Merrini qetë, “kuisjet” për luftë!

19 Prill 2019, 18:07Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Disa orë pasi opozita në Parlament shpalli grupin e saj parlamentar dhe konfirmoi përpjekjet e saj për të hyrë në zgjedhjet e qershorit, pati një shpërthim të skajshëm të retorikës së dhunës politike, që nuk ishte dëgjuar prej vitit 1997 në Shqipëri.

Monumenti i dhunës politike, Sali Berisha, u shfaq i hakërryer në ekran dhe tha se vendi po shkon drejt luftës civile. Salianji, që duket se tenton të bëjë punën e ilustratorit në atë parti, nuk e zgjati dhe qëlloi me grusht një deputet të opozitës në Parlament. Edi Paloka është duke çjerrë gjoksin se po u bën zgjedhjet më 30 qershor, ai do të iki nga politika (kjo duket shumë motivuese për bërjen e zgjedhjeve). Monika Kryemadhi po ashtu u përlesh me një grua nga salla, që tentoi t’i thoshte se “më ke lënë pa punë dhe pa asistencë.”

Ka dy arsye kur një një njeri ulëret me të madhe se është gati të vrasë dikë, duke caktuar datën dhe vendin. E para, është pafuqia. E dyta, është frika e vërtetë nga ajo që thotë.

Duke rrahur gjoksin, duke çjerrë faqet, duke ngjirur fytin dhe duke sokëllitur nëpër ekrane, se në datën 30 qershor do ketë luftë, në fakt thjesht janë duke u lutur të gjejnë një zgjidhje për 30 qershorin, pasi lufta nuk është në dorë të tyre.

Që të bësh një luftë, duhen dy palë. Duhet një armik serioz përballë teje, i përgatitur të luftojë dhe të vritet me ty. Në Shqipëri, Sali Berisha ka shpallur armik shtetin shqiptar dhe kërcënon se më 30 qershor do ta shembë atë për të marrë pushtetin.

Është një delir i një plaku frikacak, të cilit, sapo kërcet pushka e parë në këtë vend, i ndodh si në vitin 1997, që fëmijet i ikin me vaporin e parë, gruaja i fshihet nga kushërinjtë dhe vetë strehohet në errësirë, se mos e gjejnë.

Trimat e tij, sidomos tipa si Edi Paloka, që çjerrin gjoksin për luftëtarë, kanë zakon që ikin disa ditë para se të kërcasë pushka e parë, duke marrë dhe lekët e partisë me vete.

Nuk di të them për Gaz Bardhin dhe Salianjin në këto raste, se nuk i njoh. Ata kanë qenë të vegjël kur ka pas bërë vaki ngrefosja e parë e Berishës. Di të them që lufta do bythë, po jo për t’i treguar, por për të ruajtur kokën.

E gjithë kjo retorikë lufte në fakt nuk është thirrje për luftë, por thirrje për ndihmë. Sali Berisha po i përgjërohet Edi Ramës dhe ndërkombëtarëve të mos i japin dorën opozitës parlamentare dhe të mos bashkëpunojnë me të. Sali Berisha nuk e ka problem se është jashtë Parlamentit, apo brenda tij. Ai e ka problem kur nuk është faktor.

Ajo që po i ndodh Sali Berishës është defaktorizimi.

Në vitin 1997, edhe pse i tradhtuar dhe braktisur nga gjithë “trimat” e tij, ai ishte ende faktor politik. Ishte president dhe kishte një parti të zvogëluar, por të rreshtuar pas tij.

Problemi që ai ka sot, është se po defaktorizohet dhe po zëvendësohet.

Kaq është i gjithë tërbimi i tij.

Kaq është gjithë retorika e tij e dhunës dhe paralajmërimet për luftë civile. Ai më mirë se kushdo tjetër e di se sa i rrezikuar është fizikisht dhe familjarisht, qoftë dhe nga pushka e parë në këtë vend.

E vetmja garanci e Sali Berishës dhe familjes së tij që janë gjallë akoma, është se Shqipëria është shtet stabël dhe aq sa mundet, dhe shtet ligjor. Në një anarki të mundëshme, Sali Berisha nuk ka shans as ta përjetojë luftën civile. Është i vetmi që ka vrarë dhe nuk është gjykuar, dhe i vetmi që e di mirë çdo të thotë të shpresosh se në një luftë civile, atë do ta mbrojë Gaz Bardhi.

Kështu që mos e merrni seriozisht si thirrje për luftë ulërimën e tij. Merreni si frikë nga lufta. Merreni si frikë nga defaktorizimi. Merreni mbi të gjitha si frika që ka çdo njeri ka nga fundi i jetës së tij politike dhe biologjike.

Nuk e ka pasur aq të lehtë jetën dhe s’mund ta ketë aq të qetë fundin. Mësohuni më ulërimat e tij, si me kuisjet e një qeni të mbyllur në kafaz, që pret fundin. Kaq e thjeshtë është.

33 komente në “Merrini qetë, “kuisjet” për luftë!”

  1. Zani says:

    Kjo eshte nderhyrrje kirurgjikale porpabisturi z.baze!Nuk te le asnje pikpyetje ne kete editorial .Pikpyetje ka vetem qeni ingordhur qe tashme i ka ikur dhe e lehura,nese do ta groposin apo do ta lene te ngordhur duke u bere kerme!Sa per pushtetin ,eshte fat qe Sali Berisha ka ikur nga listat e te trajtuarve se bashku me ambasadoret vartes te tij e tashme s’ka me brime miu ku te futet ,ndaj edhe e ka frike luften e mendon jo me per fatin e tij por te atyre qe do lere pas ndonese i ka paisur me dyshtetesi si Ahmet Zogu e qendron me shprese se ndonje nip apo leka(zeni)dote mund te rikthehet ne shqiperi pas do vitesh e te kerkoje fronin e te atit siç beri Leka !Ate se ha meraku as per Partine e Dallkaukeve e as per Lulin por nje gje e bren se Zeni nuk do tia dije per politike !Uroj qe ta mbaje fjalen me 30 Prill dhe per hajer i kjofte!

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      @ Mero Baze
      .
      Si ai mjeshtri skuptor me daltë e çekan
      në prag-ngordhje e ke skalitur bishën
      dhe më në fund, pa gjyle e pa jatagan
      do kemi zgjedhje, pa sali berishën ??????????
      ????????????????????????????????????????????????

    2. Prind says:

      Me ke do ta beje luften Saliu, as 200 petrita nuk i kane mbetur. Pena t’u befte TOP o Mero ,se na duhesh ne luften e endrrave te langoit digital.

  2. Kolona says:

    Ja ke thënë mirë dhe ja ke numuruar të gjitha. Ai është vrasës dhe fle me frikë bile frikën me të madhe e ka nga ata tropojanet e vet. Një kerrme vetëm KERRMA kërkon, plera.

  3. Gjenerata 1964 says:

    Bravo.

  4. Titi says:

    Lidere e denje Rudina.Fjalim programatik .Kete meriton perballe Rama.

  5. Flutura says:

    Je nje gjeni Mero Baze!

  6. e verteta says:

    Nje analize e ftohte si rrasat e betonit te nje varri te hapur qe pret xhenazen e tij,e cila padyshim eshte kushdo qe do tentoje te riperserise nje 97-te te dyte.

  7. Usa says:

    DUAJENI SHQIPERINESI SHQIPTARËT AMERIKËN.BRAVO MERO. RROFTË AMERIKA…??

  8. FIX316 says:

    …kuisjet e nje qeni te mbyllur ne kafaz…! Vetem per kete shprehje ,meriton cmimin Nobel, z.Mero Baze…Presidenti mund qe t’a beje propozimin.!

  9. BRSS says:

    KESAJ RADHE SALI PUSHTI,KAN PER TE FUTUR NE GROPE TE GJALL SE È KE MBUSHUR KUPEN DHE PO DERDHET ,DO LASH TE TERA ATO QE KE BER

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Yeap !! Rama te negocjoj me opoziten parlamentare sepse kushtetuta ata njeh dhe karvani vazhdon leviz..

  11. Cuku says:

    Te lumte z,Mero Baze
    Sa per bythe kane Grida Dumen dhe Vjollca Vokshin,negjithese dhe Gaz Bardhi dhe Salianji me pune bythe meren

  12. Iliri nga Gjermania says:

    Balozi i Zi i Trpojes eshte Plagosur rende.
    Po i vjen fundi. Ata qe i shkojne mbrapa le ta qajne tani.

  13. koci says:

    Sali kërma e ka sot një dobi, si dikur peshkatarët në Vjosë që kur gjenin ndonjë qen të ndordhur e linin nga shpellat e lumit të zinte krimba dhe pastaj i përdornin në grepa për peshkim.
    Shkrimi një psiko-analizë dërmuese.

  14. Poradeci says:

    Te lumte per keto analiza ka nevoje ky popull, ndersa kermat kerkojne hiena qe ti cfarosin.

  15. LALA says:

    I KE THENE TE GJITHA,KETO JANE SOKELLIMAT E FUNDIT E NJE TE MARRI,OSE DISA TE MARRVE,PARA IZOLIMIT,MBYLLJES NE CMENDI,OSE PARA NJE VETEVRASJE

  16. Pesimisti says:

    Me vjen shume keq qe do te kundershtoj. Thirrjet per lufte ne asnje menyre nuk mund te merren me qetesi. Ne asnje menyre ato jane kuisje te nje qeni ne kafaz. Ndoshta ju zoti Mero mendoni qe lufte nuk do kete asnjehere sepse nuk ka kush te luftoje. Lufte nuk do kete asnjehere sepse dihet se ata qe do kapin pushken, do vdesin nga pushka. Une te gjitha keto I kuptoj. Une nuk kam frike nga Sala apo Basha. Une kam frike nga zullumet qe ata kane bere. Une kam frike nga ata qe duke shfrytezuar zullumet e tyre i kane “kllapaqosur” dhe I urdherojne cte bejne, jo per te miren tone, por per te keqen tone. Une kam frike se Sala nuk flet me gojen e tij. Ai eshte I urdheruar te flasi dhe veproje. Une kam frike nga Rusi dhe Serbi qe nuk lene gure pa trazuar per te bere nje lufte ne Shqiperi. Une kam frike qofte dhe nga fakti qe gjaku do derdhet prap ne Shqiperi. Une nuk dua qe te derdhet asnje pike gjak, qofte gjak basthardi. Une nuk kam frike se Sala do marre Shqiperine me lufte, per hesap te Serbit. Une kam frike se ai nuk ka fuqi te thote jo. Serbit dhe Rusit asqe I behet vone. Qofte edhe nje pike gjaku ne Shqiperi eshte nje fitore e tij ne Ballkan. Ka kaluar shume uje I turbullt zoti Mero, gjate ketyre viteve. kam frike nga ky uje qe mund te jete dhe I helmuar. Nje shpirt I helmuar ka dhe nje mendje te helmuar qe as qe I behet vone per jeten. Kerkon vdekjen e tij me cdo kusht.

  17. ??? says:

    BERISHËT DHE ONTURAZHI ,DO HUNGËRRIJNË FORT , SE PO U VJEN FUNDI .

    SA PËR BASHËN , AI I DOLI PARA BERISHËS DHE KY I FUNDIT PO E PËRDOR SI FASADË DHE SI MBUROJË .
    BASHA S’KA FAJ . AI S’DI , JO SE S’DO .
    S’JANË TRIMA O MERO,
    JANË TË TREMBUR DHE TË DHJERË,
    DRIDHEN NGA FRIKA , MBAJNË ERË;
    SA PËR LUFTËN , BËJNË SHAKA ,
    SEPSE BYTHA NUK JA MBA.
    SI GJELI MBI PLEH NGRIFEN ,
    AMERIKËN BËJNË TË DRIDHET !

  18. Ky fshatar shpellar komunist karierist ,eshte nxire e vrerosur ne fytyre vetem se i kane hequr karriken.
    Ky plehrw do vdes vetem nga inati qe ja ka mare karriken edi rama dhe u detyrua dhe partine tja jepte nje kukulle si lulushja.
    Ky kriminel shpellar kenaqet kur shikon popullin shqiptar te vriten me njeri tjeyrin

  19. 1111 says:

    uauuu me ne fund nje gazetar per tu mbeshtetur nga populli,zoteri ju lutemi ju kemi nevoj ,ju lutemi ,JU LUTEMI SERJOZISHT

  20. Petrit says:

    I nderuar me nder gazetar:
    Prof Dr. Sali Berisha nuk mund te defaktorizohet jo sot por edhe per 50 vjet pas vdekjes.
    Ai eshte unik.
    Ai eshte i madh.
    Ai eshte i pavdekshem.
    Sa per dijeni ( jo per ty se ti e din shume mire) por te mendje ndriturve komentues te paguar ‘97-en nuk e beri Sali Berisha.
    ‘97-en e beri mafja e kuqe komuniste.
    Komunistet e vjeter dhe kelyshet e tyre te rinj nuk kishin asnje menyre tjeter per tu ringjallur dhe zgjodhen dhunen.
    Eshte e vertetuar tashme historikisht dhe boterisht se e majta komuniste eshte sinonim i krimit.
    Ku ka te majte ka krim
    Ku ka komunistë ka krim.
    Per sa i perket znj. Rudine:
    Ajo sot po e tregon veten se eshte nje askushi.
    Çfare do qe ajo zonjushe te mendojë per pd-ne vetem fakti qe po perdoret nga gramoz ruçi e bën ate shume te cekët.
    Kjo copë mishi me dy sy qe nuk arrin te artikulojë mire as 5 fjalë ne shqip nuk do arrijë kurrë as grup parlamentar dhe as parti

    1. shqipe says:

      ” E beri Mafia e kuqe komuniste?!!
      Kky,po a ka më te kuq se sali gjirizi, o ti, e vjell’ e tij ,Petrit?

  21. Jimi says:

    Nuk e paragjykoj treven nga vjen qoftlargu, nuk e paragjykoje edhe ate vete, por dua te evidentoje personalitetin e nje njeriu i cili vjen ne kryeqendren e shtetit nga nje zone e larget veriore, qe per hire te vertetes ajo dallohet per shpirtin e larte patriotik, porse edhe pse jo per faje te saje, ka trasheguar nje prapambetje ekonomike, kulturore, socialpolitike .
    Ketij qoftlargut te cilit per hire te vertetes duhet ti njohim shum merita! Se pari, ne moshe te adoleshences ky njeri zbriti nga malet ku sundonte varferia dhe prapambetja shoqerore dhe u ngul ne kryeqendren e shtetit per te studiuar dhe per tu qyteteruar.Se dyti ky njeri me nje ambicie te fshehte e te pashpallur i vuri detyre vetes, qe te kapte majat me cdo mjet. Se treti ky njeri me nje vullnet te hekurt te nje malesori asket i vuri detyre vetes qe te studionte seriozisht e sistematikisht , si e vetmja menyre qe do ta bente realitet enderren e tij.
    Tipar dallues i ketij tipi ishte kujtesa fenomenale dhe energjia e pashtershme per ti cuar gjerat deri ne fund. Fale ketyre karakteristikave qe permenda me siper, pas shum perpjekjesh ai jo vetem qe e realizoi endrren e vete por edhe e tejkaloi ate. Pas viteve 90 ai arriti te marre majen e shtetit e te pushtetit! Por c’ndodhi me pas dhe jo shum vite larg ?
    Marrja e pushtetit te pakufishem pas viteve 90 do ta perballte ate me nje numer sfidash te paparashikuara per te !? Tanime ai i mesuar me pushtetin e paqkufijshem, per shkak erdhe te origjines se vendit nga vinte dhe mbi te gjitha e mendesise bajraktariste qe sundon ne keto zona, ai filloje ta konsideroje veten sulltan dhe njerezit qe rrethonin si njerez qe duhet ti bindeshin vullnetit te tij pa hezitim ! Por realitetet ishin krejt ndryshe! Shum shpejt ky njeri per shkak te etjes per pushtet te pakufijshem, filloje te ndeshet e te sfidohet nga pjesa derrmuse e popullsise, e cila kurrsesi nuk mund te pranonte sundimin nga nje “sulltani” ! Pas shum perpjekjesh dhe jo te vogla ky popull me ne fund e shporri kete “sulltan” nga sundimi i tij. Po a mund te pajtohej ky “sulltan” te sfidohej ne menyre kaq poshteruse nga “rajaja”!? Nje bajraktar i malesise se Gjakoves nuk do ta pranonte kurrsesi nje korritje te tille! Nje korritje e tille e pandeshkuar, per te do te thoshte humbje, ose me mire me thene te dilte i mundur, me shpatulla ne toke, ne fushebeteje!? Po a mund te pranohej kjo nga “sulltani” ? Qe diten qe ky popull e shfronesoje kete “sulltan”, nje pyetje e ka munduar ate . Si mund te hakmerrem ndaj ketij populli “mosmirenjohes” , ne menyre qe t’mos jem i korritur?
    Dhe vertet fill pas rrezimit nga pushteti qoftlargu nuk ka rreshtur thuajse nje dite se thurrur plane per te vene ne vend “nderin e korritur” !
    Edhe pse kane kaluar 6 vjete qe nga dita e shfronesimit ky njer ka qen dhe eshte inspirusi dhe organizatori i nje numuri te konsiderushem atetantesh te demokracise ne Shqiperi, te cilat edhe pse kane deshtuar, nuk mund te themi kane qene pa pasoja. Ai edhe sot e kesaj dite pavaresisht nje mali te tere krimesh te pandeshkuara qe mbart mbi shpatulla, pavaresisht moshes jo te vogel, ka guximin dhe vazhdon te kercenoje rendin kushtetus dhe kete per dy arsye. Me nje perplasje civile aq te deshirushme per te, ai shum lehte shmang mundesine e nje ndeshkimi te mundshem per gjithcka ka bere ne kohen e sundimit te tij. Dhe se dyti pas nje perpladsje te tille civile ai do te dale fitimtare dhe nuk do te konsiderohet me si i”korritur” A do t’ja dale?

  22. Turi says:

    Po mos te jesh ti o Mero Saliu do e kishte shume me te lete.Ti kete familje e diakretitive MERO BAZIA?

  23. Zagoriti says:

    Brilante ,si gjitmone,kjo analize,Mero.Urime!

  24. Shqiptari nga Kosova says:

    Brilante. Bravo Mero…!

  25. Katali101 says:

    Lajm i fundit: Sapo u krijua partia me e re ne Shqiperi, Partia Bindja Demokratike e drejtuar nga Rudina Hajdari dhe e mbeshtetur nga Usa dhe pjesa me e madhe e ish demokrateve te Sokol Olldashit, Jozefina Topallit, Astrit Patozit etj. Sali shpellari dhe gjithe taborri i hijenave pikerisht per kete arsye kane dite qe jane terbuar dhe bejne thirrje per lufte dhe gjak. Tani do te shikojme spektaklin me te madh qe do ndodhe ne Shqiperi pas 30 vjetesh duke pare se si do te shkerrmoqen te gjithe kriminelat e ashtuquajtur te djathte dhe nje pjese e majtosheve te Ed Rames.

  26. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    Nuk mund të ri pa i shprehur “keqardhjen time të thellë dhe të sinqertë”, një farë @Petrit, për mëndjen që mbart…! Të admirosh, një malok idiot, skizofren, por me shpirt krimineli dhe “dinakëri” tipike turko-anadollake, që lëpinte vrimën anale të bllokmenëve, si Uriah Hipp i vërtetë dhe sot na hiqet demokrat i kulluar…, ndërsa ulërin si qen gjysëm i ngordhur për gjak, është të paktën idiotësi dhe injorancë kulmore…! @Petrit, egziston dhe opsioni i heshtjes, që është shumë më i çmuar, në disa raste…!

    1. Petrit says:

      Opsioni i heshtjes existon por per fatin tone te mire jetojme ne nje kohe dhe në nje vend ( flas per veten time ketu ku jetoj ) qe gjithkush mund te thote mendimin e tij.
      Sigurisht pa ofenduar asked
      Keshtu qe ……..!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  27. Nexhat says:

    Ty dhe te tjeret qe komentojne sipase endrrave tua e te Rames dhe ju kujtoni qe ato te PD jane te gjithe budallenje dhe ka mbete Shiperia ne ty Ngjelen dhe Muço pederin te rregulloni Shiprine.
    Or trape opozita ka mbrapa Trampin dhe Ameriken te cilet nuk mberziten per kohe, po ate qe kane vendose do e kryejne. Ata nuk dalin haptas me deklarime pro opozites dhe mundet qe e kundershtojne publikishte po çka punojne eshte tjeter pune. Po ju keni te drejte se kur te ike Rama do u ikin edhe leket qe merni nga ai si parazite e qelbure. Prandaje lehni edhe pake se do te shohish kush do shkoje ne burge Rama edhe ty, apo Berisha qe ke enderruare tere kohen. Gjithe e dine se qeveri me e koruptuare dhe me mega skandale se kjo e Rames nuk ka pase Shiperia ndonjehere. Pastaje Shqipetaret do e kuptojne pse Serbija na e pru Ramen bakshish te qeverise Shiperine.

  28. shqipe says:

    ” E beri Mafia e kuqe komuniste?!!
    Kky,po a ka më te kuq se sali gjirizi, o ti, e vjell’ e tij ,Petrit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje