Çështja e teatrit, reagon Sesilja Plasari: Do doja që Edi Ramës t'i pritej koka, duhet bërë kurban që të mos guxojë më njeri të sillet ashtu siç është sjellë ai me ne

28 Korrik 2019, 15:25Politika TEMA

Aktorja Sesilja Plasari është shfaqur sërish pas reagimit të saj të fundit ku deklaroi se do të prishte procesin e zgjedhjeve dhe kërkoi që të shkojë në një qeli me karikaturistin Bujar Kapexhiu.

Artistja ka komentuar debatin për teatrin duke kaluar në propozime ekstreme.

Ajo sugjeron që kryeministrin Edi Rama ta shohë në gijotinë, mekanizëm ky që përdorej në të kaluarën dhe që përdoret ende në disa vende për t’u prerë kokën atyre që dënohen me vdekje.

“Por, a do të doja, sinqerisht, ta shihja të kaluar, një të sëmurë, një “të pafajshëm” (kartelat e fshehura një ditë dalin në dritë lehtë) në gijotinë ? Po. Më mirë një i pafajshëm kurban sesa populli i tërë. Po. Që të mos guxonte më njeri të sillej siç është sjellë ai me atdheun”, shkruan Plasari e cila vijon me  “E di që mund t’ju duket e tmerrshme kjo që them, por ju siguroj që e tmerrshme më duket edhe mua vetë të parës. Këtë tmerr nuk fal dot”

Ndër të tjera ajo shkruan:

“E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga një njeri i tillë është ta abandonosh, ndërsa ai nuk ju abandonon kurrë, sepse nuk mund të jetojë pa manipuluar. Për të mos folur për të tjera patologji… Por, a do të doja, sinqerisht, ta shihja të kaluar, një të sëmurë, një “të pafajshëm” (kartelat e fshehura një ditë dalin në dritë lehtë) në gijotinë ?

Po. Më mirë një i pafajshëm kurban sesa populli i tërë. Po. Që të mos guxonte më njeri të sillej siç është sjellë ai me atdheun. Që barku që e polli, jo ai i nënës biologjike por i despotizmit, i diktaturës, të tkurrej e të mos pillte, në seri, një tjetër Ramë nesër, sepse rreziku është krejt i mundshëm. Po. Që të mos bëhej permanent ky sistem që i pjell këto mostra, jo vetëm te ne, por si mësim dhe si rikujtim edhe për vendet e tjera, edhe për Europën. E di që mund t’ju duket e tmerrshme kjo që them, por ju siguroj që e tmerrshme më duket edhe mua vetë të parës. Këtë tmerr nuk fal dot”.

Shkrimi i plotë

Jam në rrugë e sipër, midis Parisit dhe Montpeljesë, kur më vjen një sms nga Tirana. Më kanë thirrur për të kaluar një konkurs për një post pedagogeje në Konservatorin e Montpeljesë. Prej disa vitesh, që kur ika për herë të dytë nga Shqipëria dhe e mblodha që ishte pa kthim, hedh hera-herës ndonjë kandidaturë për të kërkuar punë në jug të Francës, ku klima dhe drita janë të ngjashme me ato të Tiranës. Grija e Parisit nuk më prin, jam e pangushëlluar që nuk munda ta bëj jetën në atdheun tim, dhe ja kërkoj pak Shqipëri në Francë. Ora është rreth 11 dhe mikja ime E.D. më shkruan në sms: “Më në fund në teatër” dhe një foto ku duket bashkë me një tjetër qëndresëtare. Ka aq shumë përhumbje në fytyrat e tyre, aq shumë trishtim. “Ç’do me thënë?” e pyes. Një foto tjetër: goja e dashur e skenës së Teatrit Kombëtar! Të fotografuar me shpinë, disa rreshta poltronësh të mbushur me njerëz. “Jemi brenda në teatër”, është sms-ja e fundit. Pyetja ime “A jeni shumë?” mbetet pa përgjigje.

Si ndërthuren historitë: Teatri, Atdheu, konkursi në dhé të huaj për të mësuar të rinjtë e botës…

Nuk ka asgjë denigruese të konkurrosh midis plot francezëve të tjerë, me kushte krejt të barabarta, për një post. Por ndjehesh keq që, ti je atje sepse, në vendin tënd raca e aktorëve po trajtohet si egjëri që e djegin me acid nga karagjozë të cilët duan t’i luajnë të gjitha rolet vetë, madje edhe atë të popullit. A nuk u përpoq Kryekaragjozi të rikuperonte protestën e studentëve duke luajtur rolin e Kryeprotestuesit? A nuk përpiqet ERTV të luajë rolin e Kryetelevizionit? A nuk luan Kryekaragjozi rolin e Kryegaleristit në ekspozitat që organizon në Kryeministri? E Kryeagjentit për artistë duke ftuar  ne Pallatin mbretëror të përzgjedhurit e tij, artistët jashtë atdheut, me shpresën se ata mund ti duhen për t’i bërë publicitet në rast se pranojnë t’i shërbejnë ? E Kryehumoristit duke treguar barcaleta cak e anë nëpër Shqipëri, përpara turmave të mbledhura me urdhër ?

Mendjen e zemrën e kam në Teatrin Kombëtar ndërsa filloj sprovën e parë, “vënie në situatë”. Më japin dy studentë, një orë kohë pune me një tekst të cilin studentët e dinë përmendësh e unë për fat e njoh. Ata janë zbathur, mbi planshet, zbathem edhe unë po ashtu. Një orë rresht punojmë me ngulm. Është “Propozimi për martesë” i Çehovit: i them djalit të shpikë diçka nga vetja për ta joshur vajzën, për ta çarmatosur, për të gjetur portëzën nga ku hyn për të rrezuar rezistencën e saj. Kur pas një ore ata luajnë skenën para jurisë, aktori i ri fillon ta luajë një copëz të tekstit në Rap, më shpëton një e qeshur, jurisë po ashtu.

Para se të largohem takoj studentët, i falënderoj, u uroj suksese. Edhe ata mua. Djaloshi ma merr dorën me të dyja duart dhe ma shtrëngon fort, si të më thotë diçka më shumë, si të më thotë që ka njohur tek unë dikë që është e familjes ku ai do të hyjë, asaj të teatrit. Ky gjest human, i thjeshtë, vëllazëror, më bën të më rrjedhin lotët e mbajtur me zor, që në orën 11. Nuk e di se ç’bëhet ndërkohë në Teatrin Kombëtar me të mijtë. Të rinjtë janë të gozhduar nga lotët e mi. Kush e di se ç’mendojnë. Ata e dinë që unë jam atje për të kërkuar punë, mbase mendojnë se jam në ankth për vazhdimësinë e kësaj kandidature. Nuk është rasti, në Paris jo vetëm që kam punë, por nuk paguaj as qira, kam shtëpinë time. Kërkoj këtu diellin, kërkoj ngjashmërinë me Tiranën, me atë Tiranën e dikurshme, të pa shpersonalizuar, ku nuk më dukej vetja si në një mulli, si tani, kur vij.

Ky shtrëngim i dorës që më nxori lotët më bën të mendoj se ku duhet të isha, në qëndresë në Teatrin Kombëtar, dorëpërdorë zinxhir me qëndresëtarët, për ta mbrojtur atë me trupat tanë. Më kujton dorën e atyre që nuk e dhanë, dorën e artistëve të Turbinës, atyre që pranuan zgjidhje tjetër. Nietzche  amerikan, Henry Lois Mencken, thotë se njerëzit mediokër parapëlqejnë sigurinë dhe jo lirinë. Por artistëve nuk u falet të tregohen mediokër si njerëz. Është në natyrën e tyre të jenë prekursorë në revoltë e të mos jenë tolerantë me të patolerueshmen.

Ky gjest i studentit francez më kujton një tjetër: atë të një studenti shqiptar kur u ktheva para disa vitesh në Universitetin e Arteve, me programin Brain Gain, për të dhënë përsëri mësim. Studentët nuk vinin, i kishin mungesat legjion, nuk bënim dot prova, as punë kolektive. I pata thënë një studenti se do ngelej në klasë, se unë nuk isha e korruptueshme, kisha tjetër kulturë pune. Ai më pat kapur për faqe, në mënyrë kërcënuese, si një vajzë të vogël e, duke më parë drejt e në sy, me tallje më thoshte: “Nuk më heq dot, ka më të forte se ty këtu”. “Nuk jam unë e fortë, i pata thënë, është ligji”! Ai pati qeshur me lot nga kjo fjalë: “Shkollën e kam të mbaruar. Të paguar. Harroje!” Dhe sigurisht u bë siç tha ai, megjithëse unë bëra çmos për të zbatuar ligjin. Titullarët ku paraqisja shqetësimin më thoshin: “E dinim që je e çmendur, por jo kaq! Çfarë mësimi do të bësh? Pi ca gota me ne, merr ato para dhe ik rehat!”

I kujtoj të gjitha këto.

Për të më reshtur lotët e çuditshëm studentja franceze i thotë djalit: “Këndoja edhe njëherë Rap-in”. “Duhet të më këndoje ‘Gijotinën permanente’ që të më sillje zemrën në vend”, i them me shaka. Nuk ma merr mendja që mund ta dinë: ç’punë kanë këta njëzetvjeçarë, të rritur në lulen e demokracisë, me shpikjen e famshme të zotit Guillautin. Por në çast ata fillojnë që të dy ta këndojnë këngën që po bëhet 230-vjeçare. Po ta kërkoni ne YouTube, “Guillotine permanente”, do të gjeni sa e sa versione të këngës e cila, sado makabre të duket, sado e papajtueshme me funksionin e muzikës, vazhdon të rimerret, të këndohet, me ngulm, edhe sot e kësaj dite.

Mendoj se, sado e diskutueshme, antihumane të ketë qenë gijotina në Revolucionin makabër ku shkoi i njomi me të thatin, ku u qëruan sa e sa të pafajshëm bashkë me ata që e kishin bërë hak, gjithsesi, për fat të keq, ajo ka luajtur rolin e saj të rëndësishëm. Ajo ka peshën e vet në faktin që francezët gëzojnë sot – edhe pse demokracia tek ata është zbythur ndjeshëm – disa të drejta themelore të cilat ne i lakmojmë dhe i kërkojmë duke përsëritur thirrjen që është vjetruar tashmë: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

“Si ka mundësi që e dini?” pyes dhe qesh tani me të vërtetë. “E kemi mësuar në protestat e jelekverdhëve”: më thonë dhe, hop, tokje tjetër duarsh: edhe një pikë tjetër e përbashkët përveç Teatrit, edhe unë atje e kam mësuar.

Nuk e di se ç’bëhet në sheshin e Teatrit. Do të mësoja më pas dhunën ndaj atyre që përbëjnë qelizat më të shëndetshme të mbetura në zemrën e Shqipërisë, në mes të infeksionit që ka e pushtuar atë, si një peshk të qelbur nga koka. Do të shihja fotot me krahët e policëve në fyt të deli djalit Bert Budina, foto si një pështymë në surratin e Edi Ramës, të Lleshit etj., që e kanë çuar zullumin atje ku nuk mban më.

Do ta doje vërtet një gijotinë në oborrin e Teatrit? e pyes veten më pas me qetësi. Do të kënaqeshe t’i shihje kokat e Ramës, të Plehrit e të tjerë plehrave me radhë të rrotulloheshin përdhe, në mes të halave të pishave që mbajnë emrat e artistëve të ikur? Ta shihje Lleshin të mbyllur në një WC të Teatrit ku të ishte lëshuar gaz? Rrëqethem vetëm kur mendoj se ka ardhur një ditë kur këtë pyetje ia bëj vetes seriozisht, unë që nuk e kam pas ditur, deri para disa vjetësh, se ç’është urrejtja. Revolta sigurisht, përbuzja gjithashtu, por edhe në rastin më të keq, e përzier me një mëshirë, një keqardhje, duke u përpjekur të kuptoj se ç’mund ta ketë detyruar personin e përbuzur të jetë katandisur në një qenie të tillë. Por jo urrejtje për një person që e njoh.

Urrejtjen ma mësoi Edi Rama, ma mësoi Erion Veliaj, ma mësoi numri i deputetëve që votojnë si bagëti pocaqitë e tyre. Kjo urrejtje e mbjellë është gjëja më e pafalshme që kanë arritur ata me taktikën e ndyrë të përçarjes dhe të sundimit.

Ndër konkurruesit për postin e pedagogut në konservator është edhe një pedagoge me origjinë siriane. Flasim të dyja për vendet tona, ajo më tregon se sa e paimagjinueshme ishte, në vendin e saj, ajo luftë që plasi, qoftë edhe disa ditë përpara. Që mendohej se do zgjaste vetëm disa ditë, disa javë, ja dhe muaj… Por që tani vendi i saj i mrekullueshëm ka marrë fund. Fund me të tëra. A jemi ne në rrezik?

Nuk ia fal Edi Ramës që më mësoi urrejtjen. Unë nuk kisha iluzione për të, jo vetëm që nuk e kam votuar, – kam bërë gabime të tjera por këtë jo, – por as edhe një klasë fëmijësh nuk do t’i besoja atij për t’u dhënë mësim. Nga disa rrethana, burime, njerëz e fakte, e dija prej shumë kohësh rrezikun që përfaqësonte ai. Por ai i kaloi të gjitha limitet e zhgënjimit. Më pas do të mësoja tipologjinë së cilës ai i përket, të cilës ia ka të gjitha karakteristikat: Pervers narcisik, atë që konsiderohet sot nga studiuesit si ekuivalent i djallit.

Dhe problemi është se personi nuk e di që është i tillë, nuk e pranon dhe nuk e kupton. Pra, në një farë mënyre, është i pafajshëm, është tërësisht i paaftë ta vërë veten në pikëpyetje. E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga një njeri i tillë është ta abandonosh, ndërsa ai nuk ju abandonon kurrë, sepse nuk mund të jetojë pa manipuluar. Për të mos folur për të tjera patologji… Por, a do të doja, sinqerisht, ta shihja të kaluar, një të sëmurë, një “të pafajshëm” (kartelat e fshehura një ditë dalin në dritë lehtë) në gijotinë ?

Po. Më mirë një i pafajshëm kurban sesa populli i tërë. Po. Që të mos guxonte më njeri të sillej siç është sjellë ai me atdheun. Që barku që e polli, jo ai i nënës biologjike por i despotizmit, i diktaturës, të tkurrej e të mos pillte, në seri, një tjetër Ramë nesër, sepse rreziku është krejt i mundshëm. Po. Që të mos bëhej permanent ky sistem që i pjell këto mostra, jo vetëm te ne, por si mësim dhe si rikujtim edhe për vendet e tjera, edhe për Europën. E di që mund t’ju duket e tmerrshme kjo që them, por ju siguroj që e tmerrshme më duket edhe mua vetë të parës. Këtë tmerr nuk fal dot.

Miqtë e mi të Teatrit Kombëtar nuk e meritojnë dhunën që pësuan dhe që janë gati të pësojnë ende. Nuk duhet të jenë ata kurbani. Kurban duhen bërë përgjegjësit e kësaj tragjedie, jo vlerat e kombit, të cilët po i lidhin kërthizën së ardhmes në sheshin e Teatrin Kombëtar. Kërthizën: jo më të Rilindjes, emër që e vodhi, e përdhunoi dhe e ndyu Edi Rama, por atë të Paktit, të Aleancës së më të mirëve.

Studentët francezë për aktorë, sado të rinj, e dinë këngën e “Gijotinës”. Do të duhej ta mësonin edhe tanët. Janë disa pika mbi “i” që janë lënë pa vënë, disa gjyqe që janë lënë pa bërë, në historinë tonë shqiptare.

Ndërsa largohem pa e ditur në do të kthehem më në këtë vend, më kujtohet historia e Stalinit, kur pas një kohe të gjatë, shkon të shikojë nënën e vet, Keke Gelatzenë, të sëmurë rëndë, të cilën sipas gjasave ai nuk kishte pasur kohë e ndoshta as dëshirë ta takonte. Ka mbetur ai dialog si skenë teatri midis tyre:

“Kekeja: Çfarë pune bën tani, Josif?

Stalini: A të kujtohet Cari?

Kekeja : Po.

Stalini : E po, jam si Cari.

Kekeja : Më mirë të ishe bërë prift…”.(TemA)

76 komente në “Çështja e teatrit, reagon Sesilja Plasari: Do doja që Edi Ramës t’i pritej koka, duhet bërë kurban që të mos guxojë më njeri të sillet ashtu siç është sjellë ai me ne”

    1. Grigor says:

      Eej, po pse kaq i gjate artikulli? Mjaftonin shume me pak rreshta per te kuptuar qe kjo çupa e ka turperuar Skender Plasarin qe ishte nje nga aktoret mbeshtetes me te mire te skenes shqipetare.
      Kjo ka fituar vetem nga i jati. Nuk kishte pse t’ja hante kockat.
      Kur flasin legjendat si Robert Ndreniks, Ndriçim Xhepa, dhe Raimonda Bulku, te tjeret me mire te heshtin, sepse ose dalin papagaj, ose bejne glasa.
      Po ç’deshe moj çupe qe bere glasa? Per te treguar we je pule qe ben vezë?

      1. Komentuesi says:

        E ke dhjere fare moj zonje me kete shkrim bajat.Rri me mire urte e bute aty ne France,se ketu ne shqiperi nuk ta var njeri se nuk je nga ato qe ta varin ty.

    2. Prind says:

      Cfare po i beni ju atdheit me kete model njeriu qe ofroni, nuk ka ja ka bere as pushtuesi. Pseudo intelektuale, mjere shqiptaret qe u duhet te durojne dhe frustrimet e aktoreve te ikura vaktit, qe e kane inatin e forte me Ramen qe s’ua vari kurre kur kishin vaktin ?.

      1. vang says:

        Pomire moj cupe.Cfare lexon ti,cfare pi,merr gje? Panteoni i aktoreve shqiptare kane 50 vjet qe kerkojne prishjen e ketij teatri.Ti nuk ke asnje te drejte ta absolutizosh vehten Te ka mbetur ”deli djali Budina” ,shume i vogel peballe atij Panteoni qe te thashe.Nuk sjell asgje me ato qe thua vec nje hartim te mjere te urrejtjes qe te ka pushtuar.Dhe ai Budina tjeter qe nuk eshte as ”deli” ka nenshkruar pakt politiko-”artistik” me Lulzim Bashen.Cili eshe ky Budina pa ”deli”??????.Besoj e njohin kalamajt e lagjes.

    3. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

      SUNITE GJAXORE,nuk kane asnje dallim mes tyre qofshin ”hasane” apo ”haneme”………….rrace perverse!

      1. Leoni says:

        Ti zotri qe menden e ke te shash Sunitet, pse bene sikur se di qe ti je kryqetar, pasarrdhes i kryqetareve terrorist qe vfrenuan qytetrimin per 1500 vjet. Llafazan analog me kamikazet e cdo epoke.

      2. ben says:

        Shko more lopcar grek e meso shqipen pastaj merr mundimin qe te shkruash gjuhen tone te bukur.

      3. vang says:

        Ti me ke je more djale qe mendon se je afer SHAW-T,me Athinasit apo me Spartanet,apo mos valle me te Thives,se keto te tre qytete nuk luftuan kurre me njeri tjetrin.

    4. Tony uk says:

      Ik moj kurve.
      Edit ti hashe ate te gjatin.

    5. Kapit Tupalla says:

      Si ju trajtoi Sali Berisha more Sesilja !?
      Nuk guxonit as të flisnit!

  1. fati says:

    E ç’na duhet se çfare mendon nje e luajtur nga mendte? Çojeni ne Elbasan, qe t’i kthehen trute nga e mbara me nja dy elektroshokë.

  2. lisi says:

    sexistja [email protected] qenka bo me nerva, nuk e lexova artikilin vetem titullin, pregaditu per koken posht sexiste plasari se koken lart se kap dot,, sa shume idiot paska tani po i nxerre vapa

  3. labi says:

    Po ku ke mend ti moj shurre!

  4. sali leshi sali says:

    qënka me kartellë i flet putanës

  5. isuf says:

    Me qe qenke ne Paris kujdes se aty e pesoi Ledi “D”. Mire ajo ishte me Dodin, po ti me ke je apo me ate kari-katuristin qe doje te ishe ne qeli. Qe te jesh e besueshme na jep prova, qe u fute ne qeli, pastaj ta shohim kete punen e gijotines.

  6. FLUTURA says:

    Nje narciste patologjike akuzon te tjere njerez si narciste. As vet nuk e di c’ kerkon….urrejtjen kerkon ta largoje me urrejtje sepse nuk mundet ta largoje me dashuri…. Mendja e saj nuk e ka fuqine te pastroje shpirtin. Gruaja duket si e bute, por ne fakt nuk eshte, i tille eshte burri…thote Nietzche…Zot na ruaj nga urrejtja e nje gruaje te semure!!!!

  7. Dalip Tahipi says:

    Ik moj sharabajge, kur mesove dhe ti te flasesh!?

  8. mirel drejtesia says:

    C;FARE I DUKET VETJA ARTISTEVE,PO HIQEN SI HERONJE ,PUNEN KANE BERE,SIC KANE BERE PUNEN TE GJITHE SHQIPTARET, ATEHERE TE NGRIHEN TE GJITHE SHQIPTARWT TE KERKOJNE GODINAT KU KANE PUNUAR.,AJO RELIKE E PRISHUR,DUHET TE SHKRIHET QE TE BEHET NESER NJE RELIKE E NDRITESHME,!

  9. Bo - bo, c'na gjeti.... says:

    Keta “Plasaret”, Aureli dhe kjo idiotja, qenkan dobicer!

    1. juristi says:

      bo bo cna gjeti Keta kelyshet e plasareve komuniste shtate brezash,nuk jane dobicer por keta vertetojne dhe nje here aksiomen e te madhit Havel Me te Zinj se komunistet jane komunistet e kthyer ne antikomuniste

  10. vlonjati says:

    ore ,jane shume si kjo qe duan tja presin koken Rames dhe tja mbajne ne goje.

  11. DRENICA E KUQE says:

    Njerez me tru antishqiptare turku, serbi e greku… Po ju qe reagoni per nje mbeturine italiane, pse nuk reaguat kur Saliu dhe Luli shkaterruan Akademine e Arteve dhe Shkencave, pse nuk reaguat kur u shkaterruan fabrikat, kur u shkaterrua ushtria shqiptare dhe kur u shkaterrua armatimi i saj… Ju nuk jeni as artista as agje tjeter, jeni mbeturina me tru anti shqiptare turku, serbi e greku he toka pa u leshue mos mbette!…

    DRENICA E KUQE

  12. Miri says:

    Po pse moj vajze ti mendon se je bashkpronare e TB ?
    Mos valle edhe mesuesit jane bashkpronare te shkollave, spitaleve dhe universiteteve publike ?!
    Je vetem nje rrogtare dhe kaq.

  13. Roberto says:

    Sesilia kurva do ja prese koken Rames me.pidhin e saj te ndyre???

    1. kapi says:

      Kjo asht shkerdhye qe pa mbush 15 vjec. Kurve e jama kurve e bija.

  14. Detari says:

    sunit hesap ore byrazera, mendjen atje e kane tek koka te prera, kurban dhe telenovela turke etj

  15. Taku says:

    Kjo nuk do kurresesi te prishet teatri se ka ndonje kujtim nga dashurite e vjetra aty.
    Artikull kot. Po nuk na tha a e fitoi vendin e punes pas 30 vitesh ne France. Apo iu prish gjaku se çfar po ndodhte nga ndermarrja dhe nuk e ndriti.

  16. DËSHTAKES SË PASHPRESË . says:

    Po fyçkë mbete moj derdimene? ??
    Dështake deri në klithmë !!!

  17. Xhaja says:

    a mundet që një si kjo idiote të ketë kombesinë ë NËNË TEREZËS ?

  18. Gani says:

    Cilen koke moj sisilke plask…?. Sa kujton koke, aty te shkon mendja…

  19. Plaku says:

    Së pari kjo vajzë a femër, shkruaj femër sepse nuk meriton të quhet as grua dhe as vajzë,duhet lidhur dhe ashtu lidhur do të doja të përgjigjej disa pyetjeve ,
    1 Historinë e bëjnë gërmadhat,tullat,llaçi apo njerëzit me veprat që bëjnë ,në se Jane ato mblidhni në një kutiçkë dhe mbaji poshtë jastëkut për vehten tënde ,por historinë e bëjnë njerëzit mendoj unë dhe për teatrin kombëtar ka plot të tillë që janë shndërruar ndër më të dashurit për ne shqiptarët ,ata e kanë vëndin atje tek ai teatër por është turp në ato gërmadha që edhe bazën materiale për ndërtim nuk e kanë shqiptare të gjithë por të sjellë me vaporr
    2 Sipas teje bota duhej të mbetej gërmadhë për t’u ruajtur historia?! Po piramidat e Egjyptit përse i ndërtuan faraonët aq madhështore,që janë ende edhe sot …mbanin edhe gërmadhat një sakrofag apo mumje të tyre ..
    3 Në se do të kërkoje të kujtoje dikë të afërmin tënd në varreza do të ishte sipas gjykimit tënd më mirë në simbolet e një objekti tradicional të përshtatshëm për kohën apo një “varr të freskët”(po përmënd këta shëmbuj me varre dhe piramida ” sepse më detyron ti me ç’ke shkruar ..
    4.Një pyetje të për ty dhe të tjerët si ti që u paska zënë tartakuti për teatrin ,do të ishit dakord Ju që bota të mos ndërtohet e rindërtohet ,njerëzit të vishen ende me rreckat e dikurshme,të hanin të gjithë si dikur ,të laheshin një herë në vit apo hiç fare ,të jetonin në kasolle e të përdorej ende pergamena
    Nuk jam i sigurtë se ju që po i dilni në mbrojtje historisë së teatrit ,e dini historinë e familjes dhe trungut familjar tuaj .po ju pyes a harroni dot të rrjeshtoni brezat e prejardhjes të familjes dhe deri sa shekuj arrini ?
    Sa për fjalët e hartimit tuaj skizofrenik nuk di ç’të them sepse duket një histerizëm dhe urrejtje që rrallë ,shumë rrallë shprehet nga një qënie e gjallë njerëzore ,ajo urrejtja jote që përmënd ti për k.m shumëfishohet nga lexuesit për ty.

    1. Dymi says:

      Plaku, plotsisht dakort me ty. Ke kohe qe nuk shkruan. Me kishte narre malli per komentet e tua.

    2. Bureto says:

      Bravo Plako! Sidomos për paragrafin e fundit dhe në të fjalinë e fundit.

    3. Nik says:

      Orgjina e Plasareve eshte vllehe, ose nga Korça u thone “çobene”. Kam respekt per shume personalitete me orgjine vlehe por jo per A. dhe S. Plasari. Keta jane nga ata njerezit pa shtylle kurrizore.

  20. Mikel says:

    O tema mire ajo po ju mendoni qe ne do lezojme 1 km shkrim te nje te deshperuare qe bredhe si koqe neper evrope se sja man bytha me la pjatat ne ndonje lokal nate por don privilegjet qe kishte ne kohet e sai te lavdishme

  21. zoga e vodices says:

    Kete cucen do ta narim ne partine tone PD, edhe lulushi ka folur mire per kete cuce se qe kur ka lindur ka qene me PD.

  22. Llazari says:

    Te gjitheve ju ediramista dhe erionvelista qe shani te nderumen Plasari ju kam shkerdhy cfare keni ma tmirat neper fiset tuja! Nga qe jeni pa piken e dinjitetit dhe te ndersym nga shkerdhatologet e llojit Edvin Rama- Erion Veliaj nuk lini sharje pa i bere asaj femre qe eshte miliona here me shume shqiptare dhe e ndershme se keta shkerdhatat qe ju mbroni. Me qe perdoni gjuhen e sharjeve dhe fyerjeve ndaj nje femre mbi te gjitha e lene mo masnej aktoreje dhe pedagogeje, po flas kunder deshires sime me te ille fjalori. U lyp falje lexuesve te paperzim me komente! So Sorry!

  23. Arbeni says:

    Kjo të na rruaj shelegun se mendja e ka lenë

  24. Komentuese says:

    U lodha ca per te kuptuar aty nga mezi i kesaj ligjerate te gjate shfryrjeje, se gje tjeter smu duk se ishte, qe kjo qenieja aktore ne kerkim te vetvetes, na paska nje mllef te vjeter me Edi Ramen. Arsyet i di ajo perse, ndoshta te nxitura nga suksesi i prekshem i tij, sukses qe ajo eshte akoma duke e kerkuar rrugeve te frances po qe spo e gjen dot. E pra, per kete ia paska fajin Edi Rama e Erion Veliaj. Po jo moj aktoruce, qe e tille do ngelesh gjithmone. Je e indoktrinuar deri ne palce me doktrinen e atyre qe na coi ne shqiptareve ne kete derexhe dhe ndaj nuk shikon dot e si ndan dot as te bardhen nga e zeza. . Nuk te lë Saliollogjia me Basholligjine. Lexoji e stdioji mire se hair do shohesh, ne enderrat e tua per revolucionet e dy shekujve te kaluar. Bli dhe nje shpate po munde, po mos harro mburojen

  25. Skenderbeu says:

    Se Dile moj lope me zile , kujton se je ne Bulgarec me lotet qe kerkon te presesh koken. Ke koke do ti presesh te madhe apo te v… Rosie e Ndecit qe e dhia in pulat.

  26. Kollodoku says:

    Me falni per mos informimin tim te dobet. Po un di qe kjo NJE film ka luajtur dhe kaq. Ku u be kjo artiste? Kjo sta lidhje me artistet. Nga fjalet qe thot e meriton noten karakurve.

  27. Dymi says:

    Po thua qe Edi Rama te mesoi urrejtjen?!?! Po ti je vete urrejtja, moj hardhuce. Si e ke emrin? Se nuk me kujtohet mire? SE-CILA? Se cilit i PLAS(ar) IT per ty. C’e di veten? Ngushullohu! Disa portale jane marre me ty sot. Edhe une qe s’kam c’te bej tjeter. Te gjuaj zhabat ne pellg.

  28. ALBAN DEGA says:

    QENDRESTARET E NEVOJTOREVE APO HEROINAT E DOPOLAVOREVE !

    “FALEMINDERIT QE NUK NA VRAVE !”

    – Ato te orevrareve !?

    – Nje Dopolavoro “ Rrezik Vdekjeje!”

    – “Faleminderit qe nuk na vrave !”

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Idete ? Cilat ide !
    Ato per te mbrojtur nje teater nevojtore te rrenuar apo per te perkrahur nje opozite dopolavore pa tru, pa ide, pa koke, kuturu ala futja kot qe te dali plot !
    Per cfare ideshe e ke fjalen zoti Malko !
    Idete e idealet jane prodhim i trurit jo i prapanices!
    A e ndoqe videon me deklaraten e mendjendriturit Jusuf Vrioni !?
    Ai teater duhet shembur para 55 vjetesh kur u kthye ne rrezik vdekjeje per artistet dhe artdashesit!
    Materialet e ndertimit te tij kishin afat skadimi 25 vjecar, thote i madhi Jusuf Vrioni …
    I ka thene te gjitha me fakte te gjalla per vetem 30 sekonda ne intervisten me Blendi Fevziun !
    Kur flasin titanet duhet te heshtin hajvanet, thote nje shprehje filozofike 4200 vjecare kineze.
    Ndaj beni artin! ky eshte misioni juaj madhor… detyra juaj .
    Teatri behet nga arkitektet, projektuesit dhe zbatuesit jo nga artistet!
    Ne nevojtore behet …
    Ti si artist e di cfare behet ne nevojtore!
    Nuk po ta them qe te mos i vije era ketij reagimi!
    Ndaj mos u beni klloune as gaztore te nje opozite hajgare nga truri e barbare nga mendesia, qe ne pushtet e ktheu krejt Tiranen ne nje nevojtore masive !
    Ndaj mos u beni kamikaze te nje lideri humbameno te saj qe per kater vjet ne krye te Bashkise se Tiranes nuk ndreqi dot nje sahat tek Kulla e Sahatit te saj .
    A e di cili eshte mallkimi me i rende ne vendlindjen e Sales dhe timen, Malesine e
    – Ju vrafte ora !
    Si keta orevrare qe bashke me oren e tyre vrane edhe vetveten edhe Shqiperine mbi 15 here ne 13 vjet SaLikekraci !
    Ne vendin e atij teatri dopolavore, artistet e vertete duhet te vendosin mbi germadhat e atij teatri germadhe nje pllakate me epitafin:
    “- Faleminderit se nuk na vrave!”
    Persa i perket sorrave Zoti Malko dhe kukuvajkavve te Dopolavoreve me mire do te pranoja glacen e sorrave se jashteqitjen e horave ne trurin e artin tuaj te nakatosur ore te vrare ore qendrestaret e nevojtoreve apo… apo heronjte e Dopolavoreve !

  29. Dymi says:

    O SE-CILA a ke gjetur ndonje tankist me gryke topi obuz 155 andej nga Parisi??? Cfare eshte obuz 155? Pyet ndonje ushtarak te ta tregoje.

  30. Rromes says:

    Kur figurantia qenka ber aktore.po na tregon se do bej provim,per cfar kinema porno.

  31. Drini says:

    Menopauza ben te veten

  32. Minella says:

    Madame, je shumë patetike dhe shumë fluturake!
    Përroi psikik, psychonarrationi dhe shumë mjete të tjera retorike që ti po përdor këtu janë shpikur për t’i dhënë emocion subjektiv ligjërimit fiksional dhe jo atij ligjërimi që synon të jetë objektiv, i paanshëm dhe që synon të japë pamje sa më të vërteta të realitetit. Ti po flet në mënyrë patologjike sepse flet pa përkufizime të dukurive dhe personave, pa i vënë ata në kontekstin konkret, krahasuar edhe me persona e dukuri të ngjashme a të kundërta. Pa i ballafaquar me një sistem vlerash, para se t’u bësh gjyqin. Ti në mënyrë arbitrare dhe pa analizë kërkon “të mbrosh edhe me trup” teatrin ekzistues dhe pastaj le të shkosh dëm për disa pllaka tallashi të kalbura, ashtu siç ç’është kjo kauzë vjetërsirash dhe të paaftësh krejt e kalbur, që nga themeli.
    Në bazë të cilave kritereve aktorët e tu dhe ti përbëni vlera dhe ky “piktori” qenka për t’ia hedhur kokën e prerë në plehra? Mbi të gjitha, me çfarë ligji ia bën ti gjyqin? A e analizon dot në mënyrë racionale pathemelësinë e qëndrimit dhe veprimit të tij me nenet e subjektivizmit tënd të sëmurë?! Çfarë merr ti si kriter për të çuar në gijotinë, apo ato “kalbësirat e vjetra që kërkojnë shenjtërim”?!
    Po sikur ai studenti rebel që të kapi për nofullash, nisur nga kriteret dhe normat e interesit të tij, të ta rrafshonte kokën duke të thënë se këtë po e bënte në emër të kritereve të tij, të së drejtës së tij, të interesit të tij, të vizionit të tij etj., etj.?!
    A po e shikon ti se shumë aktorë, ajka, d.m.th. ata më të talentuarit dhe më prestigjiozët janë për prishjen e kësaj kalbësire plot myk dhe kërkojnë ME TË DREJTË një teatër të kohës?! A mund ta analizosh e shpjegosh ti këtë dikotomi? Apo do të thuash se ku e gjej unë të drejtën për të thënë “me të drejtë”? Atëherë shpjego me arsyetim korrekt se ku qëndron e drejta jote si xhelate pranë gijotinës. E di që këtu ke bërë vepër penale dhe ke rrezikuar të dënohesh?!

  33. Dymi says:

    Grigor, me ke mahnitur!!!!

  34. Ai says:

    Ah pse e mbyllen Spaçin?
    Kjo kafshe duhej te nxirrte krom derisa ti treteshin kockat dhe mos ta shihte driten e diellit.Keto kurva pjellin vetem terrorist e kriminel dhe na felliqen kombin tone.

  35. Ai says:

    Ah pse e mbyllen Spaçin?
    Kjo kafshe duhej te nxirrte krom derisa ti treteshin kockat dhe mos ta shihte driten e diellit.Keto kurva pjellin vetem terrorist e kriminel dhe na felliqen kombin tone.

  36. Dulja says:

    Si ka mundesi nje femer te shprehet ne kete menyre dhe sidomos nje”artiste”. Per cfare do gabimi qe mund te kete Edi Rama deri ketu nuk arrihet, pasi Ai eshte babai i dy femijeve, djali i nje nene, burri i nje gruaje.por si duket ke dale menc deri sa nuk ke ndjenja njerezore. Me ndje Sesila po duhet te marresh kurim patjeter.

  37. Rajmondi says:

    Ata titullare qe u tregoje shqetesimin dhe qe te thoshnin pi ca gota e mer ato para,ata kane emer e mbiemer,ata i ke aty si “qendrestare”,te cilet per te mbrojtur pislleqet perdorin menyra te ndryshme,deri akte rugacerie.
    E tille je dhe ti me vlera negative,pac faqen e zeze dhe e keqja te ndjekte gjthmone.

  38. fahriu says:

    HALL TE MADH DO KETE DHE KJO ZONJE,NUK E KONSUMOVA KOHEN QE TA LECOJ SHKRIMIN SE E PASKA SHUME TE GJATE,SHUME TE GJATE, PO DHE TE TRASHE THONE SE E KA DHE EDI RAMA shkrimin, PO CRENDESI KA,KJO NE VOTO DUKET E RE DHE NUK MA DO MENDJA QE KA JETU NE MENYRE INTESIVE RREGJIMIN E KALU QE TE DALE NE MENDIME KAQ EKSTRA,PO VETEM MENYRA E SHPREHJES DHE ARGUMENTAT QE JEP,ESHTE PER TE ARDHUR KEQ,KJO KA SHUME DIFICENCE NE FORMIM.KOHE E HUMBUR

  39. SHKELZENI says:

    PER KE KOKE E KE FJALEN TE MADHEN APO TE VOGLEN ?

  40. Bureto says:

    Bravo Plako! Sidomos për paragrafin e fundit dhe në të fjalinë e fundit.

  41. Kulufi says:

    Tema, po shendroheni ne kuti postare. Presim nga ju artikuj dhe analiza serioze, jo materiale pa asnje vlere. Duhet te keni nje perzgjedhje te artikujve dhe autoreve. Sepse po na servirni mermeritjet analfabete te kujtdo anonimi qe ju bie ne dore. Sepse sinqerisht, e vrava mendjen gjate dhe nuk arrita dot te kujtoj kush eshte kjo pata budallaqe qe shkruan ne gazeten tuaj dhe ben thirrje per kthim ne mesjete.

  42. Luani says:

    Do te ishe e besueshme ne qoftese do te flisje edhe per 96,97,98,2011,pra per te gjithe,jo per nje.Ku ke qene me pare,Budina nuk Zoti,respekto ligjin,po bere dhune,dhune do kesh.Atje ne France nuk veprohet ndryshe, shohim edhe ne.Te jesh objektive, e drejta nuk eshte relative,sipas porosise per te ngulur nje gozhde ne kete tragjedikomike qe po perjetojme.

  43. realisti says:

    E dashur Sisi. Flet per teatrin shqipetar dhe hallet e Shqiperise nga Franca. Kjo tregon se ne Franc nuk ke gjetur pune. Shume artista shqiptare kane provuar fatin neper bote (dhe jo vetem artista) ata qe punojne dhe jane te sukseseseshem nuk kane kohe as te mendojne per c’ka ndodh ne Shqiperi. Te tjere jane lodhur duke kerkuar suksesin qe kane patur dikur ne Shqiperi dhe te zhgenjyer qe “bota nuk i kuptoje” jane kthyer por ketu nderkohe i kane harruar. Kam pershtypjen se je nje nga keto raste dhe kerkon kesh sukses ne politike dhe jo ne aktrim.

  44. Shqupisti says:

    Ceshte kjo monster qe kerkon prerje kokash?. Shko moj zarbe se I zgjidhin vet artistet edhe pa ato mendimet e tua perverse. Ec ngulu ne. ndonje vend e mos bridh neper gjithe Francen si ato te perdalat, se turperon shqiperine. Sa per Edi Ramen mund te thuash vetem se sa me fat qe my vend qe doli me ne fund nje burre per te bere shtet dhe per ti dhene fund poshtesive te berishes e metes.

  45. Teatri says:

    Na doli dhe nje dem rrace, pikerishte Llazarin po kerkon edhe Sesila.

  46. Futja kot says:

    Dakord, sic thua ti, ne gijotine! Po pse? Sepse Rama kerkon ndertimin e nje teatri te ri. Dhe ky eshte krim, pasi sipas teje baraka duhet mbajtur. Ok. Me qe te pelqen baraka, meri ata studentet e tu francez dhe hajde jep shfaqje te baraka. Pastaj flasim.

  47. Erik says:

    Do ishe mire te na trego si i gjete apo bone parate per te ble shtepi ne Paris ? Ku dihet ser çmimet ne Paris jane stratosferike.!!!
    Apo ke pas lidhje me banden e qoftlargut Rrumpalle qe madje ai futi korrupsionin ne Universitete.
    Une u bona 25 vjet ne Lyon dhe jam me sera ehe pse punoj 100% se bashku me gruan ne hoteleri.

  48. Demokrati says:

    Kjo ka shkruar kaq gjate jo se eshte e zgjuar,porse eshte budallaqe Te mencurit nuk bejne llapa llapa si kjo ,por jane koncize ne mendime Nje fjale can malin thote I mencuri popull ! mijra fjale te kesaj te hane mu..e Sa per prerje koke moj kokeboshe qe je femer e nene boll jane vrare deri tani te pakten gjate ketyre 30 vjeteve nga ata qe je frymezuar ti
    Ne demokraci secili eshte I lire te thote mendimin e vet e sigurisht fiton me I miri ,por ska prerje kokash ,po ti moj tyryfycke qe nuk je asgje ne kete bote , nuk ke faj se deri dje te mbanim foton tende me diktatorin m neper shkolla sot na ben me Lilin keshtu je ti Yyyyyyy

  49. Komentuesi says:

    E ke dhjere fare moj zonje me kete shkrim bajat.Rri me mire urte e bute aty ne France,se ketu ne shqiperi nuk ta var njeri se nuk je nga ato qe ta varin ty.

  50. anija says:

    Nuk e di se me cfare autoriteti flet kjo e ashtuquajtur artiste qe nenvizon faktin se si bredh midis Parisit e Montpeljes per pozicione pedagogjie. Duke e lene ‘a doni me per Belulin’ element menjane, te gjithe e dine se po te mos kishte qene Skender Plasari kjo zonje as ne Institut t’Arteve nuk do ishte pranuar e jo me te emerohej pedagoge. Ky eshte fakt dhe e dine te gjithe ata qe kane punuar me te. Nje e paafte si nga ana aktoriale, regjizoriale, per te mos folur per ate te prezences skenike se i bie qe te ikesh me vrap. Nuk mbroj Ramen se te gjithe politikanet ne Shqiperi, nga i pari tek i fundit, jane plehra e te sterkorruptuar, por te kerkosh gijotin per nje hajdut kur sali serbi qe shkaterroi cdo gje shqiptare vetem ne 97 vrau 4 mije shqiptar, eshte paturpsi qe tregon se sa lehte shiten zharba si puna kesaj.

  51. Eri says:

    Sesilja 55 vjeçare paska fillu me në fund me kerku pune në France, nderkohe qe ka qe në 1991-shin atje ! Pupupu ! U kthye para ca vitesh ne Shqiperi, por në France të pakten ka ndihmen sociale.

    Nga ana tjeter, nuk duhet t’ja marrim seriozisht keto qe shkruan: ka kaluar nje krize të forte nervore andej nga fundi i viteve 90 dhe i ka lene pasoja… (Lotet qe ka derdhur i ka nga depresioni po nejse, gjoja ka qare për teatrin :))) lol

    PO PSE GENJEN KAQ SHUME XHAMEN PA MIRË DALLDISJET E TJERA ?? :)) Eshte dhe turp, jo për gje tjeter…

  52. Bledi says:

    kjo eshte nje race e veçante putane sa nuk besoj se e ben per te miren e artit dhe kultures ne Shqiperi.
    Diçka nder vite e ka bere te kete diçka personale me Ramen apo dashnorin e radhes do ta kete patur me PD-ne.
    Çfare nuk pret nga kurvat pa shtylle kurrizore.

    .

  53. Pokeristi says:

    Z.Mero!
    Demokracija presupozon shtyp te hapur e te lire per kedo..
    Por jo per nje te coroditur lart e poshte si kjo z.Sise-ile!

  54. eg says:

    E lexova shkrimin e kesaj.
    Ke harruar te shtosh nje detaj te vogel e dashur.
    Te shenosh VITIN kur ai studenti te kapi per faqe.
    Eshte fakt I rendesishem ky, se ndersa ti i tregoje ligjin atij, ai te pergjigjej se ligjin e kishte blere me para.

    Ne c’vit ka ndodhur kjo ngjarje Sesilia? Kush ishte atehere ne pushtet? Kush ishin ata politikane qe nxorren ne shitje ghithshka?
    Pse nuk shkrove per gijotine ti ne 97 kur qindra femije, gra dhe njerez te pafajshem humben jeten nga plumba qorre?
    Pse nuk fole per gijotine ti, kur nga shperthimi ne Gerdec humben jeten femije, gra, burra te pafajshem?
    Pse nuk fole per gijotine ti, kur ne nje demonstrate u vrane kater shqiptare?
    Pse nuk fole per gijotine ti, kur uzinat, fabrikat, minierat, pyjet u shkaterruan dhe u shiten?

    Dhe nje keshille prej meje e dashur?

    Be humble! Stop bragging about having a house or a job in Paris.
    So does 70% of Albanians that have emigrated in France, UK, USA, Italy ect.

    A lot of love from me

  55. Tarasi says:

    kjo ta pret koken por ate poshte se koken lart nuk e arrin dot…per koken poshte ke shanse

  56. Irma says:

    Irma
    Ooo, kjo e paska të madh shumë merakun! NUk e di pse, po më vijnë ndër mend vargjet për mëmëdheun, të thurura jashtë tij:
    “I dashur mëmëdhe,
    të dua kështu siç je,
    po kur të shoh të lirë,
    do të dua edhe më mirë!
    Kontribut për atdheun nga qoshe rehatie larg tij, bëjnë të ghithë!
    Pse ç’kujton t’i moj zonjë, e kishim të vështirë të integroheshim edhe ne të tjerët duke u larguar nga Tirana jote e dashur?
    Epo duam të rrijmë këtu, dhe e duam Tiranën moderne nga dita në ditë, e me Teatër, që mos të pesësh gozhdë, kur shkon për ta frekuentuar atë!

  57. venera says:

    Nese hodhe nje shkrim, ku vetja doli nga vetvetja, si e llastuar e regjimit, si nje perspektive e larte e ardheshme, keshtu thonin sekretaret per ty e per shum te tjere aty, qe sot jane me demokrat se katoliku Pape, more njeqind shkrime prapa, ku degjenerimi qe te bejne komentuesit, te detyron te besh ç’mos qe ta maresh ate vend pune atje, se ketu nuk i duhesh kujt, flas per profesionin, sepsr nuk te kam parasysh fizikun. Per mua dhe shum te tjere, je, dhe mbetesh nje femije i llastuar siç tu dha nje rol dhe i vetmi me sa di une, se rolet i merte babai ashtu sikur dhe rrogen, pastaj ishit ju qe ja hanit. Nese fshehtas do ti lexonit te gjithe kera komentues, tregojne nje musketere qe zemren se ka te zemra, por thjeshte tek dora qe ngre larte per te prere, ose oer te buajtur ne nje qeli me ate qe per burre se ka bere sot njeri. Skam pasur rast te duartrokas, nese do ta kisha bere do laja duart me sode kaustike. Nuk ke ç’ti besh, keto jane reformat, qe i pa dobishmi te mos haje nga taksat e jona, por te dali te beje pune, aq me shume ne france, ku mund te punosh dhe dixhej duke lare pjatat, franca nuk do tja dije se bija e kujt je, por sa vlen artistikisht, harroje ate fizikisht. Femer e rende per te peshuar ne mendime artistike.

  58. Landi says:

    Te me falesh,po nuk munda te te lexoj te teren.Ashtu sic te kam perceptuar edhe ne skene:jo te teren,vetem fytyren se,tjeter gje nuk ke patur.Qenke menxyre e gjalle me kete patetizem.Do te kesh patur ndonje histori personale ne rini,sigurisht te parealizuar,me kete te gjatin,si i thoni Ju,te pakenaqurit.Nuk mundet nje femer,”artiste” me bojna,ne Paris,te flase keshtu.Edhe vete Franca e ka hedhur tej gijotinen,edhe figurativisht.Pale kur citon Nietzche-n amerikan:Po ciles liri te shemtuar i referohesh?Asaj te” te dalurit te djallit” nga shishja,si kjo e jona?”Si ka mundesi qe vetem per te rene ulerini,pastaj squlleni?Po si nuk t’u ndje zeri per halelleqet qe te shemtoi kapitalizmi “parakapitalist”,i ketyre qe zotrotes i vjen keq?Po si nuk folet njeher te vetme per gijotine per ata qe gatuan vitin e zi,1997,te cilin,nuk po e “ngjyrosim” akoma me ngjyra me jetesore?Kjo eshte fytyra juaj,shpirit juaaj katran.Nxirrni vetem helm.Po edhe po te keni te drejte,menyra si eartikuloni,te llahtarisni.Nuk ua ka fajin sistemi,e ka ADN-ja.Cfare pjell macja,do te gjuaj per minj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje