FOTOT/ Kongresi që lindi Partinë Socialiste, vajza e Dritëroit publikon detaje të panjohura: Kur mban një fjalim, më mirë të përcillesh me të shara sesa të tallura

12 Qershor 2019, 16:05Dossier TEMA

Teksa socialistët festojnë sot datën e themelimit të partisë së tyre, vlen të kujtohet kongresi i dhjetë i Partisë së Punës së Shqipërisë, që ndryshoi komplet rrjedhën e historisë së kësaj force politike që sot mbush 28 vjet.

Edhe pse kjo parti kishte qeverisur Shqipërinë përgjatë 45 viteve në një sistem diktatorial monopartiak, kongresi i 10-të i PPSH, u kthye në “arenë” debatesh” e konfliktualiteti politik e madje kërcënimesh fizike mes delegatëve pjesëmarrës.

Mirëpo, pikënisjen për t’u shkëputur nga trashëgimia e diktatorit Enver Hoxha, kongresit ia dha fjala e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli i cili me kurajo hodhi poshtë raportin e kongresit, të mbushur me ditirambe për Hoxhën dhe veprën e tij 44 në krye të Shqipërisë e të PPSH.

Vajza e patriarkut të letrave shqipe, Elona Agolli, ka kujtuar këtë moment duke përcjellë disa detaje të panjohura më parë.

“Kur mban një fjalim, më mirë të përcillesh me të shara sesa të tallura”, kështu thoshte im atë atë pasdite të vonë , 28 vite të shkuara , dita që solli fundin e palavdishëm të Partisë së Punës. 

Sot , nga më të shumtët socialistë, kjo datë kujtohet si dita e krijimit të Forcës së reformuar të të majtës socialiste.

Kurse ai i miri dhe i mençuri babai im, përgjatë shumë viteve nuk rrahu gjoksin për këtë datë fitore.

Ndoshta, pasi siç thoshte me të qeshur : Kush rreh gjoksin , tremb zemrën”, shkruan Elona Agolli teksa ndan edhe disa shënime të Dritëroit.

Ndërkohë, këtë moment e ka komentuar edhe ish deputeti Luan Rama.

Pa Dritëronë, Partia Socialiste nuk do të ishte bërë kurrë ajo që u bë më pas, forca e solidaritetit dhe e humanizmit për njerëzit e thjeshtë e patriotë!

Ai ishte shpirti i saj që na bashkonte të gjithëve e që të gjithë e donim njesoj kur na përgëzonte e kur na qortonte!

Sepse ishte Dritëroi!

Pasi iku Dritëroi, ke dëgjuar të flasë ndonjë tjetër atje për solidaritet, për humanizëm e për patriotizëm?

Dritëroi i shpëtoi nderin Partisë Socialiste që pranoi të bëhej një nga anëtarët e kryesisë së saj, sepse pas asaj lukunie që u ndërsye kundër tij në Kongresin e 10-të të PPSh-së, moszgjedhja e Dritëroit, do ta bënte të pabesueshëm procesin e lindjes së Partisë Socialiste, e cila qe produkt i vendosmërisë së njerëzve progresistë e mendjehapur ndër delegatët e atij kongresi!”, shkruan Luan Rama. 

Në kongresin e komunistëve nostalgjikë, ishte mjaft e guximshme të flisje kundër Enver Hoxhës, idhullit dhe simbolit udhëheqës të PPSH. (TemA)

 

2 komente në “FOTOT/ Kongresi që lindi Partinë Socialiste, vajza e Dritëroit publikon detaje të panjohura: Kur mban një fjalim, më mirë të përcillesh me të shara sesa të tallura”

  1. PS-se ja marrin te keqen hajdutet, kurvaret, kriminelet, spiunet dhe percaresit si Luan Muti, cifti Kokelopa etj says:

    Por ndryshe nga i Madhi Dritero dhe disa te tjere aferisht si Ai, ne Partine Socialiste nxituan mikrobet dhe minjte e qenefeve te PPSh-se si Luan Rama, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Kastriot Islami, e ca qelbesira te tjere si keta, te derguar nga Sali Berisha e Bashkim Gazidede e llumi i tyre, pasi u bene deputete, disa here, ministra disa here, kryeminister etj, u perpoqen dhe arriten te percajne PS-ne per llogari te Berishes dhe ja ku jane sot, i shihni tek mallkojne cdo dite PS-ne, jane bashkuar ne menyre te hapur me PD-ne, kane kruijuar grupet e perbashketa terroriste dhe nuk lejojne te punoje e qete Partine Socialiste biles tani bashkerisht kane krijuar brigadat e armatosura per te penguar socialistet te votojne.
    Ashtu sic e filluan keta plehra, ashtu po e mbyllin me turp.
    Nga ana tjeter, Partia Socialiste, perkunder gjith ketyre pengesave, eshte rritur, eshte forcuar dhe eshte bere force e madhe ne Shqiperi dhe po ben reforma te permasave te jasshtezakoneshme dhe vec perkrahjes se madhe ne popull, ajo gezon nje reputacion te padiskutueshem ne arenen nderkombetare.

  2. ALBAN DEGA says:

    Perkujtim… Kujtime per kujtese

    DRITEROI NUK ISHTE VETEM…

    – Trimi i mire me shoke shume dhe…

    – Edhe i vetem trim ne lufte!

    – Nga lufta vec ai largohet
    qe eshte i lindur tradhetar …!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Trimi i mire me shoke shume, thote sovrani.
    E trimeria e secilit vec shtohet kur edhe pa shoke shume ose pa shoke fare nuk dorezohet.
    Ndaj filozofia dhe mendjedritesia popullore ka krijuar edhe shprehjen tjeter “ Edhe i vetem trim ne lufte”!
    Kam ndjekur punimet e Kongresit te 10-te evte fundit te PPSH-se dhe Kongresin e Pare te PSSH-se si korrespondent i gazetes se trete serioze nga reputacioni dhe te pares nga tirazhi ne Bote “ El Pais” te Spanjes … dhe e jo asaj “me hallate perjashta” bulevardeskes “Bild”.
    Dritero Agolli mendjendritur ishte i pari qe i beri radiografine se shkuares dhe hapi siparin e se ardhmes te se majtes demokratike shqiptare. U fishkellye, u anatemua nga klithmat e xhaketave te shqyera te PPSH-se.
    Luftoi dhe fitoi me shoke gati hic.
    Por nuk qe i vetmi…
    Delegati e Tropojes Inxhinjeri Agim Dega e mori fjalen..
    .- Ne emer te delegateve te Malesise se Gjakoves te djegur e rrenuar, te bere shkrumb e hi tri here nga hordhite barbare te Nikolla Pashicit jemi kunder vendosjes se emrit Partia Socialiste.
    Ky emer na sjell ndermend emrin e Partise Socialiste te Sllobodan Milloshevicit, kasapit te Ballkanit dhe rrenuesit edhe te autonomise formale te Kosoves, duke e kthyer ate ne nje komune te Serbise dhe koloni klasike te xhelatit fashist te vellezerve e motrave tane shqiptare Sllobodan Milloshevicit
    Se dyti, u heq kundershtareve tane politike mundesine e akuzave te i jane bere ish- partise si krijese e Dushan Mugoshes dhe Miladin Popovicit, te cilin e paten liruar nga burgu njesitet guerile te LANCL
    Ishte PKSH qe e liroi Popovicin nga burgu keshtu qe ai nuk kishte si ta krijonte ate.
    Kryesorja e kryesoreve eshte qe te ndryshojme thellesisht programin e partise se meparshme, sipas modelit te social- demokracise bashkekohore evropiane dhe te mos mjaftohemi me ndryshme kozmetike siperfaqesore… “
    Pikerisht ne ate cast shpertheu e njejta histeri bolshevike me fishkellima dhe thirrje nga Garda e vjeter komuniste njesoj si kunder fjales se Driteroit te madh…
    Isha ndezur shpirterisht dhe prisja qe tua hidhte ne tribune e tua perplaste ne fytyre teseren e vjeter Gardes se Kuqe enveriste.
    Emocionet ne caste te veshtira e situata te ndezura jane keshilltari me i keq, sidomos ne politike por edhe ne cdo lem te jetes.
    Kur i them vellait :
    – Pse nuk ua perplase ne fytyre teseren ai mu pergjigj:
    – Une nuk fola aty ne emer as te Agim, as te Hamdi as te Ram Deges ( babait ) Fola ne emer dhe isha zeri i delegateve te nje rrethi te tere… Ndaj nuk mund te dilja mbi ta e ti tradhetoja idealet e aspiratat e tyre…
    Pastaj sikur ne brezi i ri ta braktisim anijen qe qe po Mbetet, kush do ta bejereformimin e ndryshimin e saj …
    Me bukosi me dy fjali.
    Koha dhe Historia i dha te drejte edhe Driteroit, edhe Agimit edhe Moikom Zeqos e te gjithe qendrestareve.
    Qendruan dhe fituan !
    Paguam harác te rende si familje me humbjen e bebés se palindur ende te Agimit dhe Fatbardhes qe per pak humbi dhe jeten e vet ne qelite e burgut te Bajram Currit me urdher te Sali Berishes dhe bandes se gangstereve te tij ne prokurorine dhe gjykaten e Tropojes qe do
    U detyruam te marrim rruget e kurbetit… por nuk humbem per asnje cast Shqiperine per te cilen cfaredo qe te bejme eshte jo pak por aspak. Cfaredo te bijte e bijat bejne per Nenen e Atin e vet eshte hicgje.
    E Shqiperia eshte Memedheu dhe Atdheu yne ashtu si SHBA ku prehen perjetesisht edhe nena edhe babai yne…
    A nuk e thot e kushtron aq bukur edhe himni yne kombetar:
    – Nga lufta vec ai largohet
    qe eshte i lindur tradhetar …!
    Nje perkujtim, nje kujtim… kujtese per cdo shqiptar sidomos per ish- lideret dhe lideret e sotem te PSSH ne krye te qeverive te saj dje apo sot !
    Bashkimi ben fuqine!
    Percarja sjell lugat Saline !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje