Republika e vetëshpallur “Meta- Berisha”, kundër Perëndimit!

25 Qershor 2019, 20:05Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Presidenti u ngrit herët në mëngjes për ta na treguar se Republika e tij rrezikohet nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Europian, dhe se ai është simbol i rezistencës ndaj tyre. Mendoj se ishte i sinqertë, edhe pse këtë mund ta thoshte qysh dje në drekë. Nuk besoj se do shumë kohë për ta menduar, vetëm nëse ka dashur të shmangë emocionet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet Perëndimore, realisht janë angazhuar në një betejë kundër Republikës paralele të Ilir Metës dhe Sali Berishës në Shqipëri.

Ato nuk kanë pranuar shkëputjen e tyre nga Parlamenti sovran i Shqipërisë, ikjen nga zgjedhjet dhe përpjekjen për të krijuar një Republikë paralele me Republikën e Shqipërisë.

Mbi të gjitha, ato nuk kanë pranuar dhe as kanë denjuar ta përmendin aktin e ç’dekretimit të zgjedhjeve, që në fakt është akti i zjarrvënies ndaj Republikës së Shqipërisë nga Republika rivale e Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Tani, pesë ditë para zgjedhjeve, është e qartë se Republika e Shqipërisë ka në krah të saj SHBA dhe BE, dhe është në luftë me Republikën e Ilir Metës dhe Sali Berishës. Nuk kemi dyshime për këtë. Nuk ka as Ilir Meta dhe as Sali Berisha. Nuk ka as SHBA dhe as BE.

Problemi që kemi tani, është përse Ilir Meta do të jetë president i të dy Republikave, dhe i Republikës me të cilën ka hyrë në luftë, dhe i Republikës që ka krijuar me Sali Berishën.

Një President që nuk ka mbështetjen e shumicës që e ka zgjedhur, një President që ja ka hedhur poshtë Dekretin Kolegji Zgjedhor, duke provuar pavlefshmërinë absolute, një President që nuk ka mbështetjen e SHBA dhe BE për të qenë president i Shqipërisë, mund të sillet si pushtues i një karrigeje, por jo si President.

Një njeri që i kërkon dorëheqje kryeministrit, duke vënë në dyshim votat ndaj tij, vetë nuk ka më asnjë votë nga ato që e kanë zgjedhur President, nuk ka mbështetjen e SHBA dhe BE, është poshtëruar publikisht nga një gjykatë zgjedhjesh në Shqipëri, dhe vazhdon të sillet si pengmarrës i Presidencës.

Mbi të gjitha, Shqipëria e pas viteve ‘90, e ka të bazuar sigurinë kombëtare dhe të ardhmen e saj, tek aleanca me SHBA dhe Bashkimin Europian. Një President që ngrihet herët në mëngjes, për t’i shpallur luftë SHBA dhe ambasadorëve të BE, mund të jetë president i Bjellorusisë, por jo Shqipërisë.

Ne nuk jemi kundër Republikës së tij të vetëshpallur me Sali Berishën. Shqipëria ka pasur gjithnjë, në fazat kritike të historisë së saj, një “Republikë” që ka tentuar të na pengonte në rrugën drejt Perëndimit.

Prej Haxhi Qamilit më 1914 e deri tek errësira e Berishës më 1997, gjithnjë dikujt që i është rrezikuar pushteti, i ka shkuar mendja herë tek Turqia, herë tek Rusia, e herë tek Al Qaida.

Ilir Meta është i fundit i kësaj race dhe nuk është i vetmi. Por problemi është se të gjithë paraardhësit e tij që kanë tentuar këtë gjë, kanë humbur dhe nuk e kanë marrë dot me vete Shqipërinë.

Republika e Ilir Metës dhe Sali Berishës, është 1 mijë metra katrorë, sa grumbulli i molotovistëve që tentojnë të jenë Ushtria e Republikës së tyre.

Republika e Shqipërisë është 28 mijë km katror, është e qetë, e bukur dhe e qartë, edhe kur ngrihet herët për punë, jo nga pagjumësia!

31 komente në “Republika e vetëshpallur “Meta- Berisha”, kundër Perëndimit!”

  1. Kopani says:

    Duhet te shpallet monument kulture rapi ku u var Haxhi Qamili nga brekushet dhe me koken poshte. Aty duhet te bejne peligranazh nje pjese e politikaneve qe u eshte nxehur koka.

    1. VFLP says:

      LAJMERIM!
      Sot pasdite ne Amfiteatrin e Tiranes, ka ardhur per te kenduar kengetari grek Jorgo Dallara!
      Personi ne fjale eshte i njohur si filoserb dhe antishqiptar! Gjate kohes se bombardimeve te NATO-s, kur shqiptaret e Kosoves masakroheshin dhe deboheshin me dhune nga shtepite e tyre, ky MASKARA mbante koncert dhe kendonte ne sheshin kryesor te Beogradit “ne mbeshtetje te popullit serb”!!!
      THIRRJE TE GJITHE SHQIPTAREVE : MOS E LEJONI TE “KENDOJE” NE SKENEN SHQIPTARE KETE FUNDERRINE, KETE ANTISHQIPTAR TE FELLIQUR!!!

      1. undefined says:

        Kengetare qe e degjojn ne Shqiperi…jevgjit…minoritaret dhe vllehet 300 nuk eshte kengetare por “dekompozim” duke mos ja hudhur qyrret ketij tallavisti i jepet nje pergjigje shume e mire…

  2. Gjenerata 1964 says:

    No koment.Bravo.

  3. LILOLABJA says:

    Parfait !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Parlamenti duhet te shkarkoje nga posti kete palaco. Mbas shkarkimit, Gramuz Ruci ti shkruaj nje leter ku ti japi nje afat konkret date dhe orari qe ai fizikisht duhet te lere ndertesen presidenciale. Ai mund ta quaj pas vendimit te Parlamentit veten president, por institucjonalisht Parlamenti duhet te marri situaten ne dore. Parlamenti duhet ta kuptoj qe ky palaco me fjalet e rrezikshme qe artikulon, e ben te qarte qe ky ka ngritur nje institucjon qe do ta beje me autoritar se vet institucjoni qe e dekretoi president. Qeverria te ndaloj nga buxheti I shtetit te gjitha shpenzimet e stafit presidencjal dhe c’do qindarke qe kerkon nga buxheti I shtetit. Ky eshte nje grusht shteti qe vet presidenti e shpalli lufte pa ja kerkuar asnje ane parti politike. U ngrit dhe firmosi dicka qe nuk ja kishte kerkuar as vete Partia Demokratike. Ky eshte nje grusht shteti ku zagaret mediatik te institucjonit te tij hedhin llafe te rrezikshme per perdorim ushtrie.. Parlamenti urgjentisht duhet te marri masa dhe edhe minoranca ne parlament te hedhi propozim per president te ri. Njerzit e deshperuar bejne katastrofa po ti lesh …

  5. N.VJOSA says:

    Koplimente Mero Baze!
    E ke mbërthyer me gozhdët e turpit pas murit, Republiken e Ilir Metës dhe
    Sali M o n s t r ë s!…
    E ke degjeneruar fare!
    Thjesht dhe bukur me argumenta!
    Por cfarë të thuash tjetër?!
    Edhe Saliu edhe Liro Megakusari jane njerez primitiv…,jane kriminelë që duane te shpetojnë si i mbyturi…na turpëruan në sytë e botës, a i vraftë Zoti,
    se Robi nuk ka cfarë u bën dot,
    pervecse ti izolojë nga shoqeria demokratike dhe ti dergoje me ceremoni ne “kavalishencën” e Recit…!

  6. Drejtesi says:

    Je i sakte, puna eshte se keta antishqiptare vazhdojne te mbajne peng shqiperine se jane shume me shume se Avni Rustemet…

    1. Flamur says:

      Avni Rustemi do jete DREJTESIA PERENDIMORE, do garantoi progresin zhvillimin , SFIDA E SHQIPTAREVE ESHTE SHKOLLIMIMI QE TE JEMI TE DENJE PER TU BALLAFAQUAR ME FAMILJEN EUROPIANE.

  7. Ledio says:

    E vetmja gje qe nuk di eshte se kush do jete burri edhe kush gruaja nga keta te 2 kur te vije dimri ne qelite e ftohta te burgut. Por kjo gje nuk me shqetson , ajo qe me shqeteson eshte nese vertet do vije ajo dite… ?

  8. Black Eagle says:

    Populli eshte ne PROVE o me vlerat PERENDIMORE o me vlerat KANUNORE TE SALI KARAXHICIT DHE ILIR SKRAPFLORIRI !?

  9. 19 says:

    Mero je lap i qut ky kryetari i rilindjes duhet te mari afer per mendimet e tua te sakta .je brilant ne shkrimet e tua cdo gazetar duhet te mari si shembull .

    1. Bureto says:

      Që është i qut Mero është, dhe mu për këtë ishte këshilltari numër një i Berishës, se dhe ky budallë nuk ishte, përkundrazi. Por nuk dimë se për çfarë e ka këshilluar Mero Berishën, përderisa ai ka bërë gjithë ato mutësira deri ditën që Mero iu largua prej tij. Arsyet ky nuk i ka bërë të ditura ndonjëherë, por gjithsesi mirë ka bërë që i ka dhënë munxët atij. Më mirë vonë se kurrë, i thonë një fjale.

  10. Vatra says:

    Perfekt Organizata kriminale e Salih Berishes dhe e ortakut gjoja socialist por me veprime extrem të degjeneruara dhune dhe korruptimi deshën që me klane droge dhe bizniseve të krimit që moren goditje brenda këtyre viteve si mbijetesë të tyre menduan të jenë pandan i organeve legjitime të shtetit për të kakuar këtë fazë që ma në fund besohet se do të goditen institucionalisht për aktivitetet e tyre kriminale për mes pushtetit

  11. ta says:

    xhepin e ka qeveria leri bashkite dhe presidentin,me vjen ndot ta quaj president- pa leke dhe le te rine ti bjene fyellit

  12. # says:

    Populli thot:
    Qingji i mire thithe dy nena.Dhe Meta nuk asht i keq qe thithe dy republika.Fajin e kane ato rrugeqerit qe ia kane mbushur mendjen te bahet tirm.Sundoj une ketu.

  13. xha says:

    Xha Mero na mallengjeve. Ti sinjqerisht mendon se amerikanet e dine ku bie Shqiperia. Sa per Evropianet ajo dihet , e kemi provuar neper aeroporte kur udhetonim me green card. dekada te shkuara.Thjesht per ta shqiptaret jane femijet rugace ne lagje qe dine vetem te rihen, te vjedhin e shesin droge. Por kjo nuk na bene ne aspak inferiore. Hajde ne Pinellas co ne fl e shiko ku kane aritur ne tre dekada shqiptaret. Kur thoni jo amerikanet e jo BE e leshit me vjen per te qeshur. Akoma i han shqiptaret keto budalleqe ?Mendon se ne cdo ven evropian e shtet te amerikes jeta eshte lule ?Cdo vend demokratik ka ane kundeshtare qe perplasen .Nejse, Me vjen mire qe je bere nje mjet propagande per neo marksistat mafioze. Disa nga keta i kemi dhe miq. Dhe keta shqiptare jane.

  14. Kozmos says:

    Te gjithe kllouneve Politik, Po i Vjen nje fund i hidhur .
    Nderkombetaret thane, qe ne nuk do te nderhyjme ne Kete ceshtje , duhet qe ta zgjidhni vete . Pikerisht mbas ketyre fjaleve, filloi lufta e armiqve te shqiperise me molotov .Ata terroristet menduan, qe mund te benin cfare te donin me Shqiperine , sepse nuk nderhyn askushi . Nderkombetaret shikuan ,qe keta jane armiqte me te medhenj te Shqiperise , per te ruajtur veten dhe kapitalin e tyre , ata ishin gati te djegin Shqiperine . Atehere erdhi ultimatumi nga ShBA . ATA I THANE TERRORISTEVE ,QE NE JEMI KETU NUK JU LEJOJME TA KALONI VIJEN E KUQE .
    RROFTE SHBA ,SA PER BERISHEN SHQIPERIA MERR FUND SI NE 97 . RAMA ESHTE SHUME I PAFUQISHEM ,PARA BERISHES ANTISHQIPETARIT ME TE MADH TE KOHRAVE . FUNDIN TRAGJIK E MERITOJNE TE GJITHE ZARBOT , QE LEHIN PER STIMUL .

  15. Aqifi says:

    CU NGRIT PRESIDENTI NE mengjes i ra kopesht mes permes per te pare nje kermill me ves. Munt te porta ne te dale pa lulushin dhe monane. Cfare beni mo te marr po hame nje pershesh me dhalle.
    Duka, Mediu, Shehi, …..po pellisni si gomare se nuk kane me pushtet si me pare.
    Cfare te beje i zi Like del e cdekreton vendime.
    Po mire more Like ziu cfaj kane ata te mjere se e duan pushtetin se jane dhe te dhjere. Duka i zenunit Mediu i Gerdecit dhe shehi i Rakise ju bashkuan Saliut si koshadhet qemoti.
    Tl o like zi ti koshadhet i di mire, te zinin pusi te ,te vrisni , te merrnin bagetine.
    Keshtu jeni kthyer po te shohesh te tute dhe luluse.
    Kaq e kuptoni ….se sa te varfer jane

  16. j says:

    Shyqyr qe e demaskuan këtë bandë mafjoze se për shqiptarët
    do vazhdonin me breza malokët me mbajtë pushtetin .
    E:Hoxha 50 vjet pushtet ,nuk pati shtëpi për fëmijët.
    Maloku 20 jet vodhi familjarisht gjysmën e shqipërisë.

  17. Aqifi says:

    Cu ngrit like presidenti ne menngjes per te folur per syte e zes.
    Foli shume e shume dhe ne fund prodhoii shkume.
    Cfare ti besh like ziut si koshadhe e skrapaliut.
    Zer pusi e vidh bageti e vri cobane ne hazmeri fute nje krahine te terre.
    Po mire me krahine po Like diteziu do gjithe shqiperine. Dale like mos lajthit se me lul dhe monik as ne banje macesh nuk mbrin.

  18. xhulio says:

    Dyshja me mafioze ne Shqiperi. Berisha i akuzuar per vrasje, Meta gjithashtu deri vone dale ne shantazhet per vrasje te deputetit. Nje gjak nje karakter, ku drejtesia eshte e vonuar, por qe ngushellohemi se po vjen. Te dy bashke, paçin fatin e kermave ku korbat do te kene nje gosti, thoshte i madhi Ndrek Luca ne nje nga rolet e tije.

  19. Dyshja humoriste e Portokallise Nard Ndoka-Metaj says:

    Ilir Metaj e nxorri shpaten, edhe nj’her o per situaten/ Ilir Metaj o tungjatjeta, vetem Ti je e verteta/Pse nuk del tek lumi Lanes,t’i hash mune o Edi Rames….

  20. FLUTURA says:

    Fal te pareve tane jetojme ne keto troje!
    Qysh ne mengjes me shkoi mendje tek afrikanet…
    Ashtu do ishim edhe ne me keta antishqiptare me babezine e tyre per te sunduar vendin….
    Fal zotit komunizmi u permbys!!!!
    Dhe tani jemi me fat qe jemi aleat me SHBA te. Kjo gje na qeteson, na jep kuraje te votojme ne 30 qershor dhe te vazhdojme perpara sepse zagaret jane lidhur; vazhdojne te lehin me deshperim, por nuk i le litari…

  21. ETHEM LALAJ says:

    SHUME SAKTE.I LIR META NUK ESHTE PRESIDENTI IM,YTI,I 1000.000 SHQIPETAREVE QE KAN VOTUARE PS DHE EDI RAMEN.
    -DHE PS DUHET TE SHPEJTOI PROCEDURAT E SHKARKIMIT TE TIJ.SIKURSE ONM TE SHPEJTOI JRIJIMIN E GJ.KUSHTETUESE.
    -ESHTE SHUME E QARTE PSE SB DHE IM JANE HEDHUR KUNDER SHBA+BE.REFORMA NE DREJTESI I KA TREMBUR KEQ QE NE 2016.
    -PAS 30 QERSHORIT BESOJ 4-TERSHJA ME NE KRYE SB DO MARRI RRUGEN DRET “HOTEL-REÇIT “.

  22. Olimpia says:

    Mero artikull i qarte dhe nje analize e sante .Me nje gabim te vogel…nuk la lidhje Meta dhe Berisha me Biellorusine.Lukashenko ,pavaresisht propogandes,eshte mbrojtes i vendit dhe popullit te tij.Meta ,ne se votohet ,nuk merr me shume se 3 perqind ,nderkohe qe Lukashenko mere mbi 70 perqind.Biellorusia,Duke ndjekur stilin kinez ,jo vetem nuk pranoi teorine kriminale te ,,fillimit nga zero,,por ruajti pjesen derrmuese te struktures ekonomike dhe sherbimet jetike per te gjitha shtresat shoqerore.Ndersa Berisha dhe Meta Jane thjesht kriminele hajdute ,shkaterrues dhe antishqiptare.Sa per te drejtat e njeriut,shko ne Indine ,,demokratike,,dhe pastai kalo nga Kina autokratike,bej krahasimin.

  23. Nexhat says:

    Republika e Kolumbise dhe bandat e Rames dhe gel-Bazet e Meros.
    Gjithe bota e ka mare veshte kush eshtevRama me qeverine trafikante keni mbetur Meroja, Ngjela, dhe Muço me mbeturinat e komunizmit.
    Akoma vraponi mbas topeve te Berishes dhe mbas parave te Rames qe u ushqen per te lehur tere diten.

  24. O mero merri gjithe keta tepelencat e tu qe komentojne si edhe ate bejtexhiun e enverit dhe behuni gati te kullosni delet neper majat e gerxhave ku mbillni hashish. Ordinere!

  25. Bureto says:

    Që është i qut Mero është, dhe mu për këtë ishte këshilltari numër një i Berishës, se dhe ky budallë nuk ishte, përkundrazi. Por nuk dimë se për çfarë e ka këshilluar Mero Berishën, përderisa ai ka bërë gjithë ato mutësira deri ditën që Mero u largua prej tij. Arsyet ky nuk i ka bërë të ditura ndonjëherë, por gjithsesi mirë ka bërë që i ka dhënë munxët atij. Më mirë vonë se kurrë, i thonë një fjale.

  26. Doni me per Belulin.. says:

    Mos u shtir se harrove o Mero, shprehjen e Rames se Meta eshte presidenti me i mire qe ka pasur Shqiperia!
    Pervecse, Meta eshte aty (si president) nga pazari i kupoles mafioze Berisha-Rama-Meta. U bajatose o Mero..

  27. dhembeli says:

    O Lm. z.President !
    Ke humbur mbeshtetjen nga brenda e nga jashte, mos lejo te vazhdoje te tallet dynjaja me Ty, jepi fund ! … me doreheqje ,se mbase nuk te ngacmojne …. me tutje, dhe mos e kthe koken prapa se …do qorrolisesh e kushedi c`te ndodh me tutje!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje