Në kërkim të shumëkërkuarit: Si u lirua nga burgu Klement Çala (publikohen fotot e 4 të arrestuarve"

22 Prill 2019, 15:45Kronika TEMA
Në kërkim të shumëkërkuarit: Si u lirua nga burgu

Të shpallësh në kërkim të shumë kërkuarin. Ky është rasti i Klement Çalës, mosha 30 vjeç , i shumë kërkuar prej 2013 por pa sukses.

Pavarësisht dështimit të gjashtë viteve rresht, policia e ka rishpallur serish në kërkim Klement Çalën, të riun nga Elbasani, që u dënua në mungesë në Shqipëri me 25 vite burgim pas arratisjes nga burgu i Trikallasë.

Por pas Marsit 2013 atëherë kur edhe ndodhi arratisja në Greqi, rastësia e tradhtoi vetëm njëherë të vetme Klement Çalën, një rastësi, e cila në fakt rezultoi se ishte mbret i botës për të, pasi ai u lirua në mënyrë paradoksale.

Nga vendimi që Top Channel disponon tregohet se si ai u lirua megjithëse kërkohej nga pala greke.

Në qershorin e 2015-s, dy vjet nga arratisja Klement Çala gjendej në Vlorë me pushimet verore se bashku me familjen dhe me Alkond Bengasin, që ishte gjithashtu i kërkuar për një vepër tjetër penale.

Siç thuhet në vendim Klement Çala po udhëtonte me shpejtësi tej normave për të dërguar njërin nga fëmijët në urgjencë kur edhe është ndaluar nga një patrullë, të cilën ai e ka kundërshtuar dhe është ndaluar vetëm pasi është përplasur.

Ai iu prezantua me një pasaportë që ishte lëshuar në mënyrë të rregullt për të, por kishte identitet fals.

Klement Çala ia kishte dalë mbanë të merrte me emrin Saimir Koca, nga Obiliqi i Kosovës, një praktike kjo që u shpall false.

Por edhe pse përveç këtij fakti atij iu gjetën në shtëpinë e pushimit një pistoletë dhe disa gramë hashash, Prokuroria kërkoi gjithsej pesë vite burgim dhe në përfundim Gjykata e dënoi me vetëm një vit heqje lirie.

Por Klement Çala qëndroi vetëm një muaj në paraburgim, pasi gjykata urdhëroi në datën 2 korrik heqjen e arrestit me burg dhe lirimin e menjëhershëm të tij, duke e konvertuar burgimin me shërbim prove, një nga më të rrallët në gjyqësor ndaj një të shumë kërkuari.(TCH)

4 komente në “Në kërkim të shumëkërkuarit: Si u lirua nga burgu Klement Çala (publikohen fotot e 4 të arrestuarve””

  1. katarakti says:

    Keta gjykates dhe prokurore qe e kane shkelur me te dyja kembet ligjin jane te lire sot, apo te arrestuar?!

  2. Qylafi says:

    Merni e futni ne burg ata qe e kane liruar, eshte liruar kundrejt nje pagese

  3. arben says:

    Per aq kohe sa ne qeline bosh nuk do dergohen gjyqtaret e korruptuar qe lirojne te tille kriminele Shqiperia do mbetet peng e botes se krimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje