FOTOT: Të dehur për katër net rresht, të rinjtë në Britaninë e Madhe harbohen për Pashkët

22 Prill 2019, 11:43Lifestyle TEMA
FOTOT: Të dehur për katër net rresht, të rinjtë në

Me premtimin se e hëna ishte pushim, pas festës së Pashkës të dielën, të rinjtë në Britaninë e Madhe kanë përfituar nga rasti për të mbushur baret dhe klubet e natës për katër netë rresht.

Të ndihmuar edhe nga temperaturat që kanë arritur deri në 25 gradë celcius, djem e vajza në të gjitha qytetet e mëdha kanë përfituar për të festuar, duke nxjerrë veshjet pranverore. Megjithatë, jo e gjithë nata ka qenë festive, pasi nuk kanë munguar sherret dhe ndërhyrjet e policisë, si pasojë teprimit me pije alkoolike.

Shumica arritën të gjenin rrugën për t’u kthyer në shtëpi, por pati edhe nga ata që mbetën të shtrirë rrugëve, duke preferuar të flenë aty. Fotot në galerinë e mësipërme tregojnë gjendjen pas katër ditësh festime të shfrenuara.

1 komente në “FOTOT: Të dehur për katër net rresht, të rinjtë në Britaninë e Madhe harbohen për Pashkët”

  1. Iliro Pellazgus Nacionalistus says:

    Krishterimi eshte Fe Super fe e Civilizuare me Mentalitet te hapur Open Mind

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje