Jari shpjegon problemet që do të ketë Luli me rikthimin e vizave nga Holanda

16 Prill 2019, 19:44Antena TEMA

Pas lajmit se Parlamenti i Holandës vendosi rikthimin e vizave me Shqipërinë, Jari ka marrë një sërë reagimesh lidhur me të ardhmen e Lulit dhe PD pas kësaj.

Si rregull, vendimin për anulimin e lëvizjes së lirë me Holandën duhet ta marrë qeveria dhe pastaj Brukseli, dhe këtu mund të mos kemi vendim përfundimtar, por për t’i dalë të keqes para, Jari shpjegoi pasojat që mund të ketë Luli në rast se vizat rikthehen:

Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Rivendosja e vizave me Holandën, edhe pse është një ndëshkim i merituar për qeverinë Rama, do të ketë pasoja dhe mbi opozitën, dhe sidomos problemet që do t’i hapen kryetarit tonë, në përpjekje për ta drejtuar partinë, nga një vend që ka viza me Shqipërinë.

Siç e dime, gruaja e Lulit ka pasaportë holandeze.

Ky mund të përbëjë një problem serioz, pasi me sa kam dëgjuar, nëse Holanda na vendos vizat, dhe Rama do rivendosë vizat me Holandën, me qëllim që t’ua vështirësojë ardhjen në Shqipëri turistëve holandezë.

Kjo krijon vështirësi serioze për gruan e Lulit dhe dy vajzat, të cilat do të detyrohen përfundimisht të jetojnë në Holandë, pasi Ambasadat tona të politizuara mund të mos u japin vizë për të ardhur në Shqipëri.

Në këto kushte, dhe Kunati i Lulit do të zhvendosë biznesin në Holandë.

Luli do të ndjehet gjithnjë e më i vetmuar dhe do të detyrohet të iki të premte në Holandë e të kthehet të martën.

Kështu që i ngelet vetëm e mërkura dhe e enjtja për punë në krye të opozitës.

Kjo do ta dëmtojë kauzën tonë dhe do të na krijojë shumë vështirësi.

E rëndësishme është që për mitingun e të enjtes para Parlamentit, Luli do të jetë këtu.

Për ditët e tjera të shikojmë si të eci puna.

Të gjitha këto vështirësi janë prodhuar qëllimisht nga qeveria e krimit dhe drogës, pasi ata acaruan raportet me Holandën pikërisht për të futur në vështirësi familjen e krye-opozitarit shqiptar, që ka nënshtetësi holandeze.

Por ne do ta kalojmë dhe këtë vështirësi.

Holanda mbetet aleati ynë i madh, dhe me kthimin në pushtet të Lulit, ata do t’i heqin sërisht vizat dhe familja e tij do bashkohet.

Kjo vështirësi që na krijoi qeveria do na bëjë dhe më të fortë.

I juaji, Jari!”

1 komente në “Jari shpjegon problemet që do të ketë Luli me rikthimin e vizave nga Holanda”

  1. Sali Trimi says:

    Jari u merzit nga ky shkrim per te. Shume gjera nuk pasqyrojne realitetin, prandaj ai u ul dhe I shkroi kete leter Mero Bazes:
    Qaji hallin Lulit ti Zoti Mero. Luli ka miq e shoke ne Hollande sa sta merr mendja. Femrat aty i pelqejne pa mase zeshkanet dhe Basha eshte yll ne ngjitje. Qeveria Hollandeze po punon per te shkaterruar rrjetin e krimineleve te Shqiperise, te drejtuar nga kallam deshtaku dhe kontributi i Bashes do jete I pashmangshem. Sipas vet Bashes atij qeveria Hollandeze, paraprakisht i ka kerkuar listen e personave qe mund te futen dhe atyre qe paraqesin rrezik per Hollanden. Basha ka informacion te hollesishem per bandat shqiptare, fale kontributit te qytetarit dixhital, keshtu qe Basha do e marri vizen e perhershme. Ne krye te listes se zeze eshte kallam deshtaku. Ceshte e verteta kallam deshtakun ata e duan fort qe kur e pane lakuriq ne mes te plazhit te nudisteve, por Basha ja ka gjetur anen. Do informoje qeverine Hollandeze qe kallam deshtaku eshte kunder gejve dhe bjondeve, per te cilet ne Hollande po behet zhurme e madhe si qenie ne zhdukje. Ne krye te listes se miqve te Hollandes, do vere Salen per ti bere qejfin dhe marre me te mire qe kur Amerikanet i refuzuan vizen. Ceshte e verteta Sala eshte antipatik per ta, jo vetem nga surrati por dhe nga preferencat e tij shoqerore. Sala eshte “strait” dhe nuk pelqen seksin me burra. Keto gjera atje i urejne, por per Salen ata do bejne perjashtim. Une do u fshehe atyre biografine e Sales si ish komunist, por vecanerisht qe ka vrare demonstruesit ne bulevard. Keto nuk u duhen Hollandezeve. Keshtuqe ti zoti Mero mos u bej merak per Bashen. Ai edhe ty te ka futur ne listen e zeze. Kur nuk do shkelesh ne Hollande! As ju vete mendja se cdo ju punoje Basha: Revolucion ne Shqiperi dhe abandonim ne Evrope. Keni mbaruar o te mjere!
    Jari
    Dora Vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje