Fituesi i lotarisë mashtroi me diplomën, arrestohet sa doli nga Ambasada e SHBA

21 Gusht 2019, 19:57Politika TEMA

Ata që kanë fituar lotarinë gjenden pak hapa larg realizimit të ëndrrës amerikane, por jo ata qytetarë që mashtrojnë dhe abuzojnë me ligjin. Një tjetër shtetas ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit menjëherë sapo ka lënë ambientet e Ambasadës amerikane.

Agron Selmani, 41 vjeç, iu hodhën prangat nga forcat ‘Shqiponja’ menjëherë sapo Shërbimi Diplomatik i Sigurisë DSS zbuloi një tjetër rast falsifikimi e mashtrimi me vizat, që konsiderohet një krim i rëndë në SHBA, dhe që parashikohet gjithashtu si vepër penale edhe në Kodin Penal shqiptar.

Shërbimi Diplomatik i Sigurisë që është degë policore e Departamentit Amerikan dhe që është përgjegjës për hetimin e të gjitha aplikimeve për pasaporta e viza, ka njoftuar policinë shqiptare për mashtrimin e radhës me viza, çka ka sjellë reagimin e menjëhershëm të policisë dhe prokurorisë.

Agron Selmani, siç thonë burime të besueshme të policisë, ishte fitues i lotarisë amerikane. Por mes dokumentave që ka dorëzuar në Ambasadë përpara se të intervistohej, ai ka depozituar edhe të dhëna të rreme, siç ishte një diplomë që e paraqiste 41 vjeçarin si të diplomuar në shkollën e mesme “Jordan Misja” në Shkodër.

Nga verifikimet që Ambasada kryen për këdo përmes DSS, është zbuluar se në fakt ai nuk kishte qenë asnjëherë i regjistruar në këtë shkollë dhe se diploma ishte false.

Siç thonë burimet të Top Channel, menjëherë sapo fituesi i lotarisë është paraqitur për intervistën është kërkuar ndërhyrja e Policisë së Tiranës.

Agron Selmani akuzohet për falsifikim dokumentash dhe mashtrim me vizat.

Pak ditë më parë Top Channel raportoi një tjetër rast, të një qytetari nga Dibra i cili rrezikon dënimin deri në tre vjet burgim pasi dorëzoi një diplomë false në Ambasadën amerikane.

Për të njëjtin fakt nën akuzën e shpërdorimit të detyrës është edhe ish-drejtori i shkollës.

29 komente në “Fituesi i lotarisë mashtroi me diplomën, arrestohet sa doli nga Ambasada e SHBA”

  1. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    bir selmon i hallos,cte duhej amerika,ne vaton mund te beheshe pasha/politikon,krietar bashkie,krieplak,hoxhe, doktor,ministro,avokat,gjyqtar deri dhe prezident,ku do te hiqnin kapelen te gjithe,m’amerik perfundon ………….ne qeli!

    1. Koqa says:

      Poshte fuksat shqiptare ne ambasaden americane.
      Te rrojne njerzit e varfer qe duan te shpetojne femijet per nje jete me te mire.
      Fuksa shqipetare ndyresira

    2. shtypi i huaj says:

      Ketu cdo gje eshte fallso:
      Diploma, emra, ushqime, ilace, shkolla, zyra, shoqata, parti, histori, deputete, ministra dhe shtet fallso..

  2. Xumja says:

    Cdo te thote shtet (SHBA). Ne i kemi me pozita e diploma fallso, perse nuk perdorim te njejtin meter ?

  3. RROFTÈ HASHIM THAÇI says:

    Ahahahahahahahahahahahahah! ! ! ! ! U Kap “KRIMINELI dhe HAJDUTI” mé i “RRÉZIKSHÉM” i Shqipérisé ?????????!!!!!!!!!!!! Ah MORTJA , qé Nuk e Ha Fatjon SPIUN Plakun qé Punon né AMBASADÉN AMERIKANE dhe FUKSON FAKIR-FUKARENJTÉ dhe HALLEXHINJTÉ , qé do shkojné né USA dhe do LAJNÉ PJATAT , DO LYEJNÉ me BOJÉ , apo DO LAJNÉ HALETÉ népér GRADAÇELA !!!!!! O Néne O Néne!!! Fatjon Plaku e kapi “HAJDUTIN” ??????!!!! Po merru me Petrit Vasilin , Ardjan Fullanin , Vangjel Tavon , Genc Rrulin , Bode , Tritan Shehun , O Fatjon ZVARRANIK Plaku , se na Félliqe fare si KOMB !!!!! Edhe né AMERIKÉ (USA) , NJÉ GÉNJESHTÉR té tillé e QUAJNÉ ‘GÉNJESHTÉR té BARDHÉ’ (WHITE LIE)!!!! Qé NUK i Prish puné askujt ai HALLEXHIU , sepse do shkoj atje dhe do THYEJ GURÉ ME VARE dhe ÇEKAN !!!!! NEVERI dhe URREJTJE pér SPIUNAT SHQIPTARÉ né AMBASADÉN AMERIKANE !!!!! RESPEKTE pér HALLEXHIUN qé donte té SHKONTE né USA , pér PUNÉ dhe do USHQENTE FAMILJEN .

    1. Elisa says:

      Na rrofsh o plako. Ja ta nisim menjehere ne USA te laje pjata. Sipas llogjikes tende, nje genjeshter e vogel ishte, duhet te bente leshime ambasada. Genjeshtra eshte genjeshter, dhe si ves I keq te con ne gabime edhe me te medha. Sot genjeve per dipllomen, neser genjen per nje gje tjeter dhe ne fund e hame ne taksepaguesit amerikane. Elbete na paraqitet edhe me dipllome fallco te beje dhe ndonje universitet ne USA. Ska gje o plako, nje genjeshte e vogel ishte, si prish pune kujt.
      Por ju nuk merrni vesh, se jeni te gjithe genjeshtare. Per ju qe jetoni atje genjeshtren e keni ne vend te frymemarrjes, dhe ajrit qr thithni. NUk do mend as kalem qe te menduarit si Saleshi, Bashalliu, Like Floriri, Mona Cizmja ju ka hyre thelle ne palce, se kjo ju vjen per shtat. Keshtu I mesoni dhe femijet tuaj ndaj gjera me se normale ju bejne mjaft pershtypje.
      Kur firmos dokumentat, kerkohet qe te tregosh te verteten, nese si ploteson kushtet mos e merr mundimin fare. Eshte shume e thjeshte te marresh nje vendim per te treguar te verteten, nuk e di pse e keni kaq te veshtire.

    2. saimir says:

      kush eshte ky fatjoni? na e sqaro pak o vella!

    3. Titi says:

      Eshte e vertete merren me hallexhinjte pse fallsikoj nje dokument per te marre vize dhe lejne te lire krimenelat dhe hajdutat!

    4. Al says:

      O hasim toci nga e di ti se shqiptaret bejne keto pune ne amerike se ata qe njoh une bejne pune shume te mira dhe rrojne me personalitet dhe dinjitet.
      Thanks.

  4. shoku_qelis _njit says:

    Merpo kapen me Goncen e shkrret se ka fallsifiku dipllomen e gjimnazit me ik USA per nje jete me te mire….
    Po Monen qe ka fallsifikuar doktoraturen mer jqj ahahahahahahahahah se harrova Nard Ndoka ma i miri prej kejtve ahahahaha
    ne parlamentin e Albanistanit eshte kusht qe te kesh mbaruar arsimin e larte apo mjafton te flasesh paksa shqip dhe te dish te ngjyesh gishtin me boje

    ore jepni ca emra se une kam kohe qe jam larguar

    This fuking country is fuked beyond recognition

  5. Al paci says:

    Ke shum te drejte hashim, fukarai i ra llotaria dhe filloi dhe ai me gjithe familjen te enderronte ameriken po spiuni nuk te le. Un personalishte njohe mbi 10 persona qe kan ikur me diplloma gjimnazi falco ne amerike dhe jan ber dhe mbajtes te pashaportave amerikane tani. Dhe drejtoret e shkollave rrezikonin heqe nga puna dhe ju benin dipllomat se u vinte keqe dhe nuk donin te ishin ata pengesa, dhe mbase kontrollit u hiqnin emrin nga rregjistrat. Amerika te na nxjerin ndonje urdher arresti per ata hajdutat qe kan vjedhur dhe po vjedhin kete popull fukara keto 30 vjete, dhe ti lerin fukarenje te vejn te punojn ne ndertime se nuk do behet shefe shqiptari ne amerike.

  6. Ledio says:

    Keshtu ka qene edhe keshtu do jete. Te vegjelit ne burrgje edhe te medhenjte edhe te pasurit ne vila edhe jahte. Jo se e justifikoj veprimin e tije po na kini lodhur ju te USA edhe bythqiret e Europes me keto hipokrizira. Kapni Salen, Edin, Ilirin, Bashen, Nanon, Rulin, Gjinkurin, Ahmetaj edhe pastaj shkoni tek keta qaflesha edhe fakira. Thjesht me nje Jo te madhe edhe me nje ndalim per te hyre ne USA per gjithe jeten kishit mjaftuar. Show Must Go On…

    1. Doni says:

      Pranej, mos rri ne media, mos boj si politikan, mos boj pordh me nje fjale, kokrra k**** se nuk u bo deti kos, injorant muti qe ja q** nonen vendit, katnar pa shkoll u q**t dreqi robt…

  7. Kulufi says:

    Intersant me sa deshire e shkruajne gazetat emrin dhe mbiemrin e plote te ktij hallexhiut. Ndersa ata 7 mashtruesit e fondacionit Besa qe u arrestuan sot paradite na i dhane vetem me iniciale.

  8. Adi says:

    Qeka mbledh gjithe policia e Tiranes me burgos qyqarin …. shtet shkerdhate. Turp!

  9. emigrant says:

    E pse duhet te arrestohet? Mjafton refuzimi i vizes, dhe kaq.

  10. Boston says:

    Kush thote qe ne Amerike shqiptaret lajne pjatat dhe halet. Kush eshte I zoti dhe shkon ne shkolle ketu arrin gjithcka. Kush e ka marre shkollen pa zotesi ne Shqiperi, duket ketu se nuk arrijne asgje. Une kam 18 vjet qe punoj ne zyre dhe kam mbarur dy kurse per accounting dhe office skills (kontabilitet dhe njohuri per zyrat). Kam pare doktore qe mbushin qeskat, kur mund te behen ketu doktore, infermiere, teknologist, coders, pra duket qe kane mbaruar shkollen me te njohuri ose me kopje, se medical terminology eshte njesoj ne te gjithe boten

  11. Malko says:

    Eh katunaria, ehhh….
    Ta provoje ke Liceu Tirones heres tjeter…

  12. Doda says:

    Ky eshte spaku qe do te boje amerika nuk do te leje fukara pa e futur ne burg dhe politikanet shqiptare qe kane 30 vjet qe bojne qejfe do te dalin te paster

  13. dibroni qytetari says:

    Po ktu bohen konkurse fallco e sthot njeri gjo,dihet muj perpara kush do i fitoi konkurset e nuk bza njeri se te heqin prej pune kta; O Edo po hiqe mor jahu ate drejtoren e dapit se o koti fare;

  14. Aldo says:

    Fakiri me deftese fallco denohet, kurse funderrina Mona me doktorature fallco, disa muaj me pare u prit ne USA nga Kongresmenet !!!???

  15. Pa emer says:

    U bini ne koke fukarenjve , mos I lini te han nje cap buke ne emigrim.

  16. neveri says:

    please liroheni sa me shpejte te jeté e mudur se na hapet zorret e barkut.

  17. Kuq e zi says:

    Konsiderohet veper penale edhe ne shqiperi blerja e shkolles
    Hahahaaaaaaaaaaa
    Uhaaaaaaaaaa
    Hahaaaaaa
    Po jashte burgut kush do rri?
    Po kuvendi bosh do rri?
    Mos mashtroni shqiptaret se ajo qe ju quani llotari nuk eshte e tille
    Llotari dmth provo fatin ku te gjithe jane te barabarte ktu jo, amerika e praktikon kete menyre te thithjes se trurit ne te gjithe boten e varfer sepse bota e pasur ska nevoj te qelbet ne radhe per viza
    Pra duhet te jesh vertet i arsimuar
    Nuk eshte faji i selmanit qe shkollen e bleu per nje vend pune dhe mbase masi ngeli dhe pa pune po e provonte ne amerike

  18. geodynamo says:

    do bejme shtet de more de, si lum ti popull qe rilindjen ke.
    ja keshtu luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar.

    edhe nje premtim i realizuar i timonierit.

    1. Berti says:

      Meruni me fukarane qe nga e keqja u detyrua te mare nje dipllome per te punuar punet me te rendomta ne amerike .O zarba nuk shikoni qe gjysma e administrates dhe parlamentit eshte e tille po shikoni fukarane turp sh turp

  19. ilir says:

    Po ceshte ky lajm. E cberi ky njeri per te miren e vet. genjeu pak. Nuk vrau, nuk vodhi nuk beri korrupsion. Pse duhet arrestuar? Pse genjeu SHBA? Pune e madhe. Te tjeret kabne vrare , si Fatmir Mediu me Gerdecin, kane vjedhur si Lili me Rrugen e kombit dhe me votet ne poartin e vete, etje dhe nuk arrestohen. Turp per mediat qe ebotojne apo e cfaqin si ngjarje te jashtezakonshme. Mir e ka ai. Kazanb halesh

  20. Arifi says:

    O qeveria e leshit!!! Lat kokren e namit merreni me fakirat qe enderojn te shpetojn nga ju.. turp e faqe e zeze kush meret me kta hallexhinj. Nuk besoj qe ambasada te meret me kto budallalleqe. Po lexoj me lart per nje far fatjon plaku qe i ben kto kallzime… motren ropt dhe cte mban lista e familjes o bythqir.. si mund ta besh gjumin rehat kur ben kto kallzime. Rrac e qelbur. Ta dhent zoti atje ku ye dhemb me shume o ropqir

  21. Koli says:

    E kane ekzagjeruar qe i kane vene prangat.Mund ti jepnin nje leter denoncimi dhe te ndiqej ne gjendje te lire.Lefter Koka u be minister me dipllome fallco.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje