Ivica Daçiç: Nëse dikush më gjuan me gur, do t'ia kthej me vazo

13 Qershor 2019, 20:45Rajoni TEMA

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ka thënë se është i gatshëm t’i bartë “pasojat për punën time”, nëse vlerësohet se ka vepruar gabimisht kur ka debatuar me ambasadoren e Kosovës në Neë York, Vlora Çitakun pas përfundimit të seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku u debatuar për Kosovën.

Reagova si çdo njeri i ndershëm ndaj gënjeshtrës”, ka thënë Daçiç në televizionin serb “Pink”, duke iu referuar ofendimeve dhe sulmeve që ia bëri Çitakut.

Sipas tij, “çka po u intereson njerëzve se çfarë kush i tha dikujt pas seancës, a ka dëgjuar dikush se çfarë kush tha pas seancës”.

Daçiqi tha se vepron në mënyrë diplomatike me diplomatë, “por nëse dikush gënjen, nuk do t’ia kthej ndryshe”.

“Nëse dikush më godet me gur, unë s’do t’ia kthej me lule… mundem edhe me lule, por me vazo”, tha kryediplomati serb.

Duke folur për takimin në Paris, i cili pritet të mbahet në fillim të korrikut dhe ku pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Kosova, ai tha se formalisht nuk është i ftuar dhe se në këtë moment nuk dihet nëse i njëjti do të zhvillohet.

Kujtojmë se në përfundim të seancës për Kosovën në Kombet e Bashkuara të hënën, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç i është afruar nga pas ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitakut, e cila bashkë me delegacionin që e shoqëronte, ishte duke biseduar me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara. “Për çfarë kolonizimi e ke fjalën? Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur”, i tha Daçiç Çitakut në serbisht, duke ulëritur me ofendime të përsëritura.

6 komente në “Ivica Daçiç: Nëse dikush më gjuan me gur, do t’ia kthej me vazo”

  1. Deep State Alba Niston says:

    Me duket se a konvertu dhe ky si Ramiu ne muslimon….lol!

  2. epo kjo pune says:

    plehrat qe ca ne BE i favorizojne si vellezer kristiane… po mire mor plehre po ato shkrimet e shenjta thone ktheji faqen apo me letra te krishtere dhe me vepra kriminele sadiste. vazhdoni turfulloni se me keq e me keq do u dale juve dhe zagareve qe ushqeni ketej kufirit dhe qe bejne cmos te mos hapen negociatat me BE

  3. Futja kot says:

    Ky s’ka lidhje me diplomacine. Eshte komplet idiot.

  4. theatrical says:

    ai me gur,ti me tulle hahahaha

  5. Tjetri says:

    Ofendimi kush ishte?

  6. Shqipo says:

    Fat, alone, without woman like Ivica D. Hahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje