Ngrehina e Teatrit duhet shembur

31 Korrik 2019, 13:42Kulturë TEMA

Nga Zhaklina Rira

Jo të gjitha ndërtimet duhet të ekzistojnë përgjithmonë. Kujtimet historike janë shumë të rëndësishme përsa I përket ndërtimeve, por jo për këtë arsye të gjitha ndërtimet duhet të jetojnë përgjithmonë, kjo është dhe arsyja kryesore përse në të gjitha vëndet e botës, sikurse dhe në Shqipëri, ruajtja ose jo e një ndërtimi përcaktohet paraprakisht me ligj.

A ka një histori teatri? Sigurisht që ka. Sikurse shumë ndërtime dhe pjesë të Tiranës, të cilat mund të kenë qënë të rëndësishme për grupe të ndryshme shoqërore, por sot janë inekzistente. Por cilat janë ato ndërtime vlera e të cilave duhet ruajtur? Sipas ligjit janë ato godina historia e të cilave lidhet me arkitekturën. Teatri kombëtar, është ndërtuar në 1939 në periudhën e Italisë Fashiste, për orët e argëtimt pas punedhe ka pasur eventet e saj artistike. Nëse nuk u ndërtua për orë argëtimi pas pune, pse u lejua të përdorej si i tilllë?

A mundet kjo të regjitrohet si një kujtesë historike. Nga ana tjetër teatri kombëtar mbart plot kujtime te aktoreve Shqipëtare dhe vizitoreve, të cilët kanë vazhduar e kanë frekuentuar deri në ditën kur ky teater ka qënë pjesërisht funkional, duke rrezikuar kështu jo vetëm jetën e aktoreve, por dhe të shumë vizitorëve. Cështja është, përbën kjo histori për tu klasifikuar në “Historinë e Artit Shqiptar”? Nëse do perbente histori arti, atëherë pjesë e këtij arti janë artistët, godina mbetet per tu kasifikuar në historinë ose jo të arkitekturës. Sidoqoftë, mund të imponohet ngritja në godinën e re, e një muzeu lehtësisht I aksesueshëm për vizitorët. Kështu krijohet mundësia që gjithkush të njihet me artistët tanë të mëdhenj,që luajtën jashtë, apo brënda vëndit dhe Tiranës i shtohet një Muze më shumë.

Nëse do flasim për vlera arkitektonike kjo do ishte akoma më e vështirë dhe e sforcuar. Një ndërtim me aq vlerë aritektonike, saqë që në momentin e ndërtimit të tij parashikon momentin e shëmbjes së tij, pra flasim për një ndërtim me një “datë skadence”. Kjo tregon vetëm gabimin, përse kjo godinë nuk është shembur 40 vjet më parë, gjë që do e shihja indiferentizëm dhe mungesë respekti, per artistët në vecanti dhe për njeriun në përgjithësi. Por 40 vjet më parë, nuk mund të flisnim për protesta, kështu që një “ndërtim në pupulit” mbetet e pashembur dhe sot, dhe aq më keq duam ti veshim dhe vlera arkitektonike. Nuk është “Gaf arkitekture” as gabim I arkitektit, por një ndërtim i lënë në harresë, jo vetëm për pamundësi investimi, por të gjitha qeveritë e majtë, apo e djathtë, e kanë ditur shumë mirë që kjo godinë, nuk mund apo duhet të restaurohet, pasi është parashikuar nga krijuesi për shëmbje.

Ligji Shqipëtar (dhe jo vetem) parashikon dy kushte kryesore kur një ndërtim është monument Kulture, (i)ka një vlerë historike-kulturore, e cila duhet të trashëgohet dhe (ii) ka vecori arkitektonike që është dhe pika më e rëndësishme, e cila i klasifikon pastaj ato të nivelit të parë dhe të dytë. Por për të mos sjell deformime po e shkëpus saktësisht ligjin:

“Monument kulture” është objekti ose ndërtimi me vlera historiko-kulturore, që mbrohet nga shteti. Në kuptim të këtij ligji, në bazë të intensitetit të ndërhyrjes në pasuritë kulturore, këto të fundit kategorizohen në:

a) “Monument kulture i kategorisë I” është ndërtimi me vlera të spikatura dhe me rëndësi të veçantë për trashëgiminë kulturore, i cili ruhet në tërësinë e përbërësve të tij arkitektonikë dhe teknikë. Kompozimi i vëllimeve, trajtimi arkitektonik i pamjeve të jashtme e të brendshme, si dhe zgjidhja planimetrike e funksionale e këtyre monumenteve nuk mund të ndryshohen.

b) “Monument kulture i kategorisë II” është ndërtimi me vlera të spikatura kryesisht për pamjen e tij të jashtme, i cili ruhet në vëllime dhe përbërje arkitektonike të këtyre pamjeve të jashtme.

Nëse do insistohej nga historianët për vlera historike, sepse për arktektonike është larg kësaj kategorie, muzemi mund të rikrijohej në brëndësi të teatrit të ri, sikurse kanë bërë shumë kryevepra botrore. Ndërkohë që ne duam të ruajmë godinat e përkohshme të përhershme, dua te vecoj një ligj të shkurtër të Istitutit të kontrollit të ndërtimit në Angli:

Prishja, është zgjidhja përfundimtare për t’u marrë në konsideratë, kur një ndërtesë është në gjendje të tillë:

i. nuk ka përdorim tjetër

ii Eshtë e rrezikshëme

iii është në një gjendje shkatërrimtare dhe të lënë pas dore (2)

Pretendime të shumta, gjithashtu janë ngritur për faktin që “bota” I ruan me fanatizëm cdo ndërtim sado i vjetër qofte ai, apo qoftë dhe ashtu me paterica, e mbajnë në këmbë. Nese kjo ndodh vërtetë, gjithmonë ka kritere shumë rigoroze , ku më i rëndësishmi është të mos rrezikojë jetë njerzore. Unë do doja të vecoja disa shembuj kur godina të ndryshme për arësye të ndryshme si : rrezikshmeria apo gjëndja jashtë funksioni janë shëmbur, panvarsisht se projektet e tyre arkitetonike janë shumë më të avancuara. Po e nis me dy teatre:

Garrick Theater (1891 – 1961) Chicago

U zëvëndësua nga një strukturë parkimi

Njohur si një nga veprat më të mëdha të Dankmar Adler dhe Louis Sullivan. Ndërtesa e Teatrit Garrick në 1891 (e njohur fillimisht si Teatri Schiller), përbëhej nga 1300 vënde dhe mirepriti disa nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të Chicikagos. Një nga ndërtesat më të larta në qytet në atë kohë, teatri ishte zbukuruar edhe me stilin unik të zbukurimeve, Sullivan. Por teatri live humbi popullaritetin, ndërtesa u rimishërua si kinema dhe më vonë në një studio televizive. Megjithë përpjekjet e konsiderueshme të publikut për të ruajtur ndërtesën, ajo u rrënua dhe u zëvendësua me një parking në 1961.

Netherlands Dance Theater (1987 – 2015)

Si projekti i parë i madh i ndërtuar nga Rem Koolhaas dhe firma e tij OMA në 1987, Teatri i Kercimit ne Hollandë në Hagë ishte një dëshmi për menyren e tij te projektimit plot imagjinate. Më e rëndësishmja ishte risia strukturore e çatisë së lakuar dhe akustikës së auditorit. E ndërtuar për 8 milion dollarë. U cilësua si një ndërtim I zënë nga pluhuri, përfundimisht çoi në pakënaqësi të publikut dhe prishje në vitin 2015. Vendi ku qëndronte dikur ndërtesa postmoderne së shpejti do të jetë shtëpia e një të re qendër kulturore me një kompleks arti interpretues. Ketu mund te permendja dhe shume te tjere si Pennsylvania Station (1910 – 1963) New York, Imperial Institute (1893 – 1957), Jorba Laboratories (1970 – 1999) Madrid etj.

Një ndër cështjet kryesore që ngrihet është marrja e truallit të teatrit dhe përdorimi i tokës së tij për përdorim privat, gjë e cila është garantuar nga vetë fjalimi i Kryeministrit Z. Rama më datë 30 Korrik 2019: “Eshtë e pavertetë që trualli I teatrit do të përdoret për investim privat. Asnjë centimetër nuk do të përdoret për zhvillim privat, asnjë centimeter. Zhvillimi privat vjen mbas murit rrethues të teatrit, që do të thotë, në rast se ne do te ishim te interesuar ato për zhvillimin privat dhe jo teatrin, do ta kishim të lehte fare që ti qetësonim të gjithë këta. Do bënim kopjen e teatrit ekzistues në të njëjtën kufi njësoj, si është se nuk restaurohet dot, por për cfarë duhet ta bënim këtë? Dhe do të paguante shumë më pak privati, që do të merrte po atë sasi toke mbrapa për ta bashkuar më pronën private, për të bërë zhvillimin tjetër. Ndërkohë që ne me projektin e ri, kërkojmë shumë më tepër fond nga privat për ta këmbyer me një truall që është mbrapa teatrit.”

Kështu që “alibia” e kullave bie automatikisht dhe problemi nuk mund të jetë më politik. Me teatrin nuk mund të bëhet më politik. Nëse tashmë është e qartë që siperfaqa e teatrit nuk cënohet, ku qëndron realisht problemi? Të kesh një Teatër të ri dhe modern, pa shpenzuar nga buxheti dhe pa cënuar asgjë nga trualli I kësaj vepre, mendoj që kjo është një zgjidhje e cila ndihmon zhvillimin e shpejtë të qëndrës së Tiranës, pa hasur pengesa në miratimin e buxheteve.

Në të njëjtën ditë vizitova protestat përpara teatrit, dhe prisja të shihja dhe dëgjoja arësyje, historike, artistike për të cilat duhet të ruajmë teatrin, por në fakt dëgjova fjalimin e një zonje (e cila nuk ishte artiste) dhe tregonte arsyet e saj përse kishte kaluar nga posita në opozitë. Flasin për kulla, por në fakt teatri është tjetër gjë, a mos ndoshta është thjesht një “kurth politik” i ngritur për të kundërshtuar ndërtimin dhe zhvillimn e Teatrit Kombëtar me të gjitha standartet.

Mirëkuptoj aktorët që janë ngritur pasi e kanë dashurinë e tyre, ndoshta dhe më shumë se qytetaret, por a mjafton kaq? Eshtë nostalgji për këngetarët dhe aktorët që kanë luajtur në atë skenë, por nuk besoj është kjo ë vetmja dhe as më e rëndësishmja. Përsa i përket të shkuarës së vetë artistëve, a nuk është ky një teatër që i kujton kushte të të punuari në ambjent te mjeruar. A po flasim për një

nostalgji të kotë? Di vetëm që nëse sot nuk do ishte duke u diskutuar për një teatër të ri, të njëjtët aktore do ishin duke u ankuar pse nuk po bëhet asgjë.

Teatri nuk ka vlera arkitektonike për të ruajtur. Teknikisht është në gjëndje të rrezikshme për aktorët dhe spektatorët, sepse në momentin e ndërtimt të saj 1939, është parashikuar si ndërtesë argëtimi provizore me një jetëgjatësi maksimumi 30 vjet. Nëse do të flasim a mbart histori është subjektive dhe filozofikisht relative. Por nëse duam ti ruajmë kujtimet, sipas ligjit të trashigimisë në fuqi për këtë janë muzetë, jo monumentet e kulturës, pasi ky objekt nuk ka arkitekturë për të ruajtur, sepse nuk janë evidentuar asnjëherë vlera për ta bërë pjesë të trashëgimisë kulturore.

Cdo ditë e më shumë po behemi dëshmitarë të një qyteti i cili por transformohet copeza copëza, për të bërë një Tiranë të plotë. Ecim cdo ditë dhe vetë rruga që të con tek teatri nuk ka më aroma të këqia apo vetë sheshi Skenderbej, që në mbrëmje është plot me familje,duke ecur thjesht për kënaqësi, jo sepse ju ka rene rruga, gjë që nuk e mbaj mënd prej sa vitesh nuk e kisha parë kështu? Dëshira për të vizituar qytetin tonë me sa duket, nuk po rritet vetëm nga turistët, por dhe vetë ne qyetarët që po ndjehemi si turistë, pasi shumë momente urbane janë bërë pika tërheqëse për tu vizituar apo shëtitur. Nëse Teateri i ri Kombëtar do ti shtohet kësaj siluete, ndoshta përsëri cdo qytetar do të kishte dëshirën për tu rikthyer atje pas kaq shumë vitesh, por këtë rradhe me kënaqësinë për të parë një kryevepër ku do të kombinoheshin në harmoni vlerat historike, artistike me ato arkitektonike.

Parakusht për këtë është që ngrehina e teatrit të prishet dhe energjitë e artisteve në protestë, të përdoren për diskutime me autorët e projektit mbi nevojën e muzeut historik, lehtësisht të aksesueshëm dhe përmirësimet eventuale të projektit, në dobi të artistëve dhe publikut.

7 komente në “Ngrehina e Teatrit duhet shembur”

  1. tori says:

    Zonjushe :nje ndertese qe u projektu per sherbim adekuat e ne vecanti per shfrim epshi mashkullor(bordello-shtepi puplike)nuk duhet e nuk mund te jete perfaqsuese e “historis artit skenik shqiptar”.Shkatrrimi I saj eshte I padeskutushem e I pa evitushem.

  2. Pokeristi says:

    Po moj zonje.
    E gjithe kjo histori e soteshme rreth theatrit kombetar eshte thjesht demokraci e keqkuptuar,eshte demokraci alla shqipetarce,eshte spekullim mbi demokracine emirfillte.
    Shkrimi juaj ndoshta mbetet me objektivi deri tani.

  3. Ledi says:

    Po ! Të lumtë.

  4. NEXHAT KITA says:

    PO MOJ MIKE,
    EDHE BËRTHAMA E STOCKHOLMIT U SHEMB ANDEJ NË VITET E 50 DHE TRAJTOHET SI NJË NGA AKTET MË VANDALE E HISTORISË SË SHOQËRISË SË SUEDISË.
    E SHKATËRRUAN POLITIKANËT PËR TË LËNË VEND “ZGJIDHJEVE ARKITEKTONIKE “MODERNE”, DICKA E NGJASHME E IDENTIKE ME VISIONET E JUAJA MODERNISTE BETONISTE.
    MJAFT MË VANDALË E ARMIQ TË KULTURËS SONË KOMBËTARE HISTORIKE!

  5. Valdet says:

    Shume argument profesional. Sidomos pjesa per faktin qe nuk perben monument kulture ben shume sens.

  6. Ss says:

    Shume te goditur shembuj internacional

  7. rira says:

    Shkrim per te kaluar radhen. P.o. te ishte gjyshi e gjyshja jo te gjalle do thonin nga na doli kjo tradhetare ne familje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje