Industria e rrobave: Kush janë importuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të veshjeve në BE?

22 Prill 2019, 20:45Bota TEMA

116 miliardë euro rroba u eksportuan nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian, ku pak më shumë se gjysma e të cilave kanë ardhur nga vendet joanëtare të bllokut (51% ose 84 miliardë euro). Referuar të dhënave të Eurostat, krahasuar me vitin 2013, është parë një rritje prej 36% në vlerën e eksporteve totale në vendet anëtare të BE-së.

Gjermania, importuesja më e madh e rrobave

Në vitin 2018 Gjermani importoi 17 miliardë dollarë rroba nga vendet jo anëtare të BE-së. Kjo e bën Gjermaninë importuesin më të madhe të BE-së të veshjeve nga vendet që nuk janë pjesë e bllokut, ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me 12 miliardë euro.

Më pas lista vijon me Spanjën  (12 miliardë euro, 14%), ndjekur nga Franca (10 miliardë euro, 12% ), Holanda (10 miliardë euro, 11%) dhe Italia (8 miliardë euro, 9%), raporton SCAN.

Kina, origjina kryesore e rrobave të importuara

Importet e rrobave nga vendet joanëtare të BE-së vijnë kryesisht nga Kina (27 miliardë euro, ose 32% e totalit të veshjeve jashtë BE), Bangladeshi (16 miliardë euro, 19%), Turqia (10 miliardë euro, 12%), India (5 miliardë euro, 6%), Kamboxhia (4 miliardë euro, 5%), Vietnami (mbi 3 miliardë, 4%), Maroku dhe Pakistani (3 miliardë euro, 3%).

Italia, eksportuesi më i madh i veshjeve

Midis shteteve anëtare të BE-së, Italia ka eksportuar në shtetet anëtare të BE-së 9 miliardë ndjekur nga Gjermania dhe Spanja (5 miliardë euro, 17%), Franca (3 miliardë, 12%) dhe Mbretëria e Bashkuar (1 miliardë euro, 5%).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje