STUDIMI: 60% e mishit që ne hamë, deri në vitin 2040 nuk do prodhohet më nga kafshët e therura

15 Qershor 2019, 14:14Lifestyle TEMA

Një studim i ri ka zbuluar se deri në vitin 2040, 60% e mishit që ne do të hamë nuk do të jetë nga kafshët e therura. Në vend të kësaj, parashikohet një zhvendosje masive në alternativat e mishit të prodhuar në laborator ose në produktet me bazë bimore. “Prodhimi industrial i mishit përballet me një problem të imazhit dhe industria e blegtorisë në shkallë të gjerë shihet nga shumë njerëz si një e keqe e panevojshme”, thuhet në raportin e konsultimit AT Kearney. “Metodat e reja të bioteknologjisë do të prishin jo vetëm industrinë e mishit, por komplet industrinë e ushqimit, të produkteve si qumështi, e bardha e vezës, xhelatinë dhe konservat e peshkut mund të krijohen me teknologji të ngjashme”. Tendenca tashmë ka filluar, me kompani që kanë prodhuar tashmë ‘burgers’ që duken, shijojnë dhe ndihen si mish, por nuk përmbajnë fare mish.

Si bëhet mishi i kultivuar në laborator?

Mishi i kultivuar është bërë duke mos therur më kafshë, por vetëm duke marrë një përbërës të vogël”, shpjegon Jonathan Breemhaar, inxhinier kryesor në Mosa Meat, një kompani holandeze që zhvilloi ‘burgerin’ e parë të mishit të saj në laborator në vitin 2013. Nga biopsia, një pjesë e vogël e indeve, merret nga punëtorët e laboratorëve të cilët nxjerrin qelizat burimore, që mund të rriten në miliona dhe pastaj përdoren për të krijuar indet e muskujve dhe indet e yndyrës që përbëjnë një biftek. Në momentin kur gatuani mishin e rritur në laborator, “do të ketë erë të njëjtë me mishin normal, do të ketë të njëtën shije”, tha Breemhaar në një intervistë për Euronews Now.

A do ta hani atë?

Me konsumatorët gjithnjë e më të vetëdijshëm për ndikimin e rëndë mjedisor të prodhimit të mishit të industrializuar dhe më shumë të shqetësuar për mirëqenien e kafshëve, kompanitë si Mosa Meat dhe Beyond Meat shpresojnë të përfitojnë nga ky fakt. “Mënyra se si e shohim, duke përdorur teknologjinë, duke bërë gjëra shumë më transparente, do të jetë më tërheqëse për publikun e gjerë”, tha Breemhard. Burimi: Euronews-Scan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje