Leka Zogu, trashëgimtari i parë i një froni evropian me origjinë amerikane

22 Gusht 2019, 09:43Dossier TEMA
Leka Zogu, trashëgimtari i parë i një froni evropian me

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Gusht 2019

“Excelsior” ka botuar, të mërkurën e 5 prillit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me lindjen dhe origjinën e Leka Zogut I, trashëgimtarit të drejpërdrejtë të fronit mbretëror shqiptar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Oborret mbretërore

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Populli shqiptar po përgatitet të festojë lindjen e trashëgimtarit të fronit, veçanërisht fisi i Matit, i cili jeton në mal, në veri të mbretërisë, në vendin ku lindi N.M.T. Mbreti Zog.

Lindja e fëmijës do të ndodhë shumë shpejt (Në fakt, mbreti Leka I lindi ditën e botimit të këtij shkrimi), doktori Weibel, mjeku i njohur vjenez, gjendet në Tiranë që prej një jave. Nëse lind djalë, ai do të jetë trashëgimtari i parë i një froni evropian me origjinë amerikane… Ne e dimë, në fakt, se nëna e mbretëreshës Geraldinë është amerikane.

Sipas zakonit, njerëzit do ta mësojnë ngjarjen e lumtur nëpërmjet jehonës së artilerisë : njëqind e një të shtëna nëse është princ, njëzet e një nëse është princeshë.

Mbreti Zog ka deklaruar tashmë se djali i tij do të quhet Skënder, përkthimi shqip i Aleksandrit, për nder të heroit kombëtar të Shqipërisë, Skënderbeut. Nëse është vajzë, ajo do të marrë emrin e gruas së Skënderbeut, Donikës.

Meqë pallati i ri mbretëror i Tiranës është ende në ndërtim e sipër, mbretëresha jeton në vilën e kunatës së saj, princeshës Senije.

Linku i burimit: https://www.darsiani.com/la-gazette/excelsior-1939-leka-zogu-trashegimtari-i-pare-i-nje-froni-evropian-me-origjine-amerikane/

9 komente në “Leka Zogu, trashëgimtari i parë i një froni evropian me origjinë amerikane”

  1. Gjergji says:

    Shqiperia nuk ka qene asnjehere monarki. Mbreteri i thenshin zgjati 10 vjet, sa dy mandate presidenti.
    Eshte tendenca e diktatoreve shiptare qe vijne ne pushtet dhe nuk duan te shkulen. E kemi provuar edhe me Hoxhen se edhe ai nje lloj mbreti ishte. E provuam edhe me Berishen qe nuk donte te shkulej ne 97-en.
    Pseudo mbretin nuk e njohu as vete Franca. Edhe gjate luftes se dyte botërore asnjehere nuk e llogariti per bashkepunim, edhe pse Zogu deri sa vdiq jetoi ne France.

  2. degjoni says:

    Nuk e di sa e vertete eshte, por diku kam lexuar, se kur Ahmeti kaloi kufirin, djali i vdiq dhe diku mori nje djale dhe i vuri te gjitha te dhenat qe kishte ai qe vdiq te quajtur Leka per te mos humbur te ardhmen e fronit mbreteror. Eshte dhe e besueshme se nje femije disaditesh duke emigruar ne kushte te keqia edhe mund ti ke ndodhur nje gje e till dhe ky Leka na del fallco. Megjithate populli thote: fjala s’del nga gishti. Mund te jete e vertete aq sa eshte edhe ajo puna e Saliut me Karaxhiçin !

    1. vang says:

      PO pse o gazetar francez: Edhe pa e patur njeren nga gjyshet jo shqiptare Princi i porsa lindur ,prap Shqiperia gjeografikisht eshte ne Europe dhe nuk na beri Europiane nena e mbretereshes Geraldine qe nuk ishte as europiane por amerikane.Gazeta franceze e dinte Shqiperine ne Afrike? Keto jane cudira!

  3. Krio says:

    e shef qe s besohen asnjeher gazetat. Leka amerikan?
    para apo pas zbulimit te Amerikes

  4. Njutoni says:

    Ahmet Zogu,ky zog kurvet,nji kryekurvar nderkombtar qe pallonte dhe i linte me barr per me shtu rracen e keqe kopilnore…
    Shum kopila la pas Zogolli,
    Njihen rreth 12 apo 18 cop.

  5. pjeter says:

    Ne radhe te pare duhet te sqarojme qe ajo kurore eshte e vet shpallur che nuk ka pasur ndonje perkrahje ne per mbreterite e botes.E dyta,ne qofte se dikush,mund te kerkoje te drejte,per mbreteri,ne kombin shqiprar,ate e kane vetem pasardhesin e GJERGJ KASTRIOTIT,Ç’DOKUSH TJETER ESHTE IMPOSTOR,AQ ME KEQ QE AHMET ZOGOLLI,E LA SHAIPERINE NE MESHIRE TE FATIT.Ai ja mbathi larg saj,vetem per te siguruar familjen e tij,neper hotel e luxoze.Iken edhe familjet mbreterore te Danezeve,Norvegjezeve,apo mbreteresha e Hollandes,por ata ishin ne krye te rezistences,duke e hudhehequr ate,perkrah aleateve,ku me mbarimin e luftes,u kthyen ne vendin e tyre trionfante.Aleancat zogolljane me Serbo Ruset,demet e te cilave po i paguajm ende sot,vetem per te ardhyr ne pushtet,nuk mund te fshihen nga historia e shemtuar,e shqiptarit ne lufte me shqiptarin .Protagonizmi i Zogollit ne ate periudhe me aksionet e tij,nuk mund te kete sot simpati nder shqiptare,si kurora e mbreterite se vetshpallur te nje shqiperie te cunguar,fale edhe Zogolleve.

  6. Dora says:

    Kopilat qe la zogu saliu fatosi luli likja edi lali

  7. Lavdi NMT Mbretit Leka Zogu I ! Rofte Leka Zogu II Mbret i Shqiptarve !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje