Zgjedhjet, ku armiqtë e mundshëm janë po socialistë

1 Qershor 2019, 20:32Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kjo është një fushatë që nuk ka nevojë për pompozitet. Nuk ka nevojë për spote negative, apo luftë me kundërshtarët. E gjitha u konsumua deri më 30 maj. Opozita nuk pranoi të hyjë në garë dhe konkurrentët përballë Partisë Socialiste, mbulojnë rreth 40 për qind të bashkive.

Por kjo s’do të thotë që kjo fushatë s’do të ketë armiqtë e saj.

Kandidatët më të rrezikshëm për armiqë të saj do të jenë vet socialistët. Identikti i socialistit që mund të prishë zgjedhjet, është ai socialisti i ardhur nga rruga, i katapultuar pa meritë, pa garë, me klientelizëm apo rreth të njohurish, që nuk i intereson shumë se si do shkojnë zgjedhjet, por do të fitojë me çdo kusht dhe nëse ka ndonjë të pavarur apo rival të ndonjë partie të vogël përballë.

Është ai rrethi i njerëzve meskinë, zullumqarë, që janë të gëzuar që nuk kanë rivalë serioz përballë dhe mund të bëjnë kërdinë në qendrat e votimit. Ashtu siç bënë shumë deputetë të Berishës më 26 maj, kur opozita kishte braktisur zgjedhjet.

Armiku i dytë i këtyre zgjedhjeve, por sidomos i ditës së zgjedhjeve, është bojkoti i Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Përveçse kjo mungesë ka vrarë garën, ajo do të vrasë për vite të tëra nga pas këtyre zgjedhjeve, skenën elektorale të Shqipërisë.

Për herë të parë ne do të kemi një identifikim të trupës votuese të Shqipërisë. Ne pas 30 qershorit, do të dimë shumë mire kush është socialist dhe kush është demokrat në letra. Dhe kjo do të shkatërrojë për vite të tëra zgjedhjet, pasi me një program të thjeshtë në kompjuter, ti mund të llogarisësh thuajse me emra kush janë votuesit e tu dhe kush janë kundërshtarët, e çfarë mund të bësh me ta.

Partia Demokratike e bëri këtë idiotësi në vitin 1998, në referendumin për Kushtetutën dhe identifikoi trupën e saj votuese, përmes bojkotit.

Ka mjaftoi që tri palë zgjedhje më pas, organizuar nga Ilir Meta dhe Fatos Nano, njerëzit e PD të mos e gjenin më kurrë emrin në qendrën e votimit, por ishin të shpërndarë njëri në Kombinat e tjetri në Kinostudio.

Tani do të jetë dhe më keq. Identifikimi i trupës votuese, do të bëjë që presioni të shkojë direkt tek votuesi dhe kalkuluesit e zgjedhjeve ta kenë më të lehtë dhe me më pak kosto punën e tyre.

Ky fenomen do ta shoqërojë gjatë si një flluskë ajri brenda enës së gjakut të sistemit elektoral, duke e futur atë në kolaps.

Ndaj ndoshta do të ishte e zgjuar si taktikë, që PD të bojkotojë zgjedhjet, por zgjedhësit e saj të mos identifikohen si bojkotues, por të shkojnë të votojnë si të duan. Të paktën kështu nuk do ta kemi të qartë kush janë votuesit e PD e PS.

Armiku i tretë i këtyre zgjedhjeve është dhuna. Nuk mendoj se ajo do të dëmtojë zgjedhjet, por retorika rreth dhunës do të konsolidojë atë si mjet politik.

Fjala vjen nuk është e rrezikshme se PD mund të përdorë dhunë në disa qendra, apo qoftë dhe disa bashki. E rrezikshme është të kthehemi në vitin 2001, kur dhuna e policëve të Ilir Metës dhe atyre që prishnin zgjedhjet, i çoi zgjedhjet në pesë raunde.

Armiki i katërt i këtyre zgjedhjeve janë komisionerët një partiakë. Për shkak të anomalisë që prodhoi bojkoti, skema e komisionerëve është thuajse një partiake. Tani më shumë se kurrë duhet rikthyer amendamenti i Bashkim Finos, që u hodh poshtë në Kuvend dy muaj më parë.

Socialistët duhet të tërheqin komisionerët që kanë çuar në qendër votimi dhe të miratojnë një skemë të re komisionerësh nga shoqëria civile, ose nga profesione të përcaktuara, fjala vjen mësues apo gjyqtarë, dhe jo më me 7 vetë, por tre, ose katër vetë.

Ky do të jetë një rast i mirë që kjo skemë të konsolidohet dhe në reformën elektorale.

Armiku i pestë i këtyre zgjedhjeve dhe më i rrezikshmi është mungesa e konkurrencës së vërtetë. Kjo nuk kompensohet, pasi nuk është në dorë të atyre që garojnë, por në dorë të atyre që nuk garuan.

Kjo do të mbetet një sëmundje e pashërueshme e këtyre zgjedhjeve, dhe ndoshta ajo që do të dëmtojë më tepër perspektivën e tyre. Por mbi të gjitha, do të ndëshkojë opozitën dhe të ardhmen e saj, që do ta vuajë gjatë.

Si të tilla, këto zgjedhje, edhe pse pa telashe elektorale, janë zgjedhjet me më shumë rreziqe politike për Shqipërinë, që kërkojnë më shumë përgjegjësi, transparencë dhe ndershmëri, se çdo palë zgjedhje tjetër.

Dhe mbi të gjitha, kërkojnë pjesmarrje. Ajo është e vetmja recetë që mund t’i mbajë gjallë.

24 komente në “Zgjedhjet, ku armiqtë e mundshëm janë po socialistë”

  1. Mesila says:

    Perfekt Mero. Me mire nuk behet.

    1. adi says:

      Nese do kete votime
      Askush nuk do e mari vesh se ai qe nuk shkon te votoje eshte eshte pa parti nga elektorati gri,apo eshte I PD,apo LSI,apo I PDIU, apo I cdo partie tjeter.
      POR ,POR eshte e sigurt
      Qe do ata qe do shkojne te votojne jane RILINDAS.
      Ne kete moment qe jemi ku ndarja politike eshte vertet e madhe dhe ikja e rilindjes eshte thjesht procedure ata qe do shkojne te votojne do perballen me pushtetin e rradhes.

      1. Zjarri says:

        Do perballem une me pushtetin e rradhes? Ik se po te qi robt ty edhe oushtetit te rradhes. O orientale te mbaruar. Mendjen per perballje e keni. Nuk keni rrespekt fare per lirine e tjetrit. O ordiner

        1. adi says:

          Kokra e BQ
          Per kategorine tende jo vetem nuk kam respekt , po kam shume neveri.
          E dyta e lexon ca shkruan arikulli ?????? fiks si reklama e rilindjes, qe ka vetem pranga.
          Po realisht ata qe do identifikohen jane vetem rilindasit ose ndonje car dhe rilindas bashke si puna jote.

    2. Prind says:

      Ke harruar kategorine e socialisteve ( si puna ime), qe prej 27 vjetesh voton PS dhe qe nuk jane vleresuar kurre edhe pse meritojne shume. Dje perbuzeshim e shkeleshim nga Berishistet ne vendet e punes dhe sot drejtohesh nga militante te LSI apo te PD-se akoma . Na mbetet vec te bejme sehir dhe te kuptojme perdite e me teper, se sa e pavlefshme eshte te mbartesh vlera ne keto kohera.Per cfare te votoj ne date 30 ?! Refuzoj t’ i besoj politikes ketej e tutje.

  2. Isuf says:

    Meros i ka shkuar mendja fiks sic mendojne shume te tjere, perfshi dhe mua.

  3. Klajdi H says:

    Shkrim i drejte,PS duhet te kete kujdes me shume nga idiotet e vet se mos mbushin kutite per ti bere qefin kryetarit te zones,dhe dalin me shume vota se zgjedhes ne lista.

  4. Gjergj says:

    Korrupsioni e krimi shkaterrojne ekonomine.Varferia e padrejtesua rritet.Ne te tilla rrethana kur qeveria e kupton qe nuk ka buke per te gjitne e ju ofron konfliktin.Nuk ka buke per te gjithe, por lufte per te gjithe ka! Kjo eshte motoja e qeverive e elitave te korruptuara! Me lufte fshijne dhe hajdutlleqet e krimet e tyre! Popull, kujdes!

  5. Lupo says:

    Xha Mero fiksoje .Pjesemarja 27%

  6. Scorpions says:

    Me kete analize, Mero, pergjithesisht te sakte, indirekt thua se zgjedhjet me pjesemarrjen e vetem nje krahu jane shume te rrezikshme. Sepse ka edhe njerez qe duan te votojne te majtet, por per te mos u identifikuar nga te djathtet nuk dalin farr te votojne. Dmth mveten palo zgjedhje, pavaresisht qe vijne se pasoje e qendrimit pa kuptim te opozites. Ne keto kushte, Rama duhet te gjeje nje zgjidhje me te zgjuar.

  7. elitex says:

    Nuk mendoj se mos pjesmarja do ti identifikoje njerezit me emra se kush jane me nje parti e kush me tjetren. Ne Shqiperi, eshte shume e thjesht te dish per komshinjte se ke votojne.

  8. TAIP SULKO (Azil Diplomatik Kanada) says:

    Ambasadorja e skandaleve ne Danimarke Elida Petoshati me buRin psikopat-homoseksual Arian Muka -skandale vjedhje rrahje kriminale. ELIDA bullica me tiroide nga katundet e Tragjasit njohu ne internet homon emigrant ne Itali kArian Muka qe hante qyl prej nje gruaje plake italiane. U martuan keta dy te çmendur shterpe dhe me leket e siguracionit te shtetit shqiptar vajten i futen 1 kalama ne laborator ne Kanada. Te dyve i mungon nje gje: Kollodoku!
    Shembulli tipik i Elida Petoshatit që është ngjitur në rangun e ambasadores nëpër shkallët e paligjshme të nepotizmit, si njeriu i Ilir Metës. Por ky është vetëm fillimi i cili shpesh është domethënës. E.Petoshati në ushtrimin e detyrës së saj ka ngelur besnike e frymës dhe veprimeve të klaneve nga ka dalë dhe thjesht ia ka nxirë faqen Shqipërisë në Otavë me korrupsionin e hapur dhe sjelljet si përfaqësuese e grupeve mafioze, të denja vetëm për krizën e 97-s në Shqipëri. Emërimi i kësaj ambasadoreje në Kanada, fatkeqësisht ka përkuar (është e logjikshme) me kulmimin e veprimeve abuzive dhe të papërgjegjshme të Qeverisë shqiptare, duke bërë që vala e emigrimit të paligjshëm nga vendi ynë në drejtim të Kanadasë të mos ndalet, madje të përkeqësohet. Kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e pashmangshëm (që hyn në fuqi së shpejti) të autoriteteve kanadeze të cilat, si një masë vetëmbrojtëse, e kanë përfshirë Shqipërinë në grupin e vendeve që kanë shpërthime valësh të pakontrolluara të emigrantëve të paligjshëm, për arsye të paqëndrueshmërisë politike, pasigurisë së theksuar dhe dhunës së grupeve mafioze, rrënimit ekonomik madje edhe luftës shkatërruese totale sikurse janë Haiti, Kongo, Somalia, Sudani i Jugut, Afganistani, Kamboxhia, Irani, Iraku, Siria, Autoriteti Palestez etj. Këto veprime të Qeverisë shqiptare dhe përfaqësueses së saj në Otavë e kanë futur Shqipërinë në “listën e zezë”. Qeveria shqiptare dhe E.Petoshati duhet tu japin shpjegime shqiptarëve për këtë turp dhe dhe për atë realitet që kanë krijuar për shqiptarët që ende ikin sikur vendi të ishte në luftë…
    Por gjërat nuk mbarojnë me kaq. Kësaj ambasadoreje me titull, E.Petoshatit, nuk i nxihet faqja as nga ana njerëzore as administrative që të marrë në mbrojtje hapur madje edhe vrasjet e katër demonstruesve në mes të Tiranës, më 21 Janar 2011, duke e quajtur vrasjen e tyre reagim normal të shtetit. Po me aq qetësi ajo ka marrë në mbrojtje edhe qarkoret e turpshme, fyese dhe shkatërrimtare nga ana profesionale, të dërguara fill pas asaj ngjarjeje tronditëse dhe që e spërkati me gjak fytyrën e Qeverisë. Mënyra primitive-familjare- klanore se si e drejton E.Petoshati institucionin e ambasadës, fshehjet e korrupsionit të shefave në Tiranë dhe veprimet po ashtu të frymëzuara po nga e njëjta psikologji korruptivo-klanore, e bëjnë atë një shembull tipik të diplomacisë shqiptare sot, – një dorë të zgjatur të klanit që e ka dërguar, e cila është fare e paaftë profesionalisht, inaktive dhe me performancën e një shtëpiakeje të rëndomtë në përfaqësim, por që bëhet sakaq agresive kur mbron dhe maskon interesat korruptive të vetat dhe të njerëzve të pushtetshëm që e kanë dërguar.

    1. Bau Bau Motriau says:

      Sqap-Zdapi

      “Viktorius”,

      shko kuro shendetin mendor !

      1. Bau Bau Motriau says:

        Zqap-Zdapja

        “Viktoria”

        e martuar me “Marselon”,

        shko kuro shendetin mendor,

        se cdo gjashte muaj komshinjte do te perzene prape

        nga pallati

        dhe nga lagjia !

      2. Bau Bau Motriau says:

        Zqap-Zdapja

        “Viktoria”

        e martuar me “Marselon”,

        shko kuro shendetin mendor,

        se cdo gjashte muaj komshinjte do te perzene prape

        nga pallati

        dhe nga lagjia ,

        se je fizikisht dhe gjenetiksiht i padurueshem e pasopertueshem !

  9. uskania says:

    Problemi është tjetërkund: Duke qënë të fituara nga PS zgjedhjet, dhjetëramijëra vetë votues të kandidatëve te propozuar nga PS nuk do të shkojnë në zgjedhje për dy arsye-1, sepse i kanë të fituara dhe 2, sepse kanë frikë nga ndonjë dhunë e propaganduar.

  10. Zigur Qarri says:

    Ti bësh hosana dy pushttetareve armiq me njeri tjetrin,eshte nje problem i madh.Dhe thone pastaj se Mero Baze nuk ka byth te
    investigoje hajdutet e politikes dhe ata ordinere!Investigim eshte edhe ky,i armikut te brendeshem dhe te jashtem!Kjo ka te beje
    me pervojen.Epoka e paranojes komuniste mbaroi,por steriotipet paranojake, vegjetojn akoma ne shoqerine shqiptare,sidomos
    ne media dhe politike.Vete Kryeministri yne eshte nje paranoid.Ne nje sistem politik plurarist,do te behen zgjedhje pa opoziten!
    Dhe kete kerkojn t’ja shesin shqiptareve si fare normale.Keni pare te luhet nje ndeshje futbolli edhe kur nuk paraqitet kundershtari?
    Gazetarin dhe Juristin e percakton ndergjegja qytetare ne profesion,dhe jo “aftesite” per te manipuluar turmen ne sherbim
    te padronit te radhes.Por,provinciali e ka te veshtire te mbijetoje pa servilizem,pa ju lepire dikujt.Mero i njohur per karakterin
    perfid dhe servil ndaj personave me pushtet,nese do te kthehet perseri tek PD-ja,ku i ka sherbyer qorrazi Berishes nje koh te
    gjate,do te jete nje Moisi Golem,nese i qendron”besnik”(nga interesi) padronit te ri,do te mbesi nje Hamza Kastriot,dhe do te
    mbesi i tille.

  11. gjeramadhi says:

    z. baze mos u hidh dege me dege nuk ka asnje armik per zgjedhjet ,pd nuk ka fituar asnjehere zgjedhje ne shqiperi dhekurrene kurres nuk do te fitoje gjithmone i ka vjedhur ato dhe zullumi ne nje fare menyre e zuri

  12. Aldi says:

    Meqenese Pd nuk do te hy ne zgjedhje atehere varianti me i mire qe munde te zgjedh qeveria aktuale demokratike eshte e thjeshte. Quhet Referendum. Le te bejm ne 30 qershore nje referendum ku populli te vendose nqs pd duhet te hy ne zgjedhje apo jo, pastaj Mero, mere edhe njehere lapsin edhe tregona kush eshte fajtor ne kete katrahure qe eshte krijuar. Pikat qe na tregove me larte jane mese reale, por problemi qendron qe nuk eshte e nevojshme te shkoje situata ne kete percarje sociale. REFERENDUM.

  13. Peço says:

    Unë kam vetë një hall, do ketë saze atë ditë, që populli të festoj për fitoren 99.9% të Partisë së lavdishme Socialiste, Rilindase, vetëqeverisëse? Vallahi, ditë më të bukur nuk besoj se do të ketë. Si lum ne që ja mbrritëm kësaj dite, ku na çoi klasa jonë politike thellësisht demokratike!!!! Një ditë që do të tregojë shkoqur se si demokracia mund të ndërtohet nga ish komunistët dhe bijtë e tyre sundimtar.

  14. for president says:

    pd, parti me noten ngelese 1. edhe kete situate te mbrapsht e kemi peshqesh nga ky ngeles i papare.

    mr. rilindja eshte edhe ky nje ngeles, por me noten 4, dhe si hileqar fshihet pas kushtetutes. bravo hilese !!!!

    krahasimi qe bera me “partine ngelese”  dhe “individin ngeles”,  besoj qendron !!

    pra ne 30 qershor ngelesit jane rehat….ata  ngelen ne klase.

    provimi tani DUHET kaluar nga POPULLI dhe REPUBLIKA.
    keta duhet te kalojn PATJETER me noten 10, pasi ne te kundert do fillojme te themi:  “ishim me mire kur ishim me keq…..”

    a e kalon dot ky popull kete provim ????
    a ishte e mundur qe te mos shkonte njeri ne “protesta”, apo “hapje fushate”  ???
    a do jete e mundur te shkojme te gjithe dhe te prodhojne nje votim te pavlefshem ???
    a eshte e mundur qe populli shqiptar ta nxjerre vendin nga ky moment….???

    nese nisemi nga pjesemarrja ne “protestat”, dhe ajo e “1 qershorit”…..them se edhe popi i bashkohet ngelsave.

    e shkreta republike.

  15. for president says:

    pd, parti me noten ngelese 1. edhe kete situate te mbrapsht e kemi peshqesh nga ky ngeles i papare.

    mr. rilindja eshte edhe ky nje ngeles, por me noten 4, dhe si hileqar fshihet pas kushtetutes. bravo hilese !!!!

    krahasimi qe bera me “partine ngelese”  dhe “individin ngeles”,  besoj qendron !!

    pra ne 30 qershor ngelesit jane rehat….ata  ngelen ne klase.

    provimi tani DUHET kaluar nga POPULLI dhe REPUBLIKA.
    keta duhet te kalojn PATJETER me noten 10, pasi ne te kundert do fillojme te themi:  “ishim me mire kur ishim me keq…..”

    a e kalon dot ky popull kete provim ????
    a ishte e mundur qe te mos shkonte njeri ne “protesta”, apo “hapje fushate”  ???
    a do jete e mundur te shkojme te gjithe dhe te prodhojne nje votim te pavlefshem ???
    a eshte e mundur qe populli shqiptar ta nxjerre vendin nga ky moment….???

    nese nisemi nga pjesemarrja ne “protestat”, dhe ajo e “1 qershorit”…..them se edhe popi i bashkohet ngelsave.

    e shkreta republike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje