Artan Hoxha: Edi Rama nëse ka këllqe, le t’i dalë për zot dhunës së nxitur nga Meta, ndryshe do kemi një ’97-të apo ’98-të të dytë

19 Qershor 2019, 21:33Politika TEMA

I ftuar në emisionin Repolitix, gazetari i Report TV, Artan Hoxha deklaroi se situata në vend ka agravuar dhe duhet parandaluar sa më shpejt nga institucionet që janë zgjedhur për të bërë këtë detyrë.

Ai tha se dekreti i presidentit për anulimin e zgjedhjeve ka futur në përleshje policinë e shtetit me atë bashkiake.

Artan Hoxha deklaroi se është detyra e kryeministrit që të marrë masat e duhura.

“Zhvillimet kanë dëshmuar se situata mund të eksalojë. Si në 97 dhe 98 aksioni nis nga Tropoja dhe pastaj zbret poshtë.

Situatat e krijuara janë bërë shumë dhe ajo që të bën përshtypje është se nëse i shikon pamjet do ishte gjysma e së keqes nëse do ishin qytetarë.

Po ata janë të gjithë punonjës të policisë që paguhen me taksat tona.

Fakti që pjesa dërrmuese janë policë ose punonjës shteti është problem shumë i madh.

Ato materiale zgjedhore kanë stemën e Republikës së Shqipërisë. Ato janë materiale zgjedhore, nuk janë të Edi Ramës.

Materialet zgjedhore transportoji diku por mos i dëmto.

Fakti që ato janë të vendosura në prona publike e bëjnë dhunën të dyfishtë.

Në 97 doli populli se kishin humbur paratë dhe përfituan partitë, ndërsa në rastin konkret kemi të bëjmë me një gjë të urdhëruar.

Me dekretin presidenti ka futur në përleshje Policinë Bashkiake me Policinë e Shtetit.

Kjo është si puna e protestave që kur do lajmërojnë për akte dhune, ka kur thonë s’do ketë, nuk ka.

Nuk është zgjidhje dhuna, ajo nuk na çon askund.

Duket sikur palët duan që aty të ketë viktima.

Kjo formë që po përdoret për të penguar ose për të mundësuar 30 qershorin është e gabuar.

Sot ishin dy aktivitete, kandidati për Bashkinë e Tiranës dhe kreu i qeverisë vijonin fushatë.

Ai ka për detyrë të garantojë rendin dhe sigurinë.

Nëse është i paaftë ta bëjë këtë gjë, dhe me sa kanë dëshmuar janë të paaftë me situatën që pamë në Kukës.

Edi Rama është organizator i zgjedhjeve.

Nëse Edi Rama ka këllqe duhet t’i dalë për Zot qytetarëve dhe të mos bëjë fushata paralele, ose të japë dorëheqjen të shpëtojë të ardhmen e këtij vendi.

Atëherë ose zbato ligjin, ose mos rri”, tha Artan Hoxha.

24 komente në “Artan Hoxha: Edi Rama nëse ka këllqe, le t’i dalë për zot dhunës së nxitur nga Meta, ndryshe do kemi një ’97-të apo ’98-të të dytë”

  1. ..... says:

    Edi do terhiqet…..eshte vendosur tjeterkun ajo puna na pelqen apo jo ne….

    1. Sancho Pancha says:

      Po, do iki Edi dhe do vije Luli ? E kane vendosur tjeter kund, andej nga Moska ?

    2. katarakti says:

      Nga burime te mirinformuara te SHQUP=it e ke kete te dhene?

    3. Tirona says:

      Hik mer Malok i qelbet, vetem me rrejt dini. Artan Hoxha e nuk mer poshte 20000 euro per ato qe thote. Te gjithe ja dine pazarin

    4. xx says:

      merr ndonje gje ti pa emer apo ke informacion nga MONIKA?

  2. cubi.matjan says:

    Arsyetim I ceket sepse karemin duhet ose po e ha Meta etj. Dhuna nuk mind ta vrase demolracine po e kunderta, prandaj demokracia tiumfon prej 2000… Vitesh.

  3. Alpinisti nga Skrapari says:

    Or kokelope te ka ngelur mendja Edi Rama. Si do ti more zoteri qe Edi Rama te ngreje lufte? Kush eshte trrim do te shkoj te votohe dhe kush eshte lepur si puna jote do te fshihet. Cudi ti e ke perjetuar live 21 janarin pse ngre dhe ti urat e zjarrit?

  4. qytetar says:

    Duroj sa duroj dhe Likja shpertheu, nuk ka tendera te presidenca, duhet ne leviz se ngordhem…

  5. Beni says:

    Edin po e mbajne amerikanet,e ka dhene doreheqjen dhe nuk e kane pranuar ,arsyeja nuk do kthehet me ne pushtet banda e saliut dhe metes

  6. fran says:

    Avash ti ore bucko

  7. 0000 says:

    E kanë vulosur të tjerët këtë punë. Edi Rama hedh vallen e amerikanëve, si gjithkush tjetër që ka qenë në qeveri deri tani.. As Saliu dhe as Iliri se kanë me Edin por me Amerikën, se nga Edi si hyn gjemb në këmbë. Aq sa i hyri deri tani. Saliu dhe Iliri me maskotat e tyre që shesin për liderë, po bëjnë përpjekjet e fundit dramatike, për të kërcënuar me destabilizim, por janë të vdekur. Pasi votuan vetë me forcën e shantazhit arrestimin e tyre me reformën dhe pasi u morën me mistrecllëqe gjithë kohën që shëmbej gjingjonizmi dhe ngriheshin institucionet e reja të drejtësisë, sot janë shumë vonë. Kohën për të luftuar me kallash në dorë në të gjithë Shqipërinë, e kaluan nëpër çadra dhe mitingje idjote në të vetmin bulevard të tiranës, në vilat e Lalëzit, ndërsa pinjollët e tyre duke shkërdhyer lekët e shqiptarëve rrugëve të botës.
    Çfarë do ndodhi?!
    Asgjë!
    Ca teatër makabër dhe melodramatik si ai i Gruevskit në Maqedoni, që ishte shumë më i fortë politikisht brenda dhe jashtë Maqedonisë, se këta dy katunarët haxhiqamilasit tanë, kërriçit të Viçidolit dhe kërriçit të fshatrave të Skraparit.
    Deri në tetor ka mbaruar gjithçka. Edhe Europa me arrestimin e sigurtë të tyre, kërkon të justifikojë hapjen e negociatave në tetor. Llogaritë i kanë të qarta. Ose do kalben në pranga ose do t’i gjejmë të vetëvarur në haletë e vilave të tyre, përpara se t’ja sekuestrojnë.
    Nuk kanë më asgjë në dorë. Janë të shporrur si talebanët nga çdo qelizë e shtetit. Edhe ata militantë që po kalojnë orët e fundit në administratën lokale, pas pak do të jenë përfundimisht dhe përgjithmonë rrugëve.
    MATOja është brenda.
    Qeveria është e fortë politikisht dhe me mbështetje absolute ndërkombëtare.
    Amerika dhe Europa janë të qartë dhe të vendosur.
    Shqiptarët i kanë braktisur përfundimisht si Sali baglen dhe kukullën e tij teveqele, po ashtu edhe partinë familjare të Metës.
    Militantët e dy partive të rrënuara dhe kaq depresive nuk bëjnë dot revolucjon haxhiqamilist, orjental, antiperëndimor në nivel kombëtar. Ndyrësitë berishiste që po bëjnë si talebanë, vetëm po shpejtojnë dekompozimin politik dhe vdekjen e pashmangshme.
    Revolucionet i bëjnë masat.
    Në vend që të ushqejmë ndjenja të kota paniku dhe alarmizmi është më mirë të bëhemi gati që pas pak do t’i shohim me pranga kokë e këmbë të gjithë këmat ngordhalaqe dhe të marrë fund, që sot kërcënojnë me destabilizim.
    Në këtë humnerë ku kanë rënë dhe nga ku nuk kanë për të dalë më gjallë, le t’ja lëmë panikun atyre, maskotave të tyre dhe shushunjave që kanë pjellë!

  8. Piro says:

    Futja kot, I thone kesaj. Per cfare kellqesh flet ky I majmuri. Apo e ka madre malli per kerma? Shteti menaxhohet permes ligjor, ku sejcili ben pjesen e vet. Qytetari apo nepunsi qe shkel ligjin perballet me ligjin. Jete po Ben qeveria. Cfare duhet te beje sipas teje, te perdorni armet? Kadal or analist, behu me I permbajtur, me qytetar. KY popull ka probleme te medha me sjelljen sepse pelqen me shume dhunen dhe shkaterrimin e prones. I pelqen vetgjyqsia, te vetvendos per ngjarjet, Jo te shkoje ne gjykate, nuk I shkon mendja te drejtesia.

  9. pepja says:

    DO LIDHUR PRESIDENTI DHE KRIZA ESHTE E ZGJIDHUR.

  10. o tano drejt e ke o plak ! po ky edi rama nuk ka as kellqe as bythe me mbrojt popullin ! e di si ben ky : hodha lumin te dhjefsha kalin ! populli eshte pela qe i hypin keta hajdute ordinere ! mjere ky popull !

  11. Ali Pasha says:

    Dole qarte se sa i pamvarur je si gazetar…
    Te pakten te shumzova me zero…
    Ke mbaruar zoteri..ti vetem gazetar nuk je. Qenka e vertet fjala e Sali Serbit

  12. Drejtesi says:

    E keqa ne pushtet dhe opozite po bejne zullumin e radhes, pk na izolon nga bota si Enver Hoxha. Qe te mbreterojne e plackisin sa te kene jete. Mjere ky popull injorant qe ben tifo per ta, ne dem te te ardhmes se femijeve te vet.

  13. USA says:

    Ashtu puna Tano duhet trash zullumi antiamerikan te dalin kokat verteta te pd lsi antiamerikane pastaj vepro Daj Sami. Ti e mban mend 14 shtator in 98 sala I mori te gjitha institucionet shtetit dhe I le shpi per 5 minuta me nje fjali te Nderuares Amb. Amerikane Mariza Lino.

  14. Eduard says:

    Por cfare duhet te beje Rama o Tani?
    Po a e di ti se e keqja e mund te miren?!
    95% e gazetareve dhe pseudoanalistet jane me Berishen? Edi i kunder te gjithe, Edhe Anerika e ka lene vetem, sepse e ka dorezuar Shqiperine ne duart e Saliut dhe te Ilirit, per llogari te Rusise.
    Eshte ngtitur tere malokeria dhe llumi kunder Edi Rames dhe Shqiperise o Z. Tani!

  15. Seferi says:

    Por cfare duhet te beje Rama o Tani?
    Po a e di ti se e keqja e mund te miren?!
    95% e gazetareve dhe pseudoanalistet jane me Berishen? Edi i kunder te gjithe, Edhe Anerika e ka lene vetem, sepse e ka dorezuar Shqiperine ne duart e Saliut dhe te Ilirit, per llogari te Rusise.
    Eshte ngtitur tere malokeria dhe llumi kunder Edi Rames dhe Shqiperise o Z. Tani!

  16. Tarasi says:

    BRAVO ARTAN….OSE TI DALE PER ZOT VENDIT QE E KA VOTUAR OSE TE IKI…BRAVOOOOOO PER MENDIMIN…O SHOKU JEMI SHUMICA ME RAMEN TE NA THERRASI JEMI GATI

  17. Kasemi says:

    Tani flet drejt. Policia duhet te jete proaktive prej sot e tutje dhe jo thjesht te reagoje kur demi kryhet. Sot nuk mund te organizohet njeri pa cleular apo rrjete sociale, pergjo organizatoret se ata pak jane dhe parandalo.

  18. London says:

    Me keto vjedhje industriale qe i kane bere shqiprise keta duhet te futen ne Burg. Boll me u qeverisem me krimenele mafioze te kamofluar si zyrtare.Te gjitha qytet e shqiprise jane shkaterruar betonuar nga kryetar bashkie qe se kane idene per urbanistike.i kane prishur cdo gje. Teatri ne Tirane duan ta prishin nuk ka kuptim. stadium i ri eshte bere ne Tirane i kane bere nje kulle ngjitur!Cila ishte arsyja architekturale? Boll me.
    Rudina Hajdari shpresoj te Jete Kryministria e ardhshme.

  19. Andrea says:

    Shikoni me vemendje , Tropoja, Kavaja, dhe Shkodra, , dmth, ku ka mbetje otomane, ka rrumuja, kundra shtetit, pra eshte ne gen, nuk duan demokracine, normale,

  20. Nese EDI RAMA “dorezohet” (dorehiqet) nga presioni i rruges se 4000 a 5000 veta ne Total ne gjithe Shqiperine, (ja po i japim dhe nje trefish a katerfish, por asnjehere me shume se kaq); Shqiperia do shkoje keq e me keq, nje Palestine ne Ballkan dhe ne gjirin e Europes. Policia te perdori te gjitha mjetet qe ja jep Ligji, gje te cilen e perdor cdo polici ne BE, SHBA dhe Bote. A e pate pak dite me pare ne Hong-Kong; dolen rreth 2-milion protestues (per ti bere “Pordhë” Ligjit te Kines mëmë), por kur e “tepruan” pak rreshtat e para (disa qindra te rinje kryesisht) perpara Policise, kjo e fundit ja tregoi fuqine e Ligjit e te Shtetit. Dhe jo shume vone u shperndane si “guret e Bilardos”, dhe “cët-cët” qetësi e u shperndane pa një e pa dy… Ky eshte Ligji dhe Shteti.! Nuk durohet më kjo gjendje TOLERANCE, perballe rruges dhe dhunes se Pakicës. Jo, Jo, Jo…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje