Darka e vonë dhe shmangia e vaktit të mëngjesit, një kombinim vrasës

18 Prill 2019, 21:15Shëndeti TEMA

Ata që e neglizhojnë vaktin e mëngjesit dhe hanë darkë në orare të vona mund të mos i mbijetojnë një ataku në zemër.

Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në Revistën Europiane të Kardiologjisë Parandaluese, një botim i Shoqatës Europiane të Kardiologjisë (ESC).

Sipas studimit, personat që kanë këto zakone të të ushqyerit, pra mongrënia në mëngjes dhe darka e vonë, ishin 4-5 herë më të rrezikuar nga vdekja, një tjetër infarkt ose anginë (dhimbje gjoksi) brenda 30 ditëve pas daljes nga spitali për shkak të atakut të parë.

Ky ishte studimi i parë që vlerëson lidhjen mes zakoneve të të ushqyerit dhe pacientët me sindroma akute koronare.

Shmangia e mëngjesit u vërejt në 58% të rasteve, ndërsa konsumimi i vaktit të darkës vonë në 51%, të dy sjelljet të kombinuara u konstatuan në 41% të rasteve.

Studiuesit rekomandojnë një interval minimal prej dy orësh mes darkës dhe gjumit.

“Është thënë se mënyra më e mirë e të ushqyerit është ajo që përfshin “mëngjesin si një mbret.

Një mëngjes i mirë zakonisht përbëhet nga produktet e qumështit (qumësht pa yndyrë ose me yndyrë të ulët, kos dhe djathë), karbohidrate (bukë gruri, drithëra) dhe fruta.

Ai duhet të përbëjë 15-35% të kalorive ditore”, thotë Marcos Minicucci, profesor në São Paolo State University, Brazil.

Studimi përfshiu 113 pacientë me moshë mesatare 60 vjeç. 73%  e tyre ishin burra.

Studime të tjera të mëparshme kanë gjetur se njerëzit që shmangin mëngjesin dhe hanë vonë vaktin e darkës kanë më shumë gjasa për duhanpirje apo jetë sedentare.

3 komente në “Darka e vonë dhe shmangia e vaktit të mëngjesit, një kombinim vrasës”

  1. Leon says:

    Po pra ky eshte Ramazoni!

  2. Sali kerma says:

    Si kena honger gjithe jeten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje