Bullgaria mund të ndihmojë në mbrojtjen e hapësirës ajrore të Maqedonisë së Veriut

13 Qershor 2019, 10:01Rajoni TEMA

Anëtarja e NATO-s, Bullgaria, mund të ndihmojë në mbrojtjen e hapësirës ajrore të Maqedonisë së Veriut, në veri-perëndim të Maqedonisë, nëse Sofja finalizon një marrëveshje për blerjen e tetë avionëve F-16 nga Shtetet e Bashkuara, tha të mërkurën kryeministri Bojko Borisov.

Bullgaria, e cila është gjithashtu anëtare e Bashkimit Evropian, po përpiqet të zëvendësojë avionët e saj të vjetër sovjetikë MiG-29 dhe të përmirësojë pajtueshmërinë me standardet e NATO-s.

Një agjenci e Pentagonit tha të hënën se Departamenti i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të tetë avionëve F-16 dhe pajisjeve të tjera Bullgarisë me një kosto që llogaritet në 1.67 miliardë dollarë.

Megjithatë, Bullgaria pret që Shtetet e Bashkuara t’i ofrojnë aeroplanët për forcën e saj ajrore me një çmim të zbritur prej 1.2 miliardë dollarësh.

“Biseduam me kolegun (tim) Kryeministrin Zoran Zaev javën e kaluar … për të mbrojtur hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut kur të marrim avionët e rinj”, u tha Borisov gazetarëve. “Kjo do të jetë me interes për ta dhe për ne.”

Propozimi zyrtar i SHBA për t’i shitur avionë luftarakë F-16 vendit ballkanik pritet të arrijë brenda një jave, tha të martën ministri bullgar i mbrojtjes Krasimir Karakachanov.

Ky do të ishte prokurimi më i madh ushtarak i Bullgarisë që nga fundi i sundimit komunist më 1989.

Maqedonia e Veriut shpreson të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s vitin e ardhshëm.

2 komente në “Bullgaria mund të ndihmojë në mbrojtjen e hapësirës ajrore të Maqedonisë së Veriut”

  1. Aqifi says:

    Na thoni me pare kush jane eterite qe prodhojne keta “gallofe” te NATO-s dhe pronaret e tyre ..! Mos qellimi iNATO-s eshte me karakter bisnesi , pasi ndonje “rrezik vdekje ” nuk shoh , me perjashtim te Serbi – Kosoves , Turqi – greqise , qe te duja jane antare te saj . Limdja e Mesme “nuk i bje ne qeder NATO-s , Korea e Veriut apo Venezuela nuk i bje ne qeder NATO-s . Po qe se populli nuk jeton i lumtur , eshte kutia e votimit , organizmat ligjore te brendeshme dhe te jashtme , O.K.B.-ja . Zhurma e tepruar e avioneve te NATO-s na ka bere me fiksime , nuk po degjojme me bilbilat , fellezat , dallendyshet , lejleket te na kenaqin me cicerimen e tyre ..!.. Nuk duam lufte ..!

  2. DUCJA says:

    Nga kush!!!!???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje