertuan vepra te rendesishme energjitike, fale se cilave zoteria ka sot drite ne shtepi se ndoshta do te ishte me kandil. Keto vepra nuk behen me kallema por me beton.
2. Ne vitin 1999, ne kohen e luftes ne Kosove ata bunkere qe thote ky kaqoli u vune me njehere ne perdorim
Behen studime nga persona te specializuar dhe inxhiniere mjedisore dhe gjeologe te ndryshem per ndertimin e hidrocentraleve por ktu tek ne del nje gazetar idiot qe i di te gjitha keto studime, shkon pyet ne tel nje banor te zones qe pa e ofenduar por nuk e ka fare konceptin e Hecit dhe vjen ben nje shkrim ktu per te mare disa klikime. Po ik re idiot se e keni pare boten vetem nga TV se austria, italia dhe gjermania eshte plot me Hece ne cdo perrua.
Nuk esht problemi qe po ndertohen Hece por problemi eshte qe shteti ose strukturat nuk i kontrollojne ashtu si duhet nga fillimi i punimeve dhe deri ne mbarimin e tyre.
Boll folet idiotlliqe si sazan guri me shoket.
Bravo Mero qe i hoqet komentet per fortifikimin se keni frike nga e verteta!
Jeni fashiste antishqiptare!