Voltana Ademi sfidon Ramën: Po nxit konfliktin civil në Shkodër, ne do dëgjojmë Metën dhe s'do lejojmë mbajtjen e zgjedhjeve

15 Qershor 2019, 18:27Politika TEMA

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi doli mesditën e sotme në konferencë për të denoncuar provokimet e veglave të Edi Ramës, siç thuhet në njoftimin e PD-së, me qëllim nxitjen e konfliktit civil.

Në bashkitë e drejtuara nga opozita ka nisur beteja për qendrat e votimit, pasi kryebashkiakët kërkojnë largimin materialeve të KQZ-së sepse nuk e njohin 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale. E njëjta situatë është edhe në kryeqendrën e veriut ku punonjësit e bashkisë kanë marrë masat për të rimarrë nën administrim ambientet që do të përdoren nga KZAZ-të.

Por Ademi deklaroi sot se punonjësit e Policisë Bashkiake janë shantazhuar nga disa persona civil, që janë prezantuar si punonjës të Policisë së Shtetit.

“Ata ndër të tjera i kanë kërkuar verbalisht, që në oren 15.30 të paraqiten në zyrën e oficeres së policisë gjyqësore Sulela Gerxhaliu. Ky është një veprim i paligjshëm dhe që nxit konflikt”, u shpreh Admi.

Ajo kërkoi nga organi i Prokurorisë që të informojë zyrtarisht bashkinë e Shkodrës nëse ka ndonjë kërkesë ligjore mbi veprimtarinë e këtij institucioni, si dhe i bëri thirrje oficeres Gerxhaliu që të reagojë për çështjen.

“Nëse personat civil të prezantuar si punonjës policie, kanë keqperdorur emrin e prokurorisë, i bëj thirrje oficeres së policisë gjyqësore Suela Gerxhaliu të zbatojë menjëherë ligjin dhe të marrë nën përgjegjësi penale personat që kanë abuzuar me detyren, nën emrin e saj”, tha kryebashkiakja.

Voltana Ademi shtoi se “bashkia Shkodër është e vendosur të zbatojë ligjin dhe i kërkon Policisë dhe sipas rastit Prokurorisë, të ndal menjëherë provokimin, ndaj bashkisë Shkodër. Nxitja e konfliktit nga vartësit e Edi Ramës nuk i shërben stabilitetit të vendit.”

Ajo theksoi gjithashtu se si “kryetare e bashkisë së Shkodrës jam e vendosur të zbatoj Dekretin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e datës 30 Qershor. Asnjë kërcënim, nuk më ndal, as mua dhe as kolegët e mi në të gjithë Shqipërinë, që të veprojnë në respekt të ligjit dhe shtetit të së drejtës. Shtetin personal, me institucione personale, Edi Rama nuk ka për  ta ndërtuar dot në Shkodër.”

7 komente në “Voltana Ademi sfidon Ramën: Po nxit konfliktin civil në Shkodër, ne do dëgjojmë Metën dhe s’do lejojmë mbajtjen e zgjedhjeve”

  1. Arben says:

    Familjet e mira nuk kane nevoje te futen ne konflikte znj.voltana,e njohin njeri tjetrin. Ishte fitore e madhe per popullin shqiptar pluralizmi politik dhe e drejta e popullit te zgjedhe perfaqesuesit e tij ne qender e ne baze. Kete te drejte qe as enver hoxha nuk ja mohoi popullit shqiptar (megjithese formale) e do t’ja mohoje iliri,se ai na qenka shqiptar,e nuk pyet as per ameriken. Megjitheate as ne shqiptaret nuk e kemi dashur aq shume veten sa na ka dashur Amerika dhe Europa. Po ta doje shqiperine iliri aq shume, del e ben transparence per pasurine qe ka vene nga viti 2000 e ketej dhe I thote popullit ja une ky jam, jam perfaqesues I pushtetit kaq vite dhe me rrogen e taksapaguesve shqiptar kam kete pasuri une dhe monika.

  2. ¬ says:

    Pengon zgjedhjet, po të varros jot ëme pastaj.

  3. ilir says:

    Voltana Ademi, ligj per Ju nuk eshte cdekreti i Presidentit, por vendimet e KQZ, si Institucioni me I larte per organizimin dhe mbarevajtjen e zgjedhjeve ne Shqiperi. Ne rast se KQZ nuk e njeh cdekretin e I.Metes, eshte pergjegjesi e Saj, KQZ-se. Ju si Bashki duhet te njihni dhe zbatoni vendimet dhe porosite e KQZ. Ndersa duhet t’ju kujtoj se Ju jeni shfuqizuar ne dt.1 Qershor 2019, menjehere sapo KQZ shpalli vendimin e saj per fillimin e Fushates se Zgjedhjeve. Dhe perderisa KQZ e konsideron NUL Cdekretin e Ilir Metes, edhe pushteti i juaj tashme eshte NUL, ndaj Juve zonje nuk duhet te krijoni Konflikt me veprimet tuaja. Ju e dini se KOMANDEN per Procesin Zgjedhor e ka marre KQZ, ndaj veprimet tuaja mbjellin konflikt dhe percarje midis institucioneve. Edhe sikur te kete te drejte I.Meta , juve ju ndalohet me ligj krijimi i konfliktit me KQZ.
    Populli i Shkodres e di cfare duhet te beje me dt.30 Qershor. Votuesit shkodrane duhet te jene te lire per te votuar, eshte e drejta e tyre, e cdo qytetari, dhe aty do te dale fakti sa ju duan juve.
    Znj. Voltana, ishit ne te drejten tuaj te kandidonit e pavarur, menjehere sapo mesuat vetasgjesimin dhe njekohesisht lenien jasht te kandidimit nga PD-ja . Te kishit me shume besim tek kontributi juaj ne dobi te Shkodres, ne rast se e keni dhene. Me keto qe lexojme, theniet tuaja, veprimet tuaja, konstatohet se Ju po beheni pale ne KRIMIN e rradhes te Sali Berishes Ndaj Shqiperise dhe shqiptareve.
    Znj. Voltana, e perdori nje here Saliu me te vetet, Azem, Pjeter dhe Ali e ndonje tjeter, Shkodren dhe shkodranet me 2 Prill 1991. Tashme besoj se Shkodra dhe shkodranet e Saj nuk kane per tu perdorur si mish per topin e Saliut dhe Lulit te Tij, per edhe te Ilir Metes.
    Voltana, hapi syte dhe mendjen ! Mos u perfshi ne lojen tinzare te Sali Berishes, I cili nuk eshte ngopur me jetet e 4 deshmoreve te Shkodres, te 3500 viktimave pergjate 97-es, te 26 jeteve ne Gerdec, te 4 te protestuesve para Kryeministrise, te shkaterrimit te Ekonomise Kombetare dhe shitjes se pjeses me rentabile te Saj ne dobi te besnikeve te Tij, e tj krime qe jane kryer nen porosite dhe bekimin e Tij. Nuk besoj se Ju, znj. Voltana jeni pjese e Bandes se Tij. Shkodranet kane shume cilesira, por ate te perdorurit mish per top, kur e kuptojne se po tentojne t’i perdorin, ate cilesi nuk e kane. Nuk e pranojne servilizmin.
    Te udheheqesh nje Bashki eshte detyre, por qe duke e ushtruar si detyre, te meson ta duash Ate, por mbi te gjitha te duash qytetaret e Saj. Pa reflektoni pak, me veprimet tuaja juve, ish Kryetare e Bashkise, po veproni drejt, pra ne dobi te qytetareve te Shkodres, apo eshte e kunderta, Juve po shtoni benzine mbi benzinen e I.Metes, hedhur mbi zjarrin e ndezuar tashme nga Sali Berisha me besniket e vet me Lulin dhe Monen ne krye ?
    Shpreh besimin se Ju, Voltana Ademi do te merrni vendime qe do t’i sherbejne qytetareve te Shkodres.

  4. Monitor says:

    Po pra idiotja e Shkodres!
    KQZ nuk e ka miratuar vendimin! Perendimi, USA dhe KE e kane miratuar vendimin dhe e kane paralajmeruar Ramen mos te luaj me daten 30! Po luajti (Rama) ja heqin vizen dhe i ndalojne hyrjdn me fis ne keto vende Me vjen keq, po me duket se po ta ndalojne edhe ty me fisin tend hyrjen! Eama prandaj nuk reagon! Do me ta fut si ” prishse e zgjedhjeve” te dates 30! Liri ka maru! Eshte peshku i madh per tetor, per negociatat!
    Voltan e ke mbiemrin Ademi, jo Adami! Nuk ja hedh dot perendimit per nje fshatar injorant ne Presidence! Nuk e di a do ta falin! Testo njehere ne Ambasaden Amerikane per vize!

  5. Dashnori says:

    Shteti te ngrije padi penale direkt,keto jane tradhetaret e kombit,duan ta djegin Shqiperine

  6. Vlesh says:

    Flm V. Ademi! Shqiperia do pastrohet! Flm qe dole si prishese e votimeve te Dates 30 te nje vdndi te Natos! Do pastrohesh bashke me Lirin! Liri e ka inatin me Ramen qe s’po e nxnerr me raport “psikopat” te pa pergjegjshem! Qe te ruaj pasurin e vjedhur dhe te mos shkoj ne burg! Po kujt t’ja hedhesh amerikaneve? Rama desh me bo, por thone se Amerikanet e kane bo rezil Shqiperia eshte e Natos! Shkodra po keshtu!
    Hap syte Demo!

  7. Kozmos says:

    BENI QEJF EDHE 2 JAVE , SA TE VIJ CECUA ME BICAK .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje