VIDEO/ Përkrahësit e Bashës dhe Mediut tentojnë t'i venë flakën KZAZ-së së Gërdecit: Rama ik

19 Qershor 2019, 14:19Kronika TEMA

Partia Demokratike ka korrdinuar ditën e sotme protesta thuajse në të gjithë KZAZ-të e bashkive që drejton.

Përkrahësit e saj kanë tentuar të shkatërrojnë materialet zgjedhore ku janë konfrontuar me efektivët e policisë së shtetit.

Ndërkohë, një nga pikat ku PD ka zgjedhur të vendosë protestën e saj ka qenë edhe Vora, vona elektorale e që përfaqësohej nga ish deputeti Fatmir Mediu.

Pranë fshatit të vogël me dramë të madhe, Gërdec, militantët e opozitës kanë tentuar t’i vendosin flakën godinës që mbante materialet zgjedhore.

Në vendin ku u vranë  26 njerëz, pësuan lëndime të rënda dhe të lehta rreth 300 vetë dhe u dëmtuan të paktën 318 objekte banimi, PD ka bërë thirrje për protesta masive dhe për çlirimin e vendit.

Në vendin ku ç’montimi i lëndëve plasëse kryhej nga burrat, gratë dhe fëmijët të administruar nga të afërmit e tij si edhe djali Shkëlzen Berisha, PD premton se do të nisë punën për të transformuar Shqipërinë.

Në vendin ku nuk ka asnjë politikan të nivelit të lartë të dënuar si përgjegjës për tragjedinë, PD zotohet se do të bëjë drejtësi dhe nuk do të grabisë zgjedhjet.

Ndaj dhe militantët nuk kanë frikë që sot t’i vendosin flakën godinës së zgjedhjeve pranë Gërdecit sepse ata e dinë që si t’i hedhësh në erë, si t’i përvëlosh, si t’i shfarrosësh dhe s’i diegësh materialet zgjedhore njësoj është pasi askush nuk dënohet, madje gjen moral më tepër për të protestuar.  (TemA)

9 komente në “VIDEO/ Përkrahësit e Bashës dhe Mediut tentojnë t’i venë flakën KZAZ-së së Gërdecit: Rama ik”

  1. Dikush thote, AAAAAHhhhhhhh !!!!, sikur te kishim edhe pak barrot nga ai qe plasi ne gerdec, pa do te shihnit, si do behej perseri tym e flake, dhe per cudi ironikisht fatmir gerdeci do ferkonte duart.

  2. fantoma says:

    Gjynah, sa poshtë kemi rënë… (apo kemi qënë gjithmonë kështu…???!!!) Shqipot janë si kavie, mund t’u bësh ç’të duash, e mund t’i përdorësh si të duash… Nuk bëzajnë, mjafton t’u tregosh ndonjë përrallë të bukur patriotike dhe sigurisht t’u japësh ndonjë kockë… Ndoshta jam shumë i ashpër, por nuk mund ta duroj që fshati që u masakrua për t’u pasuruar banditët e Sali Berishës, të përdoret përsëri si kamikaz nga ky shpellar kriminel…!!!

    1. Likja..... says:

      FANTOMA.I KE THEN TE GJITHA.KE SHUM TE DREJTE…POLITIKA DHE PARAJA.SHQIPTAREVE JA U KA ULUR PANTALLONAT NE FUND TE KEMBEVE….

  3. ZOROOS says:

    MEDI BISHTO LARGOJU NGA GERDECI ATU KU VRAVE DO HASH KOKEN JU DHE GJITHE LARORET THUTHUQ BASHKE ME QIMIN

  4. Nobis says:

    Te gjith te blloku nobis ta shkerdhejm ne byth dhe ta djegim te gjall kte fatmir mehdihoxhen qe ka 800 metra katror shtepi dhe 4 makina

  5. Guri says:

    Hahahaah prap fo i vini flaken Gerdecit or. Po lere o te mbij nje here bari, se ska mbire akoma nga shperthimi

  6. Ardian says:

    O Shqipëri të dhjefsha të tërë, nuk të kuptova asnjë herë, lërini në mizerien e tyre, nuk bëhemi ne me asnjë gjë.

  7. Oketo says:

    Me respekt dhe mirënjohje të thellë ndaj PD !
    Jemi në pritje të shpërthimit të dytë.
    Me nderime
    Viktimat e Gerdecit!

  8. Taku says:

    Me Gerdecin e kan inatin qe u nxorri te palarat me biznesin vrases.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje