“Sorra lakmitare Ilir Meta”

Nga Bedri Islami 

Presidenti i Shqipërisë po bëhet gati të ndËrmarrë vendimin e tij të dytë drastik: shpërndarjen e parlamentit të Shqipërisë.

me një shkresë të veçantë, zyra e tij, i ka kËrkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve numrin e saktë të deputetëve, numrin e deputetëve për çdo forcë politike, për çdo qark etj.

Kjo erdhi menjëherë pasi Kuvendi votoi në një shumicë dërmuese për fillimin e proçedurës në shkarkimin e tij.

Pro largimit të tij votuan edhe deputetët e rinj, që ishin në listat e po këtyre,partive politike që tani i mallkojnë dhe i linçojnë.

askush nuk e ka detyruar Bashën, Metën apo Kryemadhin të vendosin në fundin e listave njerëz që do i braktisnin një ditë.

Pazari duhet të ketë qenë i shtrenjtë dhe secili duket se po synon të nxjerrë harxhet e tij.

Atë stan zgjodhën, atë bulmet do të marrin?

Vendimi i mundshëm i presidentit nuk do të jetë për shkak të moslegjimitetit të parlamentit të tashëm.

Është thjeshtë akti i dytë i rrëzimit të qeverisë dhe të parlamentit përmes një akti antikushtetues, i cili, në këtë rast, duhet të miratohet edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Është akti i dhënies edhe një dorë Bashës dhe Kryemadhit për të mos qenë në listat e zeza të Departamentit të Shtetit!

Është akt për të ndërprerë urgjentisht ngritjen e strukturës speciale SPAK, e cila u tha se do të ngrihej brenda 10 ditëve dhe që do të fillonte aktivitetin e saj!

Është akt kundër krijimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila do të ngrihej brenda dy javëve dhe do të miratonte apo jo dekretin për rrëzimin e shefit të presidencës!

Është akt për të ndaluar zgjedhjet vendore dhe për t’i dhënë shtetit të tij atributin e plotë të një vendi që nuk di të ndërtojë shtet.
Rrënja e kësa ideje është në veriun e Shqipërisë dhe presidenti e di këtë!

Është akt për të ndaluar të gjithë proçeset që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi, për të ndaluar atë, sidomos tani që shumë prej të deleguarve të tyre në prokurori dhe në gjykata, ose janë larguar ose do të largohen së shpejti!

Është akt për të mbrojtur gjingjonët e drejtësisë dhe hallkat e tjera të mashtrimeve të mëdha?

Është akt për të delegjitimuar të drejtën për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur?

Presidenti e di fare mirë se, pas shpërndarjes së parlamentit, qeveria aktuale qëndron në detyrë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pra, qeveria e ligjshme e drejtuar nga Edi Rama.

Kjo është një normë kushtetuese dhe nuk mund të zhdekretohet!

Opozita nuk do të pranojë futjen në zgjedhjet parlamentare me Edi Ramën kryeministër dhe kështu që përsëri Meta do të anullojë zgjedhjet, duke pritur një datë të re, një marrëveshje që nuk vjen, një alibi që nuk ekziston dhe vendi do të mbetet pa Parlament, me qeveri provizore, pa Gjykatë Kushtetuese, pa SPAK, pa Gjykatë të Lartë, me një president të rrëzuar nga parlamenti dhe me një opozitë që akuzohet e lidhur me fondet e fshehta të Kremlinit?

Meta mund të bëjë sa herë të dojë simbolin e shqiponjës, por gjithçka po kthehet në një sorrë lakmitare!

Dhe, si i thonë, korbi – korbit, nuk ia nxjerr sytë!

REMOTE_ADDR:[]

23 komente në ““Sorra lakmitare Ilir Meta””

  1. Mashkullori says:

    Para nje situate te tille,a mundet Parlamenti te shpalle gjendjen e jashtezakoneshme per shkak te nje “grusht shteti” te iniciuar nga presidenti dhe ta arrestoje ate?
    Dikush si specialist te jape nje sqarim per siper ..

    1. Yyyppp xhixhi says:

      Ne gjendje te jashtezakonshme presidenti merr kompetenca ekzekutive te cilat po kerkon ne fakt ti marre me zor Likja. Nga ana tjeter nese parlamenti e shkarkon edhe Likja nxjerr dekret shperndarje dhe te dyja keto vendime duhen gjykuar nga Gjykata kushtetuese e cila nuk ekziston dhe Likja do beje c’eshte e mundur te mos e lejoje te krijohet qe te mbaje statuskuone derisa te arrije ndonje marreveshje ne tavoline me ndermjetesim nderkombetar ku do perpiqet qe te marre c’te mundet. Te pakten keshtu shpreson Likja.

    2. Kalec Dega says:

      Sorra lakmtare eshte President se keshtu donte PPSH dhe xhaxhi Edi.

  2. Sa per dijeni says:

    O Bedri ti mire i ke parashtruar keto qendrime po nje pyetje kam une, ore pse sikur nuk po shkruan me andej nga Dita keto kohet e fundit?! Kam pershtypjen se nuk ti botojne keto mendime ata. Ehhhhh ka flori plote Likja, e ka futur ne xhep edhe Thanon. Nejse nejse, aty nuk ka media por mire e ka thene i gjati, kazan dhe ne pergjithesi ju opinionberesit vecse garuzhde kazani jeni. Sa per Liken dhe shpurren e tij, vafte ne te semes se na kane care ate qe s’thuhet per 30 vjet me rradhe.

    1. bislimi says:

      Sa per dijeni: nese e lexon gazeten DITA çdo ditë ka një shkrim të Bedri Islamit…Edhe pardje, edhe dje, edhe sot, edhe nesër…

    2. Tit says:

      Po të hulumtosh në këto linke, atëherë do kuptosh se kush janë pronarët e gazetës Dita, çfarë interesash kanë dhe me kë krah është më afër gazeta Dita. Iku koha që mbante anën e së majtës që mbas mbylljes së llotove, dhe prishjes së aleancës me Ilir Metën, “shokun” e Arta Dades!!! Lexo më poshtë linket:
      http://www.gazetadita.al/i-pandeshkuari-dhe-i-korruptuari/

      http://www.gazetadita.al/nje-sms-nga-djali-i-arta-dades-ne-celularin-e-sali-berishes/

      http://www.rd.al/2017/11/si-djali-arta-dades-masakroi-kreun-e-hipotekes-per-vollgen/

      https://albania.mom-rsf.org/sq/media/detail/outlet/dita/

      https://lapsi.al/2014/09/15/berisha-djemte-e-arta-dades-kriminele-i-drejton-i-biri-i-rames/

  3. Klodi 23 says:

    Problemi i Metes eshte qe dekretet e tij nuk ja pjerdh kush. Ky eshte problemi 😀

  4. Feniks says:

    Pse TEMA nuk sqaron lexuesit e saj ne se Meta ka te drejte ta shperndaje Kuvendin dhe si mund te kunderveproje Kuvendi ne kete rast?
    Si mundet qe nje president i zgjedhur nga ky parlament te kete te ta shperndaje ate qe e zgjodhi?
    Se na del BISHTI me i madh se SQEPARI!
    Ja ketu duhet te fillonte reforma ne Drejtesi,pra tek Kushtetuta,tek Kodi Zgjedhor,tek ligjet etj e jo se pasurite e vet deklaruara te gjyqtareve e prokuroreve!
    Se pasurite e gjyqtareve dhe prokuroreve nuk u vune me llamben e Aladinit,por nepermjet shkeljes se ligjeve,duke i dhene te drejte hajduteve dhe krimineleve ne dem te viktimave!
    Se milionat t’i jep krimineli,fajtori e jo viktima!
    Prandaj them se kjo palo reforme eshte sa e kote aq edhe mashtruese dhe do te deshtoje plotesisht!

  5. Rezi says:

    akti i shperndarjes se parlamentit eshte nul. Edhe sikur te mos ishte nul, ai nuk shperndahet dot. Ja procedura:
    Dekretin e shperndarjes PS e con ne gjykate kushtetuese, e cila ngaqe nuk mblidhetdo te jap vendim e le automatikisht ne detyre parlamentin. Eshte i njejti problem pse mazhoranca e sotme nuk shkarkon dot presidentin pa e marre ne shqyrtim gjykata kushtetuese.
    Pra qellimi i vetem i Metes eshte pak me shume kaos institucional, asgje me teper…tung.

  6. pepja says:

    Sbehet vreshti me urata po me shata e lopata.

  7. A says:

    Te gjithe politkbersit jane pa perjashtim sorra lakmitare qe u pasuruan mbi trupin e drobitur te popullit te tyre! Dhunimi I te drejtave te njeriut I ka detyruar nje pjese te qytetareve te braktisin vendin;ata qe mbeten jane tjertesuar aq sa bejne sikur nuk kuptojne dhe te coroditur vrapojne ti mbajne ison sa andej kendej politikberesve,te cilet ne funksion te vazhdushem te pasurimit te tyre nuk DUAN te bejne SHTET.Shqiperia eshte e vogel,te gjithe njihen ndermjet tyre ,nuk eshte aspak e veshtire te kuptosh se kush e mban ngrehur spiralen e erret te vendit…Le te jemi I te sinqerte me veten dhe me njeri tjetrin!!!

  8. rexha 10 says:

    MIRE QE JEMI NE NATO ,SE ME KETA PALACO KARAGJOZE DO TE FILLONTE LUFTA PER PUSHTET .KETA JANE BISHA TE KRIMEVE PER TE MBROJTUR ATE QE E VODHEN.ME KETA TIPA NUKE KA RRUGE ARSYJA ,VETEM KUSHE E KUSHE ESHTE ME SHUME PASHA PER VETVETEN ,DHE JO PER POPULLIN APO VENDIN.PRANDAJ LERENI NJERZIT REHAT DHE HENGESHIT KOKAT E NJERI TJETRIT.

  9. Arber says:

    E neveritshme se ky pusht tallet me simbolin e kombit.E turpshme te kesh ne krye te shtetit kesi lloj legenash seqe sperfaqeaojne kend.E nisi me kepuce te grisura,tani ben garipin politik.Ne kazanin e plerave te historise do peerfundoje ky trafikant intetesash qe nuk i ruhet per prosperitetin kombetar e tallet me simbolet e kombit.

  10. plehre kurve burre legen hajdut qelbesire copa e katunarit turri shimpazeja ! bej qef se ke edi ramen qe ta ferkon bishtin !

  11. Gg says:

    Nuk i njoh te gjitha ligjet por si veprohet ne kete rast: parlamenti ka votuar heqjen e tij si president dmth ai nuk eshte me president qe te shperndaje Parlamentin???

  12. Baki says:

    Ilir Meta ne intervisten e dates 12.06.2019 tha se jam zgjedhur nga nje parlament PLOTESISHT legjitim. Deri ketu mire. Perdersa parlamenti na paska qene legjitim pse pse Iliri nuk ja u ka thene keto Monikes ,Saliut dhe Lulit para se ata te djeknin mandatet?

  13. SPAK-u-drejtesi says:

    Ilir Meta i ha mutin kuvendit te Shqiperise. Ai nuk e shperndan dot edhe sikur ne vrimen e Monikes te futet. Kuvendi shperndahet vetem kur mazhoranca humbet mazhorancen dhe ka dpeutet me pak se 70. Rrezohet qeveria, por nuk ka parti tjeter parlamentare qe te formoje qveri dhe keshtu eshte e detyruar te shperndahet parlamenti. Ne asnje rast tjeter presidenti nuk e shperndane dot parlamentin se ai parlament e beri president dhe eshte njesoj sikur femija te vrase babain, megjithese ne Shqiperine e presidentit Meta dhe kryemafjozit Sali keto gjera jane bere vazhde. Iliri Meta mund te beje marrezira plot tani qe te nxjerre dekrete e çdekrete, nderime e çnderime, …por ato ngelen ne sirtarin e tij ashtu si ai vete do ngelet ne siraterin e drejtesise.

  14. Opinionisti i paanshëm. says:

    Ditëroi i ndjerë të cilin ti citove:”Një kokë e çmendur, çmend dynjanë” paska “parashikuar” këtë veprim t’uajin…veç faktit se nuk vuri emër, por të suguroj AI EMËR “KOKA E ÇMENDUR” u vetofrua nga ilir_i më i lir se çdo jo_ ilir…..Na daltë për të mir o ilir që shpejt do jesh JO_ilir…

  15. Martini says:

    E tradhëtuara e madhe,është Shqipëria e sidomos shumica,e majta,E djathta pothuajse nuk ekziston. Aliazh turko,sllavë,zogist ballist,alibaba8st etj.A mundet të krahasohet Berisha,Ceka,BashaMeksi Nishani me Winston Curcillin e Margaret Thecerin e Andreotin?Përgjegjësia mbi Nanon,Ramën,Finon,Majkon,Metën të cilët mundet të krahasohen vetëm me VITORIO ZGARBIN.,por i pasuruar nga politikë ama.

  16. Tarrasi says:

    Ilir Meta ka emrin djalit te Diktatorit Enver Hoxha.Dikur,nje I arratisur nga Shkodra,ne interviste me zrine Amerikes,do te thoshte;Dua te bej transfusion gjaku,kam emrin e djalit te Diktatorit.Do ta nderroj.Dua te harroj cdo gje.Fale Zotit,Keshtjella Komuniste ra.Po pse eshte akoma e veshtire jetesa ne Shqiperi?Pse njerzit duan te largohen?Mendoj,se nese Opozita do t’ishte e ndershme dhe Vizionare,mund tamundete Ramen.A ka PD Intelektuale te mirefillte.Jo!Atehere perse kerkon Pushtet? Sinqerisht me vjen keq per PDne.Dua ta them,se po shkon drejt asgjesimit.Neser do te thone;Na ishte njehere nje P.Demokratike,vetem Demokratike nuk ishte.

  17. tarrasi says:

    A nuk jane sorrat te zeza.Krokodili do ti shkonte meper shtat Ilir Metes.Njehere me Socialistet njehere me Antidemokratet.Sipas Ilirit radha eshte e Demokrateve te vijne ne Pushtet Pse mos ti jap dhe une nje shkelm,behemi njohur per Popullin e thjeshte.Neser do te thone ;Sa trim eshte IliriJa beri fora Bjeri mo telumte dora

    ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *