35 vjeçarja humb betejën me kancerin, shkruan letrër prekëse pak para se të ndërronte jetë

22 Prill 2019, 15:14Lifestyle TEMA

Një grua që humbi jetën betejën me kancerin la pas një letër emocionuese.

Bailey Jean Matheson iu dha vetëm një vit jetë pasi u diagnostikua në vitin 2017 me kancerin e rrallë të leiomyosarcoma, që prek indet e muskujve të butë.

Bailey në mënyrë të guximshme vendosi të mos bënte kimioterapinë dhe vdiq më 5 prill 2019.

Ajo e nisi letrën: “35 vite mund të jenë pak, por ishin shumë të mira.”

Ndërsa falënderoi prindërit që e mbështetën në të gjitha vendimet që mori në jetë: “Gjithmonë më kujtohet nëna ime kur thoshte se humbja e një fëmijë është gjëja më e vështirë që mund të kalojë një prind. 

Prindërit e mi më dhanë dhuratën më të madhe duke mbështetur vendimet e mia, duke mos iu nënshtruar kimioterapisë dhe duke më lënë të jetoj pjesën time të jetës ashtu siç besoj të jetë.

 E di sa e vështirë mund të jetë duke më parë mua duke i dhënë fund medikamenteve dhe duke lënë natyrën që të vijojë. Ju dua të dyve edhe më shumë për këtë.”

Bailey falënderoi edhe të dashurin e saj që i qëndroi pranë. Ajo e njohu atë vetëm 3 muaj para se të diagnostikohej me kancer.

“Brent, erdhe në jetën time vetëm 3 muaj para diagnozës sime. Nuk mund të kërkoja në njeri më të mirë, që më shoqëroi gjatë aventurave të mia, takimeve, kur qeshja dhe qaja. Je person i mahnitshëm dhe kushdo që të njeh është me fat.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje