Në Groenlandë dje u shkrinë... dy miliard ton akuj

15 Qershor 2019, 12:58Lifestyle TEMA

Rreth 40 për qind e sipërfaqes së përgjithshme të Grenlandës pësoi shkrirje të akullit gjatë të premtes. Besohet se sasia e akullit të shkrirë ka shkuar në dy miliard ton.

Përderisa Grenlanda është një ishull i madh e i mbushur me akull, është mjaft e pazakonshme që një sasi kaq e madhe e akullit të shkrihet në mesin e qershorit. Sezoni i shkrirjes së akullit në Grenlandë fillon zakonisht në qershor dhe mbaron në gusht, ndërsa sasia më e madhe e akullit shkrihet gjatë korrikut.

Sipas Thomas Motes, hulumtues shkencor në Universitetin e Georgias, kjo sasi e akullit të shkrirë është e pazakonshme, por ka ndodhur edhe në të kaluarën. “Është e krahasueshme me sasinë e shkrirjes në qershor të vitit 2012”, tha ai.

Sasia e madhe e akullit të shkrirë në këtë periudhë të hershme mund të jetë shenjë e keqe, duke e lënë të hapur mundësinë që gjatë këtij viti të shënohet rekord i ri për më së shumti akull të shkrirë.

Mote tha se këto shifra tregojnë që ky vit do të jetë periudhë negative e shkrirjes. Këtë parashikim e mbështeti edhe Jason Box, klimatolog që merret me studimin e ndryshimeve në Grenlandë. Ai tha: “Viti 2019 do të jetë periudhë e shkrirjes së madhe të akullit për Grenlandën”,shkruan “CNN”. (TemA TV)

1 komente në “Në Groenlandë dje u shkrinë… dy miliard ton akuj”

  1. Greenland says:

    Groeland
    Grenland
    Diploma Kristal ne bukurshkrim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje