FOTOT: Bukuritë e rralla të gjirit të Dafinës

15 Qershor 2019, 10:48Turizëm TEMA
FOTOT: Bukuritë e rralla të gjirit të Dafinës

Gjiri i Dafinës një prej bukurive natyrore më të veçanta që ofron gadishulli i Karaburunit gjatë kësaj fundjave ka mirëpritur një grup të rinjsh, të cilët kanë eksploruar mrekullitë e këtij gjiri shumë pak të eksploruar, raporton ata.

Shtegu i Gjirit të Dafinës ose Shtegu i 2 deteve është një nga shtigjet mjedisore që shumë vizitor vendas dhe të huaj duan ta realizojnë. Një nga periudhat më të mira për ta eksploruar këtë shteg është muaji maj deri në tetor.

Grupi i të rinjve kanë shijuar morinë e gjireve detare që ka ky gadishull si gjiri i Dafinës, gjiri i Anglezit, shpella e Haxhi Aliut, gjiri i Ariut etj., duke shijuar diellin dhe ujërat e kristalta që ky vend ka.

Këto vende dhe gjire të bukur mund të vizitohen përmes udhëtimeve me mjete lundruese.  Vende të pazbuluara dhe të paekspozuara gjenden akoma në turizmin shqiptar.

1 komente në “FOTOT: Bukuritë e rralla të gjirit të Dafinës”

  1. ¬ says:

    Do mbulohet me varre dhe ajo pjesë natyre. Sot jemi 7 miliard, pas 200 vitesh do jemi 14 miliard njerëz. Ku do varrosen? Planet eshtrash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje