Kur Sherif Merdani vinte në skenë këngën e Bitëllsave!

27 Prill 2019, 18:17Kulturë TEMA

Nga Avni Alcani, TemA

Ishin vitet ’60 të shekullit të kaluar (XX) në të gjithë botën moderne kishte shpërthyer “Beatlesmania” (Bitëllsmania), muzika e grupit anglez Beatles (Bitëlls), e cila erdhi si një valë e vrullshme në muzikën e Pop-it. Popullariteti i tyre, që kishte filluar të rritej në Mbretërinë e Bashkuar në fund të vitit 1963, kishte pushtuar gati të gjithë botën. Ardhja e tyre ndryshoi përgjithmonë qëndrimet ndaj muzikës Pop. Jehona e muzikës së Bitëllsave, sado e zbehtë, kishte mbërritur edhe në Shqipërinë e izoluar komuniste.

Emri dhe muzika e Bitëllsave ishin bërë të njohura edhe në qytetin tonë provincial të Librazhdit. Fillimisht ndikimi kishte filluar nga mënyra e krehjes së flokëve të djemve të rinj, e quajtur në atë kohë “moda Bitëlls” dhe më vonë me këngët e Bitëllsave, të cilat i kishin sjellë studentët e rinj librazhdas, që vijonin shkollat e larta në Universitetin e Tiranës. Në lagjen time unë kisha një shok të ngushtë nga Vlora, i cili quhej Besnik Nelaj. Vëllai i tij i madh, Artani, ishte student në Universitetin e Tiranës (Artan Nelaj shumë vite më vonë u bë një funksionar i lartë i pushtetit vendor, si Prefekti i Tiranës, por dhe i Vlorës). Artani i kishte mësuar vëllait të vogël disa këngë të Bitëllsave dhe prej tij ato melodi i kisha përvetësuar edhe unë. Si dy adoleshentë 14-15 vjeçarë, ne i krihnim flokët sipas modelit të Bitëllsave. Unë ende ruaj në albumin tim disa fotografi nga ajo kohë, në të cilat kam dalë me modelin e flokëve si “këpurdhë” të Bitëllsave.

Duhet të ketë qenë vera e vitit 1966 (ose 1967, pasi nuk më kujtohet mirë), kur në qytetin e vogël të Librazhdit mbërriti për herë të parë Sherif Merdani. Ai binte në sy me paraqitjen e tij të jashtme: ishte i ri, i gjatë, elegant dhe shumë simpatik. Sherifi ishte i panjohur për librazhdasit, por shumë shpejt ai do të fitonte zemrat dhe simpatinë e banorëve të qytetit të vogël, si muzikant, si instrumentist (firzamoniçist), por më vonë edhe si këngëtar profesionist. Me pjesmarrjen e tij për disa vite rrjesht në disa festivale kombëtare të RTSH-së, Sherifi do të bëhej i famshëm edhe për publikun artdashës të Shqipërisë.

Në fund të gushtit të atij viti (1966-67), në vendin e quajtur “Ura e Spatharit” do të zhvillohej ceremonia e inagurimit të ujësjellësit të ri të qytetit, e cila do të sillte ujin e pijshëm nga burimet e fshatit Spathar. Me atë rast ishte organizuar dhe një koncert artistik nga trupa amatore e Shtëpisë së Kulturës. Këngëtarët i shoqëronte një instrument i vetëm, firzarmonika, të cilës i binte Sherif Merdani. Ishte dalja e tij e parë publike në një aktivitet artistik, por edhe për ne ishte hera e parë që shikonim dhe dëgjonim një instrumentist të atij niveli. Kënaqësia e jonë ishte e jashtëzakonshme dhe, siç thuhet sot, ne u bëmë menjëherë fansa të tij. Ne ishim krenarë që Sherifi punonte dhe jetonte në qytetin tonë.

Sherif Merdani punonte si shef muzike në Shtëpinë e Kulturës të qytetit të Librazhdit. Në këtë institucion kulture kishte një trupë amatore me këngëtarë dhe aktorë të talentuar. Sherifi punonte shumë, pasi muzika ishte pasion i tij. Sherifi organizonte koncerte mozikore, duke ftuar këngëtarë të njohur shqiptarë të kohës. “Kam punuar shumë që t’i ndërroja atmosferën atij qyteti, vinin nga Elbasani e Pogradeci për të parë shfaqet tona. Aty këndonin Zija Saraçi, Naim Kërçuku, Vaçe Zela, – vinin sepse ishin miqtë e mi”.- do të shkruante ai shumë vite më vonë.

Me grupin e tij muzikor, Sherifi mbulonte të gjitha aktivitetet aristike të qytetit, si dhe mbrëmjet e argëtimit (dëfrimi), që organizoheshin në instucione dhe ndërmarrje. Gjithashtu ai ftohej shpesh (gati cdo javë) nga rinia e qytetit (djemtë e vajzat e gjimnazit) për të organizuar mbrëmjet e argëtimit dhe ai asnjëherë nuk përtonte për të ardhur në mbrëmjet e tyre të argëtimit me fizarmonikën e tij në krahë. Kurrë nuk mbahet mend që ai t’i ketë refuzuar ftesat e tyre.

Vëllain im i madh më merrte gjithnjë me vete në mbrëmjet e dëfrimit të klasës së tij të gjimnazit. Unë argëtohesha në maksimum duke dëgjuar muzikën (këngët dhe meloditë) që luante Sherifi. E kisha mësuar përmendësh gati të gjithë repertorin muzikor të luajtur me firzarmonikën e tij.

Në ato kohë, nëpër estradat profesioniste dhe amatore aplikohej rëndom parodia, e cila ishte një gjini letraro-muzikore që imitonte në mënyrë qesharake një vepër serioze letrare, a muzikore. Në atë kohë parodia satirizonte (me tepri imitimi, shtrembërimi apo përqeshje) dukuri negative, apo të shëmtuara për kohën, si individë (drejtorë, burokratë, brigadierë, punëtorë, fshatarë fanatikë etj.), por dhe institucione, si ndërmarrje prodhimi, ndërmarrje shërbimi etj. Pjesët muzikore satirike për teatrin e estradës zakonisht shoqëroheshin me këngë.

Repertori i këngëve ishte i larmishëm, duke filluar që nga këngët popullore, të muzikës së lehtë, këngë shqiptare, këngë të huaja etj. Këngët e huaja më në modë ishin ato të artistit të famshëm indian Raxh Kapuri. Parodizoheshin vendet, apo personalitetet e larta të vendeve të huaja “borgjezo-revizioniste”, që ishin “armike” të regjimit komunist shqiptar. P. sh., kur politikani që parodizohej ishte sovjetik, aktorëve u viheshin këngë ruse, sllave etj. dhe kur satirizohej një politikan e lartë amerikan, i viheshin këngë amerikane të kohës etj.

Në njërën nga çfaqjet e estradës amatore të Librazhdit ishte parodizuar Ndërmarrja Tregtare e qytetit, e cila, në atë kohë, quhej “Ndërmarrja e Konsumit”. Muzikën e parodisë e kishte vënë Sherif Merdani dhe ne kujtonim se atë këngë e kishte kompozuar ai. Parodinë e këndonte aktori Sabri Cani, i cili ishte edhe instrumentist. Ai i binte instrumentit të baterisë. Ajo këngë ishte aq e e bukur dhe e magjishme, sa ne fëmijët u fansionuam pas saj dhe e mësuam menjëherë përmendësh. Ajo këngë u bë shumë e dashur dhe shumë e njohur për ne. Melodinë e saj ne e këndonim të shoqëruar me vargjet e adaptuara të fejtonit, me refrenin: “O kon-su-u-u-mi!”

Në vitin 1969, pasi fitova konkursin, u regjistrova në Shkollën e Mesme Artistike (sot Liceu Artistik) “Jordan Misja” në Tiranë. Ishte fundi i viteve ‘60 dhe në atë kohë në Shqipëri kishte filluar një liberalizim në kulturë dhe në arte, veçanërisht në muzikë, aq sa në ambiente të ndryshme argëtimi dhe në skena filluan të luheshin muzikë e të këndoheshin hapur këngë të huaja. Gati çdo fund jave në shkollën tonë organizoheshin mbrëmje argëtimi në sallën e koncerteve, që ishte një sallë shumë e madhe dhe e përshtatshme për aktivitete të tilla. Atje luanin muzikantë dhe instrumentistë të mrekullueshëm. Fizarmonikës i binte Blerim Reçi, Bashkim Alimeri (i njohur me emrin Bake), Agron Gjyzari, Besnik Osmani etj., kurse kitarës i binin Françesk Radi, Edison Misa, Edmond Xhani etj. Në repertorin e tyre luheshin kryesisht këngë të huaja bashkëkohore, si këngët e Bitëllsave etj., të cilat, shumë prej tyre, ishin të njohur për mua, pasi i kisha të dëgjuar më parë nga Sherif Merdani.

Njëra nga këngët më befasoi dhe më çuditi më shumë. Ajo ishte kënga ime e preferuar e Sherifit, të cilin ne e njihnim me emrin “Kënga e konsumit” dhe që dikur ishte vënë në skenë nga estrada amatore e Librazhdit. E pyes njërin nga shokët e mi muzikantë, se ku e kishin mësuar atë këngë të Sherif Merdanit. “Jo, – më tha shoku im, – kjo është këngë e Bitëllsave dhe quhet “Girl” (Gërll). Unë u çudita dhe i thashë me naivitet se këtë këngë unë e kisha ditur të Sherif Merdanit. Nga shoku im mësova se kënga ishte shkruar nga John Lennon dhe se ishte e interpretuar nga

Bitëllsat në vitin 1965 (Albumi “Rubber Soul”). “Gërll”, më tha shoku im, është një nga këngët më melankolike dhe më të bukura të repertorit të këngëve të dashurisë të Bitëllsave.

Në vitin e mbrapshtë 1973, kur kishte filluar reaksioni i egër komunis kundër kulturës dhe artit në Shqipëri, për Sherif Merdanin erdhën ditët më të errëta të jetës së tij. Me urdhër e të sekretarit të parë të Komitetit të Partisë të rrethit të Librazhdit, korçarit Marko Xeka, Sherifin e arrestua (D. Kaloçi: “Raporti sekret… Përse u arrestua Sherif Merdani”, gazeta Shqiptare, datë 26.032018). Për Sherifin filloi një kalvar i gjatë vuajtjesh, diskriminimesh dhe persekutimesh, që tashmë janë bërë të njohura për publikun shqiptar.

Në vitin 1973 unë fillova punë në Shtëpinë e Kulturës të qytetit të Librazhdit. Pas arrestimit të Sherifit në atë institucion ndjehej sikur e kishte e kishte pushtuar një atmosferë e rëndë frike dhe terrori. E pata ndjekur direkt nga salla gjyqin e Sherifit, që i përngjante një gjyqi inkuizicioni, i cili të kujtonte filmi “Piktori dhe inkuizicioni”, kushtuar piktorit El Greko, film i cili ishte duke u çfaqur në skenat e kinemasë. Persekutorët i kishin përgatitu atij lloj lloj akuzash nga më absurdet, siç ishte akuza për një trëndafil që i kishte dhuruar Sherifit këngtarja kosovare Nexhmije Pagarusha.

Çuditërisht, për këngën e parodisë “Konsumi”, muzikën e të cilës Sherifi e kishte marrë nga një këngë e Bitëllsave dhe që ai e pati vënë në skenën e Shtëpisë së Kulturës, nuk pati asnjë akuzë. Drejtuesit e lartë të Komitetit të Partisë në rreth nuk e kishin kuptuar manovrën e zgjuar të Sherifit, për të vënë në skenë një këngë të Bitëllsave, pasi, si injorantë që ishin, ata nuk e njihnin muzikën e Bitëllsave dhe ky kishte qenë një fat për të, pasi, po ta kishin ditur, persekutorët do t’ia kishin shtuar Sherifit vitet e dënimit. Ata nuk e mësuan kurrë që ai ua kishte hedhur.

Pas përfundimit të gjyqit, Sherifi u dënua me 10 vjet burg.

Sherif Merdani jetoi gati 6-7 vjet në qytetin e Librazhdit. Ai kishte lënë gjurmë në atë qytet, si dhe shumë miq e shokë. Pas daljes nga burgu në vitin 1989, Sherif Merdani organizoi disa koncerte recitale nëpër Shqipëri dhe koncertin e parë ai e dha në qytetin e Librazhdit.

Bashkia e qytetit të Librazhdit e ka shpallur Sherif Merdanin “Qytetar Nderi”.

11 komente në “Kur Sherif Merdani vinte në skenë këngën e Bitëllsave!”

  1. Opinionisti i paanshëm. says:

    I nderuar zotëri që ke shkruar artikullin, më vjen mirë që ke shkruar kujtime nga ajo kohë “e largët” dhe me shumë halle, por kujtime të bukura gjen në çdo kohë, për më tepër njerëz me shpirt të “artë” ….urime që i përmende të gjithë “personazhet”që i dhanë jetë shpirtit artistik të atij qyteti të vogël, por të lidhur ngushtë me artin. Përmende artistë dhe “funksionarë” të atij institucioni të nderuar, por si mund të harrosh të përmëndësh të NDERUARIN Qazim Gjini Drejtorin e sajë, një intelektual i nderuar, një qytetar model që kontriboi familjarisht për shumë vite në Librazhd, shpresoj të jetë jo e qëllimshme, apo dashakeqe, të kujtoj që nën drejtimin e Z.Qazim Gjini, Librazhdi “mbërtheu” dhe solli FLAMURIN E FESTIVALIT TË GJIROKASTRËS……. një kontribut veç personazheve të sipërcituar besoj ka edhe Drejtori i Institucionit.

  2. ME EMER says:

    Sherif Merdani ka qene nje kengetar shume i preferuar , sidomos per ne patriotet e tij . Nder kenget me te bukura qe ai ka interpretuar , per te cilat edhe vete do te kete ndjere kenaqeai jane ” kenga e nenes “, “a do vish sivjet ne plazh”, “fqinje e bukur lozonjare “, “takim ne oren 7-te ” etj. Natyrisht qe ai per talentin qe kish , nuk e kish te veshtire te kendonte as kenge angleze , as italiane , as indianet e Raxh Kumarrit , per te cilat duket te “futej “ne burg dhe Vera Grabocka me grupin e xhirimit te kinostudios ne Liqenas , zona e Prespes , qe “lane nam ” ne lokalin e fshatit me muziken shume te pelqyeshme te Raxhit , qe per rinine nuk rekomandoheshe pasi ” dilte nga marshet “, sikurse e pashe me syte e mij ne Prespe , pasi ne lokal u lejuan personalisht nga ana e ime qe kisha te drejten e ushtrimit te kontrollit , per te cilin banakieri mezi mundi ti largonte , pasi ishin te gjithe te dehur ..! Nje “gango” nga te kinostudios i kethente banakierit goten e birres te pergjysmuar , duke i kerkuar reston , se per ndryshe nuk dilte jashte ..! Keto ishin “aventurat e moshes “,natyrisht dhe per mua qe nuk kisha mbushur as te tridhjetat dhe i pa martuar . Me vjen keq per ata qe jane denuar , por duke pare rinine e sotme qe vuan denimet ne burgjet e Europes , mendoj se situata duhej te kontrollohej ..!.. Mosha e re ben cudira ..!

  3. Opinionisti i paanshëm. says:

    Përse nuk publikohet komenti?! Ka disa orë që është bërë?! Ka censurë?! Sa keq.
    Verifikojeni dhe do shihni se ASHTU ËSHTË REALITETI.
    Tema, mos dilni nga tema, por trego se TEMATIKAT E Temës, janë të hapura, të pacensuruara, etike, pa asnjë “ndjenjë frike”…. ndaj disa shkrimeve ka shumë komente vulgare…. dhe….publikohen?!

  4. Llumi i ketij vendi mender ish te persekutuarit says:

    Ky kellira me emrin Sherif ne te vertete eshte denuar per pedofili se kur ishte mesues ne gjimnazin e Librazhdit shkoi me nje nxenesen e vet. Sali Bajga e numeroi, si mijera te tjere qe ishin denuar per krime ordinere, si te denuar politike. Mero keto i di, po meqe sot vizitoret i ka te majte, i boton keto lloj gjerash per pune ekuilibri politik (dje Mero ishte mender i djathte…hahaha Mero si shumica derrmuese e shqiptareve ishte me gjysher dhe baba brekgrisur por qe ne 90-ten e gjeten veten te djathte). Ndaj mos na cani carin me keta ordineret qe na i servirni si ish te persekutuar.

  5. shkodra says:

    Po na e bënë Sherifin si Pol Mekartin.Ka qënë një këngëtar nëpër mbrëmjet e studentëve.Kush ka qënë student në kohen që ai ishte student e di mirë se kush ishte.Hiqej si këngëtar i madh pornuk ishte ashtu.Unë personalisht nuk e kam dëgjuar kurë sepse këndon për pordhë jo se është talent.Burgun e bëri sepse ishte tip bagabondi dhe jo se këndonte Bitëllsat.Nejse gazetat të tilla gjëra duan të shkruajnë për tu shitur…

  6. lisi says:

    Na cate bythen me kete trapinEdhe ky nje mut te madh sa koka e Tufes ka bere.I takon ti ngrihet nje bust ne Librazhd sic beri Edi per MUT-HATIN

  7. ME EMER says:

    komenti eshte aq realist sa dhe djelli qe del cdo mengjes . Ipokrizine dhe ipokritet kam urryher gjith jeten ..!

  8. LESHI i perdorur says:

    Kam qelluar personalisht mbrapa muzeut kombetar kur I gerthiste me fjalet me banale si rrugaçi lagje, nje djali qe ishte si roje parkingu,nga ata qe rrinin aty per buken e gojes ,per nje 500 leksh.Nuk i kam besuar syve qe ishte ky “bitellsi mondan” ,i persekutuari disident i muzikes “oksidentale”.Shoku shpati ishte nje kokra e legenit po ky ishte dhe eshte kokra e hales me ate qe e kam pare.Na hapet barkun me funderina ,furnizoni opinionin me tema leshi

  9. mik says:

    Nuk e di se cfar ‘mileti ‘ jemi ?!! Te gjithe artistet qe kane dale ne pah ketu ne Shqiperi, shahen e fyhen nga komentuesit ne nje menyre krejt banale !! A vjen kjo nga xhelozia, dmth nga pa-aftesia e ketyre njerezve per me u ba dikushi, apo paguhen per kete pune ? !!
    Artikujt per artistet shkruhen per arritjet e tyre ne ate fushe te artit qe ato i perkasin, e jo per personalitetin qe kane. Persa i perket personalitetit, ata jane njerez si te gjith ne, me te mira e me te keqija. Sjelljet apo ” skandalet ” e tyre gjithmone fokusohen dhe zmadhohen nga influenca e fames qe kan.
    Nuk mund te komentosh per dike duke e share me t’par e me te mbrame, e per vete te dalesh i mire. Askush nuk e pranon kete.

  10. Ad says:

    Shero Shurri Metdgari nuk i beri tamam vitet e burgut .
    Hajduti i shtepive Hajdar Kandahari thoshte se me shume burg kam bere une per vjedhje shtepishe me Sali Lushen e Shkelzen Hoxhen, nipin e Rakip Hoxhe Boshnjakobicit për vjedjje shtepishe se sa Shurrifi.

  11. lisi says:

    O ti Miku idiot Po cfare vlerash ka lene ky trap pervec pordheve qe leshon dhe e gjitha kjo pse Enveri i trodhi kete dhe gjithe sojin e tij As ky as shoket e kallepit te tij nuk kishin asnje vlere U be e modes tek ne qe kush hyri ne burg ka vlera Ju hengert kolera Po ata qe punuan me nder e djerse e ndertuan kete vend nuk kane asnje vlere?!Vetem injorantet e halabaket jane fansat e ketij lloj llumi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje