Rrëfehet emigranti shqiptar në Greqi: Kandidoj për Parlamentin helen që zëri ynë të kumbojë më fuqishëm

21 Prill 2019, 16:31Kulturë TEMA

 Një emër jashtëzakonisht i njohur për komunitetin shqiptar në mbarë Greqinë, e sidomos në Athinë, Fatos Malaj, hidhet në betejën elektorale për t’u zgjedhur deputet në Parlamentin grek, në zgjedhjet që pritet të mbahen në pranverë ose (më e vona) në vjeshtë 2019. Malaj kandidon me “ngjyrat” e Lëvizjes për Ndryshim-KINAL (ish-PASOK) në zonën e parë elektorale të Athinë (A’ Athinë). 

Por është hera e parë që gjasat janë kaq të favorshme që komuniteti shqiptar të ketë një përfaqësues të tij në trupën ligjvënësve greke, thënë ndryshe, një shqiptar të jetë një nga 300 deputetët e Parlamentit grek. 

Puna e tij si ndërmjetës ndërkulturor në Drejtorinë e Emigracionit, i ka dhënë mundësinë Fatos Malajt që të njihet me qindra e qindra emigrantë.  

Por ajo që është më kryesorja, masa e madhe e emigrantëve vlerëson me sinqeritet kontributin që Fatos Malaj ka dhënë gjithë këto vite në shërbim të zgjidhjes së mjaft problemeve të cilat u krijonin atyre pengesa të mëdha, sidomos në marrjen dhe legalizimin e lejeve të qëndrimit.

Profesioni është ai që na bashkëshoqëron gjithë jetën. Ju këtë zgjedhje e keni bërë te mirëllogaritur apo ju ka ardhur spontanisht, si një vokacion i brendshëm?

Roli im si mediator ndërkulturor vjen si rrjedhojë e vlerave të mia familjare dhe e eksperiencës sime emigratore, të cilat krijuan brenda meje nevojën për të funksionuar si një urë ndërlidhëse midis bashkatdhetarëve të mi dhe institucioneve greke, duke synuar gjithmonë në integrimin e plotë të tyre.

Ky pozicion më ka dhënë mundësinë që të kontribuoj pozitivisht në përmirësimin e jetës së komunitetit shqiptar por edhe ne mbajtjen e kontakteve midis diasporës dhe vendit amë.

Cilat kanë qenë momentet që kanë shënjuar udhëtimin tuaj profesional/ personal?

Momenti i ndryshimit të regjimit në Shqipëri më dha një shtysë të fuqishme për të mos parë prapa, por vetëm përpara. Duke pasur si ide vështirësitë e mia si dhe gjithë shqiptarëve të tjerë, vendosa mos t’i lija më gjërat  në fatin e tyre, por të përparoj me profesionin aktual. Një nga momentet vendimtar ka qenë edhe diplomimi im si mediator interkulturor, i cili më hapi rrugën për të punuar në institucionet publike që shërbejnë në fushën e emigracionit. Gjithashtu, një nga momentet shumë të rëndësishme për mua ishte krijimi i Organizatës Jo-Qeveritare “Arogji” që do të thotë “Përkrahje”, e cila është e angazhuar me mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Shpesh thuhet që nuk ka një çelës të unifikuar suksesi për të hapur çdo derë, po ju a e keni pasur një të tillë për të hapur rrugën tuaj drejt suksesit?

Rrugëtimi im nuk ka qenë i shtruar me lule, por ka kaluar në mjaft vështirësi dhe sfida. Gjithmonë unë kam pasur në mëndje një vizion të qartë, i cili ka qenë integrimi i bashkatdhetarëve të mi në shoqërinë greke dhe me shumë përkushtim, kemi arritur mjaft suksese në nivelin politik, kulturor dhe social.

Nuk rritemi kur i kemi gjërat e lehta, por kur përballemi me sfida. Cilat sfida do i përcaktoje si më të vështirat në jetën tuaj?

Jeta vetë është një sfidë. Personalisht kam pasur shumë të tilla. Nuk mund të veçoj ndonjë nga ato për vetë arsyen se çdo sfidë është e veçantë. Do të thosha që sfidat më të vështira janë akoma për te ardhur sepse hyrja në politikë ka qenë dhe do vazhdoje të jetë një sfidë e vërtetë e cila mund të realizohet vetëm me mbështetjen e komunitetit tonë.

Na ndodh shpesh të kthejmë vështrimin pas dhe të pyesim veten, si do ishte jeta jonë nëse do të bënim zgjedhje të tjera/të ndryshme. Si ju rezulton bilanci me vendimet tuaja?

Kthimi prapa, qoftë edhe në aspektin e kujtimeve, do të ishte një dështim. Prandaj unë mbështes vendimet e mia me këmbëngulje për realizimin e tyre. Vendimet e gabuara janë pothuajse gjithmonë një mësim jete dhe të japin mundësinë të përmirësohesh si personalitet por edhe si profesionist.

Nëse arritja më e madhe e njeriut është që vazhdimisht të tejkalojë veten, cilat arritje tuaja përtej vetes do të cilësonit si më triumfueset? 

Një nga arritjet për të cilat jam shumë krenar dhe ishte tepër e vështirë për t’u realizuar, është suksesi që disa nga propozimet e mia mbi ligjin e emigracionit u bënë pjesë e legjislacionit grek. Në qoftë se si mediator ndërkulturor kisha mundësinë të kontribuoja në një nivel kaq të lartë vendimesh, imagjinoni çfarë do kem mundësi të bëj si pjesëtar e Parlamentit Helen.

Çfarë evokimesh të djeshme e përjetimesh të sotme,  të krijon tingëllimi i fjalës “Atdhe”?

Për këtë pyetje, e vetmja përgjigje që më vjen ndërmend vetvetiu janë vargjet e Çajupit:

Mëmëdhe quhetë toka
ku më ka rënurë koka,
ku kam dashur mëm’e atë,
ku më njeh dhe gur’ i thatë
ku kam pasurë shtëpinë,
ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshët ku kanë qënë
dhe varret q’i kanë vënë,
ku jam rritur me thërrime
ku kam folur gjuhën time,
ku kam fis e ku kam farë,
ku kam qeshur, ku kam qarë,
ku rroj me gas e me shpres,
ku kam dëshirë të vdes.

 Çfarë cilësie mendoni se ka qenë më e mira, trashëgimi e atdheut tuaj, e cila ju ka ndihmuar të integroheni e të jeni i suksesshëm?

Një nga virtytet më të çmuara që mbartin viset shqiptare janë vlerat familjare, të cilat kanë ndikuar thelbësisht në botëkuptimin tim dhe më kanë ndihmuar të tejkaloj vështirësitë e shumta që kam hasur ndër vite.

Çfarë do të thotë “emigrant”, bazuar në eksperiencën tuaj personale dhe a keni vuajtur ndonjë pasojë të këtij “statusi” në fillimet apo aktualitetin tuaj?

Të jesh emigrant do të thotë të jesh qytetar i botës. Do të thotë të jesh pjesë e një shoqërie multietnike dhe të kuptosh diferencat midis grupeve të ndryshme, duke punuar së bashku për një të ardhme të përbashkët dhe optimiste. Fillimi i emigracionit normalisht që ka qenë një periudhë shumë e vështire e jetës sime ku u përballa si me vështirësitë ekonomike ashtu edhe ato të komunikimit dhe integrimit në një shoqëri të huaj. Megjithatë më e rëndësishmja nuk janë këto vështirësi por fakti që kjo eksperiencë hap horizontin dhe bën botëkuptimin e njeriut më të pasur në aspekte të ndryshme.

Si mendoni që mund të përmirësohet bashkëpunimi ndërshqiptar?

Nga këndvështrimi im duhet një strategji e cila duhet të implementojë iniciativa shoqërore dhe politike të cilat do sjellin jo vetëm shqiptarët afër njëri tjetrit, por edhe shqiptarët më afër fqinjëve dhe popujve të tjerë. Mos të harrojmë që synimi përparësor i Shqipërisë është integrimi dhe anëtarësimi në Evropën e Bashkuar dhe në këtë përpjekje, bashkëpunimi ndërshqiptar është i domosdoshëm. Vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet për popullin shqiptar prosperiteti që kaq shumë i nevojitet.

Çfarë duhej të ishte ndryshe në mëmëdhe?

Ndryshimi vjen nga vetë ne. Shqipëria jeton vështirësi të ndjeshme në shumë sektorë, në politikë, në ekonomi, në shëndetësi, në arsim. Të gjitha këto kërkojnë zgjidhje dhe shqiptarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për zgjedhjet që bëjnë. Përmirësimi nuk vjen vetvetiu as të falet, do shumë përgjegjësi e punë dhe kjo fillon nga dita që fleta e votimit hidhet në kuti. Në qoftë se ndërgjegjësimi i shoqërisë civile nuk bëhet më i fortë, nuk mund të ketë as ndryshim.

A mendoni se është e duhura qasja që qeveria/qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë ndaj diasporës dhe çfarë do të kërkonit konkretisht nga qeveria/qeveritë shqiptare? 

Nisma që shteti shqiptar ndërmori për të bashkuar faktorin shqiptar anembanë mendoj se është në rrugën e duhur, por ky është vetëm fillimi. Planit teorik i nevojitet zbatimi në praktikë. Domethënë, të gjejmë ato mekanizma të cilat do të sjellin në mënyrën më konstruktive dhe të suksesshme gjithë shqiptarët së bashku, duke synuar progresin në sektorë të ndryshëm siç është ekonomia, arsimi, shëndeti etj.

Ndërkohë që jeni të zënë duke bërë plane, ndryshimi mbetet konstantja e pandalshme e kohës. Cilat janë tuajat për të ardhmen?

Plani kryesor është hyrja në Parlamentin Helen në mënyrë që zëri i emigrantëve të kumbojë më fuqishëm.(“The Albanian”)

14 komente në “Rrëfehet emigranti shqiptar në Greqi: Kandidoj për Parlamentin helen që zëri ynë të kumbojë më fuqishëm”

  1. Timi says:

    Shumë mirë por dyshoj që grekët pranojnë një shqiptar në parlament. Racizmi është evident aty.

    1. Hoxh Armandi says:

      Nuk mund te lejohet ne parlament nje fatos. Pagezohu ne Jani, Andreas, Sotiris dhe meriton vendin. Si fatos mund te behesh deputet te recepi.

      1. Alban says:

        Hahaha, sa mjeran, sipas llogjikes tende merr nje jevgjit Egjipti ndryshoji emrin, dhe quhet grek A pika qe s’ju bie, se na qelbet Ballkanin me faresoj arabesh me delire..

        Me keto mendje i moret dhe Turqit e Anadollit si psh Karamanlit ( Burra te Zinj perkthehet) i vute nga ‘s’ ne fund e na i sollet ne Ballkan.
        E tani rracat e Anadollit me nje te ndryshuar emri u vetquajten grek te lashte. Hahaha! Cfare s’degjojne veshet..

    2. Enki says:

      Neo greket jane bastarde rracash te ndryshne.
      1/4 e deputeve ” greke” jane sperme shqiptare.

      Nese vihet re kjo qe thua ti, atehere as Dule jevgjiti, arumum pindi nuk ka per tu fut me ne parlamentin shqiptar.

      Mos u ankoni per jevgjit neo grek se veten tuaj ulni

    3. Agron says:

      Greket jane komb i prapambetur njesoj si kusherinjte e tyre semitik e arab prej nga kane origjinen greket e sotem. Greket e lashte te cilet keta te sotmit i vodhen vetem emrin, por jo zakonet, nuk e njihnin racizmin, perkundrazi shumellojshemeria per ta ishte vlere.

      Sidoqofte kjo s’do te thote qe dhe greket e sotem nuk do demokratizohen e do perparojne si kombet e tjera. Eshte ceshtje kohe.

      1. Enki says:

        Na cate karin .e kwte ceshtjen e prapambetjes dhe demokratizimit.

        Rracizmi nuk eshte rracizem por nje menyre me mbrojt kombin tend nga ikja dhe shfarrosja

        Greket moderne jane tufe jevgjish por kane te drejte te bejne cte duan ne vendin e tyre.

        Ty nuk te deyroi njeri te shkoje atje.

        Keto qe thoni ju injorantet do ju vijne mbrapsht si bumerang Shqiperise.

  2. o tourkalvanos nuk ka vend ne token kristiane........ says:

    nuk e di se cdo te thot pasardhesi i turkut Pasa Ali me vargjet e Cajimit por nje gje eshte sigouro: do te marre ”to makri”……….
    ouuuuuuuuusssssstttttttttt paliotourke!

    1. jevgu i mozambikut u bë kristian says:

      arove se ka për të marrë dhe pidhin e motrës tate ore jevgu i greqisë që e mban veten për ortodoks duke harruar se ke ardhur nga mozambiku

  3. Llaman says:

    Suksese, por perzgjdhja qe ka bere me nje parti mbeturine te pasokut nuk i jep shume shance. Ajo parti eshte drejt shkrirjes. Me bukura eshte kur ushqen shpresa per zgjedhje tani, kur ato priten ne shtator.

  4. Teri says:

    Ky person s’ka bërë asgjë për emigrantët.Per herë të parë po e dëgjoj dhe shikoj.Ato ligje për emigrantët i ka nxjerrë parlamenti grek.No Comment !!!!????

  5. ZANI says:

    .. per here te pare te degjoj ore zoteri , por megjithese e kam te drejten per te votuar , nuk te votoj ..! Po ke mend , shko rregullo Shqiperine , pasi Greqia ka te vetet ..!

  6. baci says:

    Ky eshte nje karagjoz,vari k.

  7. baci says:

    Ky eshte nje karagjoz, vari k.spiun i grekut.

  8. Emigrant says:

    Haha, po shoh qe lukunia e gjakshiturve dhe sigurisht te semurve qe shkruajne nga spitali psikiatrik i Janulles, paskan ardhur te shajne kete perfaqesues dinjitoz te kombit shqiptar. Pikerisht se gjithe keta qen qe lehin neper komente, ndaj z. Fatos ka per tja dal ne zgjedhjet e ardhshme.

    Une i uroj z. Fatos fushate te mbare, dhe eshte nder qe ne parlamentin grek te kete perfaqesues nga komuniteti me i madh i etnik ne Greqi, shqiptaret. Ky do ishte nje perfaqesim i vonuar kur shohim qe ne Parlamentin Italian ka tashme 11 kandidat per deputet nga rradhet e shqiptareve. Por si gjithmone Greqia e vonuar ne cdo gje, s’kishte si te mos vonohet dhe ne kete rast.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje