Kush e kryqëzon Jezusin ditën e Pashkës!

21 Prill 2019, 11:51Politika TEMA

Nga Artan Fuga 

Te shkrihesh gazit, këta edhe Pashkët na i urojnë si ateista!

Bëhen më katolikë se Papa, dhe urojnë përpara Kishës! Pa lidhje me mesazhet e krishtera!

Nuk dinë të heshtin edhe sot, duke u lutur që Ai t’i fali me mëshirën e vet të madhe!

Flasin me ashpërsi, si ai që i shprehte dashurinë të vluarës të tij te bytha e Rrapit në Mashkullorë a te Rrapi i Treshit a te Rrapi i Trapit : Të dua moj qëne, të dua moj zagare e qelbur!

Ca na urojnë sikur Jezusi i varfër të kishte qenë komandant çete: Gatiiiii tu! Para marsh!

Ca të tjerë sikur të kishte qenë zyshë kujdestare : Bëjuni djem dhe çupa të mira dhe silluni mirë me njeri tjetrin!

Në vend të shohi te vetja mëkatari i përlyer, na jep mësime ne të tjerëve!

Ca urojnë sikur të ishin paganë dhe na bekojnë bukën, ushqimet plot me pesticide brenda!

Ca bëjnë sikur të ishin gazetarë të politikës dhe u kërkojnë pushtetarëve dhe opozitës të kuptojnë se duhet të bashkëpunojnë! Cfarë hipokrizie!

Ca urojnë si politeista duke na uruar të gjithëve njësoj, pa kuptuar se është festë e krishterë, është Zoti i tyre i madh, dhe të tjerët festojnë, por sepse ata kanë festë. Festojmë festën e tyre!

Ca urojnë si kryetarë kooperativash duke na dashur të kemi bereqet dhe prodhime mollësh e dardhash për t’i bërë komposto!

Ca kujtojnë se është dita e ballokumes dhe zhdepen në të ngrëna e të pira!

Po mesazhi i Jezusit, ai i vërteti, ai autentiku ku është?

Ndonjë lan duart si Pons Pilati që e çoi Jezusin në Kryq!

Nuk e vrava unë qafsha robt e shpisë! Ata janë të këqinjtë, unë jam i pafajshëm!

Pons Pilati bërtet : Unë jam Krishti!

Qan Pons Pilati dhe lan duart prej vitesh!

Qan Juda dhe këlthet : Kush është tradhëtariiiiii!

Barabai thërret në kryqin anash : Atë kryqëzoni jo mua hajdutin!

Pons Pilati fal hajdutët dhe dënon Jezusat!

Atje larg qan e vetmuar Maria me dy a tre besnikë që i kanë mbetur! Të tjerët e kanë braktisur atë ditë!

E kanë kryqëzuar Jezusin, cdo vit e kryqëzojnë tamam atë ditë që ai u ringjall, e kryqëzojnë të dielën pikërisht që ai të mos e thotë fjalën e tij hyjnore! E censurojnë!

Përunjësi ju o të fortë me pushtet! Kështu festojeni! Shtrihuni në tokë dhe kapni me duar këmbët e çdo kalimtari dhe qendroni me kokën te shputat e tij derisa ai ndofta ju fal!

Hajdeni na lani këmbët këtë të djelë, pastaj na merrni frymën dhe shpirtin!

Faleni pasurinë tuaj për të varfërit, pra për të gjithë ne të tjerët!

Lutuni për mëkatet tuaja pasi t’i keni pohuar në sheshin para stadiumit dhe na kërkoni falje!

Hiqni dorë nga forca dhe nga pushteti, nga gazi lotësjellës, që ka humbur cdo legjitimitet!

Shkoni pajtohuni me vëllezërit tuaj opozitarë, kërkojuni falje atyre mëkatarëve dhe pastaj hajdeni vendosni ofrandën tuaj në altar!

Pranoni se ne, të fundit, do të bëhemi të parët dhe ju të parët do të bëheni të fundit!

Qani për fatin e shqiptarëve shpërndarë gjithandej në botë!

Pranoni se dita e gjyqit të madh po afron për të gjithë pa përjashtim, por sidomos për lakmitarët, për bukëshkalët!

13 komente në “Kush e kryqëzon Jezusin ditën e Pashkës!”

  1. Arbeni says:

    Më vjenë shumë keq, pasi ke qenë një djal shumë i mirë. Tani të ka zënë sëmundja e delirit të madhështisë. Do të hiqesh si filozof i madh, por nuk bënë një analizë realiste. Do t’i futësh si kriminelët dhe ata që mund të gabojnë, duke punuar, në një thesë. I dashur Artan kjo nuk mund të jetë realiste.

  2. Jovan Reposh Stanish Emra Iliro Pellazgesh ???? says:

    O Profesor po’ Kush e Kryqezoi Krishtin, Dhe me Ndihmen e Kujt e Kryqezuan? Profesor Dhjata e Vjeter e Ka mundur me Kohe Dhajten e Re.

  3. Luli says:

    Mire e ke kap kete punen e urimit te pushtetarve. Urojne diten e clirimit, diten e nderrimit te viteve, diten e krishtlindjeve dhe pashkeve. Nuk dine cfare bejne, ne vend te falen nee kishe, bejne urime.

  4. Leoni says:

    Ky Artan Faga qenka bere palate is predikimeve kryqetare. Apo keshtu paskaqene, Mesjetar ne ide.

  5. kejda says:

    shume drejt e ka!na cane koken dhe tallen me.ne pushtetaret palaco dhe hajduta me ramen ne krye

  6. I says:

    Keta si ky Gimi nuk rrine dote pa folur. Kujtojne se jane me te mencurit. Tamam si budallaj qe eshte i lumtur pasi kujton se eshte me i me cur nga te tjeret

  7. Taulant says:

    Bravo, zoti Fuga. Shkrim i goditur. Do t’ishte nje fillim i mbare per ta megjthe pesimizmin qe kam qe nuk do te ndodhe. Gjithsesi jeni per mua ju heronj te fjales se lire e qe perballoni çdo dite injorancen e arrogancen provinciale te “baballareve” te politikes. Dhe nje here flm per shkrimin. Respekte.

  8. anton says:

    shkrimi interesant por nuk u kuptuar se per ke fliste per shqiptaret.per re huajte apo te dy bashke sepse populli ka pare per 80 vite qe shqiptaret me bekimin e te huajte Kane shkaterruar vendin.popullin.kombin e vet.si via lindje ashtu edhe perendim. pra shqiptaret the te huajte Kane vepruan si anti shqiptar.antipopull.armiq te vendit.zotit the kuptohet krishtit.si antikrishte qe jane nag lindja deri ne perendim nag jugu ne veri ne not the ne shqiperi

  9. anton says:

    shkrimi interesant por nuk u kuptuar se per ke fliste per shqiptaret.per re huajte apo te dy bashke sepse populli ka pare per 80 vite qe shqiptaret me bekimin e te huajte Kane shkaterruar vendin.popullin.kombin e vet.si via lindje ashtu edhe perendim. pra shqiptaret the te huajte Kane vepruan si anti shqiptar.antipopull.armiq te vendit.zotit the kuptohet krishtit.si antikrishte qe jane nga lindja deri ne perendim nag jugu ne veri ne not the ne shqiperi

  10. peoples says:

    Faleni o Zot kete akademikun e madh…Qe na rrofte trapin…E kujte i hyjne ne pune anesite e ketij..Ky eshte me shkatrrimtaret dhe djegesit e atedheut …shume mire jo gaz lotsjelles pe djegje dhe shkaterrim..Si me ndon ti akademiku i madh qe ngele duke shkruar paravoli sikur te ishe zjarrvenesi i Shqiperise SALI BERISHA.

  11. peoples says:

    Faleni o Zot kete akademikun e madh…Qe na rrofte trapin…E kujte i hyjne ne pune anesite e ketij..Ky eshte me shkatrrimtaret dhe djegesit e atedheut …shume mire jo gaz lotsjelles por djegje dhe shkaterrim..Si me ndon ti akademiku i madh qe ngele duke shkruar paravoli sikur te ishe zjarrvenesi i Shqiperise SALI BERISHA.

  12. Drejtesia says:

    Ja dy fjali qe te bejne te jesh si ata me te cilet me te drejte qesh,dhe te pozicionon ne krah te opozites.
    1-hiqni dore nga pushteti_________gazi lotsjelles etj
    2-shkoni pajtohuni me vellezrit opozitare.
    E shikon sa i pa drejte je ne percaktimin se kush duhet te kerkoje falje.Se kush duhet ti kerkoje falje Shqiprise me prishjen e imazhit dhe me gezimin qe tregojne kur voton parlamenti hollandes etj,etj.
    Mos u bej BUF kur nuk je.

  13. Adam says:

    Haha o zoti Artan. Ata qe ti u bie kokes me kryqin e kuq si draper e çekan ashtu dhe ata na bijen ne kokes me “Kryq “ Draper Çekan “ tamam sot ne dite te Pashkes Gezuar Pashket o ju te dhunuar e te brktisur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje