Flet pronari i servisit ku u modifikua furgoni për grabitjen e Rinasit: Ia dhashë me qira vëllait të Klement Çalës

22 Prill 2019, 10:59Kronika TEMA

Pas operacionit të Policisë në Elbasan, ku u ndaluan 4 persona lidhur me grabitjen e 9 prillit në pistën e aeroportit të Rinasit, u shoqërua në polici edhe pronari i servis ‘Genti’.

“News 24”, gjatë një komunikimi në telefon me pronarin e servisit, Gentjan Sharra, raporton se, sipas dëshmisë së tij, ky okjet ishte dhënë me qira , personit me emrin Elvi Çalës.

Ky i fundit rezulton të jetë vëllai i Klement Çalës, një prej personave të shumëkërkuar dhe i arratisur bashkë me Admir Muratajn në 2013-ës nga burgu i Trikalas në Greqi.

Po ashtu, ai dyshohet si një ndër personat që ka marrë pjesë në grabitjen e blindave në Rinas në vitin 2017, por nuk u provua përfshirja e tij.

Po ashtu, Sharra ka deklaruar për policinë se e kishte lënë këtë servis me qera, për faktin se nuk kishte punë, por se me Elvi Çalën nuk kishte një kontratë noteriale.

Sharra ka mohuar të ketë dijeni mbi aktivitetin kriminal lidhur me grabitjen.

1 komente në “Flet pronari i servisit ku u modifikua furgoni për grabitjen e Rinasit: Ia dhashë me qira vëllait të Klement Çalës”

  1. Muli says:

    Ky, jo që nuk ka dijeni por gjynah që i zbuluan dhe që ka patur furgonin. Biles as për furgonin që e ka patur të vetin se di?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje