Një mënyrë e re lindjeje: Hipnoza, pa dhimbje e ilaçe

Një mënyrë e re lindjje është përfolur shumë nëpër kronikat e kohëve të fundit, sidomos pas vlerësimit që iu bë nga anëtaret e shtëpisë mbretërore angleze, Kate dhe Meghan.

Nëpërmjet teknikës së vetëhipnozës për kontrollin e dhimbjes së lindjeve, gratë mund të kenë një lindje më të lehtë e të shpejtë.

Metoda bazohet në frymëmarrje dhe relaksim, e cila jep vetëkontroll, zvogëlon dhimbjen dhe mund të përgjysmojë kohëzgjatjen e lindjes në krahasim me mesataren e njohur gjer më tani.

Prej saj nuk përfiton vetëm nëna, por edhe fëmija i palindur.

Studimet zbulojnë se relaksimi që vjen prej hipnozës sjell furnizim më të mirë me gjak të placentës dhe rrit oksigjenimin e fetusit.

Sidoqoftë, jo e gjithë popullata është e hipnotizueshme: rreth 60% përgjigjen pozitivisht, 20% mund të arrijnë një gjendje hipnotike aq të thellë saqë madje mund të bëjnë edhe operacione pa anestezi, ndërsa 20% e mbetur nuk e ka të pranueshme.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *