Messi “zhduket” tek Argjentina? Capello dhe Simeone mbrojnë yllin e Barçës

19 Qershor 2019, 12:05Sport TEMA

Lionel Messi nuk duhet krahasuar me Diego Maradonën, pasi bashkëlojtarët e tij tek Argjentina nuk janë në lartësinë e detyrës. Kjo është pikëpamja e ish-trajnerit të Milanit, Real Madridit dhe Anglisë, Fabio Capello, duke analizuar startin e keq të Albiceleste në “Copa Amerika”.

Argjentina do të përballet me Paraguajin në “Belo Horizonte” të mërkurën, pas humbjes 2-0 ndaj Kolumbisë, në ndeshjen e parë të Grupit B. Ylli i madh i Barcelonës, Messi, nuk ka fituar dot asnjë trofe të madh me vendin e tij. Ky fak e sheh atë të disfavorizuar në sytë e shumë tifozëve, kur krahasohet me Maradonën. Ky i fundit, me madhështi e udhëhoqi Albiceleste drejt lavdise në Kupën e Botës 1986.

“Njerëzit flasin për të dy, por Argjentina e Maradonës ishte më e fortë dhe kishte më shumë cilësi si ekip se ky i Messit, – tha Capello për “Radio Marca”. – Diego kishte lojtarë më të mirë përreth tij. Messi është i jashtëzakonshëm, por nuk ka grupin e duhur tek Argjentina, që ta mbështesë. Ai jeton duke menduar për të luajtur futboll dhe jo për biznes, si për shembull, Neymar”.

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, bie dakord se problemet e kombëtares së vendit të tij qëndrojnë te kolektivi: “Messi mund t’i zgjidhë problemet në një ndeshje, në çdo kohë, por jot ë fitojë i vetëm një kompeticion të tërë. Ai ka nevojë për  ekipin mbrapa, – tha Simeone për “Fox Sports”. – Lojtarët që janë me Messin në kombëtare duhet të kuptojnë potencialin që kanë, gjë që është e madhe, në realitet. 

Sidoqoftë, kjo gjë varet nga personaliteti i secilit lojtar. Messi ka nevojë për secilin prej atyre, sepse futbolli është lojë ekipi. Nuk kam asnjë dyshim për klasin e Messit dhe përshtatjen me çdo situatë, sepse ai dëshiron të fitojë”. 

3 komente në “Messi “zhduket” tek Argjentina? Capello dhe Simeone mbrojnë yllin e Barçës”

  1. Ujku Plak says:

    Egzakt .
    Si Capello , si Simeone kane shume te drejte ne ate qe kumtojne .
    MESSI eshte GJENI i pa arritshem mu dhe per faktin se nuk e luan futbollin per Biznes por per te argetuar Milionat e shikuesve ne mbare boten .

    1. Bes Brani says:

      Duket qè ata qè janè tifozè tè Mesit vazhdojnè tè jenè tè verbèrt, pèrfshi dhe ” ujkun plak “….. Mesi mbetet lojtari mè i mirè nè Kampionatin Spanjoll dhe kaq. Dalin gjithmonè justifikime si kèta qè thotè Kapello e Simeone, por qè tè jeshè ‘yll bote’ i vèrtetè duhet tè luash gjithkund, me çdo skuadèr e tè arrish qè nè çdo ndeshje tè tregosh diferencèn si lojtarè i madh. Kjo nènkupton qè tè arrish fitoren, ose mè sè pakti tèè realizosh njè ose disa gola, gjè tè cilèn Mesi nuk e ka demostruar veçse me Barcelonèn. Pèr mua Mesi le tè quhet Ylli i Futbollit Spanjoll dhe asgjè mè tepèr. Yjet e futbollit botèrorè janè tè tjerè, si Maradona, Ronaldo i Brazilit, Ronaldo i Juventusit e disa tè tjerè.

  2. MH says:

    Bani nji krahasim:
    Imagjinoni nji lojtar shume ma me talent e potence se Messi.E vendosni te marrin topin ne mesin e fushes dhe i vetem ta dergoj ne rrjete duke pershku cdo lojtar qe do ti afrohet per t’ia marre topin.Nuk do jete i zoti te depertoi.Messi asht gjigand kur e shoqerojne ne cdo levizje te tije shoket e ekipit.Te cilet bajne loje pa top duke i dalur ne drite per marrje topit.Ne kete moment ushtrohet talenti i tribelimit te Messit per te cfrytezue dy variante triblimin apo (pasin) dhenine e topit shokut.Pra ekzistenca e te kenunit pronto shoku i tije, i jep mundesi Messit te tribloje me sukses.Futbolli nuk luhet me individ po komplet me ekip qe duhet te gjindet pa pushin ne levizje per te marre top dhe ikur drejt finalizimit Gol.
    Kurioziteti tjeter per te vendos fitoren i takon ekipit qe vrapon ma shume dhe ma shpejt se kundershtari.Dhe mbas keti kuriozitetit vendos “FATI” mbi gjithshka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje