"Shpërthen” Xhaçka: Basha s’mendon dhe as kupton, por të mësojë se veprimet kanë kosto, shpifjet çmim para gjykatës. Gjunkshi njihet nga kabllogramet e Wikileaks

26 Qershor 2019, 22:32Politika TEMA
"Shpërthen” Xhaçka: Basha s’mendon dhe as kupton,

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka reaguar menjëherë pas akuzave të kreut të PD Lulzim Basha dhe ish deputetit Xhemal Gjunkshi.

Xhaçja është shprehur me tone të ashpra ndaj dyshes “dibrane” që s’kanë lidhje me Dibrën reale, duke ju kujtuar pasojat e veprimeve, shpifjeve të cilat do të kenë një çmim para gjykatës.

Teksa ka nënvizuar faktin se Basha nuk kupton dhe as nuk mendon asgjë para se të veprojë, siç bëri me djegien e mandateve, gjenerali i famshëm Gjunkshi njihet jo vetëm nga Dibra por dhe nga bota, përmes kabllogrameve të ambasadës amerikane të publikuara nga Wikileaks.

“Që Lulzim Basha nuk i mendon e as i kupton pasojat e veprimeve që bën, këtë e mësuam të gjithë, ditën që dogji mandatet dhe e la PD rrugëve.

Por, le ta mesojë që veprimet kanë kosto, shpifjet kanë një cmim, kur të shkojë përpara gjykatës për të sqaruar llumin që nxjerr nga goja.

Dhe, sa për zëdhësin lokal të Lulit, gjeneralin e famshëm Gjunkshi, atë e njeh e gjithë Dibra se kush është, nuk ka nevojë të themi ne asnjë fjalë.

Madje, e njeh e gjithë bota, se ia ka dalë të shfaqet dhe në Wikileaks me bëmat e tij. Njerëzit që ka marrë në qafë e mallkojnë përditë.

Asnjë minutë kohë për të humbur me personazhe si këta.

E gjithë energjia vetëm me qytetarët dhe për qytetarët. 30 Qershori dita e Shqipërisë që duam për fëmijët tanë.

#30QERSHOR?

⭐BASHKIA QË DUAM⭐

SHQIPËRIA??QË??DUAM”, deklaron Xhaçka, në një postim në rrjetin social.

2 komente në ““Shpërthen” Xhaçka: Basha s’mendon dhe as kupton, por të mësojë se veprimet kanë kosto, shpifjet çmim para gjykatës. Gjunkshi njihet nga kabllogramet e Wikileaks”

  1. Pamija says:

    SHQIP DHE QARTE.

  2. Beni says:

    OLTA ESHTE E DASHURA E IMER LALES,E DI GJITHE TIRANA.FEMER ME TE NDYRE NUK GJEN.MJER KY VEND E MJERE NE QE RAME NGA SHIU NE BRESHER.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje