Hazbiu shpjegon pse ka hyrë në bllokun e Metës: Shpresoj të bëhemi 7 për qind!

18 Qershor 2019, 20:31Antena TEMA

Hazbiu sot u gëzua shumë kur dëgjoi se presidenti Meta paska hapur bllokun e shënimeve për zgjedhjet dhe po mban shënim njerëzit që i kanë dalë kundër.

I pari që i ka dalë kundër është Hazbiu, pasi e ka mallkuar dhe e ka ofenduar.

Ndaj sot Hazbiu vendosi t’i shkruajë Jarit për këtë zhvillim të ri:

“I nderuar zoti Jari.

E di që je mërzitur me mua që shava presidentin, por ja më doli fjala.

Presidenti nuk ka heq dorë nga huqet e vjetra dhe mban shënim në bllok.

Tani kur të dalin përgjimet nga blloku i presidentit, do të dëgjosh çudira.

Biseda e pare do të jetë:

-Alo, si je vëlla?

-Mirë vëlla, si je ti?

-O vëlla, si t’ia bëjmë këtij Hazbiut, se të ka mallkuar sot në Këlcyrë dhe të ka ofenduar rëndë?

-Ashtu e, çfarë ka thënë?

-Ka thënë që Ilir Meta duhet të futet në burg dhe është i trashë. Gjëra të tilla d.m.th, budallaqe.

-Po mire, po e mbaj shënim në bllok këtë legenin, dhe flasim kur të vijë dita pastaj.

-Mirë vëlla.

-Hajt mirupfashim vëlla.

Pas telefonatës për mua, do vijë telefonata nga Tropoja.

-Ku je mor burrë, se s’po dimë ça me ba. A po na len me vdek për ty mor burrë?

-Po mo vëlla, u lë, si nuk u lë. Unë mezi u kam.

Lëshojuni asaj KZAZ dhe më thoni kush u pengon.

-E ty të priftë e mbara mor burrë, se s’po dina për kë me vdek. Po ja nisim ne pra.

Pastaj vjen një telefonatë nga Shkodra.

-Si je ta marsha? Ça me bë këtë KZAZ, a me e blloku, a me e shkatërru?

-Si të keni qejf bëni, vetëm zhdukeni.

-Mirë mo ta marsha. I tash po ja nisim.

Në fund është dhe një telefonatë nga Tit Vasili.

-Shef, si po shkon puna?

-Ja po mbaj shënim këta që po kundërshtojnë Dekretin.

-Fute pak dhe atë Ben Keshin që del tek përgjimet aty, se ai pisi qenka ai që kapi shoferin e Monikës me drogë në Kukës në vitin 2000. Ndaj qenka i betuar kundër nesh.

-Ashtu. Po duhet ta kem tek blloku tjetër atë. Duhet parë.

Pra i nderuar Jari, ne tani të gjithë po hyjmë tek blloku i presidentit.

Kur të bëhemi 7 për qind, do të njoftojmë dhe mund të përdoremi si kolateral për ndonjë pazar, që ju mbestë në grykë e mos u kapërceftë poshtë ishallah, se na e bëtë gjakun ujë..”

3 komente në “Hazbiu shpjegon pse ka hyrë në bllokun e Metës: Shpresoj të bëhemi 7 për qind!”

  1. Zgalem says:

    Humor politik shume I veshtire , per t’u realizuar , por jo Per Mero Bazen Editorialet dhe” Antena ” , jane shkrimet , qe nuk perseriten kete shekull . Nuk gabova : Kete Shekull. Zgalem

  2. Eva.M says:

    Brilante , kam qeshur me lot , fakt tragji-komik.

  3. pokeristi says:

    Mero,s’di c’te te them.Me kenaq pa mase.
    Humor i kendeshem,i shendoshe,llogjik.
    Te lumte . Pena top.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje