VIDEO+FOTO: Festa e çmendur e PAOK-ut, pasi e fitoi titullin pas 34 viteve!

22 Prill 2019, 17:21Sport TEMA
VIDEO+FOTO: Festa e çmendur e PAOK-ut, pasi e fitoi titullin pas 34

Festë e çmendur në Selanik për triumfin e PAOK-ut në kampionatin vendas.

Tifozët e zjarrtë të kësaj skuadre kishin pritur plot 34 vite për titullin kampion, që e siguruan në këtë sezon një javë para përfundimit të kampionatit, pasi mposhtën me rezultatin e thellë 5-0 Levadhiakosin.

Skuadra ku spikati edhe mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ergys Kaçe (sot pjesë e Panathinaikosit), theu hegjemoninë e Olympiakosit dhe Panathinaikosit, që e kishin monopolizuar titullin prej disa dekadash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje