I jep fund beqarisë aktori dhe regjisori shqiptar

20 Prill 2019, 23:10Kulturë TEMA
I jep fund beqarisë aktori dhe regjisori shqiptar

E kemi parë shpesh herë të veshur me kostumin e dhëndrit në teatër dhe filmë duke duartrokitur me emocion punën e tij.

Ndërkohë, sot ka qenë momenti që aktori dhe regjisori Andi Begolli të dalë nga teatri e kinemaja për t’i dhënë realisht fund beqarisë.

Nën një atmosferë të ndërthurur këndshëm mes tradicionales dhe modernes, Begolli nisi të xhirojë filmin më të gjatë të jetës së tij krah arkitektes Stela Nikaj: “Deri sa vdekja të na ndajë!”

Ceremonia u drejtua nga aktori Visian Ukcenaj ku nuk munguan notat e forta të humorit.

Dhe ne s’na ngelet gjë tjetër veçse t’i urojmë çiftit: Trashëgime, përjetësisht bashkë! (TemA)

5 komente në “I jep fund beqarisë aktori dhe regjisori shqiptar”

  1. Agim Cupja says:

    Trashegime Andi Begolli

  2. Savraku says:

    Gezuar Andi dhe Stela te trashegoheni dhe jete te lumtur o yjeeeeeeeeeeeeeeee

  3. Berti says:

    Suksese aktorit, Shqiperia ka nevoje per vlera

  4. Kusur says:

    Urime… aktor i shkelqyer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje