LSI i përgjigjet ambasadores gjermane: Jemi në Shqipëri, se po të ishim në Gjermani, do të flisnin ndryshe

18 Mars 2019, 20:39Politika TEMA

LSI i është përgjigjur ambasadores gjermanë në Tiranë, e cila tha se në Shqipëri qeveria është legjitime dhe gjithë betejat politike bëhen në Kuvend, jo në rrugë.

Ish-deputeti Luan Rama, thotë në emër të LSI-së, se në Shqipëri nuk ka demokraci, pas nuk funksionojnë Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese.

Reagimi i plotë i Luan Ramës    

Një përpjekje për t’a mirëkuptuar ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë dhe, edhe një pyetje për të…

E lexova me vëmendje deklaratën e ambasadores së Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, të publikuar gati dy orë më parë.

E madje, edhe e rilexova, për t’a motivuar më shumë veten drejt vullnetit të mirë jo vetëm për t’a mirëkuptuar atë, por, edhe për t’i dhënë vetes një mundësi reflektimi!

Dhe natyrisht, e mirëkuptoj plotësisht.

E mirëkuptoj dhe e justifikoj.

Sepse zonja ambasadore as që e ka idenë se në ç’gjendje është cilësia e demokracisë në Shqipëri, ku shumicën parlamentare e përcaktojnë votat e blera nga grupet kriminale dhe jo vullneti i lirë i qytetarëve, siç ndodh në Gjermaninë e saj e kudo tjetër në botën demokratike! Të paktën, këtë perceptim më jep mundësinë të kem deklarata e saj.

Por, në këtë çështje, nuk mund t’a ndihmoj më shumë se kaq. Thjeshtë, vetëm mund t’a mirëkuptoj e po aq ta justifikoj.

Sepse, unë e di që në Gjermani nuk ndodh që të ketë përgjime të prokurorisë, të ketë dosje të administruara ligjërisht prej saj, ku dokumentohet se kriminelë flasin për blerje votash, për të prodhuar deputetë për qeverinë e të mos ndodhë asgjë!

Sepse, unë e di që në Gjermani nuk ka ndodhur ndonjëherë që Kancelari Federal të ketë marrë në mbrojtje e të ketë kandiduar në listat e partisë së vet kriminelë, për t’i bërë deputetë dhe kryetarë bashkish!

Unë e di që në Gjermani nuk ndodh si në Shqipëri ku nuk funksionon prej kohësh Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë dhe as nuk janë në kolaps e të bllokuara gjykatat e niveleve të tjera!

Ndaj, thjeshtë vetëm mund t’a mirëkptoj e po aq ta justifikoj zonjën ambasadore të Gjermanisë.

Por, kam edhe një pyetje për të:

A mund të ketë demokraci në një vend ku nuk ka drejtësi dhe a mund të ketë drejtësi në atë vend ku nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë?!

Ajo, zonja ambasadore në deklaratën e vet nënvizon se:“E rëndësishme është që edhe Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, si instrumenta të rëndësishëm korrektivë të shtetit ligjor, të mund të jenë së shpejti sërish funksionale”.

Nuk mund të jem dakord me këtë përcaktim të zonjës ambasadore, jo ngaqë kështu dua apo mendoj unë, por, sepse fatkeqësisht ajo shpreh mosnjohje në rastin më të mirë, e njohje të deformuar në rastin më të keq për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë në Republikën e Shqipërisë!

Ndaj po ia shpjegoj se Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk janë “instrumenta të rëndësishëm korrektivë të shtetit ligjor” siç shprehet ajo!

Gjykata Kushtetuese është organi më i lartë i drejtësisë kushtetuese, ndërsa Gjykata e Lartë është shkalla më e lartë e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu po i shpjegoj zonjës ambasadore të Gjermanisë në Tiranë, se ndërsa ajo na flet për shtetin ligjor, duhet t’a dijë se në sistemet demokratike shteti është shtet i së drejtës, pra shumë më tepër se vetëm shtet ligjor, sepse jo çdo shtet ligjor është edhe shtet demokratik, pra edhe shtet i së drejtës!

E për fat të keq, Shqipëria ime nuk është bërë ende shtet i të drejtës, e nëse zonja ambasadore kur flet për shtet ligjor ka parasysh këtë të vërtetë, atëherë po, ka të drejtë.

Por, duke iu referuar sërish deklaratës së të nderuarës ambasadore, në të me të drejtë ajo thekson se: “Ne presim hapa të tjerë përpara edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Por, ndërkaq, duhet t’a dijë mirë, se nuk mund të ketë sukses në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pa luftuar edhe krimin e organizuar dhe korrupsionin zgjedhor, prej nga buron ajo që deklaratën e vet zonja ambasadore e quan “qeveri e legjitimuar në mënyrë demokratike”!

Dhe në fund, edhe një korrektim tjetër për deklaratën e saj, teksa shprehet se: “Të gjitha këto përpjekje janë të rëndësishme për të bindur shqiptaret dhe shqiptarët, por edhe investitorët e huaj, që drejtësia shqiptare garanton siguri ligjore”.

Drejtësia shqiptare duhet të garantojë jo “siguri ligjore”, por drejtësi ligjore, sepse është drejtësia ligjore që garanton siguri ligjore bazuar në parimet e shtetit të së drejtës.

Koncepti i shprehur në deklaratën e zonjës ambasdore se “drejtësia garanton siguri ligjore” është ose i mangët, ose i referohet konceptit që ajo e përmend edhe në deklaratën e vet mbi shtetin ligjor!

Duke shpresuar se e kam mirëkuptuar, besoj sinqerisht se edhe e kam ndihmuar, të paktën të kuptojë se çfarë është Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë në Republikën e Shqipërisë dhe se ku ndryshon shteti i së drejtës për të cilin e kam fjalën unë, nga shteti ligjor për të cilin flet ajo!

Natyrisht, jemi në Shqipëri, se po të ishim në Gjermani, do të flisnit ndryshe!

37 komente në “LSI i përgjigjet ambasadores gjermane: Jemi në Shqipëri, se po të ishim në Gjermani, do të flisnin ndryshe”

  1. Jimi says:

    Po thellohu mor djale thellohu!

    1. Baxhella flet qesim says:

      O baxhelle. Mbaj gojen, mos i bej keq shqiptareve me deklaratat e tua idiote.
      Paskeni qene vertet te liq deri ne qelizen e fundit.
      Mallkuar qofshi qe e kthyet kete vend 100 vjet me prapa sesa e la Enveri.

      1. ben says:

        Luan Rama
        Ke bere nje shtjellim llogjik qe eshte baraz me 1 formule matematike.
        Jam I sigurt qe ambasadoria gjermane ndihet e turperuar dhe ka mare nje leksion qe ka per ti vlejtur
        Sepse shqiperia nuk eshte vetem delenxhinjte e rilindjes qe cfardo lloj bari qe ti hedhesh e hane.
        Dhe ja ku e ke vertetimin delenxhinjte e komentuesve te rilindjes.

    2. Komentuesi says:

      Kesaj i thon,Shiu bje dhia bishtin perpjet. Ti more luani maleve nuk ke mend per vehet,e jo me t’i japesh mend Gjermanis. U bere bajat fare,dhe ty t’i ka hedhur trut e gomarit Sali Beerisha. Konstatimet dhe mendimet qe jep ambasadorja Gjermane,jane shume te drejta dhe nuk i luan topi.Por nqs nuk pelqejn ty, as qe na pullcet bytha fare.

  2. 5G says:

    Ik mor idiot.Terhiqe kete shkrim se e tregove veten qe je super idiot.Shkrimi eshte fiks tregues per intiligjencen budallaqe qe ka Luan Rama,dhe shume si ai.E tmerrshme te mendosh se çfare deputetesh kemi pasur, E tmerrshme

  3. arbeni nga tepelena says:

    na plasi bytha se c;thote amerika,apo gjermania.edhe po te ndaluan hyrjen ne usa te plasi trapi se nuk vajte ne usa ke plot vende per te vajtur nuk eshte fundi i botes.me vjen mire qe kemi nje komandant si ilir meta qe i tregon vendin amerikes apo se e bene dhe ata si rreziku anglo-amerikan per ruset.u be ai komandanti amerikan ne nato per europen te na tregoje se ka rrezik rus. rrofte aleanca per europ pd -lsi,po dhe per europen s;na plas fare.

  4. Albani says:

    Një njeri i vogël që e tërheq për hundet Kryetarja. Një mosmirënjohës për çfarë ka përfituar nga PS. Një njeri pa dinjitet dhe pa shtyllë kurrizore.

  5. Adri says:

    Jemi ne Shqiperi, se po te ishim ne Gjermani Ilir plehu do te ishte ne burg prej 8 vjetesh. Pisa, te ndyre, qe nuk po vini mend. I tregon arat babait. Mos ju zente mengjesi me gjithe soj e sorrollop.

  6. Bk says:

    NUK DINE ASGJE TJETER VECSE TE SHAJNE VENDIN E TYRE.

  7. Arifi says:

    Ueeeeeee seriozisht e ka ky??? Po ti qenke per te qar hall nga mendja more!! Leqe se mos vetem ti. Mendo c’far niveli njerezish kane ne dore fatet e shqiptareve.

  8. Malo says:

    Edhe Bare so hame e nuk i dorezohemi Armikut,he mo Sillo si thua ti…??????

  9. beso says:

    LSI PARTI HAJDUTESH….. FLOTIRI…….

  10. Emigranti says:

    Po drejtesi me gjykates hajdut dhe te pa skrupullt a mund te kete more hajdut i vjeter…..??????

  11. Iliri says:

    Si nuk ju vjen keq per LIKEN! Atij i vringellinë pragat te veshi, ju diskutoni e lagu, s’e lagu! Rusia do t’i jape strehim si Hungaria Gruevskit.

  12. Iliri says:

    Si nuk ju vjen keq per LIKEN! Atij i vringellinë pragat te veshi, ju n e lagu, s’e lagu! Rusia do t’i jape strehim si Hungaria Gruevskit.

  13. tqn says:

    Eshte karaduz ky trimi se eshte nip dibre prandaj kujdes me te se te ha m….

  14. Veshgues says:

    Mire e ke Luan! Sepse znj. nuk e di qe ne Shqiperi ka nje parti qe ka mbledh hajdut e te korruptuar ku ja e ku s’jane. Te gjithe hajdut dhe te korruptuar eshte perceptimi i njerezve per te. Meqense administraten e beri lesh e li, politiken e qelbi! Por tani qe ka mbet pa pushtet, c’ nuk po bene per te gjetur ndonje cope pushteti per ta shqyer.
    Keni kujdes kur te futet Shqiperia ne Europe! Sepse njerzit e kesaj partie rrezik bejne lesh e li edhe administraten Europeane .

  15. Gjaermani fundit says:

    Ueee…. sa mire ja beri gjermankes. Do na tregoje ajo kucka neve se ca eshte demokracia, gjykata, e drejta e shtremra. Ik moj pirdhu se kemi Luanin e Mones ne qe i di mire keto pune. Ik moj shiko Gjermanine andej se e ke cope-cope se punet tona i rregullojme vete ne. Nje xhiro rrotull kryeministrise, ca kazane te djegur dhe u kry. Po Gjermanise ca ti bejme qe s’te le njeri te vish rrotul?

  16. Dash Pacja says:

    Me vjen keq por ti Lepur (asnje here Luan) ke bere lodra fjalesh me nje llogjike totalisht naive.

  17. ?????????? says:

    UAH ! ÇBYTHLËPIRËS ËSHTË KY!
    PO SU NGOPE SË NGRËNI ,A DERËZI ?
    YTTTTT , FARÊ E KEQE!
    RRACË MUTI !KLYSH I KUQ!!??

  18. Mashkullori says:

    Keta te leshit te dhise,me Like floririn e bllokut ne dore,apo te Monke cizmes,i japin “leksione” demokracije ambasadores Gjermane…
    Ah te zinjte keta qekane kurajon te bejne fjale per vjedhje votash….
    Ja t’i marrim me rradhe:
    –Like floriri kur ishte kryeminister me 2001 prodhoj Dushkun dhe nga nje zone elektorale fitoj nja 10 deputete…
    Ne zgjedhjet e vitit 2017 po ky I bllokut ne dore,eshte fotografuar ne Lezhe gjate fushates elektorale,kur mbrapa ketij nje njeri i jepte zarfin me leke nje tjetri…
    –Ky lapangjozi Lepur Rama,se luan nuk eshte,dikur kur ishte kandidat I PS-se per deputet,ne Bulqize apo ne Burrel,nuk me kujtohet mire,u mbyll brenda,sepse e kishin diktuar qe po manipulonte kutite e votimit.Me presh ne dore e zune aleatet e sotem ,njerzit e PD-se…
    Per te tjeret mjaftojne keto dy shembuj,sepse Likja dhe ky lepuri,jane udheheqja kryesore e parties te leshit te dhise,ose ndryshe sot te leshit te Monikes…
    .Askush me mend ne koke ,nuk e ve ne dyshim mbas ketyre shembujve se,antaret,militantet dhe stukturat e kesaj partije nuk kane blere dhe manipuluar votat….
    Tani mbas ketyre,ky surrat,ju meson demokracine te huajve dhe kujt Gjermaneve….
    O tempora,o Muertos!

  19. Morava123 says:

    Po, se po te ishe ne Gjermani ata eproret tend do ishin atje “qofte larg” . Ti o idiot ha nje pershesh nga doktoreshe Mona!

  20. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Me sa me kujtohet, ke mbaruar dikur Institutin Pedagogjik ne Shkoder, per gjuhe-letersi. Flitet, qe ke qene student i mire, por hajdut. Edhe notat e provimeve i ke te grabitura. Si mund te jete ndryshe, kur edhe trajten e bashkuar te peremrit vetor “ta”, e shkruan me apostro “t’a” ?! A e kuptoni sa qesharake jeni bere ti, baxhella e Tit budalla ?!

  21. Fadili, Malesi e Madhe says:

    O budallë ! Ke krye studimet per mesues gjuhe dhe trajten e bashkuar te peremrit vetor “ta”, e shkruan me apostrof “t’a ?! Po ti na qenke gomar krejt, jo vetem ne politike…

  22. Arber iliri says:

    O Leone ke te drejte se derisa ftyra e jote eshte akoma ne politike demokracia nuk mund te jete sagllam se ti nga te zerit te popullit te partise se punes.Gjithsesi ambasadorja e njef me mire se ty gjendjen. Mos jep mend aty ku s’duhet lere Monikan te japi se ka me tepri.

  23. Olimpia says:

    E tmerreshme, ky idioti nuk e kupton se Gjermania e njeh situaten ne Shqiperi me mire se SHIKU .Ata e dine shume mire se ne cgjendje eshte vendi sot, jane realiste , vleresojne hapat pozitive ne raport me kohen kur mbreteronte vjedhja dhe krimi nen qeverine e kriminelit Berisha.Ata e dine se Meta eshte hajdut i nivelit boteror , se Basha dhe kapua i tij Berisha jane gangstere politike.Dhe pavaresisht dobesive te Rames , Shqiperia e sotme po shkeputet gradualisht nga sundimi fashistotribal.

  24. marjani says:

    po te ishe ne gjermani moj e vdekur per karrike do ishe mbrapa shtate penxhereve bashke me superideatorin e pabese bashkepronar krevati faqeziun qe njollosi skraparin .e peshtire deri ne neveri.e ndotur ne pafundesi vafsh ne hell.mallkimet e popullit deri ne fund.

  25. komedi says:

    Keta kane dhe humor.
    Tani qe jane pa mandate duhet te fillojne pune te portokallia ose al pazar.

  26. Niko Shpiragu says:

    Ke te drejte ore zotni se jemi ne Shqiperi qe del ti e ben dhune per te rrezuar qeverine e dale me vota, ndersa po te ishe ne Gjermani ty as ne mendje s’do te kishte shkuar se atje nuk eshte minister i brendshem Leshi me policet e tij qe te hane m…., por do kishe shkuar ne te semes ti me gjithe ato bajgat e tjera si ty. Ne Shqiperi gjen shesh e ben pershesh zotrote, kurse atje ose ne ndonje vend tjeter do mendoheshe njeqind para se te beje nje hap.

  27. Saras says:

    Keta kane pjerdhur te gjithe……bytha e Luanit i jep leksion Gjermanise…..hajde pyke shelgu hajde……..Mos e kruaj me gjermanin o pufte.

  28. Taqi says:

    Ouuu breeeee, Mona i paska bere dalje Likes njesoj si Grida Suma me c’po shikojme, prite kur te dale ndonje vendim gjykate shume shpejt dhe per kete :-))))

  29. realisti says:

    Edhe sikur te mos e dije ambasadorja situaten dhe votja fusi kot a behet shaka me miellin e gjermanit? Apo sipas parrulles se Memetit ne skollen e bashkuar “po te na sulmojne te tria superfuqite njekohesisht nga toka nga deti dhe nga ajri t’u bejme varrin te triave” . Ehheee do trimeri lufta! Bravo Lanl bravo hahaha….

  30. Kolona says:

    Populli thotë çfarë le prej maces gjuan për minj. Ti je pjellë e të keqes dhe vetem për keq do mendosh o spiun i serbit dhe rusit. Kruaju pas mones se është dificit.

  31. Ed tironci says:

    Keta jane te papame fare…as cipe skane..Po ik o baxhelle ik..ene ti luan rama…jeni karta te1 djegme..ene militantet ceceno-kamzalinj qe keni sju vine mo mrapa…thirrini kokes ore…sjemi ne 91…hajt se te 7 penxheret e keni venin…KESAJ MONALIZES I DUKET VETJA MILF….YYYYY !!

  32. Mos e merrni seriozisht te shkretin says:

    Ambasadorja se ka idene – thote Luan Rama
    Very patronising
    She doesn’t know, but he does. He even does know what happens behind secret services closed doors in Germany.

    “Gjithashtu po i shpjegoj zonjes ambasadore” thote ky Luan Rama
    Very condensing
    Who the fuck are you and who askes and cares about your opinion?

    Luan Rama you cannot manipulate us any more and please take some lessons on Diplomacy and how you can speak to someone at this level.

  33. SKENDERBEU says:

    O luan po si ke goje me dale e me bo komente. ae kuptoni qe jeni te mbaruar…si ke lene kusur pa perfituar pushtetit….bol me ironit e cinizem grotesk

  34. Fieri says:

    THUAJ SHYQYR QE NUK KEMI O LEGEN SE TI DO ISHE NE BURG BASHKE ME KOMANDANTET E TU, EDHE KJO QE BENI JU ESHTE QE TE VAZHDOJME TE MOS KEMI SE FRIKA JU KA HYRE NE PALCE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje