Superkompjuteri simulon evolucionin e galaktikës

12 Gusht 2019, 20:25Lifestyle TEMA

Evolucioni i galaktikave është rikonstruktuar falë super kompjuterit “UniverseMachine”, i cili ka lejuar lindjen e mbi 8 milionë universeve.

Në këtë mënyrë, studiuesit e Universitetit të Arizonës, të udhëhequr nga Peter Behroozi, zbuluan disa gjëra të reja në lidhje me formimin e yjeve, siç shpjegohet në revistën “Monthly Notices of the Royal Astronomical Society”.

Ky është simulimi i parë i bërë në një shkallë kaq të madhe, rreth 400 milionë vjet pas “Big Bang”-ut e deri më sot.

Në këtë mënyrë, ata zbuluan se universet e simuluara, të cilat sa vjen e më tepër u ngjajnë tonave, të gjitha kanë ligje të ngjashme fizike, ndërsa të kuptuarit tonë për formimin e yjeve duhet riparë disi.

“Kemi arritur në përfundim se galaktikat i formuan yjet në mënyrë më efikase në fillim. Kjo tregon se energjia e krijuar nga vrimat e zeza supermasive dhe shpërthimi i yjeve është më pak efikase sesa pritej në bllokimin e formimit të yjeve”, tha  Behroozi.

4 komente në “Superkompjuteri simulon evolucionin e galaktikës”

  1. votren says:

    Vecse keni bere nje gabim ne moshen e universit pas shperthimit te madh,400 milion …

  2. Haka Tekizoti says:

    Superkompiuteri, deri sa ka përcaktuar një numër të kufizuar universesh do të thotë që i ka aftësitë të kufizuara; sipas tij ose hapësira nuk është e pafundme dhe duhet kërkuar çfarë ka prapa fundit, kë ka gjiton hapësira, ose pjesa tjetër e pafundësisë sipas tij është bosh, gjë që ligjet e natyrës nuk e lejojnë.

  3. Baliu says:

    Le te zbuloj ky superkompjuteri diqka me shum per materien dhe energjine e erret, e cila simbas vleresimeve te tashme perben rreth 80% te gjithesise, dhe per te cilen thuhet se fizika e sotme nuk din gje.

  4. Agim says:

    Porse prapë mbetet vetëm një simulim kompjuterik kundrejt atij origjinal (të krijimit të gjithësisë)… Simulimet e tilla kanë vlerë në shkencë për ta kuptuar rrugëtimin e universit nëpër kohë e hapësirë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje