Jari shpjegon si i ka humbur Lulit, kaseta e krimeve serbe në Kosovë

15 Prill 2019, 19:09Antena TEMA

Këto ditë është bërë publike nga Kosova një dëshmi sipas së cilës, kaseta që dokumentonte krimet serbe në Krushë të Madhe, ku janë vrarë rreth 70 vetë në një ditë, i është dorëzuar Lulzim Bashës, dhe prej atij moment, ajo nuk gjendet më.

Kjo ka shkaktuar shumë debate mes demokratëve, të cilët nga një anë nuk duan të besojnë se Luli ka fshehur krimet e serbëve, dhe nga ana tjetër dyshojnë se mos kjo është një akuzë e Edi Ramës.

Jari ka ndërhyrë në këtë debat, për të sqaruar situatën:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

E vërteta është se Luli ka qenë përkthyes i ekipit të Tribunalit të Hagës për krime lufte, kur shkuan në fshatin Krushë dhe siguruan kasetën me krime të serbëve.

Luli e ka marrë kasetën dhe e ka çuar në zyrë në Prishtinë.

Pastaj ata i kanë kërkuar që ai ta përkthejë.

Luli ka punuar gjithë natën që të përkthejë kasetën dhe ngaqë ka qenë punë e lodhshme, atë e ka pas zënë gjumi mbi kasetë.

Kur i ka dalë gjumi, ka ikur ashtu i përgjumur në shtëpi.

Në atë kohë Luli punonte si punë të dytë edhe si dixhej në një klub të Kosovës.

Në darkë kur iku, kishte marrë kasetën me vete, se e kishte ngatërruar me një kasetë me muzikë, dhe e pat futur gabimisht, duke e prishur atë.

Kështu ndodhi që kaseta u prish aksidentalisht.

Luli nuk e ka bërë me qëllim atë gjë.

Por Luli është i gatshëm ta raportojë para gjyqit se çfarë ka parë në kasetë, pasi i mban mend të gjitha çfarë ka parë.

Kjo do t’i ndihmonte hetimet, pasi besueshmëria e Lulit si njeri që nuk gënjen, është po aq sa e kasetës.

Ndaj mos dyshoni se Luli ka bërë ndonjë gabim të rëndë.

Ai ka bërë një gabim njerëzor, që mund ta kompensojë falë reputacionit që ka si njeri që nuk gënjen.

Mund të marrë dëshmitar dhe Abin dhe Gitën, se i ka pas shokë zyre.

Kështu dëshmia bëhet dhe më e vërtetë.

I juaji, Jari!”

3 komente në “Jari shpjegon si i ka humbur Lulit, kaseta e krimeve serbe në Kosovë”

  1. Sali Trimi says:

    Milian bellanica.
    Kur e lexoi Basha kete shkrim ju ngriten qimet e kokes perpete. E verteta e vetme ketu eshte se vertet Millan Bellanica i dha kaseten, por gjithe te tjera jane falcifikime. Ai i spjegoi Jarit se ate nate nuk shkoi fare ne Prishtine por fleti ne Shtepine e Verdhe brenda kufirit Shqiptar. Bashke me te ishte dhe nje perkethyes tjeter Serb(me emrin Branisllav). Ne Shtepine e Verdhe thote Basha une kishja gjithe aparaturat per te zbrdhur kaseten. Nga eksperiza ime une kuptova qe kanata ishte e shkuar dhe jo authentike. Zerat qe flisnin shqip duket sikur gryken e kishin te zene. Nuk kuptoheshin se cthonin. Miliani, ceshte e verteta me tha qe zerat jane te atyre qe po vrisnin dhe gojen e kishin plote gjak, por mua mu desh ta sqaroj me tej, per te kuptuar te verteten.
    Thank Good aty kishte dhe ca te folura ne Sebisht qe kuptoheshin kollaj, por une sdi Serbisht, sqaroi Basha, keshtu I kerkova ndihme shokut tim te mire Branisllav, te me perkethej se cthuhej ne to. Pasi degjoi biseduar, Branisllvi me spjegoi se as qe behej fjale per civile. Ata qe flisnin Serbisht, me tha Branisllavi, jane ushtare te besuar Serbe. Ata raportojne tek komanda e tyre qe te vraret ishin te gjithe terroriste te UCK, te veshur civile. Kjo me mjaftoi, tha Basha te kuptojne qe Millan Bellanica, me kush genjyer. Me kish dhene regjistrim fallco per te shkateruar te srthmen time. Imagjinoni se cdo ndodhte sikur une ti kisha besuar. Serbet do ishin ne pozite te veshtire per te mohuar ate qe thone vazhdimisht se nuk ka pasur asnjehere genocidi ne Krushe.

  2. Sali Trimi says:

    Pjesa e dyte:
    Me fal, spjegoi Basha por mu desh ta nderprese biseden me ty, sepse Sala po me merrte ne telefon.
    Pasi une kuptova te verteten, i mora mendimin kolegut tim Branisllav, se si eshte e mundur qe nje Shqiptar te me ofroje “fake news”, aq me teper shume te rrezikshme. Kjo eshte e thjeshte me tha Branisllavi. Ky Milan Bellanica, ne te vertete nuk eshte Shqiptar. Ai eshte nje Serb qe eshte bere Shqiptar nga inati. Kjo eshte nje histori me vehte, por thjesht ai nuk do as Shqiptaret dhe as Sebet. Ai do qe ata te luftojne njeri tjetrin dhe te vriten deri ne shfarosje. Prandaj dhe manipulon me kaseten. Shiko dhe emrin e ka Milan. A ka Shqiptar me emrim Milan, me pyeti Branisllavi. Jo, i thashe. Po mbiemer Bellanica a ka? Jo i thashe…Aty mu mbush mendja qe kaseta ishte fallco, tha Basha. E mora dhe e hodha ne plehra. Branisllavi me tha qe eshte mire ta djegim kete kasete. Mire i thashe. merru ti me kete pune ketej e tutje.
    Sa per dijeni, spjegoi Basha, edhe Sala sapo ma konfiroi qe ky Bellanica, sipas qutertarit dixhital eshte armik i perbashket e Shqiptareve dhe Serbeve. Ai me spjegoi bile qe emri Bellanica ne serbisht do te thote Bardhoshi.
    Njelloj si ne kohen e Branisllavit, une per here te dyte, u ndjeva i lehtesuar kur bisedova me Salen, sidomos nga shpjegimi qe ai beri mbiemrit. Si njohes i thelle i Serbishtes, une i besoj Sales per spjegimin e origjines se emrit dhe mbiemrit te Millan Bellanices me shume se sa i besova Branisllavit. Branisllavi flet vetem Serbisht dhe Anglisht ndersa, Sala Serbisht nga babai dhe shume mire Shqip nga shkolla shqipe qe ka mbaruar.

  3. Selaudini says:

    Mos ja kish dhon Argites per ta rrujt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje