Gaz Demi: Për Gegën e dija se ka ikur në Amerikë, Gjicit stadiumin ia bën FSHF dhe bashkia

19 Qershor 2019, 18:17Sport TEMA

Presidenti i Partizani, Gazmend Demi, në një intervistë për ‘Report TV’ ka folur për shumë tema që prekin klubin e kuq. Numri 1 i kryeqytetasve sqaroi largimin e trajnerit Gega si dhe thumboi presidentin e Kukësit Safet Gjici për ndërtimin e stadiumit të ri.

Trajneri i ri Franco Lerda, zgjedhja e juaj apo e drejtorit Olsi Rama

Falenderoj ju dhe televizionin tuaj për interesimin ndaj Partizanit. Siç e dini, e ka thënë edhe drejtori, mbas ikjes së Gegës për një problem familjar mbetëm pa trajner dhe bëmë disa interesimi. E morëm italian sepse duam të arrijmë një nivel më lart sepse kuptohet për teknikën dhe të gjitha. Kishim disa trajner, por drejtori zgjodhi Franco Lerdën, që unë I kam dhënë besimin e plotë. Medojmë se do bëjmë një ekip më të mirë se sa e kemi patur në aspktin taknik, rregullit dhe disiplinës.

Shorti në Champions me Qarabag, do dëshironit një skuadër tjetër

Kuptohet që Qarabag është një ekip më me eksperiencë se ne. Ka shumë vite kampion i Azerbajxhanit, me kualitete të mira, ka qenë deri në grupet e ‘Champions League’. Gjithsesi unë nuk kisha pretendim për ndonjë ekip tjetër sepse tek e fundit 11 me 11 luajmë. Unë kam besim te ekipi im, te stafi im, te drejtori. Me disa përforcime që do bëjmë besoj se është i kalueshëm.

Kompleksi i Partizanit. Gjici ka thënë se stadiumi i Kukësit do përfundojë më shpejt

Nuk e di çfarë ka thënë presidenti Gjici sepse atij stadiumin ia bën bashkia dhe federata. Ne si Partizanin po e bëjmë vetë. Unë nuk jam në garë se çfarë bën Gjici, unë shpresoj që ta mbaroj sa më shpejt.

Ka ndonjë datë se kur do të rinisin punimet?

Shpresoj shumë që kampionatin ta nisim te ky ministadiumi jonë.

Gega, përse u largua trajneri? Thuhet për arsye personale, por këto ditë ai është parë në Shqipëri.

Trajnerin Gega e uroj për fitoren e titullit. Ka qenë një trajner i respektuar. Gegën e kam sjellë unë te Partizani. Kjo është hera e parë dhe e vetme që unë sjell trajner te Partizani. Kemi dhënë dorën si burrat dhe ka ardhur pa kontratë te Partizani. Pas disa muajsh me drejtorin Rama pa më thënë mua bënë kontratën. Që të jemi korrekt ajo kontratë u bë me të gjitha kushtet që donte Gega.

Më ka ardhur një ditë bukur, mbasi ka folur me drejtorin, për një problem familjar. I kam dhënë dorën dhe I kam thënë familja është mbi të gjitha. Kështu që ka qenë një ndarje xhentëllmenësh. Ka patur vetëm një problem familjar asnjë prapaskenë tjetër unë nuk e di të ketë. E dija që ka ikur në Amerikë, ju po thoni që është këtu, nuk kam informacion. Megjithatë unë i uroj fat dhe gjithë të mirat. Nëse ikën në një skuadër tjetër pastë fat dhe ishalla mos të ketë ato problemet që më tha mua.

Tirana shumë aktive në merkato. Ka marrë dy lojtarë të Partizanit. Mendoni se do ndryshoi historia në derbi? Keni thënë që nuk fitojnë sa të jem unë president

Tani, derbi dihet që është derbi. Unë I pari po gëzohem shumëë që Tirana po përforcohet. Tek e fundit këto dy ekipe kanë qenë vlera e shumë viteve në kampionatit shqiptar. Me oshilacionet e të dyjave, sepse Partizani ka patur të vetat dhe gjithashtu edhe Tirana. Për këto lojtarët që ka marrë nuk kam informacion sepse unë nuk i ndjek skuadrat e tjera. Derbi do të jetë prap derbi, të treja rezultat janë brenda, por besoj se ne do të jemi gjithmonë më të fortë.

Për merkaton. Flitet se do të afrohet Balaj dhe Ramadani

Në informacionin tim, sepse me këtë punë meret drejtori, e ka ekskluzive, e ka marrë vetë përsipër. Shpresoj se do sjellë lojtarë shumë të mirë të cilët besoj se do bëjnë diferencën. Është në punë çdo ditë për të sjellë lojtarë cilësor, siç e dinë të gjithë nuk është e lehtë sepse dihet opinion për Shqipërinë, megjithatë jemi në rrugë të mbarë.

Për dy prurjet nga kampionati shqiptar flitet se janë lojtarë shumë cilësor. Si melo ashtu edhe ish-lojtari jonë që luante te Teuta (Hakaj). Drejtori është shumë entuziazt për të sjellë disa prurje shumë serioze dhe shumë të forta. (Shqiptarja.com)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje