Ilaçi që ndal infarktet; pilula me çmim të ulët edhe për më të varfërit

23 Gusht 2019, 20:14Shëndeti TEMA

Një pilulë në ditë që mban katër ilaçe, mund të reduktojë numrin e atakeve kardiake dhe infarkteve me një të tretën e mundësisë.

Polypill, mban aspirin që hollon gjakun, një statinë që ul kolesterolin dhe dy ilaçe për uljen e presionit të gjakut.

Kërkuesit, në Iran dhe Britaninë e Madhe, thonë se pilula ka një ndikim të madh dhe mund të kushtojë fare pak.

Ata sugjerojnë se pilula mund t’i jepet kujtdo që ka kaluar një moshë të caktuar, në vendet e varfra, ku mjekët kanë më pak opsione dhe janë më pak në gjendje të vlerësojnë gjendjen e çdo individi.

Sëmundjet e zemrës dhe infarktet janë dy shkaqet kryesore të vdekjeve në botë, duke i marrë jetën më shumë se 15 milionë njerëzve në vit. Duhanpirja, obeziteti dhe lëvizja e pakët, të gjitha rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Studimi i fundit, i publikuar në revistën shkencore Lancet, është bazuar në më shumë se 100 fshatra në Iran dhe 6800 persona kanë marrë pjesë në të.

1 komente në “Ilaçi që ndal infarktet; pilula me çmim të ulët edhe për më të varfërit”

  1. Ilia Toli says:

    Ajo që thuhet aty është thjesht një supë vulgare gjërash që dihen.

    Vitamina K2 i ndal infarktet dhe goditjet në tru. Ajo pastron enët e gjakut nga kolesteroli, dhe i vjetri. Ka dy versione: MK-4 dhe MK-7. E mira është t’i marrësh të dyja. Mos e ngatërroni me vitaminën K1 që s’bën as mirë as keq.

    Kolesteroli “i keq” bën mirë për diabetin 2. Unë i di këto gjëra se kam doktoratin në kimi.

    S’kam asnjë interes personal në këtë çështje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje